Kryetari i Partisë Socialiste, Rama në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, ironizoi aritmetikën e demokratëve, duke komentuar fjalët e Berishës që përmendte Lamborghinin e Noizyt që kushton sa 50 mijë pensione.
Rama deklaroi se Lamborghini është i shtrenjtë, e dinë të gjithë, por siguroi që është shumë më pak se 6 milionë dollarët e paguar për lobimin e PD-së në SHBA.
‘Ore ia hoqën atë non gratën? Me datë 12 do t’ia heqin. Sikur do t’ia hiqnin se 6 mln dollarw, janë shumë. Bufi dje ishte kapur me Lamborghinin e Noizy. Ai ka lekët e veta tha, por janë 50 mijë pensione, në fillim tha janë 10 mijë. Tani ça nuk thotë. Çfarë i ka bërë këtij Gramshit tha, nga 50 mijë e kanë bërë 60 mijë. Tani ça ka me Noizyn? Si qenkan 50 mijë pensione për Lamborghinin e Noizyt? Sa kushton Lamborghini? Kushton shumë më pak se 6 mln dollarë. Nëse shkojmë me logjikën e 50 mijë pensioneve, se bufi për të larë damkën, siç ia vënë deleve, që ia kanë vurë bam për të larë atë numrin në kokë, sa pensione paska paguar. Nëse Noizy për Lambon e vet janë 50 mijë pensione, po bufi me lekët e kujt? Se i bie me aritmetikën e tij 500 mijë pensione. Se Lamborghini është shumë më pak se 1 mln. Çfarë aritmetike është kjo?’, deklaroi Rama.
Tag: kushton
-

‘Lamborghini i Noizyt’, Rama: Kushton më pak se 6 mln dollarët e lobimit në SHBA
-

“Lamborghini i Noizyt sa 50 mijë pensione”, Rama i përgjigjet Berishës nga Shkodra: Kushton më pak se 6 mln dollarë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot nga Shkodra ndaj deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një ditë më parë nga Fier kritkoi shfaqjet publike të qeverisë dhe përmendi Lamborghinin e Noizyt duke e krahasuar me 50 mijë pensione.
Kryeministri Rama, i cili po mbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit në qytetin e Shkodrës, iu përgjigj me ironi:
“Bufi u kap me Lamborghinin e Noizyt dje. Dhe e krahasojnë me 50 mijë pensione. Po ju them se Lamborghini i tij kushton shumë më pak se 6 milionë dollarët që bëjnë për lobimin e non-gratës.”/vizionplus.tv
-

Berisha nga Fieri: 11 maji po vjen Edi Rama, është fundi yt!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon takimin përmbyllës të fushatës elektorale nga qyteti i Fierit.
Ai ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se 11 maji është fundi i tij politik.
Më tej, Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj Ramës, pasi sipas tij nuk del të përballet.
“Rama në vend të debatit dhe transparencës paraqet vallet e Lubi Balluku, piskamat e Zegjinesë dhe së fundmi Lamborghinin e Noizyt. Ati ta gëzojë se e ka nga fitimet e këngëve, por ai kushton sa 50 mijë pensione.
Siç kushton djegësi i Tiranës i zhdukur 130 milionë. Ka zhdukur 130 milionë euro taksat tuaja. Ku janë? Ku është djegësi i Fierit që e shëtitën vërdallë dhe sot është një llamarinë që s’punon? Ku janë 120 milionë euro të Becchetit? 21 milionë euro udhëtime me avion taksi? Ku janë 33 mijë euro shishja e Romano Kontit?
Prandaj urdhri mos dilni para qytetarëve. Ai që fshihet është më i ligi. 11 maji po vjen. Edi Rama është fundi yt”, shprehet Berisha. -

“Fushatë me Noizy-n dhe Zegjinenë”/ Berisha në Fier: Lamborghini këngëtarit kushton sa 50 mijë pensione
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Fier ka folur ditën e sotme në takimin përmbyllës në kuadër të fushatës elektorale. Berisha, për herë të parë, ka përmendur kandidaten e PS-së në listën e qarkut të Fierit, Zegjine Caushin, që është bërë virale për videon që poston për kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
“Rama në vend të debatit dhe transparencës paraqet vallet e Lubi Balluku, piskamat e Zegjinesë dhe së fundmi Lamborghinin e Noizyt. Ati ta gëzojë se e ka nga fitimet e këngëve, por ai kushton sa 50 mijë pensione. Siç kushton djegësi i Tiranës i zhdukur 130 milionë. Ka zhdukur 130 milionë euro taksat tuaja. Ku janë? Ku është djegësi i Fierit që e shëtitën vërdallë dhe sot është një llamarinë që s’punon? Ku janë 120 milionë euro të Becchetit? 21 milionë euro udhëtime me avion taksi? Ku janë 33 mijë euro shishja e Romano Kontit? Prandaj urdhri mos dilni para qytetarëve. Ai që fshihet është më i ligi. 11 maji po vjen. Edi Rama është fundi yt”, deklaroi Berisha. -

