Tag: kutive

  • Rinumërimi për Fierin/ Asnjë ndryshim rezultati pas hapjes së 40 përqind të kutive

    Rinumërimi për Fierin/ Asnjë ndryshim rezultati pas hapjes së 40 përqind të kutive

    Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijohet me ditën e dytë të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit. Deri më tani janë hapur 246 kuti nga 587 kuti, ose rreth 42% (ora 10:15). Hapja e kutive edhe në këtë qark, nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim. Njëjtë si në qarkun e Tiranës, hapja e kutive po tregon vetëm gabime të vogla, ndërsa PD edhe në këtë qark kryeson me numrin e votave të pamerituara.
    Partisë Demokratike i zbriten 74 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 28 vota nga rinumërimi. Shifra këto që i zbehin shpresën Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier. Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por, zhvillimet deri tani nuk i kanë shkuar në favor. Pasi, jo vetëm që PS është fuqizuar, por nga ana tjetër Lapajt i janë zbritur 4 vota.
    Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë 4 vota, 2 Koalicioni Djathtas për Zhvillim. Përveç PS-së, që i shtohen disa vota, edhe partisë Mundësia i shtohen 3 vota, që i janë hequr nga numërimi fillestar.
    Mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 39 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 4 vota.

  • Procesi i rinumërimit për qarkun Fier, PS ruan avantazhin e thellë, ja çfarë rezultoi nga rihapja e kutive të para

    Procesi i rinumërimit për qarkun Fier, PS ruan avantazhin e thellë, ja çfarë rezultoi nga rihapja e kutive të para

    Pas rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës sot ka nisur zyrtarisht rinumërimi i votave në Qarkun Fier. Pikërisht sot ishte dita e parë e rinumërimit të votave për Qarkun e Fierit dhe procesi zhvillohet në ambientet e stadiumit “Farie Hoti” në Tiranë.
    Bazuar në të dhënat e ditë së sotme të publikuara nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, nga hapja e 230 kutive PS merr plus 22 vota. Partisë Demokratike-ASHM i janë hequr 69 vota si të marra më 11 maj e ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 5 vota më shumë nga sa i takojnë.

  • Nis sot rinumërimi i kutive të votimit për Fierin, kush janë kandidatët e PS që rrezikojnë mandatin, hyn në lojë…

    Nis sot rinumërimi i kutive të votimit për Fierin, kush janë kandidatët e PS që rrezikojnë mandatin, hyn në lojë…

