Tag: kushton

  • Sulmuesi i ri i Bayern është gjerman dhe kushton 30 mln euro

    Sulmuesi i ri i Bayern është gjerman dhe kushton 30 mln euro

    23 Qershor 2025

    16:44

    Telesport

    Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman shumë premtues.
    Bëhet fjalë për sulmuesin e Stuttgart, Nick Woltemade, i cili aktualisht po luan në Kampionatin Europian U21, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asiste.
    Ai gjithashtu ka fituar besimin e trajnerit Julian Nagelsmann me dy paraqitje si titullar me kombëtaren gjermane në Nations League. Ai u transferua nga Werder Bremen te Stuttgart në verën e kaluar me parametra zero.
    Sot kushton 30 mln euro. Bayern po tenton ta transferojë në korrik.

  • Debat në studio/ Alimehmeti: Votat janë shitur, ju tregoj sa kushton në Tiranë! Gazetari: Sillni prova

    Debat në studio/ Alimehmeti: Votat janë shitur, ju tregoj sa kushton në Tiranë! Gazetari: Sillni prova

    Zgjedhjet e 11 majit vijojnë ende të prodhojnë debate në opinionin publik, kjo edhe pas vendimit të fundit për rinumërimin e votave preferenciale.

    I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, kandidati i “Aleancës për Shqiëprinë Madhështore”, Ilir Alimehmeti tha se në Shqipëri shitet vota, duke theksuar se mjafton të dalësh në rrugë për të kuptuar se sa lekë vlen.
    Por për gazetarin Argër Hitaj kjo ëhstë fyerje për qytetarët, duke kërkuar që opozita të tregojë prova.

    Pjesë nga biseda:
    Alimehmeti: Që shqiptarët shesin votë kjo nuk diskutohet. Hajde shkojmë nesër në çdo rrugë të Tiranës, dhe tu them unë sa kushton një votë.
    Hitaj: Më sill prova?
    Alimehmeti: Kush je ti mo që të ti sjell unë. Do tregohemi civilë apo të bëj zhurmë unë. Tregova kulturë më trego edhe ti. Nëse ne shkojmë në parim që gjithmonë duhet të jetë opozita që tregon prova, për ça është shteti.
    Borakaj: Po ju jeni ata që nuk keni besim.
    Alimehmeti: Kjo nuk do të thotë që ata mos bëjnë punën e vet. Policia nuk pa gjë, nuk kapi asnji, dolën kudo, nëpër media, çfarë s’do bënin këta. Çfarë bënë? Unë jam dakord që institucionet serioze duhet të dalin në media. Morën dia angazhime publike, ne kemi të drejtën të këkrokjmë rezultate. Provat po i nxjerrim ne.
    Borakaj: Çfarë prisni nga raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR?
    Alimehmeti: Nëse nuk do ti të kesh një shtet të jetueshëm. S’ka pas inciente në komunizëm, 99% votonin, 99.5% votinin frontin demokratik. Ne flasim për probleme madhore, nëse duhet ta zgjidhim, duhet ta pranojmë që kemi. Unë kërkoj që institucionet të bëjnë punën e vet. Sot patëm një gjë qesharake. Mbasi humbi një gjygj Rama, tha po të shkretët shqiptarë çfarë vuajnë. Po pse kush e ka në dorë gjyqësorin.
     

  • Prodhimet blegtorale, rriten ndjeshëm çmimet në treg për produktet e bulmetit dhe të mishit

    Prodhimet blegtorale, rriten ndjeshëm çmimet në treg për produktet e bulmetit dhe të mishit

    Shqiptarëve produktet me origjinë shtazore po u kushtojnë gjithnjë e më tepër.

