Tag: kutive

  • Kutitë u hapën, pushime të mbara!

    Kutitë u hapën, pushime të mbara!

    Nga Skënder Minxhozi/

     

    Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja për diçka të tillë, se zgjedhjet shqiptare rezultojnë të ndershme e pa probleme kur ato verifikohen brenda trajektores së ditës së votimit dhe periudhës së numërimit të votave. Qindra kuti janë hapur tashmë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ato kanë zbuluar një listë problemesh teknike, kurthesh të vogla komisionerësh, bërryla kandidatësh apo thjesht pakujdesi, të cilat deri tani nuk kanë lëvizur nga vendi as edhe njërin prej 33 mandateve që Rama ka avantazh mbi Berishën. Madje as mandatin milimetrik të Zegjinesë! As Ilir Alimehmeti nuk ja mori dot vendin Jorida Tabakut e as partitë e reja nuk shtuan dot asnjë mandat tjetër. Rinumërimi i la shifrat aty ku i gjeti, me përjashtim të pak qindra votave që kanë lëvizur më shumë brenda listave të të njëjtës forcë politike, sesa mes pozitës dhe opozitës.

    Ajo që shpaloset sa herë rihapen kutitë në proceset elektorale shqiptare, po konfirmohet edhe këtë radhë. Madje për ironi të fatit, kur janë rinumëruar 50 përqind e kutive të Tiranës partia më e favorizuar padrejtësisht me vota është PD. Në 606 kuti të rinumëruara demokratët kanë marrë padrejtësisht 309 vota, kurse PS 223 vota. Ata që bërtasin se janë vjedhur, rezultojnë se ju kanë marrë vota të tjerëve!

    Që rinumërimi ishte një stuhi në gotën e ujit kjo pritej. Sepse zgjedhjet tona kanë kohë që kanë marrë një dozë të madhe vëmendjeje dhe verifikimi në procesin e votimit dhe numërimit të votës. Tregtia e vockël e votave mes komisionerëve e kandidatëve nëpër tryezat e numërimit është e vetmja lojë që po zbulohet gradualisht duke na dhënë të kuptojmë edhe një herë sesa i madh është hendeku mes asaj që dëgjojmë nga podiumet e politikës dhe studiot televizive, me atë që ka ndodhur realisht në terren me mbi 5200 kutitë e votimit në 11 maj.

    Masakra elektorale që priste Sali Berisha rezultoi ashtu siç pritej, një flluskë sapuni. Shqipëria e varfër nuk ka trena shqiptarë, e jo më të ketë trena bullgarë, siç thotë opozita.

    Vendi ynë i drejtohet kësisoj edhe një herë më tepër pas një sage elektorale, një vere të nxehtë të mbushur me lajme pushimesh, me turma turistësh nëpër plazhe dhe rrugët, fshatrat e qytetet dhe me gosipin e tekave të vipave që ndërrojnë kostumet e banjos, të dashurat apo destinacionet ekzotike. Sherri i zgjedhjeve vjen e tretet si vesa para diellit, sapo stina e nxehtë instalohet fuqiplotë dhe topit shqisat politike të miliona shqiptarëve.

    Për pak ditë politika shqiptare do të heqë spinën dhe do t’i drejtohet plazhit. Ky do të jetë edhe akti i fundit dramës së sforcuar zgjedhore, ku më në fund Ilirian Celibashi do të ketë mundësinë të hedhë firmën finale mbi rezultatin e 11 majit. Është një procedurë disamujore që përsëritet e me të cilën jemi mësuar tashmë, madje e kemi bërë edhe Kosovën të sillet si ne me zgjedhjet me kalimin e viteve.

    Me hapjen e kutive opozita mori edhe nje tjetër bumerang në fytyrë. Pas rinumërimit të votave kudo nëpër Shqipëri teorema e masakrës elektorale është sot edhe më e dobët e anemike.

    Jemi përballë rastit klasik kur një palë humbëse e përdor kontestimin e rezultatit si melhem për plagët e marra në kutitë e votimit. Pas rinumërimit në kuti nuk po gjendet shkaku i humbjes, por alibia e saj. Berisha po e shtyn me mjeshtëri karrocën e humbësit drejt pushimeve verore, ndërkohë që lufta e tij me kutitë po bie qysh tani në plan të dytë, përballë luftës tjetër, asaj të vërtetës mes Iranit dhe Izraelit. Shqiptarët po dëshmojnë se janë më të interesuar për raketat mbi Tel Aviv e Teheran, sesa për dramat psiko-sociale Alimehmeti-Tabaku apo Xhaçka-Gjylameti.