    Pas një kalvari të gjatë të rinumërimit të kutive të votimit, Tirana i mbylli “llogaritë” me rishyqrtimin e votave, ku u hasën trafikime të vogla votash, por pa asnjë ndryshim mandatesh. Tani, pika e nxehtë e luftës zgjedhore është në Qarkun Fier, kutitë e së cilit do të nisin sot të rinumërohen nga ekipet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në mesin e gjithë këtyre manipulimeve dhe kalkulimeve që dyshohet se janë bërë gjatë procesit zgjedhor, vëmendja është e gjitha mbi Zegjine Caushin, juristen 26-vjeçare nga Roskoveci, e cila ka bashkuar Partinë Demokratike dhe Nismën “Shqipëria Bëhet” për të hequr mandatin e saj.
    Por siç duket, Zegjineja nuk ka rivalë të jashtëm, rivaliteti më i fortë është brenda listës së saj të partisë. Vetëm 64 vota e ndajnë atë nga kolegia e saj, Maldrita Bardho, dhe nëse provohet që Zegjinesë iu shtuan më shumë se 64 vota nga komisionerët, Zegjineja do të mbetet jashtë parlamentit të ri në shtator. Po aq dramatike është situata edhe për Ramion Kurtin, kryetarin e degës së PS në Fier, i cili është nën “kërcënimin” e kolegut të tij, Dhimitër Kruti, që i është afruar për 219 vota. Partia Demokratike ka kërkuar rinumërim të kutive në Fier, por ajo vetë është në qiell të hapur, sepse për të fituar një mandat më shumë, i duhen të paktën 8,500 vota po aq sa i duhet Partisë Socialiste për të kaluar në 13 mandate. Për PD-në, kjo është një sfidë e humbur.
    Nisma Shqipëria Bëhet, një grup i vogël me një përqindje të kufizuar, ka më shumë shanse se PD-ja. Ata morën 5% të votave, por tani kërkojnë 518 vota të tjera. Kandidati Azmer Duleviç, i njohur për lidhjet me Adriatik Lapajn, shpreson të rikuperojë të paktën një votë për çdo kuti të Fierit, që do të mjaftonte që PS të mos fitojë më shumë vota. Por nëse ndodh kështu, mandati do t’i shkojë atij. Ndërkohë, mandatin nga PS nuk e humb Zegjine Caushi, sepse, për shkak të kuotës gjinore, mandatin do ta humbë Ramion Kurti, kandidati mashkull më pak i votuar. Më i shqetësuari nga të gjithë për rinumërimin në Fier duket drejtuesi politik demokrat Gaz Bardhi. Halli i parë, është certifikimi i humbjes më madhështore të PD në Fier ndër vite. Halli i dytë është Zegjineja. Por ajo e siguron se do të jenë bashkë në shtator në parlament, sepse sipas saj e kërkon doktor Berisha.
    Rinumërimi, ja çfarë ka ndodhur deri tani
    Ndërkaq risjellim në vëmendje se gjatë rinumërimit të votave në Tiranë ka pasur lëvizje votash mes kandidatëve në listat e hapura, por rezultatet e rinumërimit nuk sjellin asnjë ndryshim, përveç rastit të Asllan Dogjanit që kalon në renditje Myslym Murrizin, por gjithsesi mbetet jashtë Kuvendit. As Ilir Alimehmeti, i cili kishte pretendime se i ishin vjedhur votat brenda familjes së tij politike, nuk ia zuri dot vendin Jorida Tabakut, e cila ka fituar të vetmin mandat të PD-së në listën e hapur të Tiranës. Mjeku Alimehmeti që kishte pretendime për trafik votash, nga rinumërimi rezulton se kishte marrë 137 vota që s’i takonin, të cilat tashmë i zbriten, ndërsa koleges së tij demokrate, Tabaku, i zbriten 250 vota.
    Në kampin socialist lufta ishte mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, ku diferenca mes tyre është ngushtuar nga 140 në 70 vota, por asgjë nuk ndryshon. Ish-ministrja Xhaçka ruan mandatin edhe pse i zbriten 51 vota, ndërsa Gjylametit i shtohen 19 vota. Ervin Hoxha nga PS dhe Jorida Tabaku nga PD, janë dy kandidatët që rezultojnë se më 11 maj kishin marrë numrin më të lartë të votave që s’u takonin, ministrit i zbriten 303 vota të pamerituara, ndërsa deputetes demokrate 250 vota. Në PS, të tjerë kandidatë që u zbriten vota janë figura të njohura si Fatmir Xhafaj, që i hiqen 234 vota, Erion Braçes i zbriten 171 vota, ministrit Blendi Gonxhja më i votuari në PS për qarkun e Tiranës i hiqen 179 vota. Apo të tjerë kandidatë si, Pandeli Majko që i zbriten 72 vota, Xhemal Qefalia minus 128 vota, Ornaldo Rakipi 136 vota, apo kandidateve femra, ku ministres Anila Denaj i hiqen 81 vota, Antonela Dedej 108 vota apo Kejsi Elezit 116 vota. Por rinumërimi zbuloi se kishte edhe kandidatë që ju ishin bërë padrejtësi gjatë numërimit të parë. Hapja e kutive i shtoi vota Etjen Xhafajt, Blerina Gjylametit dhe Plarent Ndrecës. Mes demokratëve rikuperuan vota Ilda Zhulali, Salvador Kaçaj dhe Asllan Dogjani.

  • Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

    Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

    Pas rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, të hënën KQZ-ja do të nisë hapjen edhe për 587 kutitë e Fierit.
    Në këtë qark, Partia Demokratike mori vetëm 4 mandate, kundrejt 12 të tjerëve që fituan socialistët.
    Në 27 qershor, rinumërimi i 1207 kutive të votimit për Tiranën, nuk solli asnjë ndryshim të rezultatit as për subjektet dhe as për kandidatët.
    Nga ky proces i kërkuar nga opozita rezultoi që demokratët morën 612 vota të pamerituara, ndërsa socialistët 380.
    Përfaqësuesit e KAS-it i cilësuan gabime njerëzore dhe se i gjithë procesi i rinumërimit i shërbeu fashitjes së mosbesimit dhe akuzave për manipulime.
    Ndërkohë, vetë Sali Berisha ka deklaruar se transparenca është kërkesë e kandidatëve dhe se partia që ai drejton nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar farsë.
    Tv Klan

  • Rinumërimi i Fierit nis nesër, procesi mund të vendosë ndryshimin e mandatit të 16

    Rinumërimi i Fierit nis nesër, procesi mund të vendosë ndryshimin e mandatit të 16

