Tag: kushtetutën

  • “A ke këshilltarë që të lexojnë Kushtetutën?”, Berisha akuza Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës

    “A ke këshilltarë që të lexojnë Kushtetutën?”, Berisha akuza Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës

    Sali berisha ne kuvend

    TIRANË- Ka rinisur me debate seanca në Kuvend, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se PS po shkel Kushtetutën për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, dhe strukturën e re të Komisioneve Parlamentare.
    Berisha në parlament: Të fillosh detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde, tregon se nuk je gjë tjetër, vetëm një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë, që e ka emrin Edi Rama.
    Shkelmimi i Kushtetutës, është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë të të gjithë spektrit, shkelmimi i Kushtetutës është një puç që i bëhet librit të shtetit, vetëm e vetëm se ju doni me shpejtësi të lani duart si Ponç Pilati pas krimit që kryeni.
    Si ka mundësi, a keni ju, çfarë të thuash, njerëz që lexojnë Kushtetutën? A ke ti këshilltarë që paguan që të të lexojnë ty Kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit, e cila për parlamentin është Kushtetuta e parlamentit, është ligji më i rëndësishëm i vendit, pas Kushtetutës.
    Pra, aq peshë sa ka parlamenti në jetën e një shteti dhe të vendit.
    Ky është një provokacion i ulët që ju i bëni rendit kushtetues të vendit. Ky është një provokacion i ulët, që ju i bëni qytetarëve të këtij, që i bëni opozitës së këtij vendi.
    Akt i turpshëm! Çfarë do të thotë kjo? Çfarë e keni ju Kushtetutën, statutin e partisë suaj të krimit e keni atë, që silleni në këtë mënyrë?
    Prandaj dhe merr vendimin, mblidhi këshillat dhe të zbatohet Kushtetuta.

  • Struktura e re e komisioneve/ Berisha-Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

    Struktura e re e komisioneve/ Berisha-Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

    PD po kundërshton ndryshimet në rregulloren e re, duke thënë se PS po e bën në shkelje të kushtetutës. Sali Berisha e quajti akt të turpshëm, ndërsa kryeparlamentarit Niko Peleshi i tha se është një sekretar mjeran i Edi Ramës që shkelmoi Kushtetutën. 
    “E ke nisur detyrën duke shkelmuar kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga kushtetuta. Damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde, tregon se nuk je gjë tjetër veçse një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama. Shkelmimi i kushtetutës. A ke këshilltar që paguhen të të lexojnë ty kushtetutën he rregulloren e kuvendit që për parlamentin është kushtetuta e kuvendit, ligji më i rëndësishëm i vendit pas kushtetutës. Ky është një provokacion i ulët që ju bëni, rendit kushtetues të vendit, provokacion i ulët që i bëni qytetarëve të këtij vendi, akt i turpshëm, çfarë do të thotë kjo. Çfarë e keni ju kushtetutën, statutin e partisë suaj të krimit. Prandaj edhe merr vendimin, mblidh këshillat dhe të zbatohet kushtetuta”, tha Berisha. 

  • Buzhala: Edi Rama në mandatin e fundit si kryeministër, por do ndryshojë kushtetutën që të bëhet si Putini

    Buzhala: Edi Rama në mandatin e fundit si kryeministër, por do ndryshojë kushtetutën që të bëhet si Putini

    Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala mendon se, Edi Rama e ka mandatin e tij të fundit si kryeministër. Buzhala deklaroi se, në fund të mandatit të tij, Rama do të ndryshojë kushtetutën që të bëhet president me fuqi të njëllojta si Putini.‘Si kryeministër ky është mandati i fundit i Edi Ramës. Pra, jo në kuptimi se është 4-vjeçari i fundit që ai ka fuqi politike në Shqipëri, por si kryeministër ai nuk do të kërkojë mandat tjetër, por ndoshta nga gjysma e mandatit, ose në fund të mandatit, do të ndryshojë Kushtetutën dhe do të ketë synime të tjera.President i vendit ose diçka të tillë, sepse 4 mandate besoj se, edhe Rama është mërzit me këto lojërat, sepse ai mërzitet dhe me lojërat e veta. Për mua, me shumë rëndësi është përbërja e kabinetit.Në bazë të asaj, këto më shumë janë informacione se analizë.I vetmi personalitet që është interesant me pa se ku po pozicionohet, është se, ku është Belinda Balluku në strukturat qeveritare.Dikush thotë se do të ngelet këtu ku është, dikush tjetër thotë kryetare e Kuvendit’, tha Berat Buzhala

  • El Salvadori ndryshon kushtetutën, presidenti i tij mund të rizgjidhet për një kohë të pacaktuar nëse ka mbështetjen popullore

    El Salvadori ndryshon kushtetutën, presidenti i tij mund të rizgjidhet për një kohë të pacaktuar nëse ka mbështetjen popullore

    Parlamenti i El Salvadorit, i dominuar nga partia “Ide të Reja” e presidentit Nayib Bukele, miratoi me shumicë dërrmuese të enjten një propozim për të rishikuar kushtetutën për të hequr çdo kufizim në numrin e mandateve që kreu i shtetit mund të shërbejë, duke i lejuar kështu atij të rizgjidhet për një kohë të pacaktuar.

