Tag: kutitë

  • Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në të gjitha VNV-të, nuk raportohet për problematika  

    Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në të gjitha VNV-të, nuk raportohet për problematika  

    Kryekomisioneri Ilirjan Celiabashi, bën me dije se deri më tani, sipas raportimeve zyrtare, janë dorëzuar të gjitha kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në të gjitha VNV-të.

    Procesi i transportit, shoqërimit dhe dorëzimit është kryer pa asnjë problem.
    Të 9 VNV-të ndodhen aktualisht në pritje të vendimeve që do të merren nga komisionet e ZAZ-ve për fillimin e numërimit të votave. Nuk janë raportuar kuti të parregullta, ndërkohë pas trajnimit pritet fillimi i procesit të numërimit të votave.

    Top Channel

  • Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet lokale, në Kosovë/ Gati publikimi i exit-polleve

    Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet lokale, në Kosovë/ Gati publikimi i exit-polleve

    Në Kosovë u mbajtën sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.
    Kutitë e votimit janë mbyllur ndërsa pritet rezultati i zgjedhjeve. Në këtë proces kishin të drejtë vote 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, votuan vetëm 32.85% e qytetarëve. Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundon në ora 19:00. Mediat e Kosovës janë gati të publikojnë exit-pollet.

  • Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, gati publikimi i exit-polleve

    Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, gati publikimi i exit-polleve

    Në Kosovë u mbajtën sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.
    Kutitë e votimit janë mbyllur ndërsa pritet rezultati i zgjedhjeve. Në këtë proces kishin të drejtë vote 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, votuan vetëm 32.85% e qytetarëve.
    Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundon në ora 19:00.
    Mediat e Kosovës janë gati të publikojnë exit-pollet.

  • BBC: Ndihmat ajrore në Gaza bien në zona të kuqe që sjellin pasoja fatale njerëzore

    BBC: Ndihmat ajrore në Gaza bien në zona të kuqe që sjellin pasoja fatale njerëzore

    Ndërsa uria masive në Gaza ka shkaktuar dënim global, Izraeli lejoi fundin e korrikut shpërndarjen e disa ndihmave përmes ajrit.
    Por, një analizë e BBC Verify, zbulon se një pjesë e konsiderueshme e këtyre dërgesave ka rënë në zona që ushtria izraelite i ka shpallur si zona të rrezikshme luftarake, ku popullsisë i është thënë të mos hyjë.
    Pamjet e verifikuara tregojnë dhjetë raste të ndryshme kur kutitë me ushqime kanë përfunduar në territore të kuqe në hartë, të cilat Izraeli i ka klasifikuar si zona të rrezikshme. Edhe kur ndihmat bien në zona të shpallura si “të sigurta”, shpesh rezultojnë fatale.

    Një video e siguruar nga BBC tregon momentin kur një kuti ndihmash ra mbi një djalë në Gaza, duke e vrarë atë në vend. Një ditë më parë, një tjetër video e verifikuar tregonte shembjen e një çatie në Gaza City, pasi kutitë e ndihmave të varura nga parashutat kishin mbetur të bllokuara në ndërtesë.
    Gazetari i BBC, Jeremy Bowen, ishte brenda një avioni jordanez përgjatë një prej shpërndarjeve ajrore, të koordinuara me Izraelin. Analiza e rrugëve të fluturimit dhe krahasimi me imazhe satelitore treguan se avionët kanë hedhur kutitë rreth një kilometër brenda zonave të shpallura si luftarake.

    Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar se “shpërndarjet ajrore janë joefikase, të paqëndrueshme dhe nuk arrijnë gjithmonë tek më të pambrojturit”.
    Mbi 100 organizata të të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje që Izraeli të ndalojë “armatosjen e ndihmës” në Gaza, teksa uria vazhdon të përkeqësohet. Izraeli, nga ana tjetër, mohon çdo pengesë për furnizimin me ndihma dhe thotë se kamionët dhe shpërndarjet ajrore vijojnë normalisht.

