Fillimi i dhjetorit do e gjeje sërish administratën e KQZ në petkun e numëruesit ndërkohë që salla e mbledhjeve pritet te shndërrohet ne një qendër të madhe numërimi.
6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, 210 kuti të përzgjedhura në mënyrë rastësore do i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor një procedurë e parashikuar nga kodi zgjedhor pas çdo procesi elektoral.
“Më 3 dhjetor hapet 210 kuti votimi. Në procesin e verifikimit pas zgjedhor nuk përfshihen kutitë e votimit të cilat janë rinumëruar përgjatë procesit të shqyrtimit të ankimimeve (2124 QV Brenda vendit dhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit), si dhe ato që janë në proces hetimi penal për të cilat ka vendim sekuestrimi apo në pritje të tij”, u shpreh drejtoresha e votimit nga jashtë në KQZ, Jona Josifi.
Asnjë parti politike nuk shfaqi interes për procesin ndonëse ishin te ftuar. As demokratët të cilët besojnë se ne 11 maj nuk ka pasur zgjedhje por farse nuk ishin te interesuar për hapjen e kutive. Procesi i verifikimit nuk prek rezultatin por synon te nxjerr zbuluar numëruesit apo komisonerët të cilët mund kenë shkelur ligjin.
Tag: kutive
-

Hapja e kutive të “11 majit”/ KQZ do të shikojë numërimin dhe dokumentet e 210 kutive
-

U vodhën numëruesit më 11 maj? KQZ do të hapë 210 kuti
KQZ po kërkon akoma për numërues që mund të kenë vjedhur vota më 11 maj, në mënyrë që t’i dorëzojë ata përpara drejtësisë. Për këtë, do të hapen 10% e kutive, si të votave brenda vendit, si të diasporës, për t’u kontrolluar, rinumëruar e për të parë nëse ka mospërputhje. Verifikimit nuk do t’i shpëtojë asnjë bashki e vendit dhe kutitë që do të hapen u zgjodhën përmes shortit.
Nuk do të rihapen kuti në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërim u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës. Nga ky proces i verës, u zbulua se kryesisht në Fier, kishte abuzime serioze me votën, por Komisioni i Ankesave nuk dërgoi asnjë në prokurori, duke lënë komisionerin Ilirjan Celibashi ta bëjë këtë proces, pikërisht tani, në këtë fazë.
Verifikimi pas zgjedhor dhe hapja e 10 % te kutive me short, janë një detyrim nga Kodi Zgjedhor. Pavarësisht parimit, “frika e ruan vreshtin”, në të shkuarën, janë parë pak ndëshkime të numëruesve që janë zbuluar si manipulues votash nga verifikimi pas zgjedhor. -

Verifikimi paszgjedhor/ Hapja e kutive të “11 majit”, KQZ do të shikojë numërimin dhe dokumentet e 210 kutive
Fillimi i dhjetorit do e gjeje sërish administratën e KQZ në petkun e numëruesit ndërkohë që salla e mbledhjeve pritet te shndërrohet ne një qendër të madhe numërimi.
6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, 210 kuti të përzgjedhura në mënyrë rastësore do i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor një procedurë e parashikuar nga kodi zgjedhor pas çdo procesi elektoral.
“Më 3 dhjetor hapet 210 kuti votimi. Në procesin e verifikimit pas zgjedhor nuk përfshihen kutitë e votimit të cilat janë rinumëruar përgjatë procesit të shqyrtimit të ankimimeve (2124 QV Brenda vendit dhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit), si dhe ato ato që janë në proces hetimi penal për të cilat ka vendim sekuestrimi apo në pritje të tij”, u shpreh drejtoresha e votimit nga jashtë në KQZ, Jona Josifi.
Asnjë parti politike nuk shfaqi interes për procesin ndonëse ishin te ftuar. As demokratët të cilët besojnë se ne 11 maj nuk ka pasur zgjedhje por farse nuk ishin te interesuar për hapjen e kutive. Procesi i verifikimit nuk prek rezultatin por synon te nxjerr zbuluar numëruesit apo komisonerët të cilët mund kenë shkelur ligjin.Top Channel
-