    Pas rinumërimit të kutive të Tiranës, të hënën nis i njëjti proces për 587 kuti të qarkut të Fierit.
    92 grupe numërimi ne total të KQZ do të vendosen ne ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti” për të verifikuar votat për subjektet zgjedhore dhe për kanidatët që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
    Në këtë qark PS fitoi 12 mandate, ndërsa opozita vetëm 4 deputetë. Kjo kërkesë e PD për hapjen e kutive i shkon në favor edhe Nismës “Shqipëria Bëhet”, koalicion i cili mund t’i rrezikojë mandatin e deputetes së zgjedhur të PS, Zegjine Çaushi.
    Me përfundimin e Fierit do të rinumërohen edhe kutitë e Durrësit. Akuzat e PD për trafikim votash nuk u vërtetuan nga rinumërimi i Tiranës, përkundrazi më e humbura ishte vetë opozitës me 612 vota më pak, ndërsa PS ju zbriten 381 vota, por duke mos ndikuar në rezultatin final të ndarjes së mandateve.

  • Rinumërimi i votave, Berisha heq përgjegjësinë nga vetja: Nuk e kërkoi PD, ‘humbën’ kandidatët

    Rinumërimi i votave, Berisha heq përgjegjësinë nga vetja: Nuk e kërkoi PD, ‘humbën’ kandidatët

    Për Sali Berishën, rinumërimi nuk do të shënohet në librin e betejave të humbura të të Partisë Demokratike në kërkim të provave për farsën elektorale. Humbja, në këtë rast, për kreun e PD nuk takon kandidatëve, të cilët kërkuan të parët hapjen e kutive e rinumërimin e çdo vote me pretendimin se u vodhën.
    “Rinumërimi është kërkesë e kandidatëve të cilën ne e respektojmë dhe i përgëzoj ata kandidatë që kërkuan transparencë. Por nuk është kërkesë e PD. Jo, sepse ne kemi pikëpamjen, kemi besimin, qëndrimin tonë, vota vdiq pa hy në kuti. Kjo është farsa.”, tha Berisha.
    Megjithatë, Berisha thotë se hapja e kutive i dha në duar një provë. Në qarkun e Elbasanit, ku ndryshe nga Tirana nuk u rinumërua, por vetëm u rivlerësuan materialet zgjedhore, përfshirë procesverbalet e kutive, Berisha thotë se u vërtetua se në çdo kuti, ishin shtuar vota ekstra.
    “Qendra e votimit 2247, janë konstatuar tre fletë votimi që janë konsideruar të pavlefshme, ndërkohë që ishin të vlefshme. Janë gjetur në kutitët e votimit 9 fletë më shumë nga ajo që deklarohet në procesverbalin 08.  Këto fletë votimi më shumë se ç’deklarohen, nuk kanë të bëjnë me atë qendër votimi, sikundër kjo ngjall dyshime të forta se ajo kuti është e mbushur dhe ka zëvendësuar kutinë e qendrës. Në asnjë rrethanë nuk mund të dilnin 9 fletë votimi më shumë se ç’duhet të ishin. Qendra e votimit 2251, në këtë kuti mungojnë vulat që vulosin komisionerët. Tani e kuptoni vetë pra, e kuptoni se kjo kuti nuk ka të bëjë me komisionerë, ka të bëjë me patronazhistët. Mungon shiriti përmbledhës i votuesve i gjeneruar nga pajisja PEI. Këto dy gjetje tregojnë se kutia e qendrës së votimit 2251 nuk është kutia ku është votuar. Nuk mundet në asnjë lloj rrethane të mungonin vulat që vulosnin komisionerët, përveçse heqjes së kutive ku janë vulat, dhe të mungojë shiriti përmbledhës i votuesve i gjeneruar nga pajisja PEI.”, tha Berisha.

  • Berisha: Përveç trenit bullgar, u përdor mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit

    Berisha: Përveç trenit bullgar, u përdor mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti mesditën e sotme konferencën për mediat në selinë blu.
    Kryedemokrati Berisha fillimisht u shpreh se ‘farsa elektorale’ që Partia Demokratike denoncon, ka bërë jehonë në Këshillin Evropian, e është një temë kryesore për grupet parlamentare dhe komisionet e unionit.
    “Farsa nuk kapërdihet. Ka tre ditë në asamblenë parlamentare të KiE, farsa elektorale është çështje kryesore. Në seanca plenare e në mbledhje të grupeve parlamentare e komisioneve”, tha ai.
    Ndërkohë kryedemokrati denoncon se përveç metodës “treni bullgar”, është përdorur dhe ajo e mbushjes dhe zëvendësimit së kutive të votimit.
    “Këto qendra votimi këtu, e shumë e shumë të tjera, ngjallin dyshime shumë të forta se përveç trenit bullgar, është përdorur dhe zëvendësimi, mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit. Mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit me kuti të tjera”, tha ai.
    Berisha jep dhe shembull për të përforcuar këtë akuzë
    “QV 2247, janë konstatuar tre fletë votimi që janë konsideruar të pavlefshme, ndërkohë që ishin të vlefshme. Janë gjetur në kutinë e votimit 9 fletë më shumë, nga ajo që deklarohet në procesverbalin 08. Këto fletë votimi më shumë seç deklarohen, nuk kanë të bëjnë me atë qendër votimi. Sikundër, kjo ngjall dyshime të forta se ajo kuti është e mbushur dhe ka zëvendësuar kutinë e qendrës. Në asnjë lloj rrethane, nuk mundet që të dilnin 9 fletë votimi më shumë nga ç’duhet të ishin”, tha Berisha.

