Tag: kutive

  • Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 te shkolla “Vasil Shanto” në Tiranë

    Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 te shkolla “Vasil Shanto” në Tiranë

    Ka nisur me intensitet dorëzimi i kutive të votimit për njësinë administrative nr. 5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, e cila shërben si qendër numërimi për këtë zonë.
    Kjo njësi është më e madhja në kryeqytet dhe përfshin gjithsej 96 kuti votimi.Procesi i transportit dhe dorëzimit të kutive po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të organizuar, nën vëzhgimin e komisionerëve dhe forcave të rendit.
    Numërimi i votave në njësinë nr.5 pritet të nisë menjëherë pas mbërritjes së të gjitha materialeve zgjedhore, me përfshirjen e komisionerëve të të gjitha forcave politike dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
    Procesi i numërimit në këtë zonë do të jetë vendimtar për balancat zgjedhore në Tiranë, duke marrë parasysh peshën e madhe elektorale që përfaqëson njësia nr.5.

  • Dalin rezultatin e kutive të tjera të numëruara në Vorë! Si ndahen numrat

    Dalin rezultatin e kutive të tjera të numëruara në Vorë! Si ndahen numrat

    Euronews Albania ka siguruar rezultatet dhe të dy kutive të tjera në qytetin e Vorës, ku është aplikuar votimi elektronik.
    Në Qendrën e Votimit nr. 1557/01/02, janë numëruar 162 vota, nga 1000 zgjedhës të regjistruar, duke shënuar një pjesëmarrje prej 16.2%. Sipas të dhënave zyrtare, 2 vota janë shpallur të pavlefshme.
    Nga votat e vlefshme, rezulton se Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM)” ka marrë 36 vota, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 105 vota.
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 6 vota, PSD 3 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë, Partia Mundësia 6 vota, Lëvizja Bashkë 2 vota, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 1 votë.
    Ndërkohë në Qendrën e Votimit nr. 1557/01/01, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka 46 vota.
    Ndërkohë, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 76 vota.
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 4 vot

  • 3 713 761 shqiptarë drejt kutive të votimit! Qendrat hapen në orën 07:00, dhe 114 642 qytetarë votojnë për herë të parë

    3 713 761 shqiptarë drejt kutive të votimit! Qendrat hapen në orën 07:00, dhe 114 642 qytetarë votojnë për herë të parë

    3,713,761 shqiptarë do të kenë të drejtën t’iu drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 114,642 prej të cilëve do të votojnë për herë të parë.
    Në këto zgjedhje lista zgjedhore përfshin dy kategori: Zgjedhësit që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Në total, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishin 245,935 shqiptarë të diasporës që u regjistruan, ndërkohë që nga zarfet e dërguar, u tërhoqën 227,097. Ndërkaq, deri në paraditen e së shtunës janë 174,488 zarfe të mbërritura në KQZ, të cilët mbajnë brenda vullnetin politik të diasporës në këto zgjedhje.
    Në të gjithë vendin janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe 5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi. Këto objekte që do të merren në ruajtje nga policia, ditën e sotme. Do të jenë 5316 punonjës dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve.
    Qendrat e votimit hapen në orën 7:00 të së dielës, ndërsa procesi mbyllet në orët 19:00, me përjashtim të rasteve të veçanta ku mund të merret vendim për shtyrje të kohës për të ushtruar të drejtën për të votuar.
    Në momentin e paraqitjes në qendrën e votimit, çdo qytetar duhet të jetë i pajisur me dokumentin e identifikimit, që mund të jetë kartë identiteti ose pasaportë, brenda afatit të vlefshmërisë. Mundësia e fundit për të tërhequr dokumentin e identifikimit pranë zyrave të “IdentiTek”, për ata qytetarë që kanë aplikuar është ora 14:00 e 10 majit.
    Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë, ndërsa në garë janë 2046 kandidatë, për 140 vende në Parlament.

  • Zgjedhjet e 11 majit, nis shpërndarja e kutive të votimit

    Zgjedhjet e 11 majit, nis shpërndarja e kutive të votimit

    Kutitë e votimit

    TIRANË- Nis procesi i ndarjes së kutive të votimit në qendrat përkatëse! Ditën e sotme KZAZ kanë nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhotre nëpër qendrat e votimit. Sipas pamjeve të mëposhtme, KZAZ e Bashkisë së Lezhës ka nisur shpërndarjen e materialeve në qendrat përkatëse.
    Më 11 maj Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare. Pas disa javësh takime elektorale, nesër qytetarët do të drejtohen drejt qendravre të votimit. Ndryshe nga më parë, në këto zgjehdjet parlamentare voton për herë të parë edhe diaspora shqiptare./ZËRI

  • Shqipëria në heshtje zgjedhore, ndalojnë aktivitetet politike, qytetarët drejtohen nesër drejt kutive të votimit