    Nëse bëjmë një krahasim të çmimeve të bulmetit nga viti 2013 e deri më tani, një kilogram djathë lope kushton 133% më tepër, djathi i deles 136% më shumë, kurse gjalpi i freskët ka pësuar 100% rritje të çmimit.
    “Në vitin 2013 djathin e lopës e gjenim me 300 lekëkg, ndërsa sot kushton 700 lekëkg. Djathi i deles ka qenë 550lekëkg ndërsa sot kushton 1200-1300 lekëkg. Djathi i freskët ka qenë 500 lekëkg, tani kushton 1100 lekëkg”,shprehet Artan Hazizaj, tregtar.
    Të mbarështosh gjë të gjallë në Shqipëri është e mundimshme dhe aspak fitimprurëse, në mungesë të produkti vendas industria e përpunimit të qumështit dhe bizneset e mishit furnizohen me produkte importi. Nëse qumështi vjen nga Serbia, mishi ka si origjinë  nga Rumaninë dhe Bullgarinë. E gjithë kjo ka bërë që një kg mishi viçi për konsumatorin vendas të kushtojë 71% më tepër. Edhe pse mishi i derrit vazhdon të jetë më i liri në treg,  ai ka pësuar ndryshimin  më të madhe të çmimit përgjatë këtij dhjetëvjeçari, duke shkuar 128% më shumë.
    “Mishi në 2013 ka qenë me 700 lekëkg , tani ka arritur 1100-1200. Mishi I gicit dikur kushtonte 350 lekëkg, por sot kushton 800 lekë kg”, shton më tej tregtari.
    Tregtarë e qytetarë, të gjithë janë në kërkim të shijes shqiptare, por për ta siguruar këtë është tepër e vështirë.
    “Ne mundohemi që t’i gjejmë të gjithë këtu produktet por është shumë e vështirë. Imagjino në një fshat  mund të gjesh vetëm një viç”, përfundoi Artan Hazizaj, tregtar.
    Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT në këtë 10 vjeçar të fundit numri I lopëve, deleve dhe dhive është përgjysmuar.
    Në vitin 2013 kishim mijë gjedhë, ndërsa në 2013 263 mijë. Të imta në 2013 kishim 2.725.000 nga 1.846.000 që janë regjistruar në 2023.

    Top Channel

  • Çmimet në rritje për produktet e bulmetit dhe të mishit!

    Çmimet në rritje për produktet e bulmetit dhe të mishit!

    Çmimet e produkteve me origjinë shtazore po rriten ndjeshëm, duke rënduar gjithnjë e më shumë buxhetin e qytetarëve shqiptarë. Krahasuar me vitin 2013, një kilogram djathë lope kushton sot 133% më shumë, djathi i deles është shtrenjtuar me 136%, ndërsa çmimi i gjalpit të freskët është dyfishuar, me një rritje prej 100%.
    “Në vitin 2013 djathin e lopës e gjenim me 300 lekëkg, ndërsa sot kushton 700 lekëkg. Djathi i deles ka qenë 550lekëkg ndërsa sot kushton 1200-1300 lekëkg. Djathi i freskët ka qenë 500 lekëkg, tani kushton 1100 lekëkg”-, shprehet Artan Hazizaj, tregtar.
    Të mbarështosh gjë të gjallë në Shqipëri është e mundimshme dhe aspak fitimprurëse, në mungesë të produkti vendas industria e përpunimit të qumështit dhe bizneset e mishit furnizohen me produkte importi. Nëse qumështi vjen nga Serbia, mishi ka si origjinë nga Rumaninë dhe Bullgarinë. E gjithë kjo ka bërë që një kg mishi viçi për konsumatorin vendas të kushtojë 71% më tepër. Edhe pse mishi i derrit vazhdon të jetë më i liri në treg, ai ka pësuar ndryshimin më të madhe të çmimit përgjatë këtij dhjetëvjeçari, duke shkuar 128% më shumë.“Mishi në 2013 ka qenë me 700 lekëkg , tani ka arritur 1100-1200. Mishi I gicit dikur kushtonte 350 lekëkg, por sot kushton 800 lekë kg”-, shton më tej tregtari.
    Tregtarë e qytetarë, të gjithë janë në kërkim të shijes shqiptare, por për ta siguruar këtë është tepër e vështirë.“Ne mundohemi që t’i gjejmë të gjithë këtu produktet por është shumë e vështirë. Imagjino në një fshat mund të gjesh vetëm një viç”-, përfundoi Artan Hazizaj, tregtar.
    Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT, në këtë 10 vjeçar të fundit numri i lopëve, deleve dhe dhive është përgjysmuar. Në vitin 2013 kishim mijë gjedhë, ndërsa në 2013 263 mijë. Të imta në 2013 kishim 2.725.000 nga 1.846.000 që janë regjistruar në 2023.

