Tag: kutive

  • “Disave ju dhemb, e disa kënaqen”, Murrizi ironizon hapjen e kutive: Kjo punë do kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku”

    “Disave ju dhemb, e disa kënaqen”, Murrizi ironizon hapjen e kutive: Kjo punë do kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku”

    I njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, Myslym Murrizi, ish-deputete dhe kandidat më 11 maj, ka ironizuar vendimet e KAS për hapjen e kutive në disa qarqe. Sipas tij, të hapen kutitë të të gjithë vendin dhe të bien rehat të gjithë ata që garuan në listë të hapur, pasi sipas tij, ata që ishin te lista e mbyllur nuk e vrasin mendjen.
    “Po “zhgënjehem” shumë që anëtarët e KAS nuk po vendosin hapjen e të 5200 kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë që të bjerë rehat e gjithë politika dhe të gjithë kandidatët e listave të hapura, se ato të listave të mbyllura as jua ndjen fare çfarë bëhet, jo me kutitë por as për partitë e qytetarët.
    Kjo është një “betejë e madhe” që kërkon mbështetje “logjistike, përgatitje për luftë dhe armatim të rëndë”, por do paaaak kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku”, se ka disa që ju dhemb e disa që kënaqen kur jua mbështet dyfekun në vend delikat. Në fund të fundit, kur je i “bashkuar në diversitet”, do ta pranosh kudo që ta mbështesin dyfekun “diversitet””, shkruan ai.

  • Ankimet për zgjedhjet/ KAS vendos hapjen e kutive edhe në Durrës

    Ankimet për zgjedhjet/ KAS vendos hapjen e kutive edhe në Durrës

    Pas Tiranës dhe Fierit, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi që të rihapë kutitë e votimit që përfshijnë KZAZ 21 dhe KZAZ 22 të qarkut të Durrësit pas pretendimeve të disa prej kandidatëve opozitarë se votat e tyre kanë shkuar për kandidatë të të njëjtit subjekt.
    Duke shfrytëzuar hapësirën ligjore proceduriale, me veto të dy anëtarëve të PD-së PD, Elvis Cefa dhe Ledio Braho, KAS mori parasysh pjesërisht disa nga kërkesat, duke vendosur që të rinumërohen kutitë në dy KZAZ-të e qarkut dhe 126 kutitë e diasporës, ndërsa u rrëzua ankimimi me objekt të PD-ADSHM që kërkonte pavlefshmëri rezultati dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.
    Gjithashtu u pranua pjesërisht kërkesa e kandidatit të PD Aulon Kalaja ku u vendos për rihapjen e 60 kutive, ndërsa ai kishte kërkuar hapjen e të gjitha kutive në qarkun e Durrësit, në mbi 500 qendra votimi.

  • KAS vendos hapjen e 60 kutive në qarkun e Durrësit, i rrezikohet mandati të besuarit të Berishës

    KAS vendos hapjen e 60 kutive në qarkun e Durrësit, i rrezikohet mandati të besuarit të Berishës

    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) me kërkesën e dy anëtarëve Ledio Braho dhe Elvis Cefa ka vendosur hapen e 60 kutive, për votat preferenciale me kërkesë të kandidatit në listë të hapur, të radhëve të Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Partisë Demokratike (ASHM), Aulon Kalasë.
    Po ashtu po me kërkesë të dy anëtarëve, rihapen kutitë edhe për KZAZ 21-22 dhe 126 qendra votimi dhe diaspora.
    Kalaja pretendon se i janë vjedhur votat nga brenda PD-së dhe i janë dërguar në favor të kandidatit tjetër, Arjan Ndoja, që fitoi.

