A po paguani më shumë seç duhet për kafenë tuaj?Për shumë prej nesh, një filxhan kafe, ose disa, është një rit i përditshëm që na ndihmon të përballojmë ditën e punës. Në 2023-24, u konsumuan rreth 10.62 miliardë kilogramë kafe në botë, sipas Statista.Disa mjaftohen me një kafe të lirë të përgatitur në zyrë, ndërsa të tjerë preferojnë një “kafe luksoze”, shpesh e përgatitur nga barista me përparëse. Por sa na kushton kjo kënaqësi në Europë?Sa kafe blejnë europianët?Sipas një sondazhi të Pressat (janar-mars 2025), britanikët kryesojnë për konsumin e kafesë me 1.96 filxhanë në ditë, ndjekur nga Belgjika (1.79), Polonia (1.77), Franca (1.76) dhe Rumania (1.68). Ndër vendet më kursimtare janë Luksemburgu (0.82), Hungaria (0.83), Çekia (0.84) dhe Suedia (0.9).Megjithëse Franca është ndër konsumatorët më të mëdhenj, ajo ka edhe çmimin më të lartë për një filxhan kafeje takeaway (me vete): mesatarisht 3.42 euro. E preferuara e francezëve? Caffe latte (17%), jo espresso siç besohet zakonisht.Në vend të dytë renditet Lituania (3.39 euro), ku kapucino dhe kortado janë më të përhapurat. Ndërkohë, çmimi më i ulët është në Danimarkë (1.89 euro), ku preferohet Americano dhe konsumohen mesatarisht 1.32 kafe në ditë.Vetëm Danimarka ka një çmim nën 2 euro. Vendet më afër janë Sllovakia (2.08 euro) dhe Qipro (2.09 euro).Indeksi i kapucino-sSipas Numbeo, kappuccino më i shtrenjtë në kryeqytetet europiane blihet në Kopenhagen: mesatarisht 5.81 euro. Islanda (5.33 euro) dhe Zvicra (5.27 euro) ndjekin pas. Në Skandinavi, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Holandë dhe Austri, çmimet kapërcejnë 4 euro.Në anën tjetër janë vendet e Europës Lindore, Ballkanit dhe Italia. Në Romë, një kapucino kushton 1.53 euro. Më lirët janë Kosova (1.27 euro) dhe Ukraina (1.36 euro). Në Varshavë, cappuccino kushton 3.64 euro, më shtrenjtë se të gjitha vendet fqinje të Polonisë, përveç Gjermanisë.Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria ka një çmim mesatar 1.76 euro për një kapucino, duke e renditur ndër vendet me koston më të ulët në Europë.A po na mashtrojnë me çmimet?Një espresso kërkon 7-9g kafe, që kushton rreth 0.00009 euro për dozë, bazuar në çmimet e kafesë arabika, dukshëm më lirë sesa çmimi final. Por kjo nuk përfshin koston e stafit, gotave prej kartoni, energjisë, qumështit apo shurupit.Kostoja mesatare e energjisë për bizneset në BE është 155.80 euro/MWh (2024). Irlanda paguan më shumë (254.30 euro), e ndjekur nga Kroacia, Hungaria dhe Luksemburgu (të gjitha mbi 200 euro). Vendet me energjinë më të lirë janë Norvegjia (79.10 euro), Spanja dhe Italia.A përputhen çmimet me pagat?Në Francë, paga mesatare neto është 32,354 euro dhe një kafe përbën 0.0106% të të ardhurave. Në Danimarkë, me pagë 43,913 euro, kjo shifër është vetëm 0.004%. Lituanezët kanë pagën më të ulët (15,909 euro), ndërsa kostoja për kafe është 0.021% e pagës, pra, vlera më e ulët.Në Luksemburg, me një pagë mesatare 50,410 euro dhe çmim kafeje 3 euro, përqindja është 0.005%, ndër më të leverdishmet.Sa kappuccino blen një paga?Sipas Numbeo, në Romë mund të blihen 1,399 kapucino në muaj me pagën mesatare. Berna në Zvicër ndjek me 1,378, pastaj Luksemburgu me 1,347.Indeksi ndan Europën në dy pjesë: në Perëndim (përjashto Portugalinë) një pagë të lejon të blesh mbi 750 kapucino në muaj, ndërsa në Lindje ky numër është ndjeshëm më i ulët.Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet në nivel mesatar me 451 filxhanë kapucino, që mund të blihen me pagën mesatare mujore, më pak se Mali i Zi (585), Kosova (522) dhe Maqedonia e Veriut (401), por dukshëm më mirë se Greqia, ku një pagë mesatare mjafton vetëm për 310 filxhanë. / Euronews, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.