Tag: kushton

  • 100 mln euro për tre talente, Bayern po thur planet e së ardhmes

    100 mln euro për tre talente, Bayern po thur planet e së ardhmes

    7 Dhjetor 2025

    0:34

    Telesport

    Bayern ka nisur përgatitjet për merkaton e verës duke identifikuar disa talente të rinj që mund të forcojnë skuadrën.
    Kampionët e Gjermanisë kanë shfaqur interes të veçantë për tre futbollistë të dalluar për të ardhmen. Ata janë 19-21 vjeç, shenjë kjo që Bayern po investon te të rinjtë para se të bëhen big.
    Mes emrave të përmendur është Givario Read i Feyenoord-it, i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij të qëndrueshme si mbrojtës i djathtë. Ai kushton 35 mln euro dhe Bayern e sheh si titullar, duke qenë se Boey-Stanisic nuk bindin 100%.
    Bayern po vëzhgon me kujdes edhe Kees Smit të AZ Alkmaar, një lojtar që shihet si Pedri i ri. Ka disa analistë që e krahasojnë me Cesc Fabregas dhe Luka Modric. Smit kushton 25 mln euro.
    Objekti i tretë i interesit është Valentin Barco i Strasburgut, i cili ka lënë përshtypje me kreativitetin dhe kontributin ofensiv gjatë sezonit. Ai luan edhe si mesfushor, edhe si mbrojtës i majtë. Ka klauzolë 40 mln euro. Gjithsej, këta tre talente kushtojnë 100 mln euro.

  • Dy vite nga vdekja e Zef Dedës, Juli i kushton fjalët e ndjera të atit

    Dy vite nga vdekja e Zef Dedës, Juli i kushton fjalët e ndjera të atit

    Aktori Julian Deda ka përkujtuar sot dyvjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, aktorit të mirënjohur, Zef Deda, përmes një mesazhi të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale.
    Teksa ka ndarë një foto me Zefin, Juli e ka cilësuar të atin si figurë të jashtëzakonshme në jetën e tij dhe një njeri me vlera të rralla.
    “Dy vjet pa ty zemra ime, heroi im. Gjithmonë do jesh më i miri dhe njerëz si ti janë gjithmonë në paqe me Zotin. Të dua shumë, Babo…! shprehet aktori.
    Kujtojmë se aktori Zef Deda ndërroi jetë dy vite më parë në moshën 73-vjeçare, dhe prej atëherë Juli e kujton shpesh në rrjete sociale, teksa i kushton fjalë të ndjera dhe mirënjohje.

     

  • Gjoni i qan hallin qytetarëve me xhup që kushton nga 1 deri në 3 mijë euro

    Gjoni i qan hallin qytetarëve me xhup që kushton nga 1 deri në 3 mijë euro

    Në foton sot deputet i PD, Gjin Gjoni, i veshur me një xhup Moncler që vlerësohet të kushtojë mes 1000 dhe 3000 euro, ndërsa i ka shkuar për vizitë një zonje të moshuar në kushte të vështira. Ndriçimi i dhomës vjen nga drita e telefonit, ndërsa sfondi tregon varfëri, thasë me ushqime dhe një shtëpi të rrënuar.
    Kontrasti i fotos është i madh: një politikan me veshje luksoze përballë një qytetareje që jeton mes mungesës dhe nevojës. Në vend që pamja të fliste për solidaritet, ngre më shumë pyetje se sa përgjigje mbi mënyrën se si politika shqiptare e sheh “hallexhiun”.
    Një foto që flet vetë më shumë se çdo koment.

  • Reali kushton 10 miliardë euro, Perez gati të shesë 10% aksione

    Reali kushton 10 miliardë euro, Perez gati të shesë 10% aksione

    Ditë më parë është raportuar se Florentino Perez do të tërhiqet nga drejtimi i Real Madrid para se t’i përfundojë kontrata presidenciale në 2028. Mirpo ditët e fundit po flitet ndryshe.

    Madje sot nga mediat pranë Los Blancos shprehen se kreu i klubit synon të shesë 5% deri në 10% të aksioneve të Real Madridit një investitori të jashtëm.

    Ai do ta paraqesë planin në mbledhjen e jashtëzakonshme të aksionarëve të këtij muaji. Presidenti e vlerëson klubin me 10 miliardë euro, që do të thotë se shitja do të sillte midis 500 milionë dhe 1 miliard euro.