Mbyllja e votimeve/ Kreu i KQZ, Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00, ja kur pritet të mbarojë
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në komunikim me mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ka dhënë detajet e fundit mbi procesin.
Ai tha se pjesëmarrja në total për 5 bashkitë ishte 18.4%, ndërsa shtoi se Vlora kishte numrin më të ulët të qytetarëve që morën pjesë në votim. Ai shtoi se numërimi do të nisë sonte në orën 22:00 dhe pritet të përfundojë nesër në mesditë.
“Ka nisur dorëzimi i bazës materiale dhe kutive të votimit në qendrat e numërimit. Numërimi dhe të dhënat do të transmetohen në kohë reale në faqen e internetit të KQZ. Për bashkinë e Tepelenës, krahas numërimit manual, do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale. Rreth orës 22 do nisë procesi i numërimit dhe shpresojmë që të përfundojë mesditën e së hënës”,- tha Celibashi. -

Vlora thyen rekordin negativ, Beharaj: Pjesëmarrja në votime bie në nivele historike
Procesi i votimit për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Vlorës është mbyllur duke shënuar një pjesëmarrje historikisht të ulët. Deri në orën 17:00, kur u mbyllën zyrtarisht qendrat e votimit, pjesëmarrja ishte vetëm 11.84%, një rënie drastike krahasuar me 21% të regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme.
Me mbylljen e procesit, kutitë e votimit janë vulosur dhe kanë nisur të dërgohen drejt katër Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në qytet, ku do të bëhet edhe numërimi i votave. Konkretisht, KZAZ-të janë vendosur në shkollat “Ali Demi” dhe “Ismail Qemali”, si dhe dy të tjera në Pallatin e Sportit.
Gazetari i Syri tv Xhemil Beharaj tha se, “një incident u shënua pasdite në Pallatin e Sportit, një nga qendrat kryesore të numërimit, ku pati një ndërprerje të energjisë elektrike për rreth 15 minuta”. “Situata u normalizua shpejt pa shkaktuar probleme në përgatitjet për grumbullimin e kutive”.
Tashmë, pritet që grupet e numërimit të vendosin për fillimin e procesit të hapjes së kutive. Për shkak të numrit të vogël të votave, mendohet se numërimi mund të nisë më herët se zakonisht, pasi në zgjedhjet e kaluara procesi ka filluar pas mesnate. Sipas informacioneve, rezultati për kryetarin e ri të Bashkisë së Vlorës pritet të bëhet i ditur në orët e para të mëngjesit të së nesërmes, rreth orës 10:00.
Xhemil Beharaj: Atëherë, nga 146.000 votues që janë nga këto qendra që kanë dërguar informacionin, kanë votuar 17.392 votues, ose e shprehu kjo me përqindje 11.84%. Duke ju referuar gjithmonë shifrave zyrtare, në zgjedhjet e 25 majit të këtij viti që ishin për pushtetin qëndror, pjesëmarrja në votime e Bashkisë së Vlorës ka qenë 21%. Ndërsa tashmë për bashkinë që janë zgjedhjet për kryetar bashkie, pra këto që po zhvillohen sot, është vetëm me 11%, afër 12%. Gjithmonë duke ju referuar shifrave zyrtare, do të pohoja faktin se sipas, shifrave zyrtarëve dhe sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Bashkinë Vlorë janë katër KZAZ, të ndara në 82, 83, 84 dhe 85, ku konkretisht KZAZ 82 është në shkollën Ali Demi, KZAZ-në 83 është në shkollën Ismail Qemali dhe 84 dhe 85 janë në Pallatin e Sportit. Pikërisht në Pallatin e Sportit, vetëm pak minuta më parë ka patur një ndërprerje të