    Shqipëria në heshtje zgjedhore, ndalojnë aktivitetet politike, qytetarët drejtohen nesër drejt kutive të votimit

    Foto ilustruese

    TIRANË- E premtja shënoi përmbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, ndërsa sot mbizotëron heshtja elektorale në vend. Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri nesër më 11 maj, ku shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Pas disa javësh të ngarkuara me takime elektorale dhe me premtime politike, ku nuk munguan as sulmet dhe akuzat ndaj kundërshtarëve politikë, vendi ynë ndodhet në një moment reflektimi, teksa qytetarët do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të bërë zgjedhjen e ty
    Partia Socialiste përmbylli fushatën e saj me një takim elektoral të madh pranë Parkut Olimpik në Tiranë. Nga ana tjetër, kolacioni opozitar “Partia Demokratrike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, përmbylli fushatën në Bulevardin e Ri në Tiranë.
    Ditën e sotme, ndalohet çdo aktivitet politik publik, sipas Kodit Zgjedhor që garanton një ditë qetësie për qytetarët para ditës së zgjedhjeve. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, kësaj here do të votojë për herë të parë edhe diaspora shqiptare, deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 174 mijë zarfe, ku shqiptarët nga çdo cep i botës do të ushtrojnë vullnetin e tyre./ZËRI

  • Shqipëria në heshtje zgjedhore, ndalojnë aktivitetet poliitke, qytetarët drejtohen nesër drejt kutive të votimit

    Shqipëria në heshtje zgjedhore, ndalojnë aktivitetet poliitke, qytetarët drejtohen nesër drejt kutive të votimit

    Foto ilustruese

    TIRANË- E premtja shënoi përmbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, ndërsa sot mbizotëron heshtja elektorale në vend. Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri nesër më 11 maj, ku shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Pas disa javësh të ngarkuara me takime elektorale dhe me premtime politike, ku nuk munguan as sulmet dhe akuzat ndaj kundërshtarëve politikë, vendi ynë ndodhet në një moment reflektimi, teksa qytetarët do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të bërë zgjedhjen e ty
    Partia Socialiste përmbylli fushatën e saj me një takim elektoral të madh pranë Parkut Olimpik në Tiranë. Nga ana tjetër, kolacioni opozitar “Partia Demokratrike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, përmbylli fushatën në Bulevardin e Ri në Tiranë.
    Ditën e sotme, ndalohet çdo aktivitet politik publik, sipas Kodit Zgjedhor që garanton një ditë qetësie për qytetarët para ditës së zgjedhjeve. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, kësaj here do të votojë për herë të parë edhe diaspora shqiptare, deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 174 mijë zarfe, ku shqiptarët nga çdo cep i botës do të ushtrojnë vullnetin e tyre./ZËRI

  • Zgjedhjet e 11 majit/ KZAZ nr. 84 në Vlorë gati për shpërndarjen e kutive të votimit

    Zgjedhjet e 11 majit/ KZAZ nr. 84 në Vlorë gati për shpërndarjen e kutive të votimit

    Në KZAZ nr. 84, e vendosur pranë palestrës së shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”, kanë mbërritur tashmë pajisjet për procesin e numërimit, por edhe për vëzhguesit. Ndërsa në vijim pritet edhe mbërritja e kutive të votimit, të cilat më pas, gjatë së shtunës, do të shpërndahen në të gjitha qendrat e votimit.
    Ervin Shakaj, kryetar i KZAZ nr. 84, ka konfirmuar se janë 68 qendra votimi në këtë KZAZ, që përfshijnë të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Vlorë. Përveç mbërritjes së materialeve zgjedhore, janë inspektuar të gjitha qendrat e votimit, si dhe është bërë përcaktimi i komisionerëve.
    Bashkia Vlorë ka katër KZAZ: numrat 84, 85, 86 dhe 87, të vendosura pranë palestrës së shkollës “Ismail Qemali”, palestrës së gjimnazit “Ali Demi” dhe në Pallatin e Sportit në Vlorë.

  • Katër finalistët përballë Kutive të Arta/ Çfarë ka rezervuar “Vëllai i Madh” për ta?

    Katër finalistët përballë Kutive të Arta/ Çfarë ka rezervuar “Vëllai i Madh” për ta?

    Finalja e “Big Brother Vip” rezervon gjithmonë surpriza për banorët që kanë mbërritur deri në fund të këtij rrugëtimi.

     Por mbrëmjen e sotme, ndodhi diçka e veçantë, teksa Egli, Rozana, Laerti dhe Gjesti u gjendën përballë katër kutive të arta. Banorët do mund t’i hapin këto kuti vetëm kur t’u thotë “Vëllai i Madh”.

    Çfarë ndodhet brenda këtyre kutive?