  • Artisti ukrainas që pikturon ikona në kutitë e municioneve për të rritur moralin e ushtarëve

    Artisti ukrainas që pikturon ikona në kutitë e municioneve për të rritur moralin e ushtarëve

    Në vend të një pushke, Lev Skop, një artist dhe historian arti 71-vjeçar nga Ukraina, ka zgjedhur furçën si armën e tij për të mbështetur ushtrinë. Ai shndërron kutitë e përdorura të municioneve në ikona fetare, të cilat ua dhuron rregullisht ushtarëve në vijën e parë të frontit.

    Skop, i cili është gjithashtu ikonograf, pikturon imazhe të shenjtorëve dhe të Virgjëreshës Mari në dërrasa druri të marra nga arkat e armatimeve. Edhe pse shumë i moshuar për të shërbyer vetë në ushtri, ai udhëton çdo muaj drejt zonave të luftimeve për t’u dorëzuar ushtarëve këto vepra arti të mbushura me simbolikë shpirtërore.

    Shumë prej ikonave janë të vogla dhe të lehta për t’u mbajtur — disa futen në stola apo vendosen nën jelekë antiplumb. Vetë Skop nuk ka mbajtur ndonjëherë një listë të saktë, por miqtë e tij besojnë se ai ka dhuruar mbi 6,000 ikona që nga fillimi i konfliktit në vitin 2014.

    Vepra e tij merr një domethënie të veçantë ndërsa Ukraina shënon Ditën e Shtetësisë më 15 korrik, duke nënvizuar mënyrat e shumta se si qytetarët po kontribuojnë në mbrojtjen dhe frymën e vendit./ Euronews – Syri.Net

  • Rinumërimi i votave për qarkun Durrës/ Shpërthen deputeti: Do bëj dy kallëzime në SPAK, u ngushtua diferenca e votave

    Rinumërimi i votave për qarkun Durrës/ Shpërthen deputeti: Do bëj dy kallëzime në SPAK, u ngushtua diferenca e votave

