Sali Berisha, teksa raportonte në Kuvend kryeprokurori Olsian Çela, tha se atij i janë hequr të gjitha kompetencat.
“Ftoj çdo deputet në këtë sallë të hapë Kushtetutën. Dhe në qoftë se lexoni Kushtetutën, ai zotëri nuk ka në mënyrë absolute asnjë tagër në Kushtetutë për ato që i thoni ju rezolutë. Se e kanë zhveshur nga çdo lloj kompetence, të jemi të vërtetë, dhe e thërrasin sikur të ishte me Kushtetutën e vjetër”, tha Berisha.
“Ju lexuat një rezolutë me seri nenesh duke shtruar kërkesa, të cilat Kushtetuta dhe ligji nuk ia njeh asnjë atij. Prandaj dhe pse e ngrita këtë? Ai nuk ka përgjegjësi, se ai ka ardhur në parlament për të referuar. Por këtë e ngrita për shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë që dëshmohet. Nuk ka asnjë lidhje me parlamentin. Nuk ka asnjë fuqi mbi prokurorët se ia ka KLP-ja. Është, sipas këtij libri, përfaqësues në marrëdhënie ndërkombëtare i shtetit shqiptar si prokuror. Kaq. Prandaj të mos bëjmë gjëra të tilla. Të mos bëjmë gjëra të tilla! I keni hequr çdo kompetencë dhe tani lexoni një rezolutë, e cila në fakt është një nekrologji, jo për personin, por për Prokurorin e Përgjithshëm. Për reformën. Kjo është e vërteta. Të paktën, kur vini në parlament, kur zgjidheni, lexojeni Kushtetutën se do u ndihmojë”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.
Tag: kushtetutën
-

Çela raporton në Kuvend, Berisha: Ia keni hequr kompetencat, nekrologji për reformën!
-

Kushtetuesja, që shkel vetë dhunshëm Kushtetutën, nuk i duhet më as dreqit!
Nga Petrit Vasili
Gjykata Kushtetuese, me një vendim të ngjashëm me një pazar dhish dhe delesh të ca batakçinjve dhe hajdutëve fshati, asgjësoi mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja.
Kushtetuta u shkel për faqe të zezë dhe Gjykata Kushtetuese bëri zero nenin 125, pika 3 dhe nenin 129 të Kushtetutës.
U shkel haptas Opinioni i Venecias Nr. 978/2020 CDL-AD(2020)010, që i jepte përgjigje asgjësuese kësaj çështjeje të shpikur dhe orkestruar nga duar korporatiste mafioze, ndërsa Venecia nuk është si kjo Gjykatë Kushtetuese batakçinjsh.
U shkel dhunshëm Vendimi Nr. 24 i vitit 2011 i Gjykatës Kushtetuese, që interpretonte në mënyrë asgjësuese pikërisht këtë situatë.
U përdor një ligj ku neni përkatës ka vdekur që në vitin 2022 për formulën e rrotacionit.
E pra, një Gjykatë Kushtetuese e tillë, që realisht nuk ka as moralin, as integritetin dhe as profesionalizmin e gjykatave më periferike të vendit, është prova e kalbjes gangrenoze të saj.
Kush është ai i marrë që do të kërkojë dhe do të presë të marrë drejtësi të paanshme e të bazuar në Kushtetutë dhe në ligj në një gjykatë të tillë të pacipë, që e shkel vetë Kushtetutën në mënyrën më talebaneske.
Thënë thjesht dhe me një fjalë: kjo Gjykatë nuk i duhet më as dreqit.
-

GJK rrëzoi dekretin e Begajt për zgjedhje në Tiranë, Logu: Tani dihet kush nuk ka dije mbi Kushtetutën
Këshilltari Ligjor i PD, Marash Logu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor.
Logu ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama, thotë se ata që kundërshtojnë dekretin nuk kanë dije mbi Kushtetutën.
‘Ata që diskutojnë legjitimitetin e dekretit të presidentit për zgjedhjet nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën dhe as dije mbi Kushtetutën’, thotë Rama.
Logu shkruan se pas vendimit që dha Kushtetuesja tashmë shihet qartë se kush nuk ka dije mbi Kushtetutën.
‘Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese është e qartë se kush nuk ka shkollë, pavarësi intelektuale dhe dije mbi Kushtetutën’, tha ai. -

Gjykata pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Gjyqtarët mbrojtën Kushtetutën nga armiqtë e tyre
Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi pasi Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet e 9 Nëntorit në Tiranë.
Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është një akt i një rëndësie të madhe.
Por që në nisje të fjalës së tij, Berisha sqaroi se Florian Binaj do të mbetet kandidati që do të mbështesë PD dhe opozita në çdo moment që do të zhvillohen zgjedhjet e pjeshme në kryeqytet.
Sali Berisha: Besoj se partitë opozitare edhe pas këtij vendimi, partitë opozitare do konfirmojnë Florian Binajn i cili u prit me shumë kënaqësi nga qytetarët e Tiranës, nga i gjithë spektri.
Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetutës së vendit, në mbrojtje të kushtetutshmërisë së rendit. Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve të cilët mbrojtën kushtetutën nga armiqtë e tyre.
Me këtë vendim iu bë një shërbim rendit kushtetues dhe u dhanë vulën e turpit, por s’kanë turp se po të kishin turp s’mund të vepronin kurrë, atyre që shkelmuan Kushtetutën, Edi Ramës, presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u implikuan në këtë akt madhor antikushtetues. Faktikisht, siç e shihni çdo ditë ndërmerren akte antikushtetuese dhe kundra shtetit. Kështu, Peleshi me urdhër të Edi Ramës po asgjëson Parlamentin.
Ju ishit aty, e patë, në një zhvillim fare normal të seancës pasi u dakordësua që pas fjalës time do të fillonin debatet dhe një pjesë e mirë e kolegëve të mi u tërhoqën nga kërkersa për procedurë mjaftoi fakti që unë denoncova Arubën, denoncova Sinaloan dhe pritjen në zyrën e kryeministrit të bosit të Sinaloas dhe Edi Rama t’i jepte urdhër Peleshit të tij të votonte pa diskutim aktet. U them shqiptarëve se ky Parlament po ecën me shpejtësi drejt fundit të vet. Ne, në çdo seancë do të qëndrojmë në mbrojtje të rregullores dhe Kushtetutës. -

“Ka shkelur rëndë Kushtetutën”,PD nis zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Bajram Begajt
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për propozimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.
Sipas PD-së, vetëm gjatë kësaj jave janë refuzuar tre mocione me debat, një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin dhe një tjetër për seancë dëgjimore me Ministren e Arsