Tag: kutive

  • Aulon Kalaja përsëri në SPAK/ Kallëzoi vjedhjen e votave brenda partisë, kërkon rinumërim e kutive të Durrësit

    Aulon Kalaja përsëri në SPAK/ Kallëzoi vjedhjen e votave brenda partisë, kërkon rinumërim e kutive të Durrësit

    Kandidati i opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u paraqit sot (28 korrik) në Prokurorinë e Posaçme.
    Thirrja e tij ka të bëjë me kallëzimin që përfaqësuesi i PD-ADSHM depozitoi në SPAK ditë më parë, ku kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit për rinumërim, pasi pretendon se i kanë vjedhur votat brenda partisë për kandidatët, duke favorizuar ish-prokurorin e shkarkuar nga Vettingu, Arjan Ndoja.
    Kalaja kërkon nga SPAK që të hetojë vendimin e paligjshëm të KAS, i cili mori vendimin për të rinumëruar pothuajse dyfishin e kutive që kaloi në proces dhe për shkak të trendit të lartë të tjetërsimit të votave të kandidatëve, e ndërpreu procesin.
    Kalaja që ka aktualisht rreth 900 vota diferencë me Ndojën pas rinumërimit të mbi 150 kutive të Durrësit, e ka ngushtuar diferencën dhe thotë se ka prova të tjera me filmime ku shfaqen tjetërsime masive votash nga një kandidat te tjetri. Ai kërkon rinumërim edhe të kutive të tjera.
    Më herët ai kishte bërë kallëzim edhe ndaj qeverisë për vendimin e faljes së gjobave para zgjedhjeve, por SPAK u shpreh se nuk ka vepër penale.

  • I vodhën votat brenda partisë, Kalaja depoziton dy kallëzime në SPAK: Hapja e kutive në Durrës përmbys rezultatin

    I vodhën votat brenda partisë, Kalaja depoziton dy kallëzime në SPAK: Hapja e kutive në Durrës përmbys rezultatin

    Kandidati i opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, që pretendon se i janë vjedhur votat nga brenda PD-së gjatë numërimit të parë, nuk dorëzohet në betejën e tij për drejtësi.
    Aulon Kalaja do të dorëzojë dy padi në SPAK.
    Kalaja ka qenë në Prokurorinë e Posaçme sot (22 korrik) për të dorëzuar kallëzimet.
    Një për hapjen e kutive në qarkun e Durrësit, tjetra për shpërdorim detyre të KAS-it dhe anëtarëve të tij, pasi nuk hapën kutitë e caktuara sipas vendimit që vetë morën në mbledhje.
    Kalaja pretendon se po të rinumërohen të gjitha kutitë në Durrës, me trendin e tjetërsimit të votave tek ish-prokurori i shkarkuar nga Vettingu, Arjan Ndoja, rezultati mund të përmbyset. Aktualisht ai e ka ngushtuar diferencën në rreth 900 vota.

  • Kërkoi rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Qarkun Durrës, Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ Aulon Kalanë

    Kërkoi rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Qarkun Durrës, Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ Aulon Kalanë

    Kolegji Zgjedhor ka pushuar çështjen e Aulon Kalasë. Trupa gjykuese nuk pranoi kërkesën e tij për rinumërim të gjithë kutive të votimit në qarkun e Durrësit.
    Kandidati i opozitës, PD-ASHM për qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pretendoi në padinë e tij se po të numërohen të gjitha kutitë që nuk u hapën qëllimisht nga KAS dhe KQZ, duke fshirë të dhënat e vendimit që morën për 290 kuti dhe hapën vetëm 152 prej tyre, rezultati mund të sjellë ndryshim mandatesh brenda partisë.