    Ndodhemi në një pikë të sezonit politik, atë post-zgjedhor, ku Sali Berisha “takon” Lulzim Bashën. Në sensin që të dy janë gjetur përballë realitetit të ftohtë identik të shifrave elektorale që i ka nxjerrë humbës, duke u përpjekur të justifikohen me lloj-lloj piruetash përballë shqiptarëve. Siç pritej, edhe hapja e kutive nuk ndihmoi. Megjithatë do të ndihmojnë pushimet verore dhe plazhi, “melhemi” i zakonshëm i opozitës në 12 vitet e fundit.

  • Vijon rinumërimi i votave të 11 majit, KQZ: PD-së i hiqen 177 vota, PS-së 170

    Vijon rinumërimi i votave të 11 majit, KQZ: PD-së i hiqen 177 vota, PS-së 170

    Vijon dhe sot procesi i rinumërimit të kutive të votimit për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Tiranës.
    Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet sot do të vijohet me ditën e katërt të rinumërimit, ku deri më tani janë hapur 355 kuti nga 1282 në total të qarkut.

    Sipas informacionit zyrtar të KQZ, deri më tani janë rinumëruar rreth 30% e kutive të votimit për qarkun e Tiranës.
    Me 355 kutitë e hapura deri më tani, PD kryeson me votat që nuk i takonin. PD rezulton se ka 177 vota të pamerituara, ndërsa PS 170, të cilat iu zbriten nga rezultati i numërimit të parë.
    Edhe Nisma Shqipëria Bëhet rezulton se deri më tani ka 20 vota të pamerituara, Lëvizja Bashkë 15.
    Partia Social Demokrate e Tom Doshit humbet 22 vota që i ishin shtuar më 11 maj.
    Ndërkohë partive të vogla iu shtohen disa vota, konkretisht Koalicioni i Lulzim Bashës nga rinumërimi merr 15 vota më shumë, 6 vota më shumë shkojnë për koalicionin e Enkelejd Alibeajt.

  • Rinumërimi në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore pas hapjes së 30% të kutive

    Rinumërimi në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore pas hapjes së 30% të kutive

    Procesi i rinumërimit të kutive të votimit për qarkun e Tiranës është ende në vijim. Deri më tani janë hapur 355 nga gjithsej 1282 kuti, që përbëjnë rreth 30% të totalit.

    Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike ka humbur deri tani 177 vota, ndërsa Partia Socialiste 17. Nisma “Shqipëria Bëhet” ka rezultuar me 20 vota të pamerituara dhe Lëvizja “Bashkë” me 15.
    /vizionplus.tv

  • Rinumërimi i Tiranës, bumerang për PD! Berisha, 162 vota të padrejta në mbi 30% të kutive. Ja ‘situata’ me partitë e tjera

    Rinumërimi i Tiranës, bumerang për PD! Berisha, 162 vota të padrejta në mbi 30% të kutive. Ja ‘situata’ me partitë e tjera

    Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
    Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 162 vota, ndërsa PS-së 117 vota.
    Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 15 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 20 vota, PSD 18 vota dhe Partia Mundësia 3 votë.
    Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 16 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 6 vota.

  • Hapen mbi 170 kuti / PS e PD humbin vota në Tiranë, por mandatet nuk lëvizin!

    Hapen mbi 170 kuti / PS e PD humbin vota në Tiranë, por mandatet nuk lëvizin!

    Në ditën e dytë të rinumërimit të votave në Tiranë, pas hapjes së mbi 170 kutive rezulton se dy partitë kryesore që kanë edhe komisionerë, PS dhe PD po humbasin vota.
    Pas këtij rinumërimi secila ka pasur nga 70 deri në 90 vota shtesë. Anëtari i KAS, Ledio Braho shprehet se ky proces do t’i shërbejë transparencës dhe se deri më tani nuk mund të flitet se ka pasur tjetërsim të votave.
    Në mbi 13% të kutive të hapura për qarkun e Tiranës rezultojnë vetëm gabime të vogla, që nuk ndikojnë si për mandatet e partive politike, ashtu dhe për renditjen e kandidatëve fitues në listën e hapur.
    PD pretendon që të marrë mandatin e 14-të me heqjen e votave të Partisë Mundësia, por deri më tani kjo është e parealizueshme. Kjo pasi partisë më te madhe të opozitës po i hiqen, në vend që t’i shtohen votat nga ky rinumërim, ndërsa këtij subjektit rival po i rriten.
    Procesi i numërimit bëhet nga punonjësit e KQZ-së dhe me dy turne dhe parashikohet të mbyllet brenda 8 ditëve. Rinumërimi i kutive u bë pas kërkesës së bërë nga opozita, e i mbështetur nga dy anëtarët e KAS, Elvis Çefa dhe Ledio Braho.

