Tag: kutitë

  • Hapen kutitë e votimit në Tiranë, del rezultati i parë nga rinumërimi në 7 QV

    Hapen kutitë e votimit në Tiranë, del rezultati i parë nga rinumërimi në 7 QV

    Janë hapur kutitë e qarkut të Tiranës në 18 KZAZ dhe 1282 qendra votimi.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se do të numërohen fillimisht vota për partinë dhe më pas për kandidatët preferencial.
    Ilir Alimehmeti dhe Franc Nuri të PD-së ishin prezentë në nisje të procesit, por më pas u larguan. Prezentë ishin dhe Erald Kapri i Partisë Mundësia.
    Ndërkohë në sallë janë prezent Agron Shehaj dhe Asllan Dogjani.
    Nga 7 QV të hedhura në sistem, rezultojnë:
    PD rritet me 1 votë plus
    Euroatlantiket rrite me 3 vota
    PS renie me 2 vota
    PSD rritje me 1 vote

    Top Channel

  • Hapen kutitë e votimit në Tiranë, Shehaj dhe Dogjani ndjekin nga afër procesin e rinumërimit

    Hapen kutitë e votimit në Tiranë, Shehaj dhe Dogjani ndjekin nga afër procesin e rinumërimit

    Janë hapur kutitë e qarkut të Tiranës në 18 KZAZ dhe 1282 qendra votimi.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se do të numërohen fillimisht vota për partinë dhe më pas për kandidatët preferencial.
    Ilir Alimehmeti dhe Franc Nuri të PD-së ishin prezentë në nisje të procesit, por më pas u larguan. Prezentë ishin dhe Erald Kapri i Partisë Mundësia.
    Ndërkohë në sallë janë prezent Agron Shehaj dhe Asllan Dogjani.

    Top Channel

  • Hapen kutitë e votimit në Tiranë, Shehaj dhe Dogjani ndjekin nga afër procesin

    Hapen kutitë e votimit në Tiranë, Shehaj dhe Dogjani ndjekin nga afër procesin

    Janë hapur kutitë e qarkut të Tiranës në 18 KZAZ dhe 1282 qendra votimi.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se do të numërohen fillimisht vota për partinë dhe më pas për kandidatët preferencial.
    Ilir Alimehmeti dhe Franc Nurti të PD-së ishin prezent në nise të procesit, por më pas u larguan. Prezentë ishin dhe Erald Kapri i Partisë Mundësia.
    Ndërkohë në sallë janë prezent Agron Shehaj dhe Asllan Dogjani.

    Top Channel

  • Nis rinumërimi i votave për 1282 kutitë e qarkut të Tiranës

    Nis rinumërimi i votave për 1282 kutitë e qarkut të Tiranës

    Sot ka nisur rinumërimi i votave për 1282 qendrat e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa më pas do të vijojë me 587 qendrat e Qarkut Fier dhe 360 kutitë e Durrësit.
    Ky proces pritet të zgjasë disa ditë, pasi fillimisht do të numërohen votat për subjektet politike, me tej të njëjtat kuti do të numërohen për votat preferenciale për kandidatët.

    Në total do te rinumërohen 2323 kuti votimi nga zgjedhjet e 11 majit.

  • Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

    Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

    Pas përfundimit të verifikimit të fletëve të votimit në 94 kutitë e zonave Gramsh dhe Peqin, të cilat u krahasuan me dokumentacionin zgjedhor përkatës, sot në orën 09:00 në pallatin e sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi i rinumërimit për të gjithë qarkun e Tiranës.
    Në total do të shqyrtohen 1 282 kuti votimi, duke përfshirë si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë.
    Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Pas përfundimit të këtij faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora.
    Në këtë proces do të angazhohen 24 grupe pune me një total prej 63 punonjësish të administratës zgjedhore, ku përfshihen 48 numërues dhe 15 zëvendësues.
    Kostoja e përgjithshme e rinumërimit është vlerësuar në 21 milionë lekë të rinj, fond që do të mbulohet nga kursimet e mbetura nga procesi i zhvilluar më 11 maj, pa pasur nevojë për fonde shtesë.
    Në Tiranë, Partia Demokratike kërkon që të rifitojë një mandat që iu mor me një diferencë të ngushtë nga Partia Mundësia e Agron Shehajt. Ndërkohë në Partinë Socialiste janë disa kandidatë që shpresojnë për vota më shumë, duke qenë se janë ndarë në një rezultat të ngushtë nga kolegët e tyre në zgjedhjet e 11 majit.
    Kujtojmë se dje, 17 qershor, pati përplasje teksa rinumëroheshin votat për bashkinë Peqin. Vëzhguesit e PD-së pretendonin se fletët e votimit pa vulën përkatëse, i kishin kaluar Partisë Socialiste, në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor.

