Pas rinumërimit të votave të qarkut Tiranë dhe Fier, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi edhe për kutitë e Durrësit. Janë 290 kuti që do të rihapen, ku do të përfshihet edhe vota e diasporës për këtë qark.
Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 958 votash. Kalaja nuk u mbështet nga PD në betejën e tij për rinumërim, por u ndihmua nga Partia Lëvizja e Legalitetit, i cili ishte në koalicionin PD-ASHM.
Kalaja protestoi edhe dje para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të Durrësit. Kërkoi gjithashtu paralelisht edhe këqyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë.
Pritet të shihet nëse me rinumërimin e këtyre kutive, Kalaja do të mund të rikuperojë votat e neovjshme për të përmbysur rezultatin e Ndojës.
Kujtojmë që një ditë më parë kutitë e fundit dogjën mandatin e Zegjine Çaushit dhe ia dhanë Maldrita Bardhos me një diferencë prej 10 votash. Por, në një lëvizje surprizë në mbrëmje, Bardho u tërhoq duke i “dhuruar” mandatin koleges së saj Çaushi.
Tag: kutitë
-

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
-

Pas Tiranës e Fierit, hapen sot 290 kutitë e Durrësit!
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Sot në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, pritet të nisë procesi për rinumërimin e votave në kutitë e Durrësit. Janë 290 kuti që do të rihapen, ku do të përfshihet edhe vota e diasporës për këtë qark.
Beteja është mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës. Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 958 votash. Kalaja pretendon trafikim votash dhe ka kërkuar korrektësi nga KAS si dhe rinumërim të plotë të votave të qarkut të Durrësit. Mbetet për tu parë nëse kandidati opozitar do të mund të rikuperojë votat për të përmbysur rezultatin.
Kujtojmë se një ditë më parë u mbyll rinumëri për qarkun e Fierit. Me hapjen e kutive në Fier, i vetmi ndryshim që prodhoi rinumërimi, edhe pse pritej që ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ të merrte një mandat duke ia zbritur PS-së, ishte zhvendosja e emrave në listën e PS-së, nga Zegjine Çaushi te Maldrita Bardho. -

Sot rinumërohen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës
Pas rinumërimit në qarkun e Tiranës dhe Fierit, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi edhe për kutitë e Durrësit.
Në total, janë 290 kuti që do të rihapen, ku do të përfshihet edhe vota e diasporës për këtë qark. Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja nuk u mbështet nga PD në betejën e tij për rinumërim, por u ndihmua nga Partia Lëvizja e Legalitetit, i cili ishte në koalicionin PD-ASHM.
Kalaja protestoi edhe dje para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të kutive të votimeve për Durrësin. Ai kërkoi gjithashtu edhe këqyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë.Pritet të shihet nëse me rinumërimin e këtyre kutive, Kalaja do të mund të rikuperojë votat e nevojshme për të përmbysur rezultatin e Ndojës.
-

