Tag: kushteve

  • Mot kryesisht i kthjellët, ja parashikimi për këtë të mërkurë

    Mot kryesisht i kthjellët, ja parashikimi për këtë të mërkurë

    Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimeve të meteorologëve, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa vranësirat pritet të shfaqen gjatë orëve të mesditës, kryesisht në zonat malore.
    Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 8 m/s.
    Sa i përket gjendjes në det, valëzimi do të jetë mesatar, me forcë 2-3 ballë.

    Top Channel

  • Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

    Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

    “Thirrja u hap në dhjetor të vitit 2024 dhe qëndroi e hapur deri në janar. Familjet kanë aplikuar në bashkitë përkatëse, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ata u miratuan në këshillin bashkiak. Tashmë përfituesit janë shpallur dhe ne presim që në gusht pas përfundimit të procedurave tenderike të nis puna për rinovimin e banesave. 43 bashki aplikuan”, deklaron Dardana Grabovaj, Sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit.

    Nuk bëhet fjalë vetëm për ndërhyrje fizike në struktura të amortizuara, por për një përpjekje të qartë për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të garantuar kushte minimale jetese për më të pambrojturit.

    Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të

    “Kërkesat më të shumta shkojnë për përmirësimin e kushteve të banimit. Kryesisht ne prekim banesa në zona informalë, në qytete dhe fshatra ku duhet dhe kërkohet vëmendje më e veçantë për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky është një program bën rregullin e atyre banesave nuk i kanë kushtet e duhura”, thotë Dardana Grabovaj, Sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit.

    Fondi në dispozicion këtë vit është përllogaritur në masën e 1 miliardë lekëve. Po sa para do të mund të përfitojnë familjet për të riparuar banesat e tyre?

    “Varet ka numri i anëtarëve që përbëhet familja. Shuma e financimit shkon nga 12  e deri në 16 milionë lekë për shembull për komunitetin rom dhe egjiptian”, u shpreh Grabovaj.

    Deri në vitin 2030, synimi është që mbi 50 mijë familje, përfshirë shtresat në nevojë, studentët dhe emigrantët që kthehen në Atdhe, të mbështeten nga një paketë kombëtare strehimi me një fond prej 300 milionë eurosh. Një ndërhyrje që nuk zgjidh vetëm nevoja të menjëhershme, por vendos themelet për një politikë strehimi të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të menduar për të ardhmen.

  • Si do të jetë moti këtë të diel?

    Si do të jetë moti këtë të diel?

    Ditën e Diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
    Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 14 m/s.
    Deti – Valëzimi 1- 3 ballë.

    Top Channel

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 maj 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 maj 2025…

    Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
    Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara gjatë pasdites në zonat Qëndrore dhe Lindore.
    Parashikohet që gjatë natës të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.
    Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!