Tag: kutinë

  • “Rama e ndryshoi vullnetin e qytetarëve para votimit”, Baçi: Vota u ble jashtë kutisë, shteti u vu në funksion të PS

    “Rama e ndryshoi vullnetin e qytetarëve para votimit”, Baçi: Vota u ble jashtë kutisë, shteti u vu në funksion të PS

    Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha në  një emision televiziv se Rama e ka ndryshuar vullnetin e qytetarëve para datës së zgjedhjeve dhe nuk ka pritur ta bëjë këtë në kutinë e votimit, paçka se ka pasur shtrembërim dhe problematika të shumta më 11 maj.
    Duke vijuar Baçi tha se numëruesit e komisionerët kanë qenë në lartësinë e detyrës pavarësisht indimidimeve dhe presioneve që i janë bërë.
    Rama dhe kjo mazhorancë me gjithë shtetin e kanë ndryshuar vullnetin e qytetarëve para datës së zgjedhjeve dhe nuk ka pritur në kutinë e votimit. Por në kutinë e votimit gjatë ditës së votimit ka pasur shtrembërim të theksuar të mënyrës si është votuar.  Ky rinumërim nxjerr në pah, gjithë problematikat që kanë qenë  ditën e votimit. Kanë qenë të shumta, por jo përcaktuese për rezultatin dita e votimit. Ka qenë shtrembërim i madh që në mëngjes. 
    Për mua numëruesit dhe komisionerët e PD kanë qenë në lartësinë e detyrës. Flas për numëruesit e PD se kanë qenë në presion. Kanë qenë të intimiduar në shumë raste. 
    Kjo qe dhe arsyeja pse nxorën urdhrin që asnjë deputet të mos afrohet pranë qendrës së votimit. 
    Baçi tha se drejtuesit politikë në qarqe duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se analiza për humbjen me shumë gjasa do nisë në shtator. 
    Drejtuesi politik të gjithë qarqeve kanë përgjegjësinë kryesore, e përsëris sa herë të më pyesin. Drejtuesit politik kishin kompetencat dhe për të bërë listat, dhe për të drejtuar dhe për të ndarë zona. Duke qenë njerëzit kompetencat që, nëse ne do ishim fitues, do të ishin ata që ishte qeveria e ardhshme. Siç do kishe privilegjet duhet të kesh përgjegjësi. Këtu nuk dalloj asnjë ,as Bardhin, as Boçin në Shkodër, as Bylykbashin në Durrës. Performanca në Shkodër e Durrës ishte më e mirë se në qarqet e tjera. Ishim dobët. Ishte rezultat që dhe unë jam skandalizuar. Arsyet janë nga më të shumta. 
    Sido të ishte organizmi, kushdo të ishte nën drejtimin nuk mendoj se do të kishte diferencë të madhe. Nëse u morën 4 deputetë mund të merrnin 5 apo 6 kjo nuk e e zgjidhte problemin. Vota është blerë jashtë kutisë së votimit. 
    6 muaj më parë Balluku në Fier solli 400 punonjës administrate që ishin në Fier pavarësisht s paguheshin me paratë e shtetit. Kanë transferuar dhe gjendjen civile. Flas për punonjës administrate që mbulonin zona të caktuara në qarkun e Fierit.
    Berisha nuk hyn tek drejtuesit që disa i ka afër dhe disa larg. Është i baraslarguar, shtetar. Komunikimin e kam, por nuk e quaj veten njeri shumë të afërt. I sheh të gjithë në të njëjtin pozicion. PD do të hyjë në një analizë. Besoj në shtator, pasi të mbarojë denoncimi i kësaj farse. Do të jenë strukturat që do mblidhen dhe do marrin vendime.
    Sipas Baçit, po të mos ishte Berisha në krye të kësaj fushate PD nuk merrte as 10 deputetë.
    Po të mos ishte Berisha në krye të kësaj fushate ne nuk do të kishim as 10 deputetë. PD shkrihej. 
     
     

  • Berisha publikon videon: Ja se si komisioneri hap dhe fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

    Berisha publikon videon: Ja se si komisioneri hap dhe fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar sot një video në konferencën me gazetarët, përmes të cilës fakton farsën elektorale të 11 Majit, siç i cilëson ai zgjedhjet e 11 Majit. 
    Në videon në fjalë paraqitet një komisioner në një qendër votimi, i cili hap kutinë dhe kontrollon se për kë parti ka votuar qytetari.
    Sali Berisha: Ky është komisioner dhe do të kontrollojë votën. Ky hap dhe fut dorën e tij të zezë në kuti, nxjerr votën që ka votuar qytetari e kontrollon sepse ky e din sepse po zbaton porosinë e Edi Ramës dhe ka mbrojtje Altin Troplinin. U zbulua se si ka votuar personi për të cilin ai është porositur, pra kontrolloi nëse ai i meritoi paratë apo jo.

  • KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

    KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike e cila kërkonte këqyrjen e 43 kutive në Qarkun e Vlorës pas pretendimeve të se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura.
    “Shumica është e mendimit që kjo kërkesë nuk ka lidhje me objektin e kërkesës ankimore për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Vlorë”, tha relatori i çështje, Ledio Braho.
    Megjithatë me kërkesë të dy prej anëtarëve të KAS u vendos që të këqyren katër kuti, nga një për secilën bashki të Qarkut Vlorë.  Ishte përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Franc Nuri, ai që përzgjodhi kutitë që do të hapen.
    Ai përzgjodhi:
    Kutinë 4515/00 për Bashkinë e Vlorës
    Kutinë 4528/00 për Bashkinë Selenicë
    Kutinë 4664/01 për Bashkinë e Sarandës
    Kutinë 4714/00 për Bashkinë e Finiqit./tvklan.al

  • Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

    Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

    Në bashkinë e Pustecit në qarkun e Korçës mësohet se deri më tani janë numëruar tre kutitë e para në qendrën e votimi nga 8 në total.
    Në bazë të numrave të publikuar, votat në kutinë e parë ndahen mes PS e cila ka 130 vota dhe PD 52 vota.
    Në kutinë 2, PS ka marrë 150 vota dhe PD 118 vota dhe në kutinë tre PS ka grumbulluar 139 vota dhe PD 38 vota.
    Në total deri tani Partia Socialiste kryeson me 414 vota dhe PD 205 vota.

  • Shqipëria në heshtje elektorale, “ngrijnë” aktivitetet politike publike, beteja zhvendoset të dielën në kutinë e votimit

    Shqipëria në heshtje elektorale, “ngrijnë” aktivitetet politike publike, beteja zhvendoset të dielën në kutinë e votimit

    Mbrëmja e së premtes shënoi përmbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, duke i hapur rrugën heshtjes elektorale që nisi në mesnatë dhe do të zgjasë deri në ditën e votimit më 11 maj.

    Pas javësh të ngarkuara me premtime politike, tubime masive dhe retorikë të nxehtë, vendi ndodhet tani në një moment reflektimi, ku fokusi zhvendoset nga partitë te qytetari dhe zgjedhja e tij në kutinë e votimit.
    Partia Socialiste përmbylli zyrtarisht fushatën e saj me një miting të madh pranë Parkut Olimpik në Tiranë.
    Në të njëjtën kohë, koalicioni opozitar zhvilloi tubimin final në Bulevardin e Ri, duke dhënë mesazhin e fundit përpara betejës së votës.
    Këtë të shtunë ndalohet çdo aktivitet politik publik, në përputhje me ligjin zgjedhor që garanton një ditë qetësie për qytetarët përpara ditës së zgjedhjeve.
    Zgjedhjet e 11 majit janë historike jo vetëm për peshën e garës elektorale, por edhe sepse për herë të parë, diaspora shqiptare është përfshirë në procesin e votimit.

    Top Channel

  • Egli hap kutinë e artë! “Një yll mbi hënë”, ja surpriza që e priti banoren në studion e BBV

    Egli hap kutinë e artë! “Një yll mbi hënë”, ja surpriza që e priti banoren në studion e BBV

    Egli është finalistja e radhës që hapi Kutinë e Artë që iu dha nga Vëllai i Madh në fillim të natës finale.

    Në të gjendej një yll. Pasi hapi kutinë, finalistja u surprizua nga motra e saj.

    “Kam qenë një nga njerëzit që të kam thënë mos u kthe. Sot jam këtu të të them që e kisha gabim. Ke bërë gjënë më të mirë që je rikthyer që të dalësh ashtu siç e meriton”, tha motra e Eglit.

    “Që kur jam futur kam qenë në frikë nga barra që kisha. Atë e superova, por nuk munda të superoja mendimet që i kisha tek ti dhe e gjithë familja. Mendoj që jam kthyer dhe e kam bërë vetën të qesh sërish. Dhe ja arrita vetëm me forcën që më dhatë ju”, u shpreh Egli.

    Pas surprizës nga motra Egli shkoi drejt studios së Big Brother VIP, ku u surprizua nga disa personazhe publik, që treguan mbështetjen e tyre duke i thënë se fakti që ajo e përballoi rrugëtimin e saj me zemër të hapur dhe iu dorëzua dashurisë nuk është dobësi, por guxim.

    Në fund, Egli u surprizua nga mamaja e saj e cila i tha se rrugëtimi i saj ka treguar se nuk është e rëndësishme sa herë rrëzohesh, por sa herë dhe sa e fortë ngrihesh.