  • KQZ nis rinumërimin e votave, hapen kutitë e Gramshit e Peqinit, procesi do vijojë me Tiranën, Durrësin e Fierin

    KQZ nis rinumërimin e votave, hapen kutitë e Gramshit e Peqinit, procesi do vijojë me Tiranën, Durrësin e Fierin

    Kështu u paraqit situata në nisje të procesit të analizimit të dokumentacionit në kutitë zgjedhore për Gramshin dhe Peqinin sot në ambientet e Pallatit  të sportit “Fahrije Hoti” në kryeqytet.

    Bledi Himçi nga Partia Demokratike, kundërshtoi rezultatin me pretendimin se në njërën prej kutive të para të hapura u konstatuan 2 fletë votimi pa vulë.
    Himçi: Kjo kuti të dalë e pavlefshme. E kemi konstatuar nga pamjet filmike dhe po e shikojmë edhe këtu, është një situatë skandaloze. Ka vetëm një vulë dhe vazhdojnë e konstatojnë si të vlefshme. Kjo s’ka vulë fare, është quajtur e vlefshme. Duhet bërë edhe korrigjimi i tabelës dhe konstatimi për pavlefshmëri të kësaj kutie. Futet një fletë bosh që ka krijuar trenin bullgar, është që kjo kuti të dalë e gjithë e pavlefshme.

    Përfaqësuesi i KAS: Ne nuk shkojmë tek rinumërimi, se kjo që thua ti është rinumërim. Jemi duke rivlerësuar provat për efekt të pavlefshmërisë. Shkojmë në konstatimin e tyre që janë me mangësi formale dhe evidentimin tyre në procesverbal. Pastaj për efekt ligji, KAS ku ka numrin e fletëve të votimit të konstatojnë të parregullta në raport me numrin e fletëve të votimit të dala në kuti, vlerësojmë nëse kjo kuti ka elementë për tu shpallur e pavlefshme. Jo rinumërim. Numëruesi nuk e ka autoritetin me thënë që kjo është votë e parregullt, atë e vlerëson KAS, numëruesi thotë kjo fletë votimi nuk kishte këtë elementë, ishte konstatuar e rregullt, por mungojnë vulat.
    Menjëherë pas përfundimit të rishikimit për Elbasanin, do të vijojw puna për 1284 kutitë e Tiranës, pasi rinumërimi do të zhvillohet për subjektin politik dhe për kandidatët.  E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për të gjithë qarkun e Fierit, ndërsa për Durrësin do të rinumërohen 360 kuti, përfshirë 85 nga diaspora.
    Procesi do të shtrihet për rreth 1 muaj dhe  po realizohet me 24 grupe pune  dhe 63 punonjës të administratës zgjedhore ku nuk do të përjashtohen vëzhguesit e 3 subjekteve politike që kanë ankimuar vendimin.
    Me rinumërim të votave mundësia për ndryshim të emrave kandidat fitues është relativisht e ulët, mundësia ekziston për 2-3 raste ku mandat i deputetit është fituar me më pak se 500 vota, si Olta Xhaçës përball Blerian Gjylametit apo Ornaldo Rakipit përball Qemal Xhefalisë në Tiranë, ndërsa në Fier Adriatik Lapaj kërkon mandatin e humbur me diferencë 500 vota për kandidatin Azmer Duleviç
    Vendimi për rinumërimin e votave u mor nga dy anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe sanksioneve pas ankimimeve të subjekteve politike për parregullsi në proces.

  • Nis rinumërimi i votave, të parat hapen kutitë e Gramshit dhe Peqinit

    Nis rinumërimi i votave, të parat hapen kutitë e Gramshit dhe Peqinit

    Me vendim të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rinisur sot hapja e kutive dhe numërimi i votave për katër qarqe të Shqipërisë.

    Proçesi nisi rreth orës 10:30 në pallatin e sportit Fahrije Hoti në kryeqytet me 94 kutitë e qytetit të Gramshit dhe Peqinit, të cilat do të hapen për kontroll dokumentacioni dhe sasisë pa përfshirë rinumërim votash.
    Tirana do të jetë qarku i dytë që do t’i nënshtrohet procesit me rreth 1282 kuti për vota partiake dhe për kanididatët.

