Tag: kutive

  • Dyshime për parregullsi, PL kërkon hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave në Bashkinë Kavajë

    Dyshime për parregullsi, PL kërkon hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave në Bashkinë Kavajë

    Partia e Lirisë ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit në zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë.
    Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi vjen pas dyshimeve të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave dhe synon të garantojë integritetin dhe transparencën e rezultatit zgjedhor.
    Njësitë administrative që përfshihen janë Kavajë, Golem, Synej, Helmas dhe Luz i Vogël.
    Sekretari Blushi thekson se ky hap është në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe kërkon nga institucionet përkatëse shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës.

  • KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

    KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

    Foto ilustruese

    TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që deri më tani kishin mbetur të panumëruara. Bëhet fjalë për një kuti në qarkun e Durrësit dhe një kuti në qarkun e Elbasanit.
    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) urdhëron numërimin fillestar të votave të panumëruara për qendrat e votimit nr. 1352/01, KZAZ nr. 21, qarku Durrës dhe nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan. Procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e KQZ-së. Rezultatet e këtyre qendrave të votimit do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse,”-bëri me dije KQZ.
    Dy kutitë, janë marrë të rregullta në KQZ dhe më pas janë konsideruar nga KZAZ si të parregullta. Tashmë, procesi i numërimit do të kryhet më datë 20, ora 12:00, në ambientet e KQZ-së./ZËRI

  • “Shko numëroji ti votat”/ Tensione në Lezhë, PD i kërkon Celibashit rinumërim e dy kutive

    “Shko numëroji ti votat”/ Tensione në Lezhë, PD i kërkon Celibashit rinumërim e dy kutive

    Gara në Lezhë është bërë mjaft e nxehtë në zarfet e fundit që po numërohen me votat e Greqisë. Teksa kanë mbetur edhe 566 vota pa u numëruar, PD-ja kryeson me 406 vota më shumë se PS-ja. Demokratët kanë kërkuar rinumërimin e dy kutive të votimit, gjë që është kundërshtuar nga socialistët. Sipas demokratëve, tabela përfundimtare ka tre vota më pak nga sa kanë mbajtur shënim vëzhguesit.
    Pranë grupeve të numërimit ka shkuar edhe kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ndërkohë që Ulsi Manja dhe Taulant Balla po ndjekin procesin nga shkallët e Parkut Olimpik. Këta të fundit i kanë kërkuar Celibashit që nëse do të pranojë kërkesën e PD-së për rinumërimin e dy kutive të votimit, numërimin do të duhet ta bëjë pikërisht ai. Celibashi vendosi të rinumërojë kutitë, pasi ishte i pranishëm në proces.
    “Shko numëroji ti votat”, dëgjohet t’i thotë Manja-Celibashit.

  • Gara në Lezhë, PD kërkon rinumërim të dy kutive. Manja-Celibashit: Nëse e pranon, bëje ti rinumërimin

    Gara në Lezhë, PD kërkon rinumërim të dy kutive. Manja-Celibashit: Nëse e pranon, bëje ti rinumërimin

    Gara në Lezhë është bërë mjaft e nxehtë në zarfet e fundit që po numërohen me votat e Greqisë. Kur kanë mbetur edhe 566 vota pa u numëruar, PD-ja kryeson me 406 vota më shumë se PS-ja.
    Demokratët kanë kërkuar rinumërimin e dy kutive të votimit, gjë që është kundërshtuar nga socialistët.
    Sipas demokratëve tabela përfundimtare ka tre vota më pak nga sa kanë mbajtur shënim vëzhguesit.
    Pranë grupeve të numërimit ka shkuar edhe kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ndërkohë që Ulsi Manja dhe Taulant Balla po ndjekin procesin nga shkallët e Parkut Olimpik.
    Këta të fundit i kanë kërkuar Celibashit që nëse do të pranojë kërkesën e PD-së për rinumërimin e dy kutive të votimit, numërimin do të duhet ta bëjë pikërisht ai.
    Celibashi vendosi të rinumërojë kutitë, duke qenë edhe vetë i pranishëm në proces.

  • ‘Zhbllokohet’ situata, hapen kutitë me votat e emigrantëve nga Greqia

    ‘Zhbllokohet’ situata, hapen kutitë me votat e emigrantëve nga Greqia

    Ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune hapja e kutive të votimit të diasporës nga Greqia, pas vendimit të dhënë të premten nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili urdhëroi nisjen e numërimit të votave të ardhura nga emigrantët shqiptarë në shtetin grek.
    Kutitë e votimit nga Greqia kishin mbetur të bllokuara që prej së dielës, si pasojë e ankesës së Partisë Demokratike, e cila pretendon se ka pasur manipulime në këtë proces. Votat e ardhura nga Greqia janë gjithsej rreth 53 mijë, ndërsa qarku i Tiranës është i pari që po hapet.
    Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Celibashit pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke kërkuar pezullimin e procesit, por deri në një vendim të KAS-it, numërimi vijon. Pritet me interes qëndrimi dhe veprimet e përfaqësuesve të PD-së në procesin e numërimit.