    Reforma, e cila u shqyrtua përmes një procedure të përshpejtuar dhe gjithashtu parashikon që mandati presidencial të zgjatet nga katër në gjashtë vjet, u miratua me 57 vota pro dhe 3 kundër.

    Bukele, 44 vjeç, në pushtet që nga viti 2019, u rizgjodh president i El Salvadorit në shkurt 2024, duke siguruar mbi 80% të votave pavarësisht ndalimit të qartë të kushtetutës së mëparshme për rizgjedhje të drejtpërdrejtë për një mandat të dytë radhazi në detyrë.

    Ai vazhdon të gëzojë popullaritet veçanërisht të lartë falë “luftës kundër bandave” që shpalli në vitin 2022, pavarësisht kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut për metodat e tij.

  • Zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit

    Zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve të Partisë Demokratike për ligjin e zonave të mbrojtura. Deputetët pretendonin se ligji binte ndesh me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
    Në vendimin e saj, Gjykata rrëzoi shumicën e pretendimeve për mungesë argumentimi kushtetues ose për shkak se gjyqtarët nuk arritën shumicën e nevojshme prej pesë votash.
    Sa i përket raportit financiar të projektligjit dhe konsultimit publik, gjykata vlerësoi se ligji nuk ka sjellë efekte konkrete që do të kërkonin përllogaritje të detajuar shpenzimesh, ndërsa konsultimi publik i zhvilluar nga Kuvendi u cilësua në përputhje me Kushtetutën.
    Gjithashtu, Gjykata theksoi se ligji është një ligj kuadër, pa pasoja të drejtpërdrejta, ndaj nuk cenon detyrimet ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. Vendimi përfundimtar i arsyetuar pritet të shpallet brenda afateve ligjore.

  • “Hedhim poshtë kushtetutën sa herë humbasim”, Çupi për krizën e opozitës: PD nuk është alternativë,në Shqipëri mungon..

    “Hedhim poshtë kushtetutën sa herë humbasim”, Çupi për krizën e opozitës: PD nuk është alternativë,në Shqipëri mungon..

    Analisti Frrok Çupi, i ftuar në  një emision televiziv tha se duhet të ketë një alternativë qeverisëse. Sipas tij, PD nuk është alternativë dhe se nëse nuk pranojmë humbjen, nuk mund të jetojmë dot brenda sistemit.
    ” Ne hedhim poshtë kushtetutën sa herë humbasim. Kur kemi hyrë në lojë kemi hyrë me këto rregulla. PD nuk është alternativë, çdo qeverisje duhet të ketë një alternativë. Ne nuk kemi alternativë. Ne jetojmë mes rregullave dhe difekteve. Nëse nuk pranojmë humbjen nuk jetojmë dot brenda sistemit. Duhet të japësh alternativë. ‘Shqipëria Bëhet’ merret me eufemizma.”
    Kandidatja për deputete nga rradhët e ‘Koalicionit Euroatlantik’ Taulanda Jupi tha se zgjedhjet e 11 majit dështuan dhe se gjëja më e rëndë që dëshmuan ishte detyrimi i qytetarëve për të votuar dy forcat kryesore.
    ” Këto zgjedhjet e 11 majit dështuan përveç deformimit të vullnetit të qytetarëve, gjëja më e rëndë është që dëshmuan qytetarin që detyruan të votojë ose PS ose PD.” 
     
     