  • “Bien” PS dhe PD/ Ndryshime të vogla nga rinumërimi në Tiranë, 3 vota shtesë për Shehajn dhe 5 për Bashën

    “Bien” PS dhe PD/ Ndryshime të vogla nga rinumërimi në Tiranë, 3 vota shtesë për Shehajn dhe 5 për Bashën

    Prej dy ditësh, vijon procesi i rinumërimit të votave për subjektet politike dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave të pasqyruara në faqen zyrtare të KQZ, për rreth 85 kuti të rinumëruara rezulton se Partia Socialiste ka humbur 42 vota, ndërsa Partia Demokratike 19 vota.
    E kundërta ka ndodhur me plus 3 vota për Partinë Mundësia të Agron Shehajt dhe 5 vota për Koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës. Po të njëjtat statistika tregojnë se PSD ka humbur 7 vota ndërsa Lëvizja Bashkë ka fituar 2 vota.
    Rinumërimi i 1282 kutive të votimit, përjashtuar diasporën, Vorën dhe Njësinë nr.10 në kryeqytet për shkak të votmit dhe numërimit elektronik po zhvillohet në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” në kryeqytet. Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e palëve ankimuese.
    Vendimi për hapjen e kutive në katër qarqe u mor nga dy antarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pas pretendimeve të PD për parregullsi ne zgjedhjet e 11majit.

  • Sot nis rinumërimi i votave për 1282 kutive për qarkun Tiranë

    Sot nis rinumërimi i votave për 1282 kutive për qarkun Tiranë

    Ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e votave për 94 qendrat e votimit te qarkut Elbasan, qe i përkasin Peqinit dhe Gramshit, pas vendimit te marre ne KAS gjate shqyrtimit te ankimimit te koalicionit PD-ASHM.

    Nga verifikimi i këtyre kutive janë konstatuar disa problematika, ku në 15 raste, fletët e votimit kishin një vulë dhe jo dy. Po ashtu u vërejt se ne disa kuti mungonin fletët e papërdorura si dhe rezultoi se ne disa raste kane votuar persona që nuk e kishin emrin në listën e zgjedhësve.

    Ndërkohë sot do të nisë rinumërimi i votave për 1282 qendrat e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa më pas do të vijojë me 587 qendrat e Qarkut Fier dhe 360 kutitë e Durrësit.

    Në total do te rinumërohen 2323 kuti votimi nga zgjedhjet e 11 Majit.

  • Parregullsi të pretenduara më 11 maj/ Rinumërimi i 1282 kutive të votimit nis sot në Tiranë

    Parregullsi të pretenduara më 11 maj/ Rinumërimi i 1282 kutive të votimit nis sot në Tiranë

    Ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e votave për 94 qendrat e votimit te qarkut Elbasan, qe i përkasin Peqinit dhe Gramshit, pas vendimit te marre ne KAS gjate shqyrtimit te ankimimit te koalicionit PD-ASHM.
    Nga verifikimi i këtyre kutive janë konstatuar disa problematika, ku në 15 raste, fletët e votimit kishin një vulë dhe jo dy. Po ashtu u vërejt se ne disa kuti mungonin fletët e papërdorura si dhe rezultoi se ne disa raste kane votuar persona që nuk e kishin emrin në listën e zgjedhësve.
    Ndërkohë sot do të nisë rinumërimi i votave për 1282 qendrat e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa më pas do të vijojë me 587 qendrat e Qarkut Fier dhe 360 kutitë e Durrësit.

  • Rinumërimi i votave! Hapja e 94 kutive në Elbasan, PD: Kemi konstatuar probleme, u konfirmua “treni bullgar”

    Rinumërimi i votave! Hapja e 94 kutive në Elbasan, PD: Kemi konstatuar probleme, u konfirmua “treni bullgar”

    Dyshimet e demokratëve për ‘tren bullgar’ dhe votat e dy anëtareve te saj ne KAS bënë të mundur hapjen e 94 kutive te qarkut Elbasan.