    Nis hapja e kutive për Diasporën e GreqisëKa nisur hapja e kutive të zarfeve që kanë brenda votën e diasporës nga Greqia. Kjo, pas vendimit që mori ditën e djeshme kreu i KQZ Ilirjan Celibashi. Qarku i Tiranës, do të numërohet i pari. pic.twitter.com/Xi795x9S3w
    — Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 17, 2025

  • Numërohen 90% e kutive, ja cila parti kryeson në qarkun e Durrësit…

    Numërohen 90% e kutive, ja cila parti kryeson në qarkun e Durrësit…

    Nga numërimi i 445 kutive nga 493 që janë gjithsej në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste e Shqipërisë është forcë e parë duke siguruar 64.633 vota (51.99%), ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar 49229 vota (39.60 %).
    Sipas rezultateve të deritanishme, në këtë qark, PS kap kuotën e 8 mandateve, ndërsa PD-ASHM 6.
     

  • PD në Fier nuk do të njohë rezultatin e 7 kutive në KZAZ 60

    PD në Fier nuk do të njohë rezultatin e 7 kutive në KZAZ 60

    Partia Demokratike e Fierit, nuk do të njohë rezultatin e 7 kutive që po numërohen aktualisht në KZAZ 60, vetëm nga dy numërues. Në KZAZ 60, e cila është më e madhja në qytetin e Fierit, numërimi u ndërpre që në orën 12;30, kur nuk ishin numëruar as 24 kuti nga 97 të tilla.
    Numëruesit e PD dolën me pretendimin se ndiheshin shumë të lodhur dhe vendosën që procesi të shtyhej në mëngjesin e së martës. Ndërkohë PS gjatë komunikimeve me KQZ deklaroi se do riniste procesin e numërimit duke respektuar kodin zgjedhor me dy numërues një i PS dhe një PSD, pasi ambientet monitorohen nga kamerat dhe numëruesit kanë edhe kamera në trup.

    Sakaq u numëruan 7 kutitë e para vetëm me dy numërues, ndërkohë PD gjatë këtij procesi erdhi dhe tha se procesverbalin e këtyre 7 kutive nuk do ta firmosë dhe nuk do njohë rezultatin. Pritet përfundimi i këtyre 7 kutive që PD të fusë numëruesit saj.

  • Në Tiranë numërohen votat e 560 kutive/ Ja si është renditja e votave për kryeqytetin

    Në Tiranë numërohen votat e 560 kutive/ Ja si është renditja e votave për kryeqytetin

    Ndërsa vazhdon numërimi i votave në të gjithë Shqipërinë dhe të diasporës, në Tiranë ka përfunduar numërimi i 560 kutive,.

    Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së deri në orën 17:00 rezultati është si më poshtë,.

    Koalicioni PD  Aleanca për Shqipërinë Madhështore-62971, OSE 34.70 për qind.  

    Partia Socialiste e Shqipërisë-88067, ose 48.53 për qind.

    Votat e tjera janë ndarë mes partive të vogla.

     

     

  • Numërohen 40% e kutive në Durrës, si ndahen mandatet

    Numërohen 40% e kutive në Durrës, si ndahen mandatet

    Në procesin e numërimit të votave në qarkun e Durrësit, kanë përfunduar së numëruari deri tani 200 nga 493 qendra votimi, ose rreth 40% e kutive.
    Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 30,414 vota, që përfaqësojnë 52.92% të totalit të votave të numëruara deri tani.
    Në vend të dytë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 22,382 vota ose 38.94%.
    Në bazë të këtyre rezultateve dhe projeksioneve për ndarjen e mandateve, PS pritet të sigurojë 8 mandate, ndërsa PD-ASHM do të marrë 6 mandate.
    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 22,382 vota (38.94%)
    Lëvizja Bashkë (BASHKE): 709 vota (1.23%)
    Lëvizja Atdheu (LA): 128 vota (0.22%)
    Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 455 vota (0.79%)
    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 30,414 vota (52.92%)
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 1,359 vota (2.36%)
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 107 vota (0.19%)
    Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 22 vota (0.04%)
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 299 vota (0.52%)
    Partia Mundësia: 1,464 vota (2.55%)
    Partia Socialdemokrate (PSD): 137 vota (0.24%)
     

  • Mbyll numërimin e kutive të votimit Konispoli, kryesojnë me mbi 1000 vota socialistët

    Mbyll numërimin e kutive të votimit Konispoli, kryesojnë me mbi 1000 vota socialistët

    Konispoli ka mbyllur numërimin e të gjitha kutive të votimit.

    PS-ja ka lënë pas demokratët, duke kryesuar me 2231 vota. PD-ja nga ana tjetër ka arritur të marrë 1156 vota.

    Top Channel