  • Kosovë/ Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat

    Kosovë/ Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit edhe në tentimin e 39-të për konstituimin e Kuvendit, tha se edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Vetëvendosje po vazhdon me shkelje.“Nuk është situatë e njëjtë si para aktgjykimit të Kushtetueses. Nëse ka një qartësi, ai aktgjykim është e qartë se nuk mund të ndryshohet rendi i ditës aq më pak në mënyrë arbitrare. Insistimi i njëjtë si në seancat e kaluara i bije, që për Kurtin e LVV-në, as Kushtetuesja e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere”, tha Krasniqi.Krasniqi, tha se nuk është asgjë e re për ta që LVV-ja e shkelë Kushtetutën.“Së paku 10 herë e kanë shkelë Kushtetutën e ne si PDK gjatë mandatit të tij i kemi kontestuar në kushtetuese. Shpërfillja e Kushtetutës nuk është asgjë e re, sepse këta nuk e kanë njohur as shtetin as Kushtetutën, por sot për një çështje kaq të rëndësishme, siç është zhbllokimi dhe konsolidimi i  institucioneve të reja është rrezikim i demokracisë në Kosovë”, tha ai.Ai tha se rendi i ditës është caktuar me 8 prill, ashtu siç e parasheh Rregulloreja e siç e ka konfirmuar aktgjykimi.“Sot këtu është dashur të tërhiqen nga shkelja kushtetuese. Ta zëmë nuk e kanë ditur që po bëjnë shkelje deri para tre- katër ditësh, sot dihet. Është ndryshim i rendit të ditës. Këtu është një pikë e re e rendit të ditës, në mënyrë arbitrare po mundohen ta ndërrojnë rendin e ditës. Është e drejtë kushtetuese kënd e propozojnë. Ata e dinë që Haxhiut kurrë nuk do t’ia bëjnë votat. Ju kam thënë në seancën e dytë apo të tretë që as nuk i ka as nuk do t’i ketë votat . Më vjen keq dy muaj e sa më vonë prapë është e saktë. Nëse dëshiron të këmbëngul le të vazhdojë me të, ka të drejtë, aktgjykimi nuk e kishte limituar, por ajo është sjellje e papërgjegjshme.”, deklaroi Krasniqi.

  • Erdogan ndryshon Kushtetutën e Turqisë/ Emërohen 10 juristë për ta hartuar atë, kritikët të shqetësuar për…

    Erdogan ndryshon Kushtetutën e Turqisë/ Emërohen 10 juristë për ta hartuar atë, kritikët të shqetësuar për…

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar sot, më 27 maj, fillimin zyrtar të punës për hartimin e një Kushtetute të re, duke emëruar një grup prej dhjetë juristësh që do të hartojnë propozimin për dokumentin që, sipas tij, do të shënojë fillimin e ‘shekullit të Turqisë’.

    Ky zhvillim vjen në një datë me simbolikë të fortë politike për vendin, 65-vjetorin e grushtit të parë ushtarak të vitit 1960, që çoi në përmbysjen dhe më pas varjen e kryeministrit Adnan Menderes dhe dy ministrave të tij.

    Në një fjalim drejtuar drejtuesve të degëve provinciale të partisë në pushtet AKP, Erdogan deklaroi: “Që nga dje, kam emëruar dhjetë nga miqtë e mi ligjorë. Ata po fillojnë punën tani. Me vullnetin e Zotit, ne do të vazhdojmë me punën për Kushtetutën e re.”

    Ai e përshkroi Kushtetutën aktuale, e miratuar në vitin 1982 pas grushtit të shtetit të gjeneralit Kenan Evren, si një dokument që mbart ende “vulën e komplotistëve të grushtit të shtetit” dhe theksoi se synimi është ta zëvendësojë atë me një kushtetutë civile, gjithëpërfshirëse dhe të re, që i përgjigjet realitetit të Turqisë moderne.

    “Ne patjetër do ta çlirojmë kombin nga turpi i Kushtetutës së komplotistëve të grushtit të shtetit,” tha Erdogan, duke shtuar se rishikimet e bëra gjatë qeverisjes së tij që nga viti 2002 kanë hequr shumë nga elementët strukturorë të trashëguar nga ajo periudhë, por se mbetjet e së kaluarës ushtarake ende qëndrojnë.

    Ky vit shënon gjithashtu 40-vjetorin e grushtit të shtetit të vitit 1980, një tjetër moment kyç që Erdogan e përdor për të legjitimuar thirrjen e tij për ndryshim rrënjësor kushtetues. Sipas tij, vetëm një dokument i ri themelor mund të përfaqësojë vizionin e ri të vendit dhe të përforcojë bazat e shtetit turk në epokën që ai e quan “shekulli i Turqisë”.

    Megjithatë, kritikët shprehen të shqetësuar për motivet e presidentit. Ata pretendojnë se ndryshimi i Kushtetutës është një manovër politike, që synon t’i hapë Erdoganit rrugën për të kandiduar edhe një herë për president në zgjedhjet e vitit 2028, pavarësisht kufizimeve aktuale të mandateve. Po ashtu, oponentët e akuzojnë për zbehjen e karakterit laik dhe republikan të shtetit, duke frikësuar një riorientim më autoritar të qeverisjes.

