Tag: kutive

  • Përfundon verifikimi i 94 kutive në Peqin dhe Gramsh, procesverbalet i vihen në dispozicion PD për analizën e gjetjeve

    Përfundon verifikimi i 94 kutive në Peqin dhe Gramsh, procesverbalet i vihen në dispozicion PD për analizën e gjetjeve

    Përfundon verifikimi i 94 kutive të Peqinit dhe Gramshit.

    Gjithë procesverbalet e konstatimit do i vihen në dispozicion PD që do bëjë analizën e gjetjeve dhe më pas kërkesat që kane do i paraqesin në seancën e radhës së KAS.
    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se nesër rinis procesi me rinumërimin e votave të qarkut Tiranë.
    Gjatë procesit të verifikimit vëzhguesit e PD konstatuan disa parregullsi. Në 15 raste, fletët e votimit kishin një vulë dhe jo dy. Po ashtu kishte raste ku u konstatuan mungesa e fletëve të papërdorura. Sakaq nuk munguan as raste të votimi të një personi që nuk e kishte emrin në listën e zgjedhësve.

    Top Channel

  • Rinumërimi i kutive në Gramsh dhe Peqin, Himçi: Ka parregullsi, do të ndjekim hapat procedurialë

    Rinumërimi i kutive në Gramsh dhe Peqin, Himçi: Ka parregullsi, do të ndjekim hapat procedurialë

    94 kuti po rinumërohen në Gramsh dhe Peqin, ndërsa Partia Demokratike vijon me akuzat e saj se ka pasur manipulim të procesit zgjedhor. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Blendi Himçi, ngriti përsëri pretendime për parregullsi në proces, mosrakordim te materialet zgjedhore dhe fletët e votimit, duke i qëndruar edhe kauzës së selisë blu për “tren bullgar”, edhe pse zyrtarisht KQZ dhe Policia ia kanë rrëzuar.
    ”Jemi në kuadër të 48 kutive, 24 janë hapur dhe janë në proces 24 të tjera. Ka pasur probleme në shumë kuti, qoftë tek materialet zgjedhore dhe tek kutia e fletëve të votimit. Ka mosrakordim të fletëve të votimit, ka mospërputhje të numrit të fletëvë të votimti të papërdorura, në repsekt me procesverbalin 08. Ka problematika sa i përkekt pjesëve lidhur me procesverbalin që ka mbajtur grupi i numërimit me fletët e votimit, se sa gjenden në kuti. Ka probleme me kodet e sigurisë së vulave që nuk rakordojnë. Në Gramsh është një kuti me 3 vula dhe jo me 4′‘, tha Himçi mes të tjerash në pretendimet e tij.

    Ai i qëndron tezës dhe kauzës për trenin bullgar në dyshimet që kanë dhe thotë se qëndrimet do mbahen nga partia pasi të pëfundojë ky proces. Nga ana tjetër, Himçi theksoi se për të gjitha parregullsitë do duhet të jenë organet hetimore që të zbardhin se çfarë ka ndodhur. ”Ne nuk jemi organ hetimor që të pyesim komisionerët, ne jemi duke përdorur instrumentet ligjorë të bazuar në Kod, mbi të cilin po ndjekim hapat procedural sa i përket shkeljeve që kanë ndodhur në çdo qendër votimi”, tha Himçi.

  • “Beteja vijon në Kolegj dhe SPAK”, Xhemal Gjunkshi kërkon hapjen e të gjitha kutive në Dibër

    “Beteja vijon në Kolegj dhe SPAK”, Xhemal Gjunkshi kërkon hapjen e të gjitha kutive në Dibër