  • Rinumërimi në Tiranë/ Mbi 60% e kutive të verifikuara, nuk ndryshon shpërndarja e mandateve, kush mori vota të padrejta

    Rinumërimi në Tiranë/ Mbi 60% e kutive të verifikuara, nuk ndryshon shpërndarja e mandateve, kush mori vota të padrejta

    Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës vijon me intensitet, ndërsa deri më tani janë rinumëruar 793 kuti votimi, mbi gjysma e totalit të kutive në këtë qark. Sipas të dhënave paraprake, procesi nuk ka ndikuar në shpërndarjen e mandateve të fituara nga partitë në rezultatin paraprak, megjithatë ka nxjerrë në pah një numër të konsiderueshëm votash të regjistruara gabimisht.
    Partia Demokratike rezulton të ketë fituar më shumë vota në mënyrë të padrejtë nga numërimi i parë, me +411 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me +307 vota. Edhe subjekte të tjera më të vogla si Nisma Shqipëria Bëhet (+37 vota), Mundësia (+30) dhe PSD (+29) rezultojnë me vota të shtuara gabimisht.
    Lëvizjet më të ndjeshme janë konstatuar në listat e hapura të kandidatëve për deputetë. Nga PD, emra si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Ilir Meta dhe Myslym Murrizi kanë përfituar vota të padrejta, ndërsa nga PS janë evidentuar raste të ngjashme për Ervin Hoxhën, Fatmir Xhafajn, Xhemal Qefalian dhe Erion Braçen.

  • ‘Hetimi i kutive kërkon procedurë tjetër’, anëtari i KAS zbulon se kur do të përfundojë procesi i rinumërimit të votave

    ‘Hetimi i kutive kërkon procedurë tjetër’, anëtari i KAS zbulon se kur do të përfundojë procesi i rinumërimit të votave

    Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Koli Bele, deklaroi sot për mediat se procesi i rinumërimit të votave pritet të përfundojë maksimalisht në fillim të javës tjetër.
    Bele sqaroi se KAS nuk kryen hetim të kutive gjatë këtij procesi, pasi rinumërimi ka si qëllim vetëm konstatimin e rezultatit përfundimtar. Sipas tij, në rastet kur evidentohen ndryshime të mëdha, mund të nevojitet një hetim i veçantë në një proces tjetër.
    “Ky proces nuk është ndërtuar për të përfunduar me kallëzim penal. Maksimumi të hënën do të kemi një rezultat përfundimtar. Deri tani janë rinumëruar mbi 600 kuti. Nëse konstatojmë ndonjë diferencë të konsiderueshme, do të duhet hetim në një fazë tjetër,” theksoi Bele.

  • ‘Hetimi i kutive kërkon proces tjetër’, anëtari i KAS zbulon se kur do të përfundojë procesi i rinumërimit të votave

    ‘Hetimi i kutive kërkon proces tjetër’, anëtari i KAS zbulon se kur do të përfundojë procesi i rinumërimit të votave

    Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Koli Bele, deklaroi sot për mediat se procesi i rinumërimit të votave pritet të përfundojë maksimalisht në fillim të javës tjetër.
    Bele sqaroi se KAS nuk kryen hetim të kutive gjatë këtij procesi, pasi rinumërimi ka si qëllim vetëm konstatimin e rezultatit përfundimtar. Sipas tij, në rastet kur evidentohen ndryshime të mëdha, mund të nevojitet një hetim i veçantë në një proces tjetër.
    “Ky proces nuk është ndërtuar për të përfunduar me kallëzim penal. Maksimumi të hënën do të kemi një rezultat përfundimtar. Deri tani janë rinumëruar mbi 600 kuti. Nëse konstatojmë ndonjë diferencë të konsiderueshme, do të duhet hetim në një fazë tjetër,” theksoi Bele.