  • Prodhimet blegtorale, rriten ndjeshëm çmimet në treg për produktet e bulmetit, por edhe të mishit

    Prodhimet blegtorale, rriten ndjeshëm çmimet në treg për produktet e bulmetit, por edhe të mishit

    Shqiptarëve produktet me origjinë shtazore po u kushtojnë gjithnjë e më tepër.

    Nëse bëjmë një krahasim të çmimeve të bulmetit nga viti 2013 e deri më tani, një kilogram djathë lope kushton 133% më tepër, djathi i deles 136% më shumë, kurse gjalpi i freskët ka pësuar 100% rritje të çmimit.
    “Në vitin 2013 djathin e lopës e gjenim me 300 lekëkg, ndërsa sot kushton 700 lekëkg. Djathi i deles ka qenë 550lekëkg ndërsa sot kushton 1200-1300 lekëkg. Djathi i freskët ka qenë 500 lekëkg, tani kushton 1100 lekëkg”,shprehet Artan Hazizaj, tregtar.
    Të mbarështosh gjë të gjallë në Shqipëri është e mundimshme dhe aspak fitimprurëse, në mungesë të produkti vendas industria e përpunimit të qumështit dhe bizneset e mishit furnizohen me produkte importi. Nëse qumështi vjen nga Serbia, mishi ka si origjinë  nga Rumaninë dhe Bullgarinë. E gjithë kjo ka bërë që një kg mishi viçi për konsumatorin vendas të kushtojë 71% më tepër. Edhe pse mishi i derrit vazhdon të jetë më i liri në treg,  ai ka pësuar ndryshimin  më të madhe të çmimit përgjatë këtij dhjetëvjeçari, duke shkuar 128% më shumë.
    “Mishi në 2013 ka qenë me 700 lekëkg , tani ka arritur 1100-1200. Mishi I gicit dikur kushtonte 350 lekëkg, por sot kushton 800 lekë kg”, shton më tej tregtari.
    Tregtarë e qytetarë, të gjithë janë në kërkim të shijes shqiptare, por për ta siguruar këtë është tepër e vështirë.
    “Ne mundohemi që t’i gjejmë të gjithë këtu produktet por është shumë e vështirë. Imagjino në një fshat  mund të gjesh vetëm një viç”, përfundoi Artan Hazizaj, tregtar.
    Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT në këtë 10 vjeçar të fundit numri I lopëve, deleve dhe dhive është përgjysmuar.
    Në vitin 2013 kishim mijë gjedhë, ndërsa në 2013 263 mijë. Të imta në 2013 kishim 2.725.000 nga 1.846.000 që janë regjistruar në 2023.

    Top Channel

  • Sa “kushton” Shqipëria

    Sa “kushton” Shqipëria

    Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik me interes për t’u reklamuar nga agjencitë e huaja, të cilat kanë përfshirë paketa të posaçme, që nisin nga disa qindra euro në disa mijë euro, në varësi të kohëzgjatjes dhe shërbimeve të përfshira. Disa nga tregjet aktive ku ofrohen paketa kulturore, por edhe mundësi për pushime vere mbeten tregu britanik, ai italian, izraelit, por edhe Emiratet …

  • Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

    Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

    Një nga bizneset më të përhapura në Shqipëri janë restorantet. Me rritjen e vazhdueshme të turizmit në vend, ky biznes po bëhet gjithnjë e më i frekuentuar.

    Por sa kushton mesatarisht një vakt për dy persona në një restorant të klasit të mesëm në Shqipëri? Sipas platformës Numbeo, kjo shifër arrin rreth 47.5 euro, duke e renditur vendin tonë në vendin e 42-të nga 123 vende të marra në shqyrtim.

    Në rajon, Shqipëria rezulton të jetë më e shtrenjta për këtë shërbim. Pas nesh vjen Serbia, ku një vakt në një restorant ekonomik kushton rreth 42.6 euro, duke u renditur në vendin e 54-t. Më tej vjen Mali i Zi me një mesatare prej 40 eurosh, në vendin e 60-të.

    Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut ofrojnë çmime më të përballueshme, duke u renditur përkatësisht në vendin e 78-të dhe 91-të.

    Ndërkohë, Kosova rezulton të jetë vendi më i lirë në rajon për një vakt në një restorant të klasit të mesëm, vetëm 20 euro për dy persona.