energjisë elektrike për afro 10-15 minuta dhe siç na njoftojnë kolegët tanë, është rikthyer energjia elektrike, ka qenë një defekt i shkurtër i cili ka bërë të mundur ikjen e energjisë elektrike për afro 15 minuta. Çka do të bënte, në qoftë se do të ishte ndonjë defekt serioz, do të bënte që të kishte probleme në grumbullimin e kutive të votimit pastaj dhe kur do të niste procesi i hapjes dhe i numërimit të këtyre kutive të votimit. Gjithsesi, kutitë e votimit janë mbyllur nëpër qendrat e votimit. Ato do të vulosen, do të plotësohet dokumentacioni dhe do të nisen drejt KZAZ-ve ku atje do të grumbullohen, do të dorëzohen me procesverbal dhe pritet pastaj nëse komisioni i numërimit, pra grupet e numërimit do të nisin nga puna për t’i hapur dhe për të bërë numërimin e kutive të votimit. Kjo do të përcaktohet se si do të bihet dakord se kur do të nisë procesi i numërimit të kutive të votimit. Sipas informacioneve të marra, në votimet e kryera vite më më parë, zakonisht është vendosur që numërimi i kutive të votimit të kryhet në orën 12:00 pas mesnate, pra në orën 00:00 kur fillon dita tjetër. Por meqenëse janë pak kuti votimi dhe pjesëmarrja ka qenë tepër e ulët, mendohet që të nisë më parë procesi i hapjes dhe i numërimit të kutive të votimit dhe thuhet që brenda mëngjesit të ditës së nesërme, maksimumi deri në orën 10:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, të ketë një rezultat se kush do të jetë kandidati fitues për Bashkinë e qytetit të Vlorës.
Armela Ferko: E qartë. Në fakt, pjesëmarrja në Vlorë shënon një rekord të ulët, duhet thënë, dhe nëse e krahasojmë edhe brenda këtij procesi ku pjesëmarrja në tërësi është e ulët, po dhe nëse e krahasojmë me bashkitë e tjera, pra brenda këtij procesi po them në vetvete. Nuk e di nëse është shënuar ndonjëherë një pjesëmarrje kaq e ulët, po do të kemi rastin ndoshta ta analizojmë edhe më vonë.
Xhemil Beharaj: Armela, do pohoja faktin se rreth një orë përpara se të mbylleshin kutitë, kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës ka bërë një lutje duke u drejtuar qytetarëve vlonjatë që të shkojnë dhe të votojnë pasi…
Armela Ferko: Po se praktikisht as administrata nuk ka dalë, nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë. As administrata e bashkisë nuk ka arritur të të dalë, nëse shohim shifrat.
Xhemil Beharaj: Po. Atëherë unë do thoja që meqenëse ka qenë dhe një ditë shiu, këta sheqerët e Partisë Socialiste nuk kanë dalë, kanë marrë lagështi, janë tretur…
-

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Përfundon rinumërimi i 16 kutive të votimin, ja kur do të shpallen rezultatet
Ka përfunduar edhe procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pasditen e së enjtes përfundoi procesi i rinumërimit të 16 kutive të votimit, vendim ky që ishte marrë të mërkurën.
Pas këtij procesi KQZ do presë për ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe eventualisht në Gjykatën Supreme që gjë merr kohë maksimumi një javë.
Me të përfunduar ankesat, nëse ka, KQZ njofton se do të shpall rezultatet përfundimtare të votimit të 12 tetorit.
Rezultati ka mbetur i pandryshuar nga ato preliminaret. Në 19 komuna votuesit zgjodhën qysh në raundin e parë kryetarët e 17 të tjera do të shkojnë në balotazh që do të mbahet më 9 nëntor. -