  • KAS vendos hapjen e kutive edhe në Durrës

    KAS vendos hapjen e kutive edhe në Durrës

    Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

  • Zgjedhjet 2025/ Belind Këlliçi akuzon numëruesit e PD se trafikuan votat drejt PS

    Zgjedhjet 2025/ Belind Këlliçi akuzon numëruesit e PD se trafikuan votat drejt PS

    Belind Këlliçi

    TIRANË-Me hapjen e kutive në Tiranë, Partia Demokratike kërkon të sigurojë mandatin e 14-të dhe për këtë, deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi tha se në kryeqytet janë rreth 17 mijë fletë votimi që, opozita ka dyshime se aty mund të ketë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin dhe për të çuar Ilir Alimehmetin në Parlament.
    Këlliçi në “Drejt” nga Luan Rama, theksoi se është kërkuar hapja e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar. Sipas tij ka pamje filmike ku është dëshmuar trafikimi i votave nga Partia Demokratike në atë Socialiste.
    Belind Këlliçi: Për të plotësuar një pjesë të kërkesës së kandidatëve të PD-së, për hapjen e kutive të Tiranë. Në Tiranë kemi rreth 17 mijë fletë votimi që kemi dyshime se aty mund të ketë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin e 14 për të çuar Alimehmetin në parlament. Nuk ka rëndësi se kujt ia marrim. Luhet mes PS-së dhe Mundësisë. Kemi kërkuar hapjen e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar.  Kur kemi marrë pamje kemi parë se janë dëshmuar në flagrancë trafikim votash nga PD-ja tek PS-së. Kërkesa ynë është bërë nga Franc Nuri dhe Asllan Dogjani që i ka dëshmuar këto gjëra.

  • KAS vendos hapjen 60 kutive në qarkun e Durrësit, rinumërohen votat e Aulon Kalasë

    KAS vendos hapjen 60 kutive në qarkun e Durrësit, rinumërohen votat e Aulon Kalasë