    Rinumërimi do të përfshijë edhe Fierin e Durrësin me 360 kuti përfshirë 85 nga diaspora.
    Proçesi do të shtrihet për rreth 1 muaj dhe  po realizohet me 24 grupe pune  dhe 63 punonjës të administratës zgjedhore ku nuk do të përjashtohen vëzhguesit e 3 subjekteve politike që kanë ankimuar vendimin.
    Me rinumërim të votave mundësia për ndryshim të emrave fitues është relativisht e ulët./vizionplus.tv

  • Nis rinumërimi i votave, do hapen 44% e kutive në 4 qarqe

    Nis rinumërimi i votave, do hapen 44% e kutive në 4 qarqe

    Në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë, ka nisur rinumërimi i 2.323 kutive të votimit nga zgjedhjet e 11 majit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).
    Procesi fillimisht ka nisur me hapjen e 94 kutive të bashkive Peqin dhe Gramsh të qarkut të Elbasanit (së bashku me kutitë e materialeve zgjedhore). Më pas do të vijohet me Tiranën (1.282 kuti), Fierin (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës (275 kuti brenda vendit + 85 nga diaspora.)
    Procesi realizohet nga 24 tavolina numërimi, ku janë ngritur 24 grupe me gjithsej 63 punonjës të administratës zgjedhore (48 numërues + 15 zëvendësues). Rinumërimi parashikohet që të zgjasë deri në 1 muaj, për shkak të numrit më të ulët të tavolinave krahasuar me numërimin fillestar më 11 maj.
    KQZ ka deklaruar se nuk do të kërkojë buxhet shtesë, pasi kostoja prej 21 milionë lekësh të rinj që parashikohet do të mbulohet nga kursimet e 11 majit. Paratë do të shpenzohen për sistemin online të raportimit, logjistikën dhe materialet ndihmëse. Të pranishëm do të jenë edhe vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.
    Me hapjen e 94 kutive në bashkitë Peqin dhe Gramsh do të krahasohen fletët e votimit me materialet zgjedhore. Në qarkun Tiranë, do të numërohen të gjitha votat si për partitë ashtu edhe për kandidatët. Edhe në qarkun e Fierit po ashtu. Në Durrës, KAS-i vendosi që të rinumërojë kutitë e KZAZ-ve 21 dhe 22 të kërkuara nga PD, dhe 60 kuti të kërkuara nga kandidati demokrat Aulon Kalaja.
    A mund të ndryshojë diçka? Cilat janë diferencat?
    FIER
    Në Fier, Koalicioni “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt e humbi mandatin për rreth 500 vota. Nëse rinumërimi gjen kaq vota në favor të partisë së re, atëherë Azmer Duleviç bëhet deputet, dhe nga Partia Socialiste humbet një mandat dhe ajo që ngel jashtë është Zegjine Çaushi. PD nuk rrezikon asgjë nga rinumërimi.
    Që Nisma Mundësia të marrë mandatin në qarkun e Fierit i duhet të rikuperojë 519 vota dhe t’i marrë Partisë Socialiste një deputet. Çdo ndryshim tjetër është i pamundur. Qe PS të humbasë edhe një mandat tjetër, në favor të PD, kjo e fundit duhet të marrë rreth 6300 vota më shumë, ose PS te ketë rreth 19,000 vota më pak. Pra, krejtësisht e pamundur.
    TIRANË
    Në qarkun Tiranë, i vetmi mandat që mund të vihet në dyshim, është deputeti i dytë i partisë “Mundësia”, i cili nëse e humbet i kalon PD-së, dhe bëhet me 14 deputetë. Që kjo të ndodhë, duhet që nga rinumërimi i votave, të dalin 1200 vota në favor të PD-së ose 117 vota më pak për partinë e Agron Shehajt. Nëse këto vota ‘gjenden’, në parlament nuk hyn Erald Kapri, por Ilir Alimehmeti. Që Mundësia ta ruaje mandatin në kurriz të PS, kjo e fundit duhet të humbasë rreth 4500 vota.
    Kandidatët
    Diferenca më e ngushtë e kandidatëve demokratë në Tiranë, është ajo e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit. Deputetja aktuale ka një avantazh prej 2400 votash, që zor se thyhet.
    Mes socialistëve, diferenca më e ngushtë dhe me risk për tu përmbysur, është ajo mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylamentit. Ish-ministrja ka një avantazh të lehtë prej 140 votash. Nga ana tjetër, Xhemal Qefalia është 500 vota larg Ornaldo Rakipit, i cili doli fitues.
    DURRËS
    Në Durrës, Aulon Kalaja po zhvillon një betejë kundër ish prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit rezulton fitues me gati 1000 vota diferencë, e cila zor se mund të përmbyset në kushtet kur PD nuk ka kërkuar rinumërim të plotë të qarkut, por një pjesë të tij.
    Përveç mundësive të renditura më lart, çdo ndryshim tjetër në raport me mandatet dhe kandidatët është i pamundur.
    Për cilat qarqe zhvillohet rinumërimi?
    QARKU TIRANË
    Të gjitha kutitë e votimit brenda vendit
    18 KZAZ
    1.282 qendra votimi
    QARKU FIER
    Të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët
    9 KZAZ
    587 qendra votimi
    QARKU DURRËS
    Rinumërim i plotë për:
    111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22
    126 QV të listuara nga PD-ASHM
    60 QV të kërkuara nga PLL
    Përfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit
    Në total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)
    QARKU ELBASAN
    94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)
    Buxheti
    7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve
    8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike
    4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse
    Totali: Rreth 21 mln lekë të rinj

