Tag: kutitë

  • Mbyllja e fushatës, Meta nga qelia: 11 maji vulosja përfundimtare në kutitë e votimit të popullit të çliruar

    Mbyllja e fushatës, Meta nga qelia: 11 maji vulosja përfundimtare në kutitë e votimit të popullit të çliruar

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga qelia ka reaguar pas mbylljes së fushatës koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Meta shkruan se sot Shqipëria shkroi historinë dhe se 11 maji “është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar.
    ”Shqipërisë madhështore i shkonte vetëm një miting madhështor fitoreje dhe kjo ndodhi.

    Sot Shqipëria shkruajti historinë.
    Çdo shqiptar e përjetoi që sot ndryshimin dhe fitoren.
    11 maji është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar”.

  • Rama suprizon vlonjatët, këndon bashkë me Noizyn këngën e fushatës: Në 11 maj të nxjerrim nga kutitë e votimit një det kuqezi

    Rama suprizon vlonjatët, këndon bashkë me Noizyn këngën e fushatës: Në 11 maj të nxjerrim nga kutitë e votimit një det kuqezi

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ka surprizuar qytetarët vlonjatë në takimin përmbyllës të fushatës elektorale.
    Gjatë fjalës së tij ai ftoi t’i bashkohet edhe rreperi Noizy ku të dy bashkë kënduar këgën e tij të fundit, e cila është edhe kënga hit e fushatës së PS.
    Në fund të performancës edhe rreperi Noizy ka ftuar gjithë qytetarët vlonjatë dhe gjithë shqiptarët që më 11 maj të votojnë masivisht Partinë Socialiste.

    “Të gjithë në 11 maj të nxjerrim nga kutitë e votimit një det kuq e zi”, tha Rama në fund të fjalës së tij.
     

  • PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime

    PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime

    Partia Demokratike do të dorëzojë një kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon që kutitë me votat e diasporës të ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për manipulim masiv të procesit.
    Drejtuesja politike e PD për diasporën JozefinaTopalli ngriti alarmin se ajo që po ndodh me votat nga Greqia është pjesë e një skeme më të gjerë manipulimi të orkestruar nga qeveria.
    “Vijojmë të marrim ankesa nga qytetarë që nuk kanë marrë zarfin në shtëpi dhe nuk e kanë gjetur as në qendrat e përcaktuara,” u shpreh Topalli. “Ndërkohë që nga Greqia vijnë pa fund kuti me fletë votimi të plotësuara, ndonëse njerëzit nuk i kanë marrë fare zarfat për të votuar”, deklaroi Topalli
    Ajo akuzoi qeverinë se po përdor shërbimin postar në Greqi nëpërmjet nënkontraktorëve të kontrolluar politikisht.
    “Vijojmë të kemi problemet me votat në Greqi. Kemi shprehur shqetësimin nga qytetarët se zarfet nuk u shkojnë në shtëpi dhe se nuk e kanë gjetur as në qendrat e përcaktuara. Ndërkohë që në Shqipëri vijnë kuti të pafundme me kuti me fletë të plotësuara. Ky është një derivat i skemës së manipulimit në tërësi, dhe kjo po ndodh vetëm në Greqi. Gjithë diaspora ka një numër të papërfillshme kutish ndërsa vijnë pa fund kuti me votat që nuk janë plotësuar nga vetë njerëzit që nuk kanë marrë zarfet për shkak të problematikave të DHL dhe nënkontraktorëve. Shërbimin postar të nënkontraktorëve mesa duket po e bën pushteti i Tiranës. Manipulimi masiv, problem i madh. I kërkojmë KQZ që thotë se për thyerjen e standardeve do të sanksionohen nënkontraktorët, ne si forcë politike nuk jemi të interesuar për sanksione por për ruajtjen e integritetit që tani nuk ekziston më. Bëjmë thirrje që kutitë nga Greqia të trajtohen veç. Të sigurt se pas 11 majit Rama nuk do të jetë më kryeministër sepse vota e ndershme do të sjellë ndryshimin e madh”, tha ajo.

  • Rama në Patos: 11 Maji është si 22 Marsi i ’92-it!Derdhuni lumë në kutitë e votimit!

    Rama në Patos: 11 Maji është si 22 Marsi i ’92-it!Derdhuni lumë në kutitë e votimit!

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Patos, ku po mban takimin e radhës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Kryesocialisti e nisi fjalën e tij duke thënë se mbështetja për PS-në këtë qytet nuk ka munguar ndonjëherë, por këtë vit sipas tij është akoma më e “zjarrtë”.
    “Patosi nuk na e ka kursyer asnjëherë mbështetjen, por asnjëherë si këtë herë gratë dhe burrat, vajzat e djemtë nuk janë mbledhur kaq të shumtë në këtë shesh për të na pritur dhe për të na mbushur me energji që deri më 11 Maj të krijojmë forcën më të madhe që PS ka pasur qysh se ne kemi nisur sëbashku këtë rrugëtim.”
    Ritheksoi takimin historik të vendit tonë me Bashkimin Evropian, i cili mundësohet sipas kryesocialistit vetëm me votën për numrin 5.
    “Këtë kohë e ka sjellë edhe fati europian i shqiptarëve. Bashkimi Evropian do që Shqipëria të hyjë në shtëpinë e tij! Është koha që çdo shqiptar brenda ose jashtë kufijve, të marrë përsipër më 11 Maj fatin europian të Shqipërisë duke bërë zgjedhjen e duhur. Të vendosë që secili dhe secila të kenë pasaportën europiane! Nuk është një dokument tjetër udhëtimi, por status i ri i shqiptarëve si të barabartë me bashkëqytetarët europianë. E mbyll njëherë e përgjithmonë atë korridorin e veçantë ku na mbajnë në radhë e na kontrollojnë me policë. Do hyjmë në Europë njësoj siç ju nga Patosi hyni në Tiranë!”, deklaroi ai.11 Majin e krahasoi me 22 Marsin e vitit 1992, kohë kur u ndryshua sistemi politik në vend.
    “Bëni çmos që sëbashku me kë të mundni, të derdheni lumë në kutitë e votimit! Bëni çmos të bindni edhe demokratët se 11 Maji është shumë i ngjashëm me 22 Marsin ku shumica e shqiptarëve votuan PD-në për të hapur një kapitull të ri të historisë. Do marrim një fitore rekord në qarkun e Fierit, në kryeqytetin e socialistëve”, ishte thirrja e tij për qytetarët.

  • “Edhe Latifi voton 5”, Rama: Më 12 maj bufit te kutitë e votimit do i dalë ‘noc rroku’

    “Edhe Latifi voton 5”, Rama: Më 12 maj bufit te kutitë e votimit do i dalë ‘noc rroku’

    “Edhe Latifi voton 5, e pe si bëri”, theksoi ai.
    Rama ironizoi dhe Sali Berishën duke thënë se më 12 maj do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës, pasi kur të hapë kutitë e votimit do i dalë noc rroku.
    “Më 12 maj bufi do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës për atë që do të ndodhë kur të fillojnë të hapen kutitë e të dalë noc rroku aty për bufin dhe të gjithë kua-kuatë”, shtoi Rama.