    Hapja e 42 kutive të votimit nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nga 222 të tilla që ka Qarku Dibër, shtoi 66 vota preferenciale për Xhemal Gjunkshin, që ndonëse nuk merr mandatin, kërkon të jetë i pari në listën e hapur të PD.
    Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në një intervistë për A2CNN, tregon se betejën e tij do të vijojë edhe në Kolegj Zgjedhor, ku do të pretendojë rinumërimin e pjesës së mbetur të fletëve, që nuk iu pranua nga KAS.
    “Unë nuk isha aspak dakord me vendimin që dha KAS, as përfaqësuesi i PD, për këtë arsye ne do t’i drejtohemi Kolegjit Zgjedhor”, tha Gjunkshi.
    Rinumërimi i pjesshëm tregoi se shumë nga votat e tij kishin shkuar për kolegët e tjerë të listës së PD. Gjunkshi premton se të dhënat që ka mbledhur nga procesi do t’i depozitojë edhe në SPAK: “Sigurisht që ky është një hap i dytë që do të kryhet, por SPAK ka të gjithë autoritetin e nevojshëm për të ndërhyrë, sepse ngjarja ka ndodhur. Ka parë që tabela e rezultateve në 11 maj si kanë qenë dhe rezultatet e tjera. Atëherë ka një tjetërsim të votës”.
    Kandidati i Partisë Demokratike pranon se tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve ka ndodhur në momentin kur është lexuar vota preferenciale për kandidatët: “Kam kërkuar që të hapen të gjitha kutitë, të hapen votat e diasporës. Të shohim se çfarë ka ndodhur dhe në fund secili të pranojë rezultatin që është”.
    E teksa kandidatë të tjerë të Partisë Demokratike po bëjnë betejë për të arritur që të hyjnë në Kuvend, për t’u marrë kolegëve vendin e siguruar nga 11 maji, Gjunkshi thotë se e ka më parimore luftën e tij për hapjen e kutive, pasi kërkon vetëm renditjen i pari në listën e hapur të PD-së, ndonëse nuk mjafton për t’u bërë deputet.
    “Kjo është një betejë për dinjitet, për moral”, thotë ai.

  • Rinumërimi nis të martën / Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

    Rinumërimi nis të martën / Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

    Të martën pallati i Sportit “Farie Hoti” do të hapë dyert  jo për tifozët, por për politikën për të ndjekur rezultatin e një ndeshje që u mbyll me 11 maj, por që nuk pranohet nga Partia Demokratike.

    Anëtarët e propozuar  nga opozita në KQZ i dhanë dritën jeshile hapjes së 2 mije e 240 kutive për t’i kaluar në një sitë të hollësishme verifikimi dhe rinumërimi.
    96 kutitë e Elbasanit do të jenë të parat  që do të hapen,  por jo për tu rinumëruar,  por për të hetuar nëse treni bullgar është ndaluar në stacionin e Gramshit dhe Peqinit me 11 maj siç pretendon opozita.
    Kësaj dileme do i japë  fund stafi i KQZ që do te krahasojë nëse në kutitë e përzgjedhura për hetim ka më shumë vota sesa zgjedhës që janë paraqitur në qendrat e votimit.
    Pasi të  mbyllet hetimi për qarkun e Elbasanit do  nisë procesi maratonë i rinumërimit i të gjitha kutive të qarkut Tiranë dhe Fierit dhe 275 kutive te qarkut Durrës, ku fillimisht do të lexohet vota për partitë garuese e më pas në një raund të dytë do të numërohet vota e kandidatëve.
    Në kampin blu, ata  që humbën shpresojnë që fati ti buzëqeshë  pas pretendimeve se vota e tyre është trafikuar brenda llojit, por pritshmëritë e partisë dukshëm shkojnë në një kah të kundërt me atë të kandidatëve.
    “Si përfaqësues ligjor i PD përfaqësoj vetëm interesin e Partisë Demokratike dhe qëllimin që ka PD për të faktuar farsën elektorale kandidatët e PD janë në të drejtën për të ngritur çdo lloj pretendimi që ka të bëjnë me rezultatin dhe renditjen e tyre në liste përfundimtare”, tha Logu.
    Në kampin socialist, pas fitores  së betejave në KAS tensioni për procesin e rinumërimit nuk ndihet.
    “Partisë Demokratike iu krijua gjithë komoditeti për të gjetur provat dhe për t’i sjellë para KAS dhe nuk e bëri në asnjë moment, çdo pretendim ishte mbi hipoteza mbi denoncime në rrjete sociale”, tha Elena Xhina, përfaqësuese ligjore e PS në KQZ.
    Beteja për zgjedhjet është zhvendosur  ne Kolegjin Zgjedhor, shpresa e fundit e demokratëve për të rrëzuar zgjedhjet.