    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot (10 qershor) me iniciativë të dy anëtarëve, që të hapë kutitë e dy KZAZ-ve në qarkun Durrës, me numër 21 dhe 22, hapjen e të gjitha kutive të diasporës për këtë qark, 126 kutive të tjera për shqyrtim të votës dhe materialeve zgjedhore, si dhe 60 kuti të qendrave të pretenduara në ankimim nga Partia Lëvizja e Legalitetit dhe kandidati i PD, Aulon Kalaja, që është përfaqësuar nga ky subjekt.
    Kalaja pretendon se i janë vjedhur votat nga brenda PD-së dhe i janë dërguar në favor fituesit Arjan Ndoja, ish-prokuror i shkarkuar nga Vettingu dhe të tjerëve.
    KAS si komision rrëzoi ankimimin në objekt të PD-ADSHM që kërkonte pavlefshmëri rezultati dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit pasi konkludoi se “nuk sillnin ndryshim rezultati provat e dorëzuara”.
    Por, pikërisht duke shfrytëzuar hapësirën ligjore proceduriale, me veto të dy anëtarëve, sipas Nenit 136 të Kodit Zgjedhor, mori parasysh pjesërisht disa nga kërkesat, duke vendosur që të këqyren apo rinumërohen kutitë në dy KZAZ, e të gjitha kutitë e diasporës.
    Gjithashtu u pranua pjesërisht kërkesa e Aulon Kalasë për 60 nga kutitë, teksa ky i fundit pretendoi hapjen e të gjitha kutive në qark, në mbi 500 qendra, si dhe diasporën.
    Relatori Elvis Çefa u shpreh se për datën, orën dhe vendin se ku do kryhet ky proces do njoftohet më pas, teksa iu kërkua administratës së KQZ-së që të merrte masat e duhura.
    Më herët, po me iniciativë të dy anëtarëve të PD-së në KAS, ëhstë vendosur edhe rihapja e të gjitha kutive për qarqet e Tiranës dhe të Fierit.
    Çfarë ndodhi në mbledhjen e KAS?
    Sot u dëgjuan në KAS edhe provat e depozituara nga kandidati Aulon Kalaja, pasi ka shqyrtuar filmimet e pamjeve nga KQZ në qendrat e numërimit, ku pretendon devijim votash jo vetëm ndaj tij, por edhe të 13 kandidatëve të tjerë.
    Kalaja është përfaqësuar në ankimim nëpërmjet subjektit Partia Lëvizja e Legalitetit. Një tjetër kandidate që ka ankimuar po për këtë qark, është edhe Ilirjana Kuçana.
    Përfaqësuesi ligjor i Kalasë lexoi të gjitha momentet dhe pamjet ku votat në ekran lexoheshin ndryshe dhe në procesverbal ishte shënuar ndryshe. Në shumicën e rasteve ai evidentoi se votat i ishin shtuar kandidatit fitues të listës së hapur më 11 maj për PD në Durrës, ish-prokurorin e shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja.
    “Në një rast kemi evidentuar se në ekran shfaqen 31 vota për kandidatin Arjan Ndoja dhe në procesverbal na rezultojnë 37 vota. Ka raste edhe kur u janë hequr e shtuar kandidatëve të tjerë. I kemi me minuta dhe kohë në 69 kuti që kemi verifikuar deri tani.  Në KZAZ nr. 21, qv 1361, tavolina 1, kemi konstatuar nga leximi që i është bërë tabela nuk përputhet me proces-verbalin, ka lëvizuar vota, 4 fletë votimi për Aulon Kalanë, në procesverbal janë pasqyruar 2 vota, për kandidatin Hoxha 3 vota nga leximi në pamje, në proces-verbal 2 vota, për kandidatin Ndoja në ekran 20 vota, në tabelë, proces verbal 25 vota. Kandidatit ndoja i shtohen vota dhe në një qendër tjetër, nga 12 në ekran, në proces-verbal 15 vota”, tha përfaqësuesi.
    Por anëtari Ilir Rusmali i kërkoi shpjegime nëse ky trend dhe verifikim çonte në ndryshimin e rezultatit dhe dyshimin e arsyeshëm se Kalasë dhe të tjerëve u ishin hequr vota sa për ndryshimin e rezultatit.
    “A keni prova se ka një trend që tregon se çon në ndryshimin e rezultatit?”, tha mes të tjerash Rusmali duke iu drejtuar Kalasë dhe përfaqësuesit të tij.
    Dhe përgjigja ishte se “po, ndaj kërkojmë hapjen e të gjitha kutive”.
    Kalaja vetë u shpreh se kishte dyshime të forta me provat e deritanishme se ka devijim rezultati, ndaj kërkoi jo vetëm hapjen e 69 kutive për të cilat dorëzuan prova, por për të mbi 500 kutive në qarkun e Durrësit, pra në total.
    “Kam qenë i pari kandidat ndërkohe që po numëroheshin votat, kam ardhur dhe kam bërë ankimim, sepse e kam parë çfarë po bëhej në KQZ, pamjet më janë vënë në dispozicion me kaq vonesë, e kam bërë jo për mandat, por për transparencë, e kam bërë për t’u vendosur si gur themeli për kandidatët e tjerë, janë vota që më janë shpallur të pavlefshme, janë rritur në mënyrë artificiale votat për një kandidat, dhe i janë marrë vota edhe kandidatëve të tjerë. Nuk ju bën përshtypje?”, tha Kalaja mes të tjerash.
    Përfaqësuesi i Kalasë solli si precedent Tiranën, ku vetëm me disa fakte u vendos hapja e të gjitha kutive. KAS kërkoi më shumë prova konkrete në lidhje me shifrat dhe trendin që konfirmonte ndryshim rezultati.
    Kalaja e sfidoi Komisionin, duke i kërkuar që nëse i linin kohë, ata ishin vetë gati që t’i verifikonin të mbi 500 kutitë në qendra votimi filmimet që kishin marrë me USB dhe më pas t’ia dorëzonin me “Timecod”.
    Më pas u kalua te verifikimi live i filmimeve për disa nga kutitë, ku u gjetën edhe disa parregullsi, të konfirmuara pas rifillimit të mbledhjes edhe nga administrata e KQZ.
    “Po, nga verifikimi që u bë u konstatua se në një kuti votimi, kandidati Kalaja në ekran ka 4 vota dhe në procesverbal janë shënuar 2 vota. Është edhe një rast i dytë”, u shpreh drejtoresha e KQZ, Pavlina Doçaj.
    Përfaqësuesit e KAS u shprehën se kjo rrugë mbetet që të zgjidhet nga SPAK me kallëzim për mënyrën se si ishte vepruar në rastet ku u gjetën parregullsitë.
    “Patjetër, ajo vjen më pas. Unë e kam thënë e premtuar që në fillim, është procedurë që do ndiqet. Nuk bëhet vetëm për mua. Por si kjo kutia këtu që konstatuam, ku kam marrë 4 vota e më janë shënuar 2, ka edhe të tjera, se vijon te kutitë e tjera”, tha Kalaja.
    Përfaqësuesja e PS, Elena Xhina u shpreh se provat dhe pretendimet e paraqitura nuk të çojnë te ndryshimi i rezultatit dhe pavlefshmëria e tij që të çon në përsëritje, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së. Pasi dëgjoi palët KAS e shtyu mbledhjen për më vonë, pasi të shqyrtonte edhe provat e dorëzuara.

  • Bumerangu ndodhet brenda kutive

    Bumerangu ndodhet brenda kutive

    Nga Skënder Minxhozi/

     

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se ka anulluar pushimet verore pas kalimit në rinumërim të disa qarqeve kryesore. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi tha gjithashtu se nuk nevojiten fonde shtesë për të rinumëruar votat në Tiranë, Fier e Dibër pasi janë kursyer 3 milion euro nga procesi i votimit në diasporë. Në këtë mënyrë mesi i gushtit do e gjejë KQZ në procesin e rinumërimit, duke e shtyrë drejt fundit të verës certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Shqipëria s’do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në pranverë deri në fund të verës. Tipike shqiptare kjo dukuri e shëmtuar më shumë se 30 vjeçare!

    Opozita po turret drejt rinumërimit të votave në disa qarqe kryesore, në abuzim me të drejtën përkatëse që i jep Kodi Zgjedhor. Ashtu siç sugjeronte me të drejtë një koleg së fundi, kjo taktikë bllokimi e shtyrjeje duhet të ketë edhe një përgjegjësi të caktuar nga pas. Nëse kontestohet vetëm për të kontestuar, ndërkohë që shifrat nuk lëvizin, duhet të ketë një penalitet për atë palë që e abuzon këtë të drejtë. Zgjedhjet kombëtare nuk mund të mbahen peng për arsye grupi apo paneli politik.

    Strategjia e opozitës synon në këto kushte të arrijë disa objektiva të brendshme, kuptohet duke shpërfilur gjithçka që mund të konsiderohet si interes publik apo kombëtar. Së pari Berisha kërkon që përmes mbajtjes “gjallë” të debatit për standartin e zgjedhjeve, të anashkalojë dhe anullojë çdo tendencë diskutimi e debati brenda PD në lidhje me përgjegjësinë e tij personale në  rezultatet e 11 majit. “Neni Basha” i cili e nxjerr jashtë zyrës së kryetarit Doktorin, është një çengel procedural që përflitet se do të përdoret nga zyrtarë të caktuar në PD sapo rezultati zgjedhor të jetë shpallur zyrtarisht nga KQZ. Berisha nuk do të donte kurrsesi që kjo andrallë statutore apo edhe debate e pakënaqësi të individëve të ndryshëm në parti, të vendosin sadopak në rrezik pozitën e tij dominuese në PD. Jo më kot avokati i tij kërcënonte pak ditë më parë me përplasje fizike ata që do t’i binin në qafë “shpëtimtarit të partisë”!

    Së dyti, edhe kjo e lidhur me fatin e Berishës, PD po kërkon që përmes rinumërimeve të largojë edhe debatin tjetër më të gjerë, atë të forumeve drejtuese partiake për humbjen madhështore ku e futën opozitën shqiptare. Listat e mbyllura qenë produkti i një vizioni të bunkerizuar që Berisha ka për forumet drejtuese të partisë. Përgjegjësia e këtyre forumeve për lënien rrugëve të mbi 200 mijë votave, është një temë që normalisht duhet të kishte provokuar një debat të fuqishëm të brendshëm të cilin në PD po mundohen ta bllokojnë me çdo kusht. Dhe karta më e përdorur në këto raste dihet cila është: Na vodhën!

    Së treti, ndërtimi i një teoreme për trukimin e zgjedhjeve do të shërbente si karburant për të rianimuar sadopak votuesin opozitar, i cili ndodhet tashmë i demotivuar, në një depresion psikologjik të cilit nuk i shihet fundi. Gjetja e ndonjë parregullsie brenda kutive të rinumëruara do t’i jepte një grimë shpresë dhe fuqi tezës se zgjedhjet u fituan, por Rama përvetësoi fitoren!