  • Debate në KAS/ Kalaja kërkon rinumërimin e të gjithë qarkut Durrës: Më thatë se po të gjendeshin…

    Debate në KAS/ Kalaja kërkon rinumërimin e të gjithë qarkut Durrës: Më thatë se po të gjendeshin…

    Pika e fundit e rendit të ditës së diskutuar në KAS ka qenë ajo për Durrësin, që gjithashtu pati debate, pasi kandidati i PD-së, Aulon Kalaja këmbënguli për rinumërimin e të gjitha kutive në qark, pasi nga procesi për mbi 150 kutitë e vendosura nga KAS treguan numër të madh trafikimi të votës nga kandidatët brenda PD-së.
    Përfaqësuesi ligjor i Kalasë, u shpreh qartë në fjalën e tij: “U pa se në kuti trendi i votave ishin nga 14-15 vota për kuti që kalonin nga një kandidat të tjetri. Në aq kuti sa hapët rezultoi se ishin të paktën 86 vota që ishin marrë në mënyrë të padrejtë nga kandidati Arjan Ndoji, ndërkohë që trendi ishte i dukshëm dhe duheshin hapur të gjitha. Shkeljet gjithashtu duhet të referohen në Prokurori”.
    Edhe Kalaja debatoi me anëtarët e KAS, duke u thënë se bënë gabim që nuk i hapën të gjitha kutitë në Durrës. Ai kërkoi gjithashtu nga KAS një vendim për legjitimimin e tij si ankimues, pasi do të ndjekë edhe rrugën e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese.
    KAS i kujtoi se kanë shqyrtuar kërkesën e subjektit me të cilin ai u përfaqësua, PLL, pasi PD nuk e përfaqësoi.
    “Ju i mbyllët kutitë. Unë do ndjek edhe rrugën në Gjykatën Kushtetuese. Ju morët vendim për t’i mbyllur kutitë, duhet të zbatoni ligjin, për atë jeni aty. Rinumërimi tregoi edhe nëpërmjet videove se pati tjetërsim vote. Ka video të tjera të kutive që nuk janë vendos për t’u hapur. Në mbledhjen e fundit më thatë këtu se po të gjendeshin shkelje, do rihapeshin edhe të tjerat”, tha Kalaja mes të tjerash.
    Anëtari Ledio Braho tha se rinumërimi tregoi një kampion dhe trendi nuk tregonte për ndryshim të mandateve në Durrës, por Kalaja e kundërshtoi duke thënë se me ato që u zbuluan nga rinumërimi, sikurse në Fier, mund të ndodhte që të kishte kuti në Durrës me diferenca dhe trafikim deri në 40 vota për kuti dhe që mund të shkonin në total edhe mbi 500 vota të devijuara.
    Kalaja këmbënguli që Durrësi të rinumërohet i gjithë bazuar në rezultatet që dolën, përveç ndjekjes penale në Prokurori. Ai i kujtoi KAS-it se në mbledhjet e kaluara ua premtuan këtë proces nëse do të gjendeshin problematika në ato që u kryen.
    Por KAS kujtoi se vendimi ishte për mosrinumërim total të Durrësit dhe rinumërimet e kryera deri tani janë nisma të dy anëtarëve. Rusmali kujtoi se KAS si institucion i ka rrëzuar të gjitha kërkesat për rinumërim të kutive në të gjitha qarqet dhe ato që u rinumëruan ishin me kërkesën e dy anëtarëve dhe se “kjo është histori e mbyllur”.
    KAS u shpreh se mund të merrte vendim për rinumërimin e 8 prej kutive që Kalaja kishte prova se kishte shkelje dhe devijim vote, por kandidati u shpreh:
    “Po të jetë për kaq kuti, më mirë të mos merrej vendim fare nga KAS!”, u shpreh ai, duke këmbëngulur tek rinumërimi i të gjithave. KAS pasi dëgjoi palët, u tërhoq për të marrë vendim për Durrësin.