    Në një intervistë televizive, Kalaja pretendon se KAS ndërpreu me qëllim rinumërimin e këtyre votave, pasi u vu re ngushtimi i diferencës së votave të tij brenda garës mes kandidatëve në PD. Arjan Ndoja fitoi me një diferencë prej 1 mijë votash nga Kalaja dhe ky i fundit pretendon se ka pasur trafikim votash.
    Aulon Kalaja, kandidati demokrat që kërkoi rinumërim të votave për qarkun e Durrësit, thotë se protestoi para KQZ-së për shkak se ndonëse u vendos rinumërimi i 290 kutive të votimit, u hapën vetëm 152 kuti.
    “Kam protestuar para KQZ se aty kam bërë me dije se ka qenë vendimmarrje e KAS e 3 qershorit që të hapen pjesërisht kutitë e qarkut të Durrësit pavarësisht se kam kërkuar rinumërim të plotë, me vendim të KAS, u vendos 290 kuti. Ndërkohë që në faqen e KQZ, ne kishim një njoftim që do të rinumëroheshin 290 kuti, dhe sqarohej se ku do të rinumëroheshin. Gjatë rinumërimit te pallati i sportit “Farie Hoti”, kishim tërheqje dhe ndërprerje të rinumërimit, anulim të rinumërimit kur u shënua kutia e 152. Pra janë numëruar gjithsej në Durrës vetëm 152 kuti ndërkohë që KAS kishte premtuar 290 ndërkohë që gjithsej në të gjithë qarkun janë 493. Duke patur parasysh këtë vendosja të organizoj një protestë te KQZ se pse anuluan rinumërimin. Unë aty para qytetarëve me mbështetësit e mi mbaj këto momente që i ka shpallur vetë KQZ që do rinumërojë 290 kuti. Në momentin që po rikuperoja mbi 105 vota u ndërpre i gjithë procesi.”, u shpreh Kalaja.
    Ai thotë se ka kërkuar një arsye nga KAS se pse vendosi anulimin e rinumërimit të këtyre që vetë kishte vendosur të hapeshin dhe se ende sot nuk ka marrë një përgjigje. Kalaja pretendon gjithashtu se ka dorëzuar pamjet filmike të 8 kutive të tjera, por nuk janë marrë në shqyrtim. Sipas tij, në këto pamje filmike ka vënë re se ka pasur lëvizje të paktën 28 votave që i përkisnin atij.
    “Jam krenar që jam një kandidat që s’kam vjedhur asnjë votë, në 152 kutitë që më janë hapur më janë grabitur vota. I dorëzova KQZ 8 kuti të tjera, ku diferenca luante me 28 vota. KAS nuk denjoi as t’i shikonte ndryshe nga seancat e tjera kur pa videot e mia. Ata kuti që dërgova, u rinumërua dhe doli ashtu siç kisha treguar me fakte. Në 8 kutitë e reja që dërgova nuk pranoi t’i shikonte videot, dhe në momentin që u tërhoqën për vendim, ata vendosën që 5 me 0 të mos hapeshin kutitë e mbetura”, tha Kalaja.
    Kalaja thotë se do t’i drejtohet SPAK me dy padi, njëra ku do të dërgojë prova me qëllim që të vendoset rinumërim i plotë i qarkut të Durrësit dhe e dyta, do të jetë një padi për shpërdorim detyre nga anëtarët e KAS. Ai thotë se KAS duhet të heqë dorë nga narrativa se gjatë procesit të rinumërimit janë vënë re gabime njerëzore, pasi bëhet fjalë për krim zgjedhor.
    “Sot e kësaj dite pres vendimin e zbardhur që më rrëzuan 5 me zero, që të shkoj në Kolegj Zgjedhor. Po përgatis dy padi në SPAK, procesverbalët e datës 1 maj që janë në diskordancë me procesverbalet e 4 korrikut, procesi i rinumërimit. Do t’i kërkoj SPAK t’i shikojë dhe të marrë vendim për të hapur kutitë e tjera të Durrësit. Në një bisedë informale me dy prej anëtarëve të KAS, një djathtas dhe majtas, më kanë thënë se kemi vendosur hapjen e pjesshme por të japim fjalën se nëse gjejmë parregullsi dhe të janë marrë vota do t’i japim të gjithë kutitë. Këtë moment do ta bëj publik se e kam me video. Iu them atyre se më dhatë fjalën dhe si ka mundësi që u tërhoqët edhe nga kutitë që kishin vendosur për t’u rinumëruar.
    KAS duhet të tërhiqet nga narrativa se kemi të bëjmë me gabime njerëzore. Kemi të bëjmë kemi të bëjmë e krim zgjedhor. KAS e kishte për detyrim ligjor. Atë detyrim ligjor që kishte KAS për të referuar çështjen në prokurori s’e bëri, ndaj do ta bëj unë. Dhe padia e dytë, do të bëj një kallëzim për shpërdorim detyre në SPAK për anëtarët e KAS. Kanë shkelur ligjin. Kur pa shkelje në Durrës, vendosi të mbyllë rinumërimin. Kur unë çoj prova të reja me 8 kuti, nuk e marrin fare parasysh”, shtoi ai.

  • Protestoi para KQZ, Kalaja: Rinumërimi i Durrësit u ndërpre kur u ngushtua diferenca e votave! Do bëj dy kallëzime në SPAK

    Protestoi para KQZ, Kalaja: Rinumërimi i Durrësit u ndërpre kur u ngushtua diferenca e votave! Do bëj dy kallëzime në SPAK