    Edhe pse Shqipëria është më e shtrenjtë krahasuar me fqinjët, kur e vendosim përballë vendeve të njohura të Europës si Spanja, Franca apo Italia, del që jemi më të lirë. Kjo është një pikë shumë pozitive për turizmin shqiptar, pasi ofron një përvojë cilësore me kosto të përballueshme.

    Në kreun e listës për çmime më të larta qëndron Islanda, ku një vakt për dy persona mund të shkojë deri në 124 euro. Pas saj vijnë Zvicra dhe Kameruni.

    Ndërsa çmimet më të ulëta i gjejmë në Indi (12.24 €), Pakistan (10.88 €) dhe Bangladesh (10.40 €)-vende ku të ushqyerit jashtë është tepër më ekonomik.

  • Wirtz doli blof! Zbulohen 5 emrat që po ndjek Bayern në merkato

    Wirtz doli blof! Zbulohen 5 emrat që po ndjek Bayern në merkato

    26 Maj 2025

    15:51

    Telesport

    Florian Wirtz zgjodhi Liverpool, kështu që Bayern duhet të veprojë shpejt për të gjetur një sulmues të majtë. Klubi bavarez ka disa pista në lojë dhe ende nuk ka marrë një vendim final se cili është profili i duhur për skuadrën.
    I pari për momentin renditet Nico Williams. Ylli i Bilbaos ka klauzolë 58 mln euro. Real Madrid dhe Arsenal kanë shfaqur interes për të. Kjo e bën të vështirë betejën e Bayern, sepse nuk është klub aq joshës për spanjollin, sidomos përballë Los Blancos.
    I dyti në radhën e objektivave të Bayern është Raphinha. Ylli i Barcelonës ka kohë që ndiqet nga klubi bavarez. Ai kushton mbi 70 mln euro, shifër që nuk i tremb kampionët e Gjermanisë. Problemi është se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona.
    I treti nga emrat e përmendur në Mynih është Eberechi Eze. Ai luan te Crystal Palace dhe kushton rreth 55 mln euro. Ka disa ditë që flitet se Bayern po e ndjek këtë lojtar. Ai luan si trekuartist dhe si sulmues i majtë.
    Emri i katërt është Kaoru Mitoma. 28-vjeçari luan te Brighton dhe vlerësohet rreth 50 mln euro. Bayern e pëlqen shumë profilin e tij.
    I pesti, por jo më pak i kërkuari, është ylli i Milanit, Rafael Leao. Portugezi kushton rreth 75 mln euro. Për të kanë interes edhe Barcelona dhe disa klube angleze. Problemi i tij është mungesa e qëndrueshmërisë. Bayern “trembet” nga lojtarë të tillë.

  • E ardhmja e Xavi Simons merr drejtim tjetër, gati lëvizja 75 mln euro

    E ardhmja e Xavi Simons merr drejtim tjetër, gati lëvizja 75 mln euro

    23 Maj 2025

    16:29

    Telesport

    Xavi Simons kushton shumë, kështu që lajmet që e lidhin me Bayern (që prej vitit 2023) tashmë janë thuajse të anuluara. Klubi bavarez do ta blinte vetëm nëse dështon operacioni “Florian Wirtz”, shkruan Sport Bild.
    Sipas mediave britanike, e ardhmja e mesfushorit ofensiv të Leipzig është Premier League. Chelsea, Manchester United dhe Tottenham kanë interes për të.
    Sa kushton holandezi? Rreth 75 mln euro. 23-vjeçari e meriton këtë vlerësim, patjetër, por ende nuk e ka kaluar fazën e një talenti në rritje. Rikthim te Barcelona? E pamundur, të paktën sipas raportimeve të deritanishme.

  • Kushton zero euro, Jonathan David merr telefonatat e para nga… Serie A

    Kushton zero euro, Jonathan David merr telefonatat e para nga… Serie A

    18 Maj 2025

    13:26

    Telesport

    Jonathan David, sulmues i cili numëron 106 gola me Lille, do të largohet me parametra zero nga skuadra franceze.
    Pas këtij lajmi, ka plot klube që kanë shfaqur interes për të. Ai vlen praktikisht zero euro. Fat i madh në merkato.
    Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Juventusi ka nisur një kontakt paraprak me agjentët e kanadezit.
    25-vjeçari pëlqen Barcelonën, por për të kanë interes edhe disa klube angleze. E kërkon edhe Bayern.