Tag: kushton

  • Prishtina, qyteti më i lirë në Europë për koston e ushqimit dhe pijeve, por jo Tirana…

    Prishtina, qyteti më i lirë në Europë për koston e ushqimit dhe pijeve, por jo Tirana…

    Transporti dhe akomodimi nuk janë të vetmet gjëra për të cilat duhet të paguani gjatë pushimeve, ushqimi përbën një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve Edhe nëse keni bërë gjithçka siç duhet, duke rezervuar akomodimin dhe transportin paraprakisht, një gjë që mund të rrisë koston e pushimeve është ushqimi dhe pijet.Platforma e prenotimeve të udhëtimeve Omio ka bërë disa kërkime në qytetet europiane, ku të ngrënit jashtë nuk do t’ju falimentojë.Ata studiuan koston mesatare të një vakti, një kapuçino dhe birrës vendase dhe të importuar, për të krijuar renditjen e tyre – dhe ka disa vende vërtet të lira në listë.PrishtinëNë krye të listës është Prishtina në Kosovë, ku një vakt kushton mesatarisht 4.18 paund, një birrë vendase është vetëm 1.67 paund dhe një kapuçino kushton 1.02 paund.Në fakt, ajo u mund vetëm në një nga këto kategori – birra lokale në Minsk, Bjellorusi kushton vetëm 94 paund – por secili vend në top 10 ofron një vakt për më pak se 10 paund.Edhe Tirana përfshihet në renditjen e qyteteve më të lira, përkatësisht në vendin e dhjetë.TiranëNë anën tjetër të shkallës, Oslo renditet si qyteti më i shtrenjtë për ushqim dhe pije në Europë.Një vakt kushton mesatarisht 20,30 paund, një birrë vendase 8,83 paund dhe një kapuçino 3,70 paund. Vaduz, Reykjavik, Kopenhagën dhe Berna përfundojnë pesë qytetet më të shtrenjta për ushqim.Qytetet më të lira për ushqim dhe pije:Prishtinë, KosovëSarajevë, Bosnjë dhe HercegovinëShkup, Maqedonia e VeriutKishinau, MoldaviMinsk, BjellorusiPodgoricë, Mali i ZiPragë, ÇekiBudapest, HungariSofje, BullgariTiranë, ShqipëriQytetet më të shtrenjta për ushqim dhe pije:Oslo, NorvegjiVaduz, LihtenshtajnReykjavik, IslandëKopenhagë, DanimarkëBernë, ZvicërMonakoDublin, IrlandëHelsinki, FinlandëAmsterdam, HolandëQyteti i Luksemburgut, Luksemburg/ Time Out, Omio, Shqip.al   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kosto e ushqimit dhe pijeve në Europë, Prishtina është qyteti më i lirë

    Kosto e ushqimit dhe pijeve në Europë, Prishtina është qyteti më i lirë

    Transporti dhe akomodimi nuk janë të vetmet gjëra për të cilat duhet të paguani gjatë pushimeve, ushqimi përbën një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeveEdhe nëse keni bërë gjithçka siç duhet, duke rezervuar akomodimin dhe transportin paraprakisht, një gjë që mund të rrisë koston e pushimeve është ushqimi dhe pijet.Platforma e prenotimeve të udhëtimeve Omio ka bërë disa kërkime në qytetet europiane, ku të ngrënit jashtë nuk do t’ju falimentojë. Ata studiuan koston mesatare të një vakti, një kapuçino dhe birrës vendase dhe të importuar, për të krijuar renditjen e tyre – dhe ka disa vende vërtet të lira në listë.PrishtinëNë krye të listës është Prishtina në Kosovë, ku një vakt kushton mesatarisht 4.18 £, nj birrë vendase është vetëm 1.67 £ dhe një kapuçino kushton 1.02 £. Në fakt, ajo u mund vetëm në një nga këto kategori – birra lokale në Minsk, Bjellorusi kushton vetëm 94 p. – por secili vend në top 10 ofron një vakt për më pak se 10 £.Edhe Tirana përfshihet në renditjen e qyteteve më të lira, përkatësisht në vendin e dhjetë.TiranëNë anën tjetër të shkallës, Oslo renditet si qyteti më i shtrenjtë për ushqim dhe pije në Europë. Një vakt kushton mesatarisht 20,30 £, një birrë vendase 8,83 £ dhe një kapuçino 3,70 £. Vaduz, Reykjavik, Kopenhagen dhe Berna përfundojnë pesë qytetet më të shtrenjta për ushqim.Qytetet më të lira për ushqim dhe pije:Prishtinë, KosovëSarajevë, Bosnje dhe HercegovinëShkup, Maqedonia e VeriutKishinau, MoldaviMinsk, BjellorusiPodgoricë, Mali i ZiPragë, ÇekiBudapest, HungariSofje, BullgariTiranë, ShqipëriQytetet më të shtrenjta për ushqim dhe pije:Oslo, NorvegjiVaduz, LihtenshtajnReykjavik, IslandëKopenhagë, DanimarkëBernë, ZvicërMonakoDublin, IrlandëHelsinki, FinlandëAmsterdam, HolandëQyteti i Luksemburgut, Luksemburg/ Time Out, Omio, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Gripi i shpendëve në Shqipëri rriti me 5 lekë çmimin e vezëve, u “asgjësuan” 430 mijë pula