    Top Channel

  • Rinumërimi të martën/ Do hapen 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

    Rinumërimi të martën/ Do hapen 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

    Të martën pallati i Sportit “Farie Hoti” do të hapë dyert jo për tifozët, por për politikën për të ndjekur rezultatin e një ndeshje që u mbyll me 11 maj, por që nuk pranohet nga Partia Demokratike.
    Anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ i dhanë dritën jeshile hapjes së 2 mije e 240 kutive për t’i kaluar në një sitë të hollësishme verifikimi dhe rinumërimi.
    96 kutitë e Elbasanit do të jenë të parat që do të hapen, por jo për tu rinumëruar, por për të hetuar nëse treni bullgar është ndaluar në stacionin e Gramshit dhe Peqinit me 11 maj siç pretendon opozita.
    Kësaj dileme do i japë fund stafi i KQZ që do te krahasojë nëse në kutitë e përzgjedhura për hetim ka më shumë vota sesa zgjedhës që janë paraqitur në qendrat e votimit.
    Pasi të mbyllet hetimi për qarkun e Elbasanit do nisë procesi maratonë i rinumërimit i të gjitha kutive të qarkut Tiranë dhe Fierit dhe 275 kutive te qarkut Durrës, ku fillimisht do të lexohet vota për partitë garuese e më pas në një raund të dytë do të numërohet vota e kandidatëve.
    Në kampin blu, ata që humbën shpresojnë që fati ti buzëqeshë pas pretendimeve se vota e tyre është trafikuar brenda llojit, por pritshmëritë e partisë dukshëm shkojnë në një kah të kundërt me atë të kandidatëve.
    “Si përfaqësues ligjor i PD përfaqësoj vetëm interesin e Partisë Demokratike dhe qëllimin që ka PD për të faktuar farsën elektorale kandidatët e PD janë në të drejtën për të ngritur çdo lloj pretendimi që ka të bëjnë me rezultatin dhe renditjen e tyre në liste përfundimtare”, tha Logu.
    Në kampin socialist, pas fitores së betejave në KAS tensioni për procesin e rinumërimit nuk ndihet.
    “Partisë Demokratike iu krijua gjithë komoditeti për të gjetur provat dhe për t’i sjellë para KAS dhe nuk e bëri në asnjë moment, çdo pretendim ishte mbi hipoteza mbi denoncime në rrjete sociale”, tha Elena Xhina, përfaqësuese ligjore e PS në KQZ.
    Beteja për zgjedhjet është zhvendosur ne Kolegjin Zgjedhor, shpresa e fundit e demokratëve për të rrëzuar zgjedhjet.

  • Edhe 3 ditë nga hapja e mbi 2 mijë kutive votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës/ Ja çfarë pritet të ndodhë

    Edhe 3 ditë nga hapja e mbi 2 mijë kutive votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës/ Ja çfarë pritet të ndodhë