Përparim Rama kryeson në Prishtinë, reagon pas hapjes së kutive të para: Faleminderit nga zemra!
Pas mbylljes së procesit të votimit në Prishtinë ka nisur numërimi i kutive të votimit. KQZ në përditësimin e fundit ka bërë me dije se janë numër 30 kuti nga 268.
Nga numërimi i këtyre kutive kryeson Përparim Rama i LDK-së me 2994 vota, 37.24%. Pas tij renditet Hajrulla Çeko i LVV-së me 2667 vota, 33.18%. Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili ka marrë deri më tani 1983 Vota, 24.67%.Kryetari i Prishtinws, Përparim Rama, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve duke falënderuar qytetarët.
Kryetari Rama krahas një fotografie të publikuar ka shkruar “Faleminderit nga zemra, Prishtina e zemrës”. -

Zgjedhjet lokale në Kosovë, qytetarët i drejtohen kutive të votimit
Të dielën, më 12 tetor, qytetarët e Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe asamblistët komunalë në 38 komunat e vendit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e drejta për të votuar u takon 2,025,105 qytetarëve brenda territorit të Kosovës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit.
Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00. KQZ ka konfirmuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, me përjashtim të disa vendvotimeve ku mund të ketë pasur vonesa të vogla.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë dhe se institucionet përkatëse janë angazhuar për mbarëvajtjen e procesit, përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur të Mediave.
Në konferencën e parë për media gjatë ditës, Elezi theksoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur problemet teknike në publikimin e rezultateve preliminare dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë në zgjedhje.
/vizionplus.tv -

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?
Bolivianët i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhje që mund të shënojnë një kthesë të rëndësishme politike, duke i dhënë fund pothuajse dy dekadave të qeverisjes nga partia e majtë Movimiento al Socialismo (MAS).
MAS, e cila erdhi në pushtet me zgjedhjen e parë të Evo Morales në vitin 2005, rrezikon të humbasë edhe statusin ligjor nëse nuk arrin pragun minimal prej 3% të votave, një shifër që nuk e ka arritur në sondazhet e fundit, raporton The Guardian.
Në garën presidenciale, dy kandidatët e opozitës kryesore janë pothuajse të barabartë: Samuel Doria Medina, biznesmen dhe ish-ministër planifikimi me prirje qendër-djathtas, dhe Jorge “Tuto” Quiroga, ish-president me orientim të djathtë.
Presidenti aktual Luis Arce, 61 vjeç, i papëlqyer në mes të krizës më të rëndë ekonomike që nga vitet 1980, zgjodhi të mos kandidojë. Ai përkrahu kandidaturën e ministrit të tij të Brendshëm, Eduardo del Castillo, i cili sipas sondazheve ka mbështetje vetëm rreth 2%.
Ndërkohë, Evo Morales, ish-presidenti dhe figura historike e MAS, është përballur me një urdhër arresti mbi akuza të rënda dhe ka bërë thirrje për vota të pavlefshme, duke pretenduar se kjo do të shërbente si një formë legjitimimi për të. Analistët, megjithatë, theksojnë se kjo strategji nuk pritet të ndryshojë rezultatin.
Në krahun e majtë, fragmentimi është thelluar: senatori 36-vjeçar Andrónico Rodríguez, dikur i konsideruar trashëgimtari politik i Morales, kandidoi përmes një koalicioni tjetër të majtë, duke sfiduar hapur partinë ku u formua.
Sipas analistëve politikë, zgjedhjet e së dielës po mbahen në sfondin e një krize të ashpër ekonomike me mungesë dollari dhe karburanti, rritje të çmimeve dhe pakënaqësi popullore. Rreth 7.9 milionë qytetarë janë të thirrur për të votuar, ndërsa rezultatet e para pritet të shpallen në mbrëmje.
Nëse asnjë kandidat nuk arrin mbi 50% të votave, apo të paktën 40% me një epërsi prej 10 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, vendi do të shkojë në balotazh më 19 tetor, një zhvillim pa precedent në historinë politike të Bolivisë.
