Tag: kutisë

  • Përfundon numërimi i kutisë së Parë në Tepelenë, ja rezultati në fshatin e Gramos Sakos

    Përfundon numërimi i kutisë së Parë në Tepelenë, ja rezultati në fshatin e Gramos Sakos

    Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë në Bashkinë Tepelenë. Ajo ishte qendra e votimit të fshatit Nivicë, prej nga ku ka origjinën kandidati i PS-së, Gramos Sako.
    Ai ka marrë 199 vota ndërsa kandidati i PD-së, Gabriel Guma, ka marrë vetëm 6 vota. Siç ka thënë 10 vite më parë edhe Tërmet Peçi, pritet një tjetër “fitore publiçitare”.
    Pjesëmarrja në këto zgjedhje të pjesshme në Tepelenë ishte në nivelin 34,63%. ©Argjiroja.net 

  • Rinumërimi, PS kërkesë KAS: Të quhen vota të vlefshme për kandidatët, edhe kur shenja e votimit është jashtë kutisë

    Rinumërimi, PS kërkesë KAS: Të quhen vota të vlefshme për kandidatët, edhe kur shenja e votimit është jashtë kutisë

    “Subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë ka ardhur në dijeni të vendimmarrjes tuaj gjatë procesit të rivlerësimit të votave për zonën zgjedhore qarku Tiranë, nga ku rezulton se fletët e votimit në të cilat shenja dalluese që shpreh vullnetin e zgjedhësit nuk është vendosur brenda kutisë, janë vlerësuar si të pavlefshme nga ana juaj, në kundërshtim me praktikën zgjedhore ndër vite, si dhe kuadrin ligjor.
    Referuar vendimit nr. 30, datë 25.04.2025, të Komisionit Rregullator për ‘Udhëzuesin punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe Grupet e Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në rastin kur shenja e zgjedhësit në fletën e votimit nuk ndodhet brenda kutisë që i korrespondon kandidatit përkatës të listës shumemërore, por shenja është bërë në mënyrë të tillë që e tregon qartë vullnetin e zgjedhësit, fleta e votimit konsiderohet e vlefshme.
    Sa më sipër, duke qenë se vlerësimi i fletëve të votimit me shënimin si më lart si të pavlefshme, ndikon në numrin e votave të kandidatëve të listës preferenciale të subjektit zgjedhor Partia Socialiste, duke sjellë si pasojë ndryshimin e tyre në tabelën përmbledhëse, siç na ka rezultuar deri në këtë fazë, kërkojmë nga ju respektimin e kuadrit normativ rregullator dhe të praktikës të zbatuar deri më tani gjatë procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave”, thuhet në kërkesën e PS.

  • Nis numërimi i votave në Tiranë, PS dominon, Lëvizja Bashkë del forcë e tretë

    Nis numërimi i votave në Tiranë, PS dominon, Lëvizja Bashkë del forcë e tretë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Ka nisur procesi i numërimit të votave në Tiranë. Deri më tani janë numëruar 6 kuti. Më konkretisht rezultatet e kutisë së parë janë: PS 176, PD 101, PS, Lëvizja Bashkë 33, Mundësia 26, PSD 9, Lapaj 15. Ndërsa rezultatet e kutisë së dytë janë: PS 199, PD 144 dhe Lëvizja Bashkë 135 vota. Rezultatet e kutisë së tretë janë: PS 116 dhe PD 86 vota. Ndërsa në kutinë tjetër janë: PS 163 dhe PD 143. Po ashtu ajnë numëruar edhe dy kuti në njësinë 10, ku rezultatet janë: PS 189 vota dhe PD 157 vota./ZËRI

  • Numërohet kutia e parë në Kukës

    Numërohet kutia e parë në Kukës

    Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë në Kukës. ZËRI ka mësuar se në total Partia Socialiste ka fituar 76 vota, Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore 48 vota, Partia Socialdemokrate 3 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 1 votë.
    Më konketisht, renditja e kutisë së parë të votimit:
    PS 76
    PD 48
    PSD 3

    Lëvizja Bashkë 1

  • Numërohet kutia e parë në Kukës, dominon PS

    Numërohet kutia e parë në Kukës, dominon PS

    Procesi i numërimit në Kukës

    KUKËS- Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë në Kukës. ZËRI ka mësuar se në total Partia Socialiste ka fituar 76 vota, Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore 48 vota, Partia Socialdemokrate 3 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 1 votë.
    Më konketisht, renditja e kutisë së parë të votimit:
    PS 76
    PD 48
    PSD 3
    Lëvizja Bashkë 1
    /ZËRI

  • Numërimi në Pustec, del rezultati i kutisë së parë

    Numërimi në Pustec, del rezultati i kutisë së parë

    Ka filluar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit 2025 në bashkinë e Pustecit. Mësohet rezultati i kutisë së parë e votimit, në qendrën e votimit 3759/00.
    Kutia e parë e votimit ka regjistruar shifrat e mëposhtme: Partia Socialiste  ka marrë 130 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 52 vota.
    Ky është vetëm fillimi i numërimit, dhe procesi pritet të vijojë, ku brenda pak orësh mund të kemi dhe rezultatin e parë në këtë bashki që ka numrin më të vogël të zgjedhësve.

  • Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët

    Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët

    Në bashkinë e Vorës është publikuar rezultati i kutisë së parë të votimit.
    Kujtojmë se në këtë bashki, qytetarët votuan në mënyrë elektronike gjatë ditës së sotme, e si pasojë rezultati mund të dalë menjëherë.
    Pavarësisht se KQZ-ja ka dhënë udhëzimin që kjo të bëhej menjëherë, komisionerët e njërës qendër votimi e kanë printuar që pas mbylljes së procesit të votimit rezultatin zgjedhor.
    Sipas këtij rezultati, në këtë qendër votimi:PS ka marrë 124 vota;koalicioni i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, 42 vota;
    Partia SocialDemokrate, 5 vota;
    Partia Mundësia, 4 vota;
    Partia Aleanca Kombëtare shqiptare, 2 vota;
    Nisma Shqipëria Bëhet, 1 votë.