  • KAS hap kutitë në Gramsh dhe Peqin, javën tjetër nis rinumërimi i votave për Qarkun e Tiranës, deputetët e rinj në…

    KAS hap kutitë në Gramsh dhe Peqin, javën tjetër nis rinumërimi i votave për Qarkun e Tiranës, deputetët e rinj në…

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi dje që të martën e ardhshme të hapen 94 kuti votimi në Gramsh dhe Peqin, pas akuzave të Partisë Demokratike për manipulime dhe “tren bullgar”. Materialet filmike tregojnë fletë votimi që qarkullojnë jashtë qendrave dhe veprime të dyshimta me vula në një dyqan. Vendimi është preludi i një vale rinumërimesh që do përfshijë më pas Qarkun e Tiranës, ku deputetët e zgjedhur më 11 majit janë në ethe për fatin e mandateve të tyre. Mbledhja e KAS dje u dominua nga tensione të forta, me përplasje të hapura mes përfaqësuesve të PD dhe Ilir Rusmalit. Në sfond shpërtheu edhe debati për votën e diasporës dhe shpjegimet e KQZ për “kursimin” e 2 milionë eurove nga kontrata me DHL. Pas Tiranës, rinumërimi do zbresë në Fier dhe në fund në Durrës, ku do hapen 275 kuti, duke rihapur garën parlamentare në disa qarqe.
    Detajet
    Konkretisht të martën, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të hapen kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore për 94 qendra në Bashkitë Gramsh dhe Peqin. Vendimi edhe këtë herë u mor nga dy anëtarët e KAS që janë propozuar nga PD, dhe ka për qëllim që të krahasohen fletët e votimit që janë në kuti, me materialet zgjedhore. Kjo pasi PD, ka paraqitur disa video ku pretendohet tren bullgar, apo votim abuziv. Siç ishte rasti i disa fletëve në një lokal, që u pretenduan si fletë reale që kanë dalë jashtë qendrës së votimit, ose rasti tjetër i një qendre votimi vendosur në një dyqan rural, ku një i ri duket që kryen veprime të dyshimta me vulat e votimit në prani të komisionerëve të të gjitha palëve. Krahasimi i të dhënave mes kutisë së votave dhe kutisë së materialeve zgjedhore mund të provojë nëse ka më shumë vota sesa zgjedhës të paraqitur në qendrën e votimit.
    Debatet
    Megjithëkëtë, kjo mbledhje nuk kaloi pa debate, me demokratët që nuk pajtohen me sjelljen e anëtarit të KAS, Ilir Rusmali, i cili edhe pse ka qenë ministër i Berishës, në Komision është propozuar nga Partia Socialiste. Përfaqësuesi i PD, tha se Rusmali po sillet si një militant, dhe aspiron të bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Përplasja nisi për shkak të debateve për votën e diasporës.
    Marash Logu: Donim një shpjegim. Ka pasur një deklaratë të Celibashit, sipas së cilës janë kursyer rreth 2 mln euro nga kontrata me DHL. Më 12 qershor ka pasur një komunikim tjetër, që KQZ s’do e paguajë DHL kur mungon nën shkrimi, sipas kontratës kostoja për dërgimin dhe marrjen mbrapsht ë një zarfi është 37.5 euro. Nëse KQZ ka bërë vlerësim që do kursejë 2 mln euro, a do të thotë që ka një vlerësim që në të paktën 53 mijë raste mungon nënshkrimi i zgjedhësit.
    KQZ: Kursimi ishte në kuadër të procesit të rinumërimit të një numri të madh kutish. KQZ shpjegoi se s’do të kërkojë buxhet shtesë, sepse ka ende buxhet në dispozicion dhe përmendi një rast kursimi, që nuk lidhet me zbatimin e kontratës apo me 52 mijë firma, por me faktin se, diferenca mes buxhetit, fondit limit dhe vlerës së ofertë ofertuese është ajo që është kursyer.