    Vazhdo leximin

  • “Lojërat e vdekjes”/ Sfida që po i kushton jetën, 22-vjeçari përfundon në intubim pasi hëngri hamburger pa…

    “Lojërat e vdekjes”/ Sfida që po i kushton jetën, 22-vjeçari përfundon në intubim pasi hëngri hamburger pa…

    Një 22-vjeçar është intubuar në spital, pak pasi ka tentuar një sfidë ngrënieje, duke kapërcyer hamburger pa e përtypur. Një “lojë vdekjeje”, që tani po i kushton shtrenjtë. 
    I riu, sipas informacioneve, donte të gëlltiste një hamburger pa e përtypur, si pjesë të sfidës. Ngjarja ka ndodhur në Greqi dhe mediat e raportuan ditën e sotme (12 nëntor). 
    Pak më vonë, ai u rrëzua, ndërsa rrugët e frymëmarrjes iu mbyllën dhe ai u mbyt. Më pas u dërgua me urgjencë në një spital në Atikë, ku po trajtohet në një gjendje jashtëzakonisht kritike në kujdesin intensiv. 
    Ish-presidentja e EINAP, Matina Pagoni, foli për Mega në lidhje me incidentin dhe theksoi: 
    “Këto janë situata tragjike. Një fëmijë 22-vjeçar që shkoi në Koropi për t’u argëtuar është aktualisht i intubuar në një gjendje shumë kritike. Le të shpresojmë se do të ketë një përmirësim në ditët në vijim, megjithëse situata është e vështirë”. 
    Gjithashtu ajo theksoi rëndësinë e trajnimit për ndihmën e shpejtë. 

  • Shqipëria në Zonën e Kuqe të Korrupsionit

    Shqipëria në Zonën e Kuqe të Korrupsionit

    Nga Franci Nuri

    Sot u publikua indeksi « World Justice Project » për vitin 2024/25. Për Shqipërinë verdikti katastrofik i këtij Raporti ndërkombëtar, duhet të na shërbejë si alarm : Drejtësia dhe sistemi gjyqësor janë në krizë të thellë.

    Raporti e thotë qartë: Shqipëria në Zonën e Kuqe të Korrupsionit!

    “Albania ranks 89 out of 142 countries worldwide… Regionally, the country ranks 10 out of 15 in Eastern Europe & Central Asia.”

    “The ‘Absence of Corruption’ indicator positions Albania 107th, placing it in the red zone of corruption.”

    Niveli i korrupsionit tepër i lartë është kthyer në gangrenë për qytetarët Shqiptarë dhe kjo tashmë evidentohet edhe nga raportet serioze ndërkombëtare.

    Shqipëria në zonën e kuqe të korrupsionit !

    Sepse Shqipëria është vendi ku 1km rrugë apo autostradë kushton 3 herë më shtrenjtë kur ndërtohet nga buxheti i Shtetit tonë, por kur fondet vijnë nga donatorët e huaj, çuditësisht po ajo rrugë apo autostradë ndërtohet këtu me çmim 3 herë më të lirë! Ku të ngresh një çerdhe apo të ndërtosh një shkollë, kushton më shumë se në Francë dhe

    Gjermani! Ku litri i karburantit kushton sa në Zvicër, por pagat janë si në Azi.

    Këto janë përfundime të paimagjinueshme për një vend kandidat që pretendon anëtarësim në BE.

    Aty ku ska Drejtësi, nuk ka Shtet ! Dhe pastaj çuditemi nga vrasjet makabre dhe vetëgjyqësia që po rritet dita-ditës në vend…

  • VIDEO / Kostoja e fshehtë e iPhone 17 Pro Max: Apple përfiton 300%, ja si zbulohet e vërteta

    VIDEO / Kostoja e fshehtë e iPhone 17 Pro Max: Apple përfiton 300%, ja si zbulohet e vërteta

    Sa kushton në të vërtetë një iPhone 17 Pro Max? Kanali ‘Marketshift Project’ në Youtube ka analizuar përbërjen e telefonit në fjalë duke e ‘zbërthyer’ atë pjesë pas pjese.
    Rezultati është tronditës! Telefoni që sot kushton jo më pak se 1,200 dollarë në fakt e ka koston 408 dollarë duke bërë kështu që Apple të përfitojë plot 300%.
    Për më tepër ndiqni videon:

  • Stili klasik i Haaland, me çantën që kushton mbi 10.000 euro, duartrokitet nga Yamal

    Stili klasik i Haaland, me çantën që kushton mbi 10.000 euro, duartrokitet nga Yamal

    16 Tetor 2025

    7:53

    Alfred Lleshi

    Erling Haaland, sulmuesi i Manchester City, u bë “viral” për stilin e tij origjinal në Instagram. Sulmuesi norvegjez, 25 vjeç, i krahasuar me një profesor gjeografie për stilin klasik, udhëtoi me “jet” privat drejt Malagës pas 3 golave me Norvegjinë kundër Izraelit.