    Ka një kundër-argument megjithatë në gjithë këtë strategji “tërhiq e mos e këput”. Është bumerangu që krijohet objektivisht kur paditë dhe ankimimet verifikohen dhe rezultati nuk ndryshon. Gjatë këtyre javëve pas 11 majit Berisha dhe zyrtarët më të lartë të PD kanë shpenzuar shumë kohë dhe energji për të artikuluar akuza të rënda dhe skualifikuese për procesin elektoral. Treni bullgar është një togëfjalësh i përdorur gjerësisht në kriticizmin e opozitës ndaj zgjedhjeve. Megjithatë asnjë provë konkrete nuk ka filtruar deri më sot nga mbi 5000 kutitë e votimit në të gjithë territorin në lidhje me këtë akuzë, edhe pse me mundësitë që ofron sot teknologjia celularët dhe kamerat e çdo tipi e formati filmojnë gjithçka që ka të bëjë me jetën tonë të përditshme.

    Edhe akuza tjetër, ajo e mungesës së 130 mijë fletëve të votimit, u pa nga hapja e kutive të Vlorës se kishte qenë një boshllëk procedural, e jo një vakuum i vërtetë që nënkupton manipulim dhe modifikim të rezultatit.

    Sali Berisha e di fort mirë se duke kërkuar rihapjen e procesit në qarqet e mëdha, thjesht po shtyn certifikimin final të zgjedhjeve. Ai e di se po kërkon në vendin e gabuar për provat e manipulimit. Prej kohësh që tashmë s’mbahen mend, zgjedhjet shqiptare nuk e kanë të keqen brenda kutive të votimit. Zgjedhjet tona nuk blihen ose shiten ditën e zgjedhjeve, as kutitë nuk hapen dhunshëm për t’u mbushur me fletë votimi. Gjithçka ndodh shumë më herët. Atëhere kur palët dalin e blejnë nëpër fshatra e qytete me para në dorë, vende pune apo oferta të tjera ekonomike. Dhe në këtë pikë opozita ka qenë e paaftë të krijojë me vota konkrete e të qarta mozaikun e vjedhjes së zgjedhjeve në 11 maj.

    Rezultati elektoral i radhës nuk le shumë vend për të manovruar me akuzat e vjedhjes e manipulimit. 33 mandate distancë mes palëve kryesore janë një greminë që nuk mund ta mbushë asnjë akuzë apo listë akuzash. Vullneti i votuesit ka qenë i qartë, detajet dhe ngjarjet sporadike nuk mund ta tjetërsojnë një humbje të rëndë dhe të pakthyeshme politike e elektorale. Duke rihapur kutitë pa gjetur në to atë që do të dëshëronte të gjente (përveç firmave të komisionerëve të vet) Berisha do të kishte në fund të sezonit veror një argument më pak për vjedhjen e zgjedhjeve. Një argument me pak, por një bumerang më shumë…

  • Rama dhe Berisha pakt për heqje mandatesh?/ Ja deputetët që do të nxirren ‘offside’ nëpërmjet hapjes së kutive

    Rama dhe Berisha pakt për heqje mandatesh?/ Ja deputetët që do të nxirren ‘offside’ nëpërmjet hapjes së kutive