    Logu: A mund ta konfirmoni që KQZ është duke bërë vlerësim të dokomentacionit që ka paraqitur DHL për rastet që mungon firma.
    KQZ: Do vijojmë me zbatimin e kontratës sipas dispozitave. S’mund të komentoj artikuj
    Logu: Nuk është çështje artikujsh.
    KQZ: Nuk është objekt seance.
    Rusmaili: Pa nervozizëm
    Logu: Se ca është objekt seance e përcaktojmë ne që jemi këtej dhe ata që janë andej.
    Rusmaili: Nuk e përcaktoni dot
    Logu: E përcaktojmë edhe ne. Mos e fik mikrofonin, kujton se nuk flas do pa mikrofon.Rusmaili: Duhet të vendoset qetësia dhe komunikimi korrekt me njëri tjetrin. Këtë seancë e drejtoj unë dhe fjalën ua jap unë. Nuk jemi në Pazar. Jemi në seancë serioze. Po flet nga vendi pa leje, kjo tregon nervozizëm. Duhet ët qetësohesh dhe mos të krijosh incidente.
    Përplase mes demokratëve
    Por nuk ndalet me kaq, pasi ka vijuar debati në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve mes përfaqësuesit të PD-së, Marash Logu dhe anëtarëve të komisionit e veçanërisht anëtarin Ilir Rusmali. Kjo situatë ka dashur edhe ndërhyrjen e anëtarit të opozitës, Ledio Braho, i cili i bëri të qartë Logut se nëse nuk kanë besim te një anëtar i KAS-it, atëherë të mos i sjellin fare çështjet për shqyrtim, sepse nuk kishin besim as tek e gjithë trupa. Ai i vuri në dukje Logut se kërkesat e tij për përjashtimin e Rusmalit ishin rrëzuar, ishin gjykuar njëherë dhe ishte në të drejtën e tyre nëse donin të vazhdonin me ankimimin. Logu tha se Rusmali e dinte mirë që PD-ADSHM nuk ka besim tek ai. “Anëtari i KAS-it e di shumë mirë që nuk e ka besimin nga ana jonë as në proesionalizmin e tij dhe as në drejtimin që i bën kësaj seance.
    Por jemi të detyruar për sa kohë KAS-i e ka marrë vendimin për të mos u përjashtuar nga kjo seancë”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i PD. Këtu ndërhyri anëtari i PD-së në Komision, Braho: “Ju keni pretendim për një anëtar të KAS-it për të cilin ne jemi shprehur disa herë dhe ua kemi rrëzuar. Por nëse ju nuk keni besim te ne, më mirë mos u paraqisni fare. Sepse nëse nuk keni besim te një anëtar i trupës, nuk keni besim te trupa fare”. Ndërkohë kujtojmë se rivlerësimi i votave të Gramshit dhe Peqinit do të bëhet të martën dhe më pas do të nisë maratona e rinumërimit të plotë e Qarkut Tiranë, pastaj Fier, e në fund 275 kutitë e qarkut Durrës.

  • Tren bullgar në 11 Maj? KAS vendos dhe hap kutitë e Gramshit e Peqinit

    Tren bullgar në 11 Maj? KAS vendos dhe hap kutitë e Gramshit e Peqinit

    Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë kutitë e votimit në dy KZAZ të qarkut të Elbasanit.
    Fjala është për kutitë e bashkive Gramsh dhe Peqin ku demokratët kishin dyshime për shtim fletësh në mënyrë fiktive.

    Akti i KAS nuk parashikon numërim por këqyrjen e materialeve zgjedhore, nëse numri i fletëve në kuti do të korrespondojë me ato që janë shënuar në procesverbale.
    E hëna e javës së ardhshme u caktua si afati për kryerjen e këtij procesi dhe më pas do të vijojë edhe rinumërimi i plotë i kutive për qarqet Tiranë e Fier.