  • “Votat janë vjedhur mes njëri-tjetrit”/ Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë

    “Votat janë vjedhur mes njëri-tjetrit”/ Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë

    Përmes një interviste, gazetarja Mola Luku tha se rihapja e kutive nuk solli asgjë dhe kjo pritet, por ajo që ishte interesante me hapjen e kutive, ishte në një farë mënyrë dallaveret ishin bërë brenda vetë partive.
    Ajo shtoi se kishim një Parti Demokratike që doli më e humbur nga rezultati i 11 majit, pasi PD-ja mori 50 mandate që është pak për opozitën që kërkonte pushtetin.
    Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë dhe kjo pritet, por ajo që ishte interesante me hapjen e kutive, ishte në një farë mënyrë dallaveret ishin bërë brenda vetë partive. Kishim një PD që doli më e humbur nga rezultati i 11 majit. PD-ja mori 50 mandate që është pak për opozitën, teksa opozita në rinumërim tregoi se disa nga deputetët kanë vjedhur votat e njëri-tjetrit.
    Po ashtu ka pasur vota të pavlefshme që janë cilësuar si të vlefshme. Ky rinumërim është bërë me kompetencë të KAS-it që kanë vlerësuar nëse votat janë të vlefshme apo jo, ndërsa në 11 maj ishin komisionerët e politikë.

  • “Jam i bindur, votat e mia janë vjedhur”, Kalaja shpërthen pas rinumërimit: Kërkoj hapjen e gjithë kutive, jo vetëm 60

    “Jam i bindur, votat e mia janë vjedhur”, Kalaja shpërthen pas rinumërimit: Kërkoj hapjen e gjithë kutive, jo vetëm 60

    Kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka kërkuar sot hapjen e të gjitha kutive për këtë qark ku kandidoi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Në një dalje televizive, Kalaja deklaroi se ka mbajtur shënim çdo votë dhe akuzuar për standarde të të dhënave.
    “Unë kam kërkuar hapjen e të gjithë qarkut të Durrësit. Është kërkesë e protokolluar. Unë kam kërkuar për të gjitha, teksa ka dezinformim sikur kam kërkuar vetëm për 60 kuti. Unë kam dërguar prova për 60 prej kutive dhe KAS ka vendosur kështu, por unë dua hapjen e të gjithave. Nga faza e parë tek e dyta rezulton se vota ime është transformuar. Unë kërkoj të ballafaqohen videot me procesverbalet apo kutitë. Kam mbajtur shënim çdo lloj vote. Shikoj se kanë mbajtur standarde të ndryshme për vota të ndryshme, në fund të procesit do bëj ankimimet e mia. Edhe KAS po mban qëndrime të tjera, unë po i mbaj shënim, ka problematika të ndryshme, ka pasur standarde të ndryshme për vota të ndryshme. Kam dyshime se janë bërë ndryshime artificiale me shënime votash kandidatësh apo partish nga procesi i parë deri tani. Rezulton se deri tani mua më janë marrë vota deri tani, votat e mia janë të pastra, të tjerëve u janë shtuar vota tepër në procesin e parë”,-tha Kalaja.
     
     

  • Sot nis rinumërimi në Durrës/ Betejë e ashpër në kampin blu, në lojë edhe votat e diasporës

    Sot nis rinumërimi në Durrës/ Betejë e ashpër në kampin blu, në lojë edhe votat e diasporës