Dita e tretë e rinumërimit të votave të Fierit, pritet të hapen sot 131 kutitë e mbetura
Sot vijon dita e tretë e rinumërimit të votave për qarkun e Fierit në Pallatin e Sporti “Farie Hoti”, ku pritet të hapen edhe 131 kutitë e mbetura. Deri më tani janë rinumëruar 456 kuti nga 587 në total, ose mbi 79%. Rezultatet e deritanishme kanë treguar gabime në shifra, por pa ndikim të mundshëm në mandate.
PD ka humbur 103 vota që i ka marrë pa meritë, ndërsa PS-së i janë shtuar 12 vota. Këto ndryshime kanë zbehur shpresat e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet për t’i marrë një mandat PS-së dhe për të futur në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Koalicionit të Adriatik Lapajt i duheshin 519 vota për të marrë mandatin por, rinumërimi deri më tani nuk i ka dhënë asnjë përparësi, pasi i janë hequr 7 vota që i ka marrë pa meritë.
Humbje të vogla votash kanë pësuar edhe parti të tjera si Lëvizja Bashkë që i janë zbritur 7 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i zbritet 1 votë dhe partisë Mundësia i zbrtien 3 vota.
Sa i përket kandidatëve, në kampin socialist, mandati i Zegjine Çaushit, duket tashmë i sigurt pasi ajo ka fituar 60 vota nga rinumërimi, ndërsa “rivalja” e saj Maldrita Bardho ka humbur një votë. Në PS, Ceno Klosi rezulton me numrin më të lartë të votave të pamerituara, me 914 vota që i zbriten nga rezultati fillestar. Ndërsa Klevis Jahajt i shtohen 462 vota, që i janë hequr nga numërimi i parë.
Në PD, edhe pse 4 deputetët e dalë janë të listës së mbyllur, janë evidentuar humbje të konsiderueshme. Silva Hasaj është kandidatja me më shumë vota të pamerituara, 690 vota, ndjekur nga Gentian Çela me 209 vota.
Anëtari i KAS, Ledio Braho, i pyetur një ditë më parë nga Report TV për votat që i kanë shkuar në bllok kandidates Hasaj tha se do të shqyrtojnë grupet e numërimit dhe më pas do të vlerësojnë nëse do të procedojnë me kallëzim penal apo jo.Duke patur parasysh ritmin që kanë ndjekur grupet e rinuërimit, pritet që procesi i Fierit të mbyllet ditën e sotme. Më pas do të vijohet me 360 kutitë e Durrësit, disa prej të cilave janë të diasporës. -

Rinumërimi në Fier/ Kush është kandidatja e PD-së që ka marrë 624 vota të pamerituara
Fenomeni i votave të pamerituara është vënë re edhe në kutitë e qarkut Fier, gjatë procesit të rinumërimit që vijon në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”.
Nga kandidatët e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Silva Hasaj rezulton me numrin më të lartë të votave të pamerituara. Deri më tani, rezulton se ka 624 vota më shumë se sa janë në kuti.
Nga ana tjetër, Ledion Çala është kandidati i opozitës që i janë hequr padrejtësisht votat më shumë se të tjerët. Nga rinumërimi, del se ai ka 112 më shumë në kuti se sa ishin në procesverbalë.
Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendon një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste. E që kjo të ndodhë i duhen 517 vota të cilat deri më tani nga kutitë e rinumëruara duket një mision i vështirë.Top Channel
-

Rinumërimi në Fier/ Ja kush është kandidatja e PD-së që ka ‘rëmbyer’ vota te pamerituara
Fenomeni i votave të pamerituara është vënë re edhe në kutitë e qarkut Fier, gjatë procesit të rinumërimit që vijon në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”.
Nga kandidatët e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Silva Hasaj rezulton me numrin më të lartë të votave të pamerituara. Deri më tani, rezulton se ka 624 vota më shumë se sa janë në kuti.
Nga ana tjetër, Ledion Çala është kandidati i opozitës që i janë hequr padrejtësisht votat më shumë se të tjerët. Nga rinumërimi, del se ai ka 112 më shumë në kuti se sa ishin në procesverbalë.
Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendon një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste. E që kjo të ndodhë i duhen 517 vota të cilat deri më tani nga kutitë e rinumëruara duket një mision i vështirë. -