    Gripi i shpendëve në Shqipëri rriti me 5 lekë çmimin e vezëve, u “asgjësuan” 430 mijë pula

    Influenca aviare, H5N1 po ndikon negativisht në tregun e vezëve, tashmë ky produkt tek fermerët kushton prej ditës së sotme kushton 5 lekë më tepër. Tek stabilimentet e pularive gripi i shpendëve ka qenë më agresiv se sa tek fermat e fshatarëve.
    Gripi i shpendëve në Shqipëria ka sjell dhe rritje të çmimit të vezëve, asgjësimi i 430 mijë krerëve të pulave ka bërë që një kokërr vezë për konsumatorin të kushton 66.6% më tepër, e për kthyer në para do të thotë 10 lekë më shumë.
    Po për ekspertët e bujqësisë ky ndryshim çmimi është abuziv nga tregtarët.
    “Është një rritje e pajustifikuar sepse ne kemi 7 mln krerë dhe 5 mln prej tyre janë për prodhim vezësh, mendoj se kjo ka të bëjë më vendosjen e monopoleve në këtë treg në Shqipëri. Ka shumë pak kompani që merren me importin dhe eksportin e tyre, dhe kjo e bën të lehtë vendosjen e çmimit nga këto kompani.”, tha Ndoc Fasllia, ekspert bujqësie.
    Asgjësimi i 430 mijë krerëve pulave, deri më tani nuk ka sjell mungesë të këtij produkti në markete.
    “Nëse situata përkeqësohet atëherë ka vend për ndërhyjnë nga Ministria e Bujqësisë për të zbutur koston e prodhimi apo për të marrë masa për zëvendësimin e këtyre shpendëve, por sot nuk jemi në këtë fazë pasi dëmi është shumë i vogël”, shton më tej eksperti i bujqësisë.
    Kjo nuk është një situatë e re as për biznesin e pularive dhe as për konsumatorin në vitin 2022 si pasojë e gripit të shpendëve u asgjësuan gjysmë milioni pula, në atë kohë një kokërr vezë në market kapi vlerën e 30 lekëve, ndërsa veza e fshatit 50 lekë.

  • Njihuni me “arin e gjelbër”, vaniljen, që kushton më shumë se argjendi

    Njihuni me “arin e gjelbër”, vaniljen, që kushton më shumë se argjendi

    Çmimi i vaniljes është rritur vitet e fundit, për shkak të kërkesës së shtuar dhe furnizimit të pakët me këtë erëz cilësore, aq sa vanilja ka filluar të quhet edhe “ari i gjelbër”. Kjo, për shkak se çmimi i një kilogrami vaniljeje është rritur më shumë sesa ai i një kilogrami argjendi.
    Kohët e fundit ka pasur një rritje të kërkesës për vaniljen natyrale dhe organike nga ana e kompanive globale. Në vitin 2015, për shembull, “Nestle” njoftoi një plan madhor për t’i bërë produktet e saj tërësisht natyrale dhe për të eliminuar shtesat artificiale.
    Aktualisht, ishulli i Madagaskarit ne oqeanin Indian ka thuajse monopolin e furnizimeve globale. Vanilja është një nga erëzat më të shtrenjta në botë, me çmimet që kanë arritur deri në 600 dollarë për kilogram këtë vit, ndërkohë që një kilogram argjend kushton rreth 527 dollarë.
    Bishtajat e gjata dhe e zeza të vaniljes, me shijen e tyre karakteristike, mblidhen me dorë, më pas thahen dhe shiten. Janë farat e vogla, të zeza, brenda këtyre bishtajave, të adhuruarit e pastiçierëve, me një shije thuajse intoksikuese që përdoret kudo, që nga kekët e tortat, e deri tek akullorja.
    Me origjinë nga Meksika, vanilja u soll në Europë nga eksploratori Kristofor Kolombi, por përpjekjet për kultivimin e saj në kontinent kishin dështuar për shkak të mungesës së llojit të bletës që polenizon lulet. Sidoqoftë, problemi u zgjidh dhe u hap rruga për prodhim në shkallë të gjerë, me Madagaskarin që rezultoi më efikasi ndër kultivuesit.