    Pas përfundimit të rinumërimit të kutive në Tiranë dhe Fier, sot në orën 09:00 në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi i rihapjes së 290 kutive të votimit të qarkut Durrës, përfshirë edhe votat e diasporës për këtë zonë zgjedhore.
    Në këtë qark zhvillohet një betejë e fortë mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës. Ky i fundit rezultoi fillimisht fitues me 1047 vota epërsi, por Kalaja ka kërkuar rinumërim të plotë të kutive dhe verifikim të pamjeve filmike, duke pretenduar se ka pasur transferim të votave brenda listës së partisë.
    Pavarësisht se nuk mori mbështetjen zyrtare të Partisë Demokratike, Kalaja është mbështetur në kërkesën e tij nga Partia e Lëvizjes së Legalitetit, pjesë e koalicionit PD–ASHM.
    Ai protestoi edhe një ditë më parë përpara Pallatit të Sportit, duke kërkuar transparencë dhe korrektësi nga KAS, si dhe këqyrjen paralelisht të videove të qendrave të numërimit.
    Rinumërimi në Durrës pritet të jetë vendimtar për fatin e mandatit, duke marrë parasysh zhvillimet surprizë në qarqe të tjera. Kujtojmë se një ditë më parë, pas përmbysjes së rezultatit në Fier, Zegjine Çaushi humbi mandatin përballë Maldrita Bardhos me vetëm 10 vota diferencë – por në një lëvizje të papritur në mbrëmje, Bardho u tërhoq, duke ia rikthyer mandatin koleges së saj.
    Tashmë mbetet për t’u parë nëse Kalaja do të arrijë të përmbysë epërsinë e Ndojës dhe të rifitojë mandatin nëpërmjet procesit të rinumërimit.

  • Rinumërohen mbi 74% e kutive të votimit në Fier, ja si paraqiten rezultatet

    Rinumërohen mbi 74% e kutive të votimit në Fier, ja si paraqiten rezultatet

    Ka vijuar sot, më 1 korrik 2025, dita e dytë e procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit.
    Deri më tani janë numëruar mbi 74% e kutive të votimit.
    Nga rinumërimi i tyre, ka dalë rezultati se Partia Demokratike – Aleanca Për Shqipërinë Madhështore dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, kanë humbur më shumë vota se sa Partia Socialiste.

    Kjo e fundit sakaq, ka shtuar votat.
    Kështu, PD-ja ka humbur deri më tani 108 vota.
    Nga ana tjetër, “Shqipëria Bëhet”, e cila ishte dhe partia që kërkonte rinumërimin në qarkun e Fierit, ka humbur nëntë vota.
    Ndërkohë, PS ka shtuar 12 vota.
     

  • Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati

    Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati

    Në qarkun e Fierit janë rinumëruar mbi 50% e kutive të votimit, duke sjellë ndryshime në rezultatin përfundimtar të subjekteve politike.
    Partisë Demokratike i janë zbritur 80 vota krahasuar me rezultatin e 11 majit, ndërsa Partisë Socialiste i janë rikthyer 34 vota, të cilat më parë ishin shpallur të pavlefshme.
    Koalicionit “Nisma–Shqipëria Bëhet” i janë zbritur 10 vota, ndërsa Partisë Socialdemokrate i janë rikthyer 8 vota. Po aq vota, 8 në total, i janë zbritur edhe Lëvizjes Bashkë.
    Ndryshimet e fundit e bëjnë garën për mandatin e fundit të debatueshme, veçanërisht për “Nisma–Shqipëria Bëhet”, e cila mbetet në pritje të rezultatit përfundimtar.

  • Hapen 54% e kutive të Fierit! PD humb 81 vota, PS-së i shtohen 32

    Hapen 54% e kutive të Fierit! PD humb 81 vota, PS-së i shtohen 32

    Numërohen 54% e votave të Fierit në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Deri më tani Partisë Demokratike i hiqen 81 vota, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 32 vota. Hapja e kutive edhe në këtë qark, nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim. Njëjtë si në qarkun e Tiranës, hapja e kutive po tregon vetëm gabime të vogla, ndërsa PD edhe në këtë qark kryeson me numrin e votave të pamerituara.
    Këtë shifra i zbehin shpresën Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier. Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por, zhvillimet deri tani nuk i kanë shkuar në favor. Pasi, jo vetëm që PS është fuqizuar, por nga ana tjetër Lapajt i janë zbritur 10 vota.

    Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë që i zbriten 8 vota, Koalicionit Djathtas për Zhvillim i zbriten 2 vota. Përveç PS-së, që i shtohen disa vota, edhe Partisë Mundësia i shtohen 3 vota, që i janë hequr nga numërimi fillestar.