    Ndërsa drafti i propozuar pritet të bëhet publik në muajt në vijim, mbetet e paqartë nëse partia e tij do të arrijë konsensus të mjaftueshëm në parlament për miratimin e Kushtetutës së re pa referendum apo nëse vendimi për një dokument të tillë do t’i nënshtrohet votës së qytetarëve turq. Syri.net-iefimerida

  • Antonio Costa i bën thirrje Shkupit të ndryshoje Kushtetutën për të nisur negociatat me BE

    Antonio Costa i bën thirrje Shkupit të ndryshoje Kushtetutën për të nisur negociatat me BE

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i tha sot Shkupit se është e nevojshme të ndryshojë Kushtetutën e tij (në mënyrë që të përfshijë pakicën bullgare që jeton në vend) nëse dëshiron të fillojë negociatat e pranimit me BE-në.

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i kërkoi sot Maqedonisë së Veriut që të përmbushë detyrimet e saj për ndryshimet kushtetuese, nëse dëshiron të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Gjatë një vizite në Shkup, ai theksoi se nuk ka më vend për negociata të reja dhe se marrëveshja e arritur në vitin 2022 duhet të zbatohet plotësisht.
    “Është e qartë se ajo për të cilën është rënë dakord në vitin 2022 është tashmë e qartë dhe nuk ka më asgjë për të negociuar. Nuk ka vend për kërkesa të mëtejshme. Ne e dimë cilat janë Kriteret e Kopenhagenit, e dimë cilat reforma duhen përfunduar dhe tani është koha për zbatim”, deklaroi Costa.
    Procesi i integrimit evropian i Maqedonisë së Veriut është në ngërç, kryesisht për shkak të mungesës së zbatimit të propozimit evropian të miratuar në verën e vitit 2022. Ky propozim parashikon përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e vendit – një kusht kyç për hapjen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit.
    Ndërkohë që marrëveshja u pranua nga qeveria e mëparshme e qendrës së majtë, partia aktuale në pushtet, VMRO-DPMNE e krahut të djathtë dhe kryeministri Hristijan Mickoski, e ka kundërshtuar ashpër atë. Në takimin me Costën, Mickoski përsëriti refuzimin e tij për ndryshimin e Kushtetutës.
    “Nuk mund ta pranojmë këtë pa parë vullnet të mirë nga pala tjetër, ajo bullgare. Nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën tonë sërish, pa një mesazh të qartë dhe një reagim konkret nga pala tjetër”, u shpreh Mickoski.
    Si Brukseli, ashtu edhe Sofja, kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se Maqedonia e Veriut mund të nisë negociatat vetëm pasi të miratojë ndryshimet kushtetuese.
    Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2021, bullgarët përbëjnë rreth 0.2% të popullsisë së vendit, ose afro 3,500 persona. Megjithatë, autoritetet bullgare e kontestojnë këtë shifër dhe pretendojnë se përqindja e komunitetit bullgar është dukshëm më e lartë.
    Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë tensionuar veçanërisht pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE-së në qershor të vitit të kaluar. Dy vendet kanë mosmarrëveshje të thella historike, etnike dhe gjuhësore që i kanë rrënjët në dekada më parë.
    Pavarësisht sfidave, Costa përshëndeti angazhimin e qeverisë në Shkup për reformat dhe vlerësoi progresin e arritur.
    “E inkurajoj Kryeministrin të bëjë çdo përpjekje për të çuar përpara këtë proces. BE-ja është në dispozicion për t’ju mbështetur. Është thelbësore që reformat të vazhdojnë. Dua gjithashtu të shpreh vlerësimin për përafrimin tuaj me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë”, tha ai.
    Vizita në Shkup është pjesë e një turneu të Antonio Costës në Ballkanin Perëndimor që nisi të martën. Ai ka vizituar tashmë Beogradin, Sarajevën, Podgoricën dhe Prishtinën. Pas takimeve në Maqedoninë e Veriut, ai udhëtoi drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) që mbahet në kryeqytetin shqiptar.

    Top Channel

  • Ngërçi politik në Kosovë, SHBA: Përgjegjësia është e udhëheqësve politikë! Të formojnë një qeveri në përputhje me Kushtetutën

    Ngërçi politik në Kosovë, SHBA: Përgjegjësia është e udhëheqësve politikë! Të formojnë një qeveri në përputhje me Kushtetutën

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një përgjigje për mediat në Kosovë ka përsëritur qëndrimin e saj zyrtar, duke theksuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit institucional bie mbi udhëheqësit politikë të vendit. Një zëdhënës i ambasadës në përgjigjen e dhënë thekson se u takon qytetarëve të Kosovës të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata. 

    “E ritheksojmë deklaratën tonë nga java e kaluar: U takon qytetarëve të Kosovës të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur. Është përgjegjësi e lidershipit politikë të formojë një Kuvend dhe një qeveri stabile në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në përgjigje.

    Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi kanë kërkuar që proceset demokratike të respektohen dhe që institucionet të funksionojnë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën e vendit. Dje ishte seanca e 12-të e zhvilluar në Kuvend por ashtu si seancat e tjera dështoi që të konstituojë Kuvendin.

    Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post.