Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: kushtëzohet
-

Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme e PPE-së: Integrimi i Shqipërisë në BE të kushtëzohet! Lidershipi i lidhur me krimin e organizuar
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka publikuar një video zyrtare nga punimet e Asamblesë së Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), të mbajtur në Sao Paolo të Brazilit, ku ka marrë pjesë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Në deklarimin e saj, eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, prezantoi katër përfundimet kryesore të përbashkëta të punimeve, teksa u takua me Berishën.
Një ndër katër pikat kryesore të prezantuara nga PPE lidhej posaçërisht me Shqipërinë.
Montserrat theksoi se procesi i integrimit europian të vendit duhet të mbetet i kushtëzuar nga respektimi i standardeve demokratike dhe garantimi i pavarësisë institucionale.
“Ne insistojmë që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga një lidership i lidhur me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave, thuhet në deklaratë.
Qëndrimi i PPE-së përbën një sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standardet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pavarësisë së sistemit mediatik e gjyqësor. -

“Procesi i integrimit të kushtëzohet me…”/ PD: CDI-ja, rezolutë për situatën politike në Shqipëri
Në Asamblenë e Unionit të partive të qendrës së djathtë (CDI), e cila zhvilloi punimet në Sao Paulo të Brazilit, u miratua rezoluta e pestë e fuqishme për situatën politike në Shqipëri.
Kryetari i PD, Sali Berisha, u zgjodh zëvendëspresident i organizatës, teksa raportohet se rezoluta ngre alarmin për regresin demokratik në vend, përqendrimin ekstrem të pushtetit, shkrirjen parti–shtet dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet publike.Dokumenti thekson se zgjedhjet e 11 majit, sipas OSBE/ODIHR, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cënuar garën e lirë dhe të ndershme.
CDI paralajmëron se kapja e shtetit, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, pengimi i komisioneve hetimore parlamentare dhe ndikimi i krimit në ekonomi e zgjedhje e afrojnë Shqipërinë me një model narko–autoritar, i cili paraqet rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
Rezoluta i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve që procesi i integrimit të Shqipërisë të kushtëzohet me progres të matshëm në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integritetin zgjedhor, kërkon vendosjen e sanksioneve të targetuara ndaj individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, si edhe mbështetjen për krijimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të besueshme.
CDI shpreh solidaritet me qytetarët shqiptarë dhe forcat demokratike që punojnë për rikthimin e pluralizmit, llogaridhënies dhe vlerave evropiane.
