Tag: kushtetutën

  • Berisha: Nuk e ndryshojmë ne Kushtetutën pse Dumani ka frikë nga puna e tij!

    Berisha: Nuk e ndryshojmë ne Kushtetutën pse Dumani ka frikë nga puna e tij!

    Berisha: Nuk e ndryshojmë ne Kushtetutën pse Dumani ka frikë nga puna e tij!Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës së të hënës me gazetarët u ndal edhe te sistemi i drejtësisë, për të cilin tha se ndodhet në kolaps, për shkak të numrit të lartë të gjykimit të dosjeve nga gjyqtarët.

    Berisha tha se, nga takimet që ka pasur me qyetatrët, ka treguar se nuk do ta ndalë luftën e tij për ata që ndodhen në burg, një numër relativisht i lartë, për shkak se siç theksoi kryedemokrati, ndodhen në qeli pa asnjë akuzë.

    “Sepse numri i qytetarëve që kanë probleme me drejtësinë është shumë më i vogël se sa numri i qytetarëve që nuk kanë probleme me drejtësinë.

    Por e vërteta është se në qoftë se sondazhet bëhen tek ata që kanë probleme me drejtësinë, këto që them unë, kanë aty mbështetje absolute. Sepse mua nuk më ik asgjë, unë jap statistikat zyrtare

    Votuesit nuk janë vetëm ata, por unë jam i detyruar t’i dal zot këtyre qytetarëve. Janë 150 mijë apo 230 mijë familje.

    A keni dëgjuar ju që një gjykatës të gjykojë 600 çështje në muaj? Po kjo i tejkalon çdo lloj imagjinate.

    Kjo është bërë krejtësisht inekzistente. Ndaj dhe unë kam një muaj dialog me qytetarët, do ua shpjegoj.

    Unë do luftoj edhe për ata që janë në burg. Sa janë ata? Ata janë gjithsej 5 mijë, por ama një e treta e tyre janë pa asnjë akuzë. Janë të pafajshëm me Kushtetutë.

    Të tjerë janë në paraburgim, e kanë akuzën por nuk i çojnë në gjykatë se nuk ka kush t’i dëgjojë.

    Pse janë ata të burgosur, pse kanë kryer krime ata, duhet të hesht unë për të drejtat e tyre?

    Jo, nuk hesht unë për të drejtat e tyre. Se pastaj të drejtat bëhen përshesh, marrin fund.

    Nuk ka thënë kush për Erion Veliajn më shumë se unë, por ama të drejtat duhet t’i respektohen.

    Por jo merr dhe shkruan statuse se e pa që po fitonte terren. Edi Rama duhet të ndëshkohet për statuset që ka bërë. Kështu thonë, i ka shkruar ai statuset. Ai thotë nuk kam shkruar kurrë statuse. Po kush i shkroi statuset ku sulmohej prokuroria, Sali Berisha… etj. Redaktori. Redaktori është Edi Rama, e njohur kjo punë.

    Pra është çështje e drejtë, unë do e mbroj këtë çështje sepse nuk ka kurrë drejtësi që ta kontrollojë prokurori gjykatësin. Iku ajo punë, mori fund. Pastaj ka vetëm prokurori.

    A e dëgjuat sot, halli i mandatit. O zotëri, në qoftë se kryer detyrat në zbatim të ligjit, nuk mund të kesh frikë nga puna jote. Ja ku i ke kolegët e tu që kanë dhënë dënime me jetë, jo një, por disa, dhe i morët dhe i nxorët një nga një nga sistemi se dënuan kryebanditët e qeverisë dhe Partisë Socialiste.

    Çfarë është kjo, të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij?

    Jo mo, nuk ndërron Kushtetuta kurrë. Po, Kushtetuta do ndërrojë, do hiqet e drejta në mënyrë të prerë që prokurori të kontrollojë gjykatësin e dosjes. Kjo nuk ndodh në botë dhe ai ndryshim është urgjent.

    Po tjetër, për t’i zgjatur afatin, për t’i dhënë këtë apo atë, ta harrojë ai se ndryshon Kushtetuta për këtë.

    Çfarë pësuan, na thuaj pak ku i ke dënimet tij? Prokuroria e krimeve të rënda ka dhjetëra dënime përjetë, kriminelë nga më të rrezikshmit, ku i ke ti? Nuk ke asnjë gjer sot se bën pazare.

    Ky është i fiksuar, në çdo takim kërkon, na ndryshoni Kushtetutën për karrigen time. Jo mor zotëri, nuk ndryshojmë Kushtetutën ne për karrigen tënde.

    Ti tregon se ke frikë nga puna që ke bërë. Pse ke frikë nga puna që ke bërë, ke qenë prokuror në Skap, do shkosh prokuror prapë diku tjetër, në qoftë se ke punuar, në qoftë se nuk ke punuar, do përgjigjesh”, tha Berisha.

  • Dumani kërkon rikandidimin, reagon Berisha: Nuk e ndryshojmë Kushtetutën për karrigen tënde!

    Dumani kërkon rikandidimin, reagon Berisha: Nuk e ndryshojmë Kushtetutën për karrigen tënde!

    Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët, komentoi edhe kërkesën e Altin Dumanit, i cili kërkon që të ndryshohet Kushtetuta dhe prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia për të rikandiduar sërish për në Prokurorinë e Posaçme, pas përfundimit të mandatin 9-vjeçar.
    Berisha u shpreh i prerë se nuk do ta japë votat për ta ndryshuar Kushtetutën, sipas tij, për karrigen e Altin Dumanit. Sipas liderit demokrat, me këtë kërkesë, Altin Dumani tregon se ka frikë nga puna që ka bërë.
    “A e dëgjuat sot, halli i mandatit. O zotëri, në qoftë se kryer detyrat në zbatim të ligjit, nuk mund të kesh frikë nga puna jote. Ja ku i ke kolegët e tu që kanë dhënë dënime me jetë, jo një, por disa, dhe i morët dhe i nxorët një nga një nga sistemi se dënuan kryebanditët e qeverisë dhe Partisë Socialiste.
    Çfarë është kjo, të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij? Jo mo, nuk ndërron Kushtetuta kurrë. Po, Kushtetuta do ndërrojë, do hiqet e drejta në mënyrë të prerë që prokurori të kontrollojë gjykatësin e dosjes. Kjo nuk ndodh në botë dhe ai ndryshim është urgjent. Po tjetër, për t’i zgjatur afatin, për t’i dhënë këtë apo atë, ta harrojë ai se ndryshon Kushtetuta për këtë. Çfarë pësuan, na thuaj pak ku i ke dënimet tij? Prokuroria e krimeve të rënda ka dhjetëra dënime përjetë, kriminelë nga më të rrezikshmit, ku i ke ti? Nuk ke asnjë gjer sot se bën pazare.
    Ky është i fiksuar, në çdo takim kërkon, na ndryshoni Kushtetutën për karrigen time. Jo mor zotëri, nuk ndryshojmë Kushtetutën ne për karrigen tënde. Ti tregon se ke frikë nga puna që ke bërë. Pse ke frikë nga puna që ke bërë, ke qenë prokuror në Skap, do shkosh prokuror prapë diku tjetër, në qoftë se ke punuar, në qoftë se nuk ke punuar, do përgjigjesh.” – tha Berisha.

  • Propozimet e Dumanit për zgjatjen e mandatit për prokurorët e Posaçëm/ Reagon Berisha: Ta harrojë! Të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij?

    Propozimet e Dumanit për zgjatjen e mandatit për prokurorët e Posaçëm/ Reagon Berisha: Ta harrojë! Të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij?

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, duke folur sot për mandatin e prokurorëve të Posaçëm, dha dy propozime.

    Propozimi i parë i Dumanit ishte që prokurorëve që u mbaron mandati 9-vjeçar të rikandidojnë, ndërsa propozimi i dytë që ata të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit.
    “E para çështjet kaq të ndjeshme, si çështje statusi, ku varet edhe fati personal i prokurorëve dhe institucionit, ne i diskutojmë si grup prokurorësh. Unë si kreu i SPAK nuk kam deklaruar apo propozuar ndonjë ndryshim pa u konsultuar me gjithë prokurorët. Kemi shkuar drejt një propozimi i mandatit. Për ta filluar me rinovimin e mandatit pranë SPAK. Kemi propozuar jo rinovim automatik. Propozimi i SPAK është të bëhen ndryshime kushtetuese dhe ligjore, që prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, tu jepet mundësia për të rikandiduar së bashku me prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm”.
    Për këtë deklaratë të Dumanit, reagoi kryedemokrati Sali Berisha, që kundërshtoi propozimin për zgjatjen e afateve.
    “A e dëgjuat sot, halli i mandatit. O zotëri, në qoftë se kryer detyrat në zbatim të ligjit, nuk mund të kesh frikë nga puna jote. Ja ku i ke kolegët e tu që kanë dhënë dënime me jetë, jo një, por disa, dhe i morët dhe i nxorët një nga një nga sistemi se dënuan kryebanditët e qeverisë dhe Partisë Socialiste. Çfarë është kjo, të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij? Jo mo, nuk ndërron Kushtetuta kurrë. Po, Kushtetuta do ndërrojë, do hiqet e drejta në mënyrë të prerë që prokurori të kontrollojë gjykatësin e dosjes. Kjo nuk ndodh në botë dhe ai ndryshim është urgjent. Po tjetër, për t’i zgjatur afatin, për t’i dhënë këtë apo atë, ta harrojë ai se ndryshon Kushtetuta për këtë. Çfarë pësuan, na thuaj pak ku i ke dënimet tij? Prokuroria e krimeve të rënda ka dhjetëra dënime përjetë, kriminelë nga më të rrezikshmit, ku i ke ti? Nuk ke asnjë gjer sot se bën pazare. Ky është i fiksuar, në çdo takim kërkon, na ndryshoni Kushtetutën për karrigen time. Jo mor zotëri, nuk ndryshojmë Kushtetutën ne për karrigen tënde. Ti tregon se ke frikë nga puna që ke bërë. Pse ke frikë nga puna që ke bërë, ke qenë prokuror në Skap, do shkosh prokuror prapë diku tjetër, në qoftë se ke punuar, në qoftë se nuk ke punuar, do përgjigjesh”.

    Top Channel