    Aulon Kalaja, kandidati demokrat që kërkoi rinumërim të votave për qarkun e Durrësit, thotë se protestoi para KQZ-së për shkak se ndonëse u vendos rinumërimi i 290 kutive të votimit, u hapën vetëm 152 kuti. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Kalaja pretendon se KAS ndërpreu me qëllim rinumërimin e këtyre votave, pasi u vu re ngushtimi i diferencës së votave të tij brenda garës mes kandidatëve në PD.
    Arjan Ndoja fitoi me një diferencë prej 1 mijë votash nga Kalaja dhe ky i fundit pretendon se ka pasur trafikim votash.
    “Kam protestuar para KQZ se aty kam bërë me dije se ka qenë vendimmarrje e KAS e 3 qershorit që të hapen pjesërisht kutitë e qarkut të Durrësit pavarësisht se kam kërkuar rinumërim të plotë, me vendim të KAS, u vendos 290 kuti. Ndërkohë që në faqen e KQZ, ne kishim një njoftim që do të rinumëroheshin 290 kuti, dhe sqarohej se ku do të rinumëroheshin. Gjatë rinumërimit te pallati i sportit “Farie Hoti”, kishim tërheqje dhe ndërprerje të rinumërimit, anulim të rinumërimit kur u shënua kutia e 152. Pra janë numëruar gjithsej në Durrës vetëm 152 kuti ndërkohë që KAS kishte premtuar 290 ndërkohë që gjithsej në të gjithë qarkun janë 493. Duke patur parasysh këtë vendosja të organizoj një protestë te KQZ se pse anuluan rinumërimin. Unë aty para qytetarëve me mbështetësit e mi mbaj këto momente që i ka shpallur vetë KQZ që do rinumërojë 290 kuti. Në momentin që po rikuperoja mbi 105 vota u ndërpre i gjithë procesi.”, u shpreh Kalaja.
    Ai thotë se ka kërkuar një arsye nga KAS se pse vendosi anulimin e rinumërimit të këtyre që vetë kishte vendosur të hapeshin dhe se ende sot nuk ka marrë një përgjigje. Kalaja pretendon gjithashtu se ka dorëzuar pamjet filmike të 8 kutive të tjera, por nuk janë marrë në shqyrtim. Sipas tij, në këto pamje filmike ka vënë re se ka pasur lëvizje të paktën 28 votave që i përkisnin atij.
    “Jam krenar që jam një kandidat që s’kam vjedhur asnjë votë, në 152 kutitë që më janë hapur më janë grabitur vota. I dorëzova KQZ 8 kuti të tjera, ku diferenca luante me 28 vota. KAS nuk denjoi as t’i shikonte ndryshe nga seancat e tjera kur pa videot e mia. Ata kuti që dërgova, u rinumërua dhe doli ashtu siç kisha treguar me fakte. Në 8 kutitë e reja që dërgova nuk pranoi t’i shikonte videot, dhe në momentin që u tërhoqën për vendim, ata vendosën që 5 me 0 të mos hapeshin kutitë e mbetura”, tha Kalaja.
    Kalaja thotë se do t’i drejtohet SPAK me dy padi, njëra ku do të dërgojë prova me qëllim që të vendoset rinumërim i plotë i qarkut të Durrësit dhe e dyta, do të jetë një padi për shpërdorim detyre nga anëtarët e KAS. Ai thotë se KAS duhet të heqë dorë nga narrativa se gjatë procesit të rinumërimit janë vënë re gabime njerëzore, pasi bëhet fjalë për krim zgjedhor.
    “Sot e kësaj dite pres vendimin e zbardhur që më rrëzuan 5 me zero, që të shkoj në Kolegj Zgjedhor. Po përgatis dy padi në SPAK, procesverbalët e datës 1 maj që janë në diskordancë me procesverbalet e 4 korrikut, procesi i rinumërimit. Do t’i kërkoj SPAK t’i shikojë dhe të marrë vendim për të hapur kutitë e tjera të Durrësit. Në një bisedë informale me dy prej anëtarëve të KAS, një djathtas dhe majtas, më kanë thënë se kemi vendosur hapjen e pjesshme por të japim fjalën se nëse gjejmë parregullsi dhe të janë marrë vota do t’i japim të gjithë kutitë. Këtë moment do ta bëj publik se e kam me video. Iu them atyre se më dhatë fjalën dhe si ka mundësi që u tërhoqët edhe nga kutitë që kishin vendosur për t’u rinumëruar.
    KAS duhet të tërhiqet nga narrativa se kemi të bëjmë me gabime njerëzore. Kemi të bëjmë kemi të bëjmë e krim zgjedhor. KAS e kishte për detyrim ligjor. Atë detyrim ligjor që kishte KAS për të referuar çështjen në prokurori s’e bëri, ndaj do ta bëj unë. Dhe padia e dytë, do të bëj një kallëzim për shpërdorim detyre në SPAK për anëtarët e KAS. Kanë shkelur ligjin. Kur pa shkelje në Durrës, vendosi të mbyllë rinumërimin. Kur unë çoj prova të reja me 8 kuti, nuk e marrin fare parasysh”, shtoi ai.

  • Pse Aulon Kalaja nuk shkon të protestojë tek selia e PD-së?