    Haaland postoi: “Camos (kamuflazh)”, duke veshur pantallona jeshile, jelek të njëjtë, këmishë, kapelë dhe një çantë ‘Hermès Hac 40’. Çanta që mbante është një ‘Birkin’ që kushton 10.900 euro.

    Lamine Yamal reagoi nga Barcelona me duartrokitje, ndërsa ish-shoku i tij Jack Grealish postoi katër “emoji” të qeshurash dhe komentoi: “Djali më i mirë në botë!”

  • Ia sekuestruan mikut të Putinit, superjahti po i kushton bashkisë italiane 30 mijë euro në ditë

    Ia sekuestruan mikut të Putinit, superjahti po i kushton bashkisë italiane 30 mijë euro në ditë

    Një superjaht luksoz me vlerë 500 milionë euro, i sekuestruar nga oligarku rus Andrey Melnichenko pas sanksioneve të BE-së për lidhjet e tij me Kremlinin, po shkakton zemërim në Itali për shkak të kostove marramendëse të mirëmbajtjes.
    Jahti, i njohur thjesht si “A”, është i ankoruar në portin e Triestes që prej marsit të vitit 2022, dhe po i kushton bashkisë italiane 30,000 euro në ditë, një shumë që tashmë ka kapur shifrën 24 milionë paund prej ditës së parë të sekuestros.
    Sipas kryetarit të bashkisë, Roberto Dipiazza, kjo është një barrë e pajustifikueshme për qytetin, kur buxhete të tilla si ai për rrjetin e tramvajeve nuk kalojnë 750,000 euro në vit.
    Autoritetet janë të detyruara ta mbajnë jahtin në gjendje perfekte, pasi është teknikisht “i ngrirë” dhe jo konfiskuar. Kjo do të thotë se, nëse sanksionet hiqen ose një gjykatë vendos ndryshe, jahti duhet t’i kthehet pronarit në të njëjtën gjendje.
    Kostot përfshijnë sigurinë 24/7 të jahtit, mbajtjen e ekuipazhit minimal, karburantin dhe mirëmbajtjen teknike dhe kostot e ankorimit.
    Jahti “A” përfaqëson kulmin e luksit dhe teknologjisë detare. Me tre direkë më të lartë se Big Ben, ai klasifikohet si anije e mesme mallrash për shkak të përmasave. Ndërtuar në Gjermani nga Nobiskrug, jahti operohet nga një ekuipazh prej 54 personash dhe ka një sistem të sofistikuar digjital për kontrollimin e veleve.
    Kush është Andrey Melnichenko?
    Melnichenko, me një pasuri të vlerësuar mbi 15 miliardë dollarë, është një nga oligarkët më të fuqishëm të Rusisë, me interesa në sektorët e plehrave kimikë dhe qymyrit. Ai ishte pjesë e takimit me Vladimir Putinin në 2022, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, për të diskutuar mbi pasojat e mundshme të sanksioneve.
    Edhe pse zyrtarisht ka dhënë dorëheqjen nga kompanitë e tij (EuroChem dhe SUEK), një dokument i BE-së e përshkruan atë si pjesë të “rrethit më të ngushtë të biznesmenëve me lidhje të ngushta me qeverinë ruse”.

  • Çdo gotë Coca-Cola ju kushton 12 minuta jetë

    Çdo gotë Coca-Cola ju kushton 12 minuta jetë

    Një studim i fundit ka treguar se pirja e një shisheje ose gote Coke lidhet me humbjen e rreth 12 minutave jetëgjatësi. Arsyeja qëndron te përbërësit e saj: sasi të larta sheqeri, kalori bosh dhe aditivë artificialë që ndikojnë drejtpërdrejt në metabolizëm, zemër dhe shëndet afatgjatë.Edhe pse një gotë mund të duket e padëmshme, efektet e përditshme grumbullohen, duke ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në cilësinë e jetës.

    Studiuesit theksojnë se nuk bëhet fjalë për të ndaluar plotësisht konsumin e gazuarve, por për të kuptuar kompromisin që bëjmë sa herë zgjedhim një pije të tillë. Zgjedhjet e vogla të përditshme, të përsëritura me vite, kthehen në faktorë të mëdhenj për shëndetin.

    Këshilla e ekspertëve është të përdoret me kujdes, të mos bëhet zakon ditor dhe të zëvendësohet shpesh me alternativa më të shëndetshme si uji, çaji bimor apo lëngjet natyrale. Vendimet e ndërgjegjshme sot mund të sjellin një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme nesër.