    Stafi i KQZ veshi bluzën e numëruesit dhe ne 24 tavolina nisi krahasimin e fletëve të votimit në kutitë e   Gramshit dhe Peqinit dhe të dhënave të hedhura në procesverbale për këto dy bashki më 11 maj.
    Nga hapja e kutive, vëzhguesit e PD kapen parregullsi, që sipas tyre, faktojnë manipulimin e zgjedhje në qarkun Elbasan dhe ekzistencën e fenomenit te trenit bullgar.
    “Ka pasur probleme në shumë kuti, qoftë tek materialet zgjedhore dhe tek kutia e fletëve të votimit. Ka mos akordim të fletëve të votimit, ka mospërputhje të numrit të fletëve të votimit të papërdorura, në respekt me procesverbalin 08. Nga 274 votues që janë identifikuar ne PEI, ne kuti rezultojnë 272 mungojnë dy fletë kjo vërteton trenin bullgar”, shprehet Blendi Himci.
    Parregullsitë, sipas demokratëve, çojnë në pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun Elbasan, por fjalën e fundit do e thotë KAS.
    “Ka disa pasaktësi që nuk e di ende nëse vlejnë sa për të shpallur zgjedhjet të pavlefshme në këtë qark. Mund t’ju them se nuk jemi në rastin për rinumërim të plotë të qarkut. Nuk e ka kërkuar PD”, shprehet Elvis Çefa.
    Pas Elbasanit, radhen e ka qarku Tiranë, ku nuk do ketë verifikim, por rinumërim. Të mërkurën hapen 1282 kuti, ku do lexohet vota për partitë garuese dhe për kandidatet preferencialë.

    Top Channel

  • Rinumërimi në Gramsh dhe Peqin, anëtari i PD në KAS: Procesi vijon, jemi herët për të nxjerrë konkluzione

    Rinumërimi në Gramsh dhe Peqin, anëtari i PD në KAS: Procesi vijon, jemi herët për të nxjerrë konkluzione

    Anëtari i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Elvis Çefa, ka dhënë një prononcim pas verifikimit të 94 kutive të votimit të Gramshit dhe Peqinit. Çefa tha se gjatë procesit janë konstatuar disa problematika, kryesisht në pasqyrimin jo të saktë të numrit të fletëve të votimit të papërdorura dhe në administrimin e procesverbaleve, të cilat nuk janë trajtuar sipas akteve nënligjore të përcaktuara nga Komisioni Rregullator.
    Sipas Çefës, është ende herët për të arritur në përfundime, pasi procesi do të vijojë në faza të tjera. Ai theksoi se të gjitha palët do të kenë mundësinë të ridëgjohen në KAS, ku do të merret vendimi për kërkesën e PD-së për pavlefshmërinë e rezultatit zgjedhor në qarkun e Elbasanit.
    “Ky ishte qëllimi i hapjes së kutive, për të administruar dhe rivlerësuar provat. Do u japim palëve kohën për të analizuar provat dhe për të rishikuar pretendimet e tyre. Provat duhet të tregojnë nëse ka impakt real në vlefshmërinë e procesit zgjedhor në qarkun e Elbasanit”, u shpreh Çefa.
    I pyetur mbi pretendimet e PD për manipulim të procesit me të ashtuquajturin “tren bullgar”, Çefa tha se pas shqyrtimit të pamjeve filmike janë identifikuar indicie që procesi mund të jetë prekur në disa qendra votimi, ndaj u vendos hapja e kutive për të vlerësuar situatën me prova të drejtpërdrejta.
    Çefa sqaroi gjithashtu se PD nuk ka kërkuar rinumërim të votave, por vijon të qëndrojë në kërkesën për pavlefshmërinë e rezultatit. Sipas tij, rinumërimi në këtë rast nuk do të kishte efekt, pasi qëllimi është të vlerësohet rregullsia dhe jo numri i votave.
    Sa i përket rolit të anëtarëve të PD në KAS dhe nëse po i shërbejnë opozitës, Çefa tha se vendimet e tyre janë profesionale. “Ne jemi profesionistë dhe juristë, flasim përmes vendimeve tona, pavarësisht nëse jemi me shumicën apo pakicën në vendimmarrje”, theksoi ai.