    Të martën, Pallati i Sportit “Farie Hoti” në Tiranë do të kthehet në qendër të vëmendjes, jo për sport apo tifozë, por për politikën. Partia Demokratike, që vijon të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ka fituar të drejtën për hapjen dhe hetimin e 2,240 kutive të votimit.
    Fillimisht, do të hapen 96 kuti nga qarku i Elbasanit, por jo për rinumërim. Këto kuti do të kontrollohen për të verifikuar pretendimet e opozitës lidhur me të ashtuquajturin “treni bullgar”, duke hetuar nëse në disa qendra votimi ka më shumë vota sesa votues të regjistruar.
    Pas Elbasanit, procesi do të vijojë me një rinumërim maratonë për qarkun e Tiranës, Fierit dhe 275 kuti të qarkut Durrës. Fillimisht do të numërohen votat për partitë dhe më pas, në një fazë të dytë, do të bëhet numërimi i votave për kandidatët.
    Nga ana e opozitës, Partia Demokratike shpreson që ky proces të sjellë prova për atë që e cilëson si “farsë elektorale”. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa, theksoi se partia synon të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve, ndërsa kandidatët janë të lirë të ndjekin interesin e tyre individual për renditjen.
    Nga kampi socialist, tensioni mungon. PS e konsideron këtë proces si të pakuptimtë, duke theksuar se opozita nuk paraqiti prova konkrete gjatë gjithë procesit të shqyrtimit në KAS. Elena Xhina, përfaqësuese ligjore e PS në KQZ, deklaroi se të gjitha pretendimet e PD-së ishin thjesht hipotetike dhe të bazuara në denoncime të mediave sociale.
    Beteja e fundit ligjore për këto zgjedhje tashmë ka kaluar në Kolegjin Zgjedhor, ku opozita shpreson të gjejë mbështetje për rrëzimin e rezultatit të 11 majit.

  • KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

    KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

    KAS vendosi hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe në Gramsh.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se me kërkesë, të dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa vendoset hapja e të gjitha kutive të votimit te KZAZ 52 Gramsh dhe KZAZ 45 Peqin. Në total janë 96 kuti votimi.
    Koalicioni opozitar PD-ASHM paraqiti provat për ‘trenin bullgar’, votim familjar.
    “Duke qenë se nga vëzhgimi i videove ka dyshime që ka eventualisht parregullsi në procesin e votimit, shfrytëzuam të drejtën që na jep Kodi, vendosëm të pranojmë hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe votimit për KZAZ-të e Peqinit dhe Gramshit.”, u shpreh Elvis Cefa.
    Sakaq mësohet se PD ka marrë të dhënat nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjes PEI nga KQZ kur sipas llogaritjeve rezultojnë rreth 43 raste me ID të njëjtë dhe 1798 me shenja gishti të njëjta, por nuk provohet nëse ka pasur votim te shumëfishtë.

    Top Channel

  • Zgjedhjet parlamentare/ KAS vendos hapjen e kutive të votimit, ja qarqet përkatëse

    Zgjedhjet parlamentare/ KAS vendos hapjen e kutive të votimit, ja qarqet përkatëse

    Mësohet se të dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa vendoset hapja e të gjitha kutive të votimit te KZAZ 52 Gramsh dhe KZAZ 45 Peqin. Në total janë 96 kuti votimi. KAS vendosi hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe në Gramsh.
    Koalicioni opozitar PD-ASHM paraqiti provat për ‘trenin bullgar’, votim familjar.
    “Duke qenë se nga vëzhgimi i videove ka dyshime që ka eventualisht parregullsi në procesin e votimit, shfrytëzuam të drejtën që na jep Kodi, vendosëm të pranojmë hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe votimit për KZAZ-të e Peqinit dhe Gramshit.”, u shpreh Elvis Cefa.

  • Lapardhaja: Hapja e kutive zbuloi se demokratët vodhën njëri-tjetrin! PD pa busull, amorale dhe e pashpresë

    Lapardhaja: Hapja e kutive zbuloi se demokratët vodhën njëri-tjetrin! PD pa busull, amorale dhe e pashpresë

    Politologu Namir Lapardhaja, thotë se selia blu i ngjan një të sëmuri që nuk dëshiron të shërohet dhe ka një lidership që për të nuk sjell shpresë për fitore. Ata ai i quan me busull të humbur dhe kaotik. Për sa kohë lidershipi i saj nuk largohet për t’i hapur rugën të tjerëve, humbjet e tjera do jenë edhe më të rënda, pasi me Berishën, Flamur Nokën dhe Albana Vokshin, PD nuk kthehet kurrë në mazhorancë.
    Lapardhaja thekson edhe se kauza e Berishës për farsë elektorale dhe vjedhje zgjedhjesh ka rënë, pasi rinumërimi i kutive deri tani ka treguar se demokratët kanë vjedhur njëri-tjetrin e jo vetëm kaq, por ky rinumërim nuk solli as ndryshim të rezultatit mes partive apo brenda kandidatëve.