Kutitë u hapën, pushime të mbara!
Nga Skënder Minxhozi/
Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja për diçka të tillë, se zgjedhjet shqiptare rezultojnë të ndershme e pa probleme kur ato verifikohen brenda trajektores së ditës së votimit dhe periudhës së numërimit të votave. Qindra kuti janë hapur tashmë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ato kanë zbuluar një listë problemesh teknike, kurthesh të vogla komisionerësh, bërryla kandidatësh apo thjesht pakujdesi, të cilat deri tani nuk kanë lëvizur nga vendi as edhe njërin prej 33 mandateve që Rama ka avantazh mbi Berishën. Madje as mandatin milimetrik të Zegjinesë! As Ilir Alimehmeti nuk ja mori dot vendin Jorida Tabakut e as partitë e reja nuk shtuan dot asnjë mandat tjetër. Rinumërimi i la shifrat aty ku i gjeti, me përjashtim të pak qindra votave që kanë lëvizur më shumë brenda listave të të njëjtës forcë politike, sesa mes pozitës dhe opozitës.
Ajo që shpaloset sa herë rihapen kutitë në proceset elektorale shqiptare, po konfirmohet edhe këtë radhë. Madje për ironi të fatit, kur janë rinumëruar 50 përqind e kutive të Tiranës partia më e favorizuar padrejtësisht me vota është PD. Në 606 kuti të rinumëruara demokratët kanë marrë padrejtësisht 309 vota, kurse PS 223 vota. Ata që bërtasin se janë vjedhur, rezultojnë se ju kanë marrë vota të tjerëve!
Që rinumërimi ishte një stuhi në gotën e ujit kjo pritej. Sepse zgjedhjet tona kanë kohë që kanë marrë një dozë të madhe vëmendjeje dhe verifikimi në procesin e votimit dhe numërimit të votës. Tregtia e vockël e votave mes komisionerëve e kandidatëve nëpër tryezat e numërimit është e vetmja lojë që po zbulohet gradualisht duke na dhënë të kuptojmë edhe një herë sesa i madh është hendeku mes asaj që dëgjojmë nga podiumet e politikës dhe studiot televizive, me atë që ka ndodhur realisht në terren me mbi 5200 kutitë e votimit në 11 maj.
Masakra elektorale që priste Sali Berisha rezultoi ashtu siç pritej, një flluskë sapuni. Shqipëria e varfër nuk ka trena shqiptarë, e jo më të ketë trena bullgarë, siç thotë opozita.
Vendi ynë i drejtohet kësisoj edhe një herë më tepër pas një sage elektorale, një vere të nxehtë të mbushur me lajme pushimesh, me turma turistësh nëpër plazhe dhe rrugët, fshatrat e qytetet dhe me gosipin e tekave të vipave që ndërrojnë kostumet e banjos, të dashurat apo destinacionet ekzotike. Sherri i zgjedhjeve vjen e tretet si vesa para diellit, sapo stina e nxehtë instalohet fuqiplotë dhe topit shqisat politike të miliona shqiptarëve.
Për pak ditë politika shqiptare do të heqë spinën dhe do t’i drejtohet plazhit. Ky do të jetë edhe akti i fundit dramës së sforcuar zgjedhore, ku më në fund Ilirian Celibashi do të ketë mundësinë të hedhë firmën finale mbi rezultatin e 11 majit. Është një procedurë disamujore që përsëritet e me të cilën jemi mësuar tashmë, madje e kemi bërë edhe Kosovën të sillet si ne me zgjedhjet me kalimin e viteve.
Me hapjen e kutive opozita mori edhe nje tjetër bumerang në fytyrë. Pas rinumërimit të votave kudo nëpër Shqipëri teorema e masakrës elektorale është sot edhe më e dobët e anemike.
Jemi përballë rastit klasik kur një palë humbëse e përdor kontestimin e rezultatit si melhem për plagët e marra në kutitë e votimit. Pas rinumërimit në kuti nuk po gjendet shkaku i humbjes, por alibia e saj. Berisha po e shtyn me mjeshtëri karrocën e humbësit drejt pushimeve verore, ndërkohë që lufta e tij me kutitë po bie qysh tani në plan të dytë, përballë luftës tjetër, asaj të vërtetës mes Iranit dhe Izraelit. Shqiptarët po dëshmojnë se janë më të interesuar për raketat mbi Tel Aviv e Teheran, sesa për dramat psiko-sociale Alimehmeti-Tabaku apo Xhaçka-Gjylameti.
Ndodhemi në një pikë të sezonit politik, atë post-zgjedhor, ku Sali Berisha “takon” Lulzim Bashën. Në sensin që të dy janë gjetur përballë realitetit të ftohtë identik të shifrave elektorale që i ka nxjerrë humbës, duke u përpjekur të justifikohen me lloj-lloj piruetash përballë shqiptarëve. Siç pritej, edhe hapja e kutive nuk ndihmoi. Megjithatë do të ndihmojnë pushimet verore dhe plazhi, “melhemi” i zakonshëm i opozitës në 12 vitet e fundit.
-