Sa kushton Xavi Simons? Arsenali më në fund merr vesh shifrën që do Leipzig
20 Prill 2025
15:39
Telesport
Xavi Simons do të largohet nga RB Leipzig në verën që po vjen. Endrra e tij është të luajë te Barcelona, por ky duket mision i pamundur, sepse për të nuk ka vend në “Camp Nou”.
Destinacioni i tij i pritshëm është Arsenali. Klubi londinez ka shfaqur interes për mesfushorin holandez që në vitin e kaluar. Trajneri Arteta e pëlqen shumë.
Fabrizio Romano raporton se Xavi Simons mund të ketë një shans të madh për t’u larguar nga klubi gjerman, i cili kërkon 75 milionë euro. -

Guardiola gjen portierin e së ardhmes, kushton 50 mln euro
20 Prill 2025
9:50
Telesport
Pep Guardiola ka gjetur pasuesin e portierit Ederson. Ky i fundit është në perëndim të karrierës, sidomos sepse ka shumë probleme me dëmtimet.
Ederson ka qenë zgjedhja e parë e portës te Manchester City që nga viti 2017, por tani ka ardhur momenti që dikush tjetër të marrë stafetën.
The Mirror raporton se drejtuesit e klubit anglez po planifikojnë të transferojnë portierin e Portos, Diogo Costa, i cili ka një klauzolë largimi prej 63 milionë eurosh.
Kontrata aktuale e portugezit skadon në vitin 2027, kështu që City shpreson ta blejë për 50 mln euro. -

Berisha në takimin me qytatarët në Kombinat: Çmimet janë dyfishuar gjatë këtyre 12 viteve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me qytetarët në Kombinat. Berisha tha se qevria gjatë këtyre 12 viteve ka dyfishuar çmimet dhe rrogat nuk i kanë rritur.
“Gjysma tjetër më e rëndë e të keqes është se këtu çmimet nga viti në vit u rritën. Se këtu buka sot kushton mbidyfishin e asaj që kushtonte në vitin 2013. Kushtonte 400-500 lekë, kushton 900-1000 lekë.
Se mishi sot kushton 1600-1800 lekë, kushtonte 700 lekë. Se domatet kushtonin 100 lekë, kushtojnë 400 lekë.
Pra, për të blerë ti qytetar i dashur sot aq sa blije në vitin 2013, të duhen dy herë e më shumë. Dhe rrogat nuk u rritën, pensionet nuk u rritën.
Për të përballuar këtë rritje, sot çdo pensionist duhej të kishte pensionin 390 euro. Në qoftë se qeveria thotë do u indeksojmë. Në qoftë se qeveria do ishte e ndershme t’u indeksonte, pensioni juaj do të ishte 390 euro. Prandaj qeveria e Malit të Zi që i indeksoi, e ka pensionin 450 euro.”, tha Berisha. -

E bukura kushton! Kush viziton Venecian duhet të paguajë
Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga sot me risinë kryesore këtë vit që turistët e minutës së fundit do të paguajnë dyfish.
Vitin e kaluar, për të ulur numrin e turistëve që vinin vetëm për një ditë, Venecia vendosi një pagesë për hyrjen në qytet gjatë periudhave kur ka shumë vizitorë. Ky ishte një eksperiment për të menaxhuar më mirë turizmin dhe për të mbrojtur qytetin.Venecia u bë qyteti i parë turistik i madh në botë që ‘taksoi’ njerëzit për të hyrë. Më shumë se 35,000 udhëtarë ditorë kanë rezervuar tashmë një biletë, sipas Venezia Today.
-

”Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro”, ekspert i IT zbulon detajet: Ja sa kushton një pajisje
Ekspert i IT, Besmir Semanaj në një lidhje ‘’Skype’’ në një emision televiziv u shpreh se kostoja e mbylljes së TIK TOK është diku tek 1 milion euro.
Semanaj: E para e punës u soll në Shqipëri pa kërkesën e ISP-ve, pra ISP nuk kanë bërë një kërkesë të tillë.
Unë jam personi i parë në Shqipëri që kam bërë denoncimin e kësaj pajisjeje.
Informacioni erdhi nga kolegë pranë ISP-ve, të cilët kundërshtonin vendosjen e një pajisjeje të tillë pranë këtyre institucioneve.
Pra ISP, nuk kanë bërë kërkesë, ne nuk e dimë e kujt ishte ideja e sjelljes së këtyre pasjisjeve.
Sepse nuk janë pajisje që mund të sigurohen brenda ditës.
Nuk e dimë sa kushtuan.
Me çmim reference kushton minimalisht 100-120 mijë euro një, pra i bie diku tek 1 milion euro kostoja e mbylljes së TIK TOK. -

City gjen pasuesin perfekt të De Bruyne! Kushton 100 mln paundë
6 Prill 2025
11:17
Telesport
Manchester City po përpiqet të gjejë pasuesin ideal të Kevin de Bruyne. Belgu, pas një dekade, ka vendosur të largohet përfundimisht nga klubi.
Me De Bruyne që po përgatit valixhet për t’u transferuar në MLS, City ka nisur ofertat e para. Objektivi kryesor i Pep Guardiolës luan në Bundesligë.
Bëhet fjalë për Florian Wirtz, i cili luan te Bayer Leverkusen dhe kushton 100 mln paundë. Për të ka interes edhe Bayern, kështu që gara vetëm sa ka filluar!