    Pse Aulon Kalaja nuk shkon të protestojë tek selia e PD-së?

    Aulon Kalaja protestoi me disa parrulla tek dera e KQZ. Arsyeja ka lidhje me kutitë e qarkut Durrës. KAS me votë unanime vendosi hapjen e të gjitha kutive ku Aulon Kalaja kishte bërë këqyrjet e veta dhe tek të cilat paraqiti parregullsitë e konstatuara prej tij. Sipas Kodit i takon subjektit që të kërkojë, marrë dhe këqyrë pamjet filmike dhe aty ku konstaton parregullsi, paraqet ankesë në KAS.

    Kodi funksionoi dhe KAS pranoi kërkesën e Zotit Kalaja sa kohë ajo ishte mbështetur nga Kodi Zgjedhor. KQZ në javën e kaluar ka hapur dhe rinumëruar të gjitha kutitë tek të cilat Zoti Kalaja kishte konstatuar parregullsi. Ndaj kjo protesta sot për pretendimet se KQZ nuk i hapi të gjitha kutitë duket më shumë si nevojë për PR sesa për drejtësi.
    Zoti Kalaja akoma sot nuk ka depozituar ndonjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me pretendimet e tija për leximin e gabuar të Kodit nga KQZ, që nuk i njohu atij si kandidat të drejtën e subjektit ankues. Pasi humbi në Kolegjin Zgjedhor, ku u la në fuqi vendimi i KAS, Zoti Kalaja kishte të drejtën e ankimimit në Gjykatë Kushtetuese meqë edhe pretendimet e tija kishin lidhje me të drejta kushtetuese sipas tij të mohuara. Por kandidati Kalaja e la në mes betejën. Me sa duket u lodh me ankimimet. Siç u lodh dhe la përgjysëm këqyrjen e gjithë pamjeve filmike dhe çoi në KQZ vetëm aq sa gjeti për 60 kuti. Aq kohë dhe durim kishte! Pra kur lexoi dhe ndoqi kërkesat e Kodit, ankimimi i tij u pranua. Por pretendimi i tij nuk mbështetet në Kod por në arsyetime apo pretendime pa fakte dhe prova, të cilat nëse KQZ do u vinte pas do duhej të rinumëronte gjithë Shqipërinë. Meqë kandidatët, si rregull, nuk kanë kohë të këqyrin vetë pamjet, të bëjë KQZ punën e tyre.
    Nga ana tjetër, Zoti Kalaja harron se hapja e kutive të plota në qarqet Fier dhe Tiranë u bë me kërkesën e 2 anëtarëve të KAS, përfaqësues të Partisë Demokratike. Tek kërkesa e 2 anëtarëve të KAS për rinumërimin në Tiranë dhe Fier u ndoq pikërisht “metoda” që pretendon Kalaja se duhet ndjekur edhe për qarkun Durrës. Pavarësisht se sa abuzive ishin edhe ato kërkesa dhe sesi dy anëtarët u përdorën një herë nga partia e një herë nga shoqëria, Zoti Kalaja nëse ka ndonjë protestë atë duhet ta bëjë tek selia e PD. Në atë seli, pretendimet e Alimehmetit u përqafuan, kurse këto të Kalasë u shkelmuan.

    Kështu Zoti Kalaja mund të hyjë edhe në histori e nuk rrezikon të përdoret në raportet e brendshme në PD. Ku tashmë gara e vetme duket të jetë ajo se kush e ngre më shumë zërin për faktin ae Berisha nuk duhet të largohet nga drejtimi partisë. Dhe një pankartë e tillë i mungonte Aulon Kalasë sot në protestën para KQZ. Epo ka kohë boll deri në shtator…
     

  • “Do shkoj në Gjykatën Kushtetuese”,  Kalaja kundërshton vendimin e KAS për Durrësin: E keni mbyllur pa zbatuar ligjin

    “Do shkoj në Gjykatën Kushtetuese”, Kalaja kundërshton vendimin e KAS për Durrësin: E keni mbyllur pa zbatuar ligjin

    Pika e fundit e rendit të ditës së diskutuar në KAS ka qenë ai për Durrësin, që gjithashtu pati debate, pasi kandidati i PD-së, Aulon Kalaja këmbënguli për rinumërimin e të gjitha kutive në qark, pasi nga procesi për mbi 150 kutitë e vendosura nga KAS treguan numër të madh trafikimi të votës nga kandidatët brenda PD-së.
    Përfaqësuesi ligjor i Kalasë, u shpreh qartë në fjalën e tij:
    “U pa se në kuti trendi i votave ishin nga 14-15 vota për kuti që kalonin nga një kandidat të tjetri. Në aq kuti sa hapët rezultoi se ishin të paktën 86 vota që ishin marrë në mënyrë të padrejtë nga kandidati Arjan Ndoji, ndërkohë që trendi ishte i dukshëm dhe duheshin hapur të gjitha. Shkeljet gjithashtu duhet të referohen në Prokurori”, tha ai.
    Edhe Kalaja debatoi me anëtarët e KAS, duke u thënë se bënë gabim që nuk i hapën të gjitha kutitë në Durrës. Ai kërkoi gjithashtu nga KAS një vendim për legjitimimin e tij si ankimues, pasi do të ndjekë edhe rrugën e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese.
    KAS i kujtoi se kanë shqyrtuar kërkesën e subjektit me të cilin ai u përfaqësua, PLL, pasi PD nuk e përfaqësoi.
    “Ju i mbyllët kutitë. Unë do ndjek edhe rrugën në Gjykatën Kushtetuese. Ju morët vendim për t’i mbyllur kutitë, duhet të zbatoni ligjin, për atë jeni aty. Rinumërimi tregoi edhe nëpërmjet videove se pati tjetërsim vote. Ka video të tjera të kutive që nuk janë vendos për t’u hapur. Në mbledhjen e fundit më thatë këtu se po të gjendeshin shkelje, do rihapeshin edhe të tjerat”, tha Kalaja mes të tjerash.
    Anëtari Ledio Braho tha se rinumërimi tregoi një kampion dhe trendi nuk tregonte për ndryshim të mandateve në Durrës, por Kalaja e kundërshtoi duke thënë se me ato që u zbuluan nga rinumërimi, sikurse në Fier, mund të ndodhte që të kishte kuti në Durrës me diferenca dhe trafikim deri në 40 vota për kuti dhe që mund të shkonin në total edhe mbi 500 vota të devijuara.
    Kalaja këmbënguli që Durrësi të rinumërohet i gjithë bazuar në rezultatet që dolën, përveç ndjekjes penale në Prokurori. Ai i kujtoi KAS-it se në mbledhjet e kaluara ua premtuan këtë proces nëse do të gjendeshin problematika në ato që u kryen.
    Por KAS kujtoi se vendimi ishte për mosrinumërim total të Durrësit dhe rinumërimet e kryera deri tani janë nisma të dy anëtarëve. Rusmali kujtoi se KAS si institucion i ka rrëzuar të gjitha kërkesat për rinumërim të kutive në të gjitha qarqet dhe ato që u rinumëruan ishin me kërkesën e dy anëtarëve dhe se “kjo është histori e mbyllur”.

  • Përfundon rinumërimi për Durrësin, nuk sjell asnjë ndryshim në mandate

    Përfundon rinumërimi për Durrësin, nuk sjell asnjë ndryshim në mandate

    Ka përfunduar pak minuta më parë rinumërimi i pjesshëm i kutive të Qarkut të Durrësit, ku përfshiheshin edhe 85 kuti të diasporës.
    Rinumërimi, pavarësisht lëvizjeve të vogla në rezultat, nuk ka sjellë ndryshime në mandate mes subjekeve politike, apo në emrat e kandidatëve që do të marrin mandatin e deputetit për legjislaturën e ardhshme që fillon në shtator.
    Pritet që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të hedhë në sistem edhe procesverbalet e fundit, për t’u njohur me rezultatin përfundimtar.
    Me përditësimet e deritanishme, Arian Ndojës i janë hequr 88 vota nga kutitë brenda vendit, teksa i janë shtuar 3 vota nga kutitë e rinumëruara të diasporës.
    Ndërkohë, Aulon Kalasë, i cili pretendonte trafikim votash, i janë shtuar 22 vota nga kutitë brenda vendit dhe 3 vota nga kutitë e diasporës.