    “Zemra ime, unë dhe babi jemi shumë krenarë për ty. Krenarë për vajzën që kemi edukuar, për vajzën që ka treguar në këtë format se është shumë e fortë, që kur rrëzohet ngrihet edhe më e fortë. Për vajzën me shpirtin e madh, të pastër, shumë e ndjeshme, jemi shumë krenar për ty zemra ime”- tha e ëma e Eglit në mesazhin e saj për të bijën, ndërsa nuk reshti së falenderuari të gjithë personat që mbështetën të bijën gjatë rrugëtimit në BBV, duke theksuar se është thellësisht mirënjohëse.

  • Egli ”një yll mbi hënë”, mesazhet e forta që mori nga gratë e ekranit

    Egli ”një yll mbi hënë”, mesazhet e forta që mori nga gratë e ekranit

    Egli Tako hapi kutinë e artë që iu dha nga Vëllai i Madh në fillim të natës finale. Pasi hapi kutinë e artë Egli u surprizua nga motra e saj. “Kam qenë një nga njerëzit që të kam thënë mos u kthe. Sot jam këtu të të them që e kisha gabim. Ke bërë gjënë më të mirë që je rikthyer që të dalësh ashtu siç e meriton”, tha motra e Eglit.
    Që kur jam futur kam qenë në frikë nga barra që kisha. Atë e superova, por nuk munda të superoja mendimet që i kisha tek ti dhe e gjithë familja. Mendoj që jam kthyer dhe e kam bërë vetën të qesh sërish. Dhe ja arrita vetëm me forcën që më dhatë ju”, u shpreh banorja.

    Pas surprizës nga motra Egli shkoi drejt studios së Big Brother VIP, ku u surprizua nga disa personazhe publik, që treguan mbështetjen e tyre duke i thënë se fakti që ajo e përballoi rrugëtimin e saj me zemër të hapur dhe iu dorëzua dashurisë nuk është dobësi, por guxim.
    Në fund Egli u surprizua nga mamaja e saj e cila i tha se rrugëtimi i saj ka treguar se nuk është e rëndësishme sa herë rrëzohesh, por sa herë dhe sa e fortë ngrihesh.

  • “Sagapao Laerti”/ Finalisti hap Kutinë e Artë, takon familjarët brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”

    “Sagapao Laerti”/ Finalisti hap Kutinë e Artë, takon familjarët brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”

    Laerti ka qenë finalisti i parë që ka hapur mbrëmjen e sotme Kutinë e Artë, për të zbuluar se çfarë fshihej brenda saj.

    Kështu, në këtë kuti, Laerti ka gjetur një qeleshe, e më pas në shtëpi për ta surprizuar u futën një grup valltarësh dhe këngëtarësh popullorë të veshur me veshje tradicionale, të cilët e morën për ta çuar në “Storm Arena”, ku në fakt e prisnin familjarët e tij.

    Banori nuk i mbajtur dot lotët teksa ka takuar nënën e tij Rebeka dhe të afërmit e tjerë. Më pas, i gjithë takimi u mbyll me këngë dhe valle.

  • Theu kutinë e emergjencës për të telefonuar fëmijët, Gerta përballet me të papriturën

    Theu kutinë e emergjencës për të telefonuar fëmijët, Gerta përballet me të papriturën

    Gerta Gixhari është përlotur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” pasi e ka marrë malli për dy djemtë e saj. E për këtë arsye ka vendosur që të thyej kutinë e emergjencës që kishte një telefon.
    “Kam shumë kohë që nuk ndihem mirë nga ana emocionale për familjen time. Edhe pjesa e çunave këtu jashtë nuk më ngopi fare, nuk më kënaqi, asgjë.

    Prisja të ishin brenda shtëpisë dhe do të doja shumë të flisja, sidomos me djemtë. Për të gjithë familjarët më ka marrë malli, për mamin, për babin, bashkëshortin, por shpresoj shumë që të kem këtë telefonatën nga Vëllai i Madh”, tha Gerta e përlotur para se të lexonte se çfarë përmbante zarfi.
    Por banorja mbeti e mërzitur kur mori vesh se telefonatën nuk mund t’a përdorte vetë, por do ia jepte një tjetri.
    “Telefonatën e përzgjedhur nuk mund t’a përfitosh ti. Zgjidh cilit banor do t’ia japësh këtë mundësi”, shkruhej në zarf.
    Ndërkohë Rozana me lot në sy i thotë që t’ia japë dikujt telefonatën dhe më pas ai banor do t’ia kthejë prapë asaj.
    “Kujtdo që do ja japësh  ne do të marrim fëmijët e tu”, i tha Rozana.