Hyrja në Parlament certifikon rezultatin, avokati: PS-PD s’kanë interes që Kodi Zgjedhor të ndryshojë
Avokati Rezart Kthupi tha në MCN Live se PD e ka humbur fokusin politik, duke u marrë me kutitë dhe jo me atë që ka ndodhur para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thekson se devijancat nga rinumërimi rezultojnë të vogla, dhe nëse PD pretendon se ka krim zgjedhor duhet të kallëzojë penalisht komisionerët e saj. Kthupi tha se PS dhe PD nuk kanë asnjë lloj interesi që Kodi Zgjedhor të ndryshojë.
“Procesi i numërimit të votave s’ka lidhje me qeverinë, ka lidhje vetëm me partitë. Janë komisionarët e partive. Devijancat janë shumë të vogla, je në kushtet e gabimeve njerëzore, s’mund të konsiderohen as farsë. 5 vota në 1 mijë vota janë gabime njerëzore. Nëse pretendon se është krim zgjedhor, PD duhet të çohet dhe të thojë të gjithë komisionerët e mi që kanë prekur votën do bëjë kallëzim penal në prokurori.
PD s’pati guximin të dërgonte një shkresë në KQZ për hapjen e kutive. Hapja e kutive është vendosur kryesisht nga KAS-i. Flasim për çështje vullneti. Një parti politike që do të numërojë kutitë shkon e dërgon kërkesë në KQZ. Kutitë i hapi KAS-i, me kërkesë të dy anëtarëve. Nuk ka kërkesë të PD për hapje kutish, ka për pavlefshmëri rezultati, që është diçka krejt tjetër. Absolutisht s’pres ndryshim rezultati. Në këtë pjesë (rinumërimin) PD është gjysma e sistemit. Po flasim sot çfarë ka ndodhur para zgjedhjeve?! Jo, po flasim për kutitë. I ka humbur fokusi.
Kam një pikëpyetje, që a do futet PD në Parlament? Sepse nëse futet në Parlament në shtator i bie që e ke certifikuar, e ke pranuar rezultatin. Nëse zgjedhjet janë vjedhur një parti serioze do kërkonte përsëritjen e tyre, dhe një reformë urgjente zgjedhore tani. PS dhe PD s’kanë asnjë lloj interesi që ky kod të ndryshojë. Pse duhet ta ndryshojë PS Kodin?! ”. -

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën, u verifikuan kutitë e 60 qendrave
Dita e parë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës është mbyllur për sot, por është një proces që do të vijojë edhe për disa ditë me radhë. Në këtë proces janë angazhuar 24 grupe pune.
Deri pak minuta më parë janë hapur kutitë e rreth 60 qendrave të para të votimit, verifikimi i të cilave ka treguar pasaktësi të vogla si në votën mes subjekteve politike, ashtu edhe mes kandidatëve, por pa ndikuar në rezultatin e shpërndarjes së mandateve.Në total do të shqyrtohen rreth 1 mijë e 200 kuti votimi. Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Pas përfundimit të kësaj faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti të diasporës për këtë qark.
-

Hapen kutitë e Tiranës, del rezultati nga rinumërimi në 7 QV, PS-së i kishin ‘vjedhur’ 19 vota
Janë hapur kutitë e qarkut të Tiranës në 18 KZAZ dhe 1282 qendra votimi.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se do të numërohen fillimisht vota për partinë dhe më pas për kandidatët preferencial.
Ilir Alimehmeti dhe Franc Nuri të PD-së ishin prezentë në nisje të procesit, por më pas u larguan. Prezentë ishin dhe Erald Kapri i Partisë Mundësia.
Ndërkohë në sallë janë prezent Agron Shehaj dhe Asllan Dogjani.
Nga 7 QV të hedhura në sistem, rezultojnë:
PD -1 votë
Euroatlantiket -3
PS +19
PSD -1