    ”Fatkeqësisht ishte paralajmërim i hershëm që hapja e kutive do ekspozonte kandidatët në përplasje me njëri-tjetrin dhe do rrëzonte kauzën e PD-së për vjedhjen e zgjedhjeve. PD ndodhet në krizë të thellë të lidershipit të saj, që nuk po lejon pjesën tjetër të demokratëve ta lexojë drejt situatën, por po përpiqet dhe mundohet me të gjitha mënyrat për ta mbajtur diskursin politik pikërisht në një çështje që tashmë është e mbyllur.
    Rezultati i zgjedhjeve në të gjitha format dhe mënyrat është i pandryshueshëm. Jo se nuk patën probleme, sepse e kemi thënë edhe herë të tjera, por fatkeqësisht në Shqipëri zgjedhjet gjithmonë kanë pasur probleme, por në këto të 11 majit, mesazhi i qytetarëve shqiptarë ka qenë i qartë në refuzimin e lidershipit të PD-së, me në krye të saj Sali Berishën. Për sa kohë nuk do lexohet si e tillë çështja, problematikat e tjera nuk e zhbëjnë thelbin”, tha Lapardhaja në ”Report TV”.
    Për politologun, selia blu ndodhet në paradoks,pasi rinumërimi në disa zona dhe ato që priten, tregojnë se në PD kanë vjedhur njëri-tjetrin,duke treguar edhe amoralitetin në atë formacion politik.

  • Ankimimi i PD në Kolegj Zgjedhor për qarqet Kukës, Korçë dhe Gjirokastër! Shtyhet seanca e parë, mungoi Shkëlqim Shehu

    Ankimimi i PD në Kolegj Zgjedhor për qarqet Kukës, Korçë dhe Gjirokastër! Shtyhet seanca e parë, mungoi Shkëlqim Shehu

    Më 10 qershor, PD, pasi KAS i rrëzoi kërkesën për këto qarqe, iu drejtua Kolegjit Zgjedhor, duke i qëndruar kërkesës për pavlefshmëri rezultati dhe përsëritje të zgjedhjeve. PD nuk paraqiti prova konkrete dhe serioze sipas KAS-it, që të çonin në një rinumërim total, ndryshim rezultati apo në pavlefshmëri dhe ripërsëritje.
    Kujtojmë që KAS ka vendosur hapjen e të gjitha kutive të qarkut Tiranë dhe Fier, vendim që u mor nga dy anëtarët e PD në këtë organ, dhe pritet të numërohen votat si për subjektet politike ashtu edhe për kandidatët. KAS ka vendosur gjithashtu, po me votë të anëtarëve të PD, që të hapen 257 kuti në qarkun e Durrësit. Ndërkohë që një ditë më parë, në KAS u hapën 42 kuti votimi, ku u shqyrtuan vetëm votat e kandidatëve të PD, pas pretendimit të Xhemal Gjunkshit se i kanë vjedhur votat brenda partisë.
    Hapja e 42 kutive të qarkut të Dibrës tregoi se ka pasur trafikim votash mes kandidatëve të PD. Xhemal Gjunkshit i janë marrë 17 vota, të cilat u kanë shkuar kandidatëve të tjerë në listën e hapur të PD, Përparim Spahiut, i cili rezultoi kandidati më i votuar në listën e PD, i janë dhënë 49 vota tepër.
    Gjunkshi i kërkoi KAS-it gjatë mbledhjes që ngushtimi i diferencës me 54 vota në këto kuti tregon se edhe në të tjerat mund të ketë prova shtesë që çojnë në ndryshimin e rezultatit të tabelave, përveçse përgjegjësisë penale të komisionerëve. Por kërkesa për hapjen e kutive të tjera të Dibrës u rrëzua.
    Ndërkohë, në fillim të javës që vjen, pritet të nisë rinumërimi i votave për subjektet dhe preferenciale për qarkun e Tiranës, për të vijuar më pas me Fierin dhe me kutitë e Durrësit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se procesi pritet që të zgjasë deri në 20 ditë.