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të rinumërojë kutitë e votimit në qarqet e Tiranës dhe Fierit, pas ankesave të paraqitura nga koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit 2025.
    Në vendimin e marrë gjatë mbledhjes së fundit, KAS ka urdhëruar hapjen dhe rivlerësimin e rreth 1,282 kutive të votimit në Tiranë, duke përfshirë edhe kutitë e votave nga Diaspora. Për shkak të numrit të madh të kutive, ende nuk është caktuar data për fillimin e procesit, i cili pritet të zgjasë disa javë.
    Kërkesa për rinumërim është mbështetur nga dy anëtarët e KAS, Elvis Çefa dhe Ledio Braho, të propozuar nga opozita, të cilët theksuan nevojën për verifikimin e votave në qarkun e Tiranës, përfshirë edhe 16,788 vota të pavlefshme. Partia Demokratike shpreson që ky rinumërim të sjellë përfitimin e mandatit të 14 në këtë qark, duke ia marrë Partisë Mundësia një prej mandateve aktuale.
    Rinumërimi pritet të ndikojë edhe në garat me diferenca të vogla mes kandidatëve, si ajo mes Ilir Alimehmetit dhe Jorida Tabakut, ku Alimehmeti synon të përmbysë diferencën prej mbi 2,400 votash. Po ashtu, do të rishikohen rezultatet edhe për socialistët që kanë humbur me pak vota, si Xhemal Qefalia me diferencë 500 vota ndaj Ornaldo Rakipit dhe Blerina Gjylameti që humbi me vetëm 140 vota ndaj Olta Xhaçkës.
    Në qarkun e Fierit, KAS ka urdhëruar rinumërimin e 587 kutive për të gjitha votat e kandidatëve dhe partive. Ndërkohë, në qarkun e Dibrës do të hapen 44 kuti, por vetëm për të verifikuar votat preferenciale mes kandidatëve.

  • Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e votave në Fieri! PD-së i kërkohet paraqitja e provave

    Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e votave në Fieri! PD-së i kërkohet paraqitja e provave

    PAMJE NGA MBLEDHJA

    TIRANË-Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave (KAS) ka vendos për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave në Qarkun e Fierit, si për partitë, ashtu edhe për kandidatët. 587 kuti do të rinumërohen për partitë dhe kandidatët preferencial në Fier.
    “Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, i kërkohet administratës që të këqyrë të gjitha kutitë e votimit të qarkut Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për votat brenda vendit si në rastin e qarkut Tiranë. Kështu që merrni masat, me mbarimin e qarkut Tiranë, të vazhdojë me këqyrjen e kutive të votimit të qarkut Fier. Seancën e radhës dhe orën do ta lëmë në varësi të përgatitjeve që do administrata për të organizuar këtë proces”, u shpreh Elvin Lako, anëtari i PS në KAS.
    Kërkesa për rinumërimin e kutive në Fier u paraqit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, dhe u mbështet edhe nga koalicioni opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Mirë (PD-ASHM)”.
    Ndërkohë sa i përket qarkut të Shkodrës, Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave vendosi që mbledhja të shtyhej për ditën e mërkurë, në orën 10:30, duke i kërkuar Partisë Demokratike, të paraqesë provat konkrete mbi shkeljet që pretendon. 
    Përfaqësuesi i opozitës, Marash Logu u shpreh se janë gjetur parregullsi të theksuara, sidomos tek të dhënat PEI, vota e diasporës dhe referimi i votave në procesverbale, përveç atyre që ishin dorëzuar më parë si përdorimi i administratës, asfalti elektoral i qeverisë, patronazhistët dhe blerja e votave. 
    Pretendimet e tij, u kundërshtuan nga KQZ, ku drjtoresha Pavlina Doçaj u shpreh se “janë të pabaza”, pasi tabela e Shkodrs është certifikuar nga KQZ pa asnjë ankimim nga numëruesit apo komisionerët e opozitës. Ajo tha se nuk janë gjetur parregullsi që të çojnë në përsëritje apo pavlefshmëri zgjedhjesh.

  • Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

    Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit.
    Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se çdo kush që ka bërë kërkesë në PD për rinumërim të kutive i është pranuar.
    I pyetur nga gazetarët nëse pret ndryshim të rezultatit pas rinumërimi i kutive, Berisha tha se ky proces ka të bëjë vetëm me transparencën dhe asgjë tjetër.
    “Të jem i sinqertë, ky proces ka të bëjë vetëm më atë që quhet transparenë, asnjë shtytje tjetër nuk ekziston. Çdo njeri që ka kërkuar për të numëruar këtu në parti i është pranuar kërkesa, madje i është kërkuar që të kërkoj rinumërim votash.
    Çdo njeri që ka pasur dyshim, i është kërkuar që të kërkoj rinumërim të votave. Kush ka dyshime, le të kërkoj rinumërim, transparenca është detyrim ndaj gjithsecilit, dhe është mënyra më e mirë për t’ju përgjigjur çdo lloj dyshimi. Ata kanë të drejtë, ta kërkojnë”, tha Berisha.