Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Ky ndalim hyn ne fuqi nga data 30/08/2025, ora 06:00, dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë.
Mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.
Tag: kushteve
-

Alarm në Sarandë! Dalja në det ndalohet për shkak të motit të keq
-

Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese në Sarandë
Dalja në det e çdo mjeti lundrues në Sarandë është ndaluar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare.
Sipas Kapitenit të Portit Sarandë, Fotin Kona, priten erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt.
Për këtë arsye, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Ky ndalim hyn në fuqi nga ora 06:00 e datës 30 dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë. Mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.Top Channel
-

AKU Shkodër bllokon 3 ton fruta- perime jashtë kushteve të ruajtjes, vendosen 8 gjoba për shkelësit…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë, ka zhvilluar një aksion kontrolli në tregun e produkteve ushqimore mëngjesin e kësaj të shtune.
Gjatë verifikimeve mësohet se u konstatuan shkelje të rënda në standardet e sigurisë ushqimore dhe në dokumentacionin tatimor. Si rezultat, u vendosën 8 gjoba administrative, ndërsa rreth 3 mijë kilogramë fruta e perime u bllokuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të origjinës dhe kushteve të ruajtjes!
AKU njoftoi se kontrollet do të vijojnë me intensitet, për të garantuar sigurinë e konsumatorit dhe për të luftuar informalitetin në tregun ushqimor.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Vdekja e minatorit në Bulqizë, 5 teknikë në pranga: Nuk morën masa për sigurimin e kushteve
Foto ilustruese
BULQIZË- Pesë punonjës të kompanisë minerare ku ishte i punësuar 66-vjeçari Fari Veliu, i cili humbi jetën ditën e djeshme në një minierë kromi në Bulqizë, janë arrestuar nga policia. Siç bëjnë me dije blutë, ata akuzohen për mugesën e masave për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar. Në pranga kanë rënë: Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Ervis Kadiu dhe Edmond Xhafa, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.
Njoftimi:
Bulqizë/ Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën dje, shtetasi F. Sh., arrestohen 5 punonjës të stafit teknik.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. Sh., 66 vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.
Minatori 66-vjeçar në Bulqizë humbi jetën ditësh e djeshme. Ngjarja ka ndodhur teksa po punonte për ndërtimin e një armature për të punuar minatorët e tjerë, ku dyshohet se një masiv minerali është shembur duke e zënë poshtë./ZËRI -

Vdekja e 66-vjeçarit në minierë pas shembjes së masivit shkëmbor, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik
Pesë punonjës të stafit teknik janë arrestuar pasi akuzohen se nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën 66-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë vendosën në pranga punonjësit e stafit teknik me iniciale Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç.
Minatori me iniciale F. Sh., dyshohet se humbi jetën si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri ditën e djeshme (6 Gusht). Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se të arrestuarit nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.
Njoftimi:
Bulqizë/ Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën dje, shtetasi F. Sh., arrestohen 5 punonjës të stafit teknik. Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. Sh., 66 vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen. -

Bashkia e Tiranës miraton kushtet për licencimin e subjekteve që ofrojnë shërbime funerale
Të gjithë subjektet që ofrojnë shërbimet funerale do të duhen të licencohen sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara. Bashkia e Tiranës, përmes vendimit n.44 të datës 10 qershor 2025, ka përcaktuar kriteret dhe kushteve që agjencitë e shërbimit funeral/shtëpitë funerale duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.
Për t’u pajisur me licencë për shërbime funerale, subjektet me NIPT duhet të paraqesin pranë Bashkisë Tiranë një sërë dokumentesh, përfshirë: kërkesën për licencë, vërtetim nga gjykata për mosndjekje penale, vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore/shëndetësore, ekstraktin historik me objekt aktivitetin funeral, NIPT-in, si dhe dokumentacion që vërteton përmbushjen e kushteve për mjetet e transportit të kufomave sipas rregullores për varrezat.Ndërsa, për subjektet, të cilat aplikojnë për pajisje me licencë për ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale duhet të dorëzojnë përveç dokumentacionit të përcaktuar më lart, edhe listën e personelit të nevojshëm për të zbatuar objektin e veprimtarisë (përfshirë këtu, por pa u kufizuar infermier, sanitar, shofer, financier etj). Subjektet duhet të paraqesin gjithashtu listën e mjeteve e pajisjeve teknike, të nevojshme që kanë në dispozicion (përfshirë këtu, por pa u kufizuar makina autofunebër, kapak frigoriferik, frigorifer të posaçëm për mbajtjen e kufomave etj.);
Përmbushja dhe inspektimi i kushteve
Komisioni gjatë inspektimit në vend duhet të verifikojë për Agjencitë dhe Shtëpitë funerale përmbushjen e kushteve si më poshtë:– Shtëpitë funerale nuk duhet të jenë në godina banimi dhe veprimtaria e ushtruar në to nuk duhet të jetë e dukshme për publikun. Agjencitë Funerale mund t’i kenë zyrat e shërbimit edhe në godina banimi, por në asnjë rast nuk munden që në të njëjtin ambient të ekspozojnë dhe të tregtojnë materiale si arkivolë, kurora, vazo etj. Këto materiale duhet të mbahen në ambiente të veçanta, jo të dukshme për publikun.-Nuk duhet të kenë shenja dalluese, fetare, të përhershme, në fasadën e tyre apo në mjedisin përreth;– Duhet të kenë të paktën një makinë autofunebër, e cila duhet të jetë sipas specifikimeve teknike të vendosura nga inspektorati i shëndetësisë;– Të kenë garazh të përshtatshëm në varësi të numrit të makinave autofunebër që disponojnë. Minimalisht hapësira e përshtatshme për një makinë duhet të jetë deri në 15m2.– Burime njerëzore të mjaftueshme për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral, përkatësisht për Agjencitë Funerale minimalisht 3 punonjës, ndërsa për shtëpitë funerale minimalisht 4 punonjës të punësuar me kohë të plotë, si dhe minimalisht 2 punonjës, të punësuar me kohë të pjesshme ose kontratë shërbimi.– Çdo ndërtesë të projektohet, e tillë që të plotësojë kushtet e përdorimit nga ana e personave me aftësi të kufizuar.Shtëpitë funerale duhet gjithashtu të kenë: sallë ceremoniale për rite fetare, dhomë të posaçme për pastrim dhe veshje kufome me pajisje të standardizuara, dhomë frigoriferike (morg) me temperaturë 2-12°C dhe ventilim të qëndrueshëm, si dhe ambiente higjieno-sanitare për personelin me sipërfaqe minimum 12m2.Komisioni pasi ka inspektuar në vend ambientin, dhe ka konkluduar në plotësimin e kushteve, harton një raport përmbledhës dhe ia drejton Drejtorisë së Licencimit dhe Gjendjes Civile.Subjektet e licencuara i nënshtrohen një kontrolli periodik të paktën 2 herë në vit, i cili kryhet nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, sipas planit të punës së miratuar nga drejtori i përgjithshëm. Pezullimi i licencës ndaj subjektit bëhet me vendim të kryetarit të Bashkisë, pas shqyrtimit të shkeljeve të konstatuara nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit. -

Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Në një konferencë për media, Berisha tha se largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve, që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.
“Opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë.
Largimi i Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme.
Ndaj dhe PD do bëjë cdo gjë për të mobilizuar shqiptarët për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.
Ata janë përfaqësues të shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve dhe kemi të bëjëm me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë është rrugëdalja nga kjo situatë”, tha Berisha. -

Gushti nis me mot të kthjellët dhe temperatura që shkojnë deri në 34 gradë, ja parashikimi për sot
Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.bSipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet mot kryesisht me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, të cilat nuk do të ndikojnë në stabilitetin e përgjithshëm të kushteve të motit.
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe lugina, era hera-herës do të intensifikohet deri në 10 m/s. Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët, në forcën 1 deri 2 ballë, çka e bën të favorshme lundrimin dhe aktivitetet detare përgjatë brigjeve.
Ky mot i qëndrueshëm ofron kushte të mira për udhëtime dhe aktivitete në natyrë në prag të fundjavës, duke e bërë të premten një ditë ideale për pushuesit dhe qytetarët në të gjithë vendin. -

Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike
Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili është pjesë e iniciativave të Bashkisë për përmirësimin e kushteve të strehimit për ata qytetarë që ndodhen në vështirësi ekonomike, u mundëson qytetarëve të aplikojnë për mbështetje financiare për rregullime dhe riparime në shtëpitë e tyre.
Aplikimi mund të realizohet online, përmes platformës e-Albania, në shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.Për të plotësuar kërkesën, aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, dhe për këtë, mund të kërkojnë asistencë nga punonjësit e njësisë administrative të Bashkisë Tiranë.
Programi është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe të sigurojnë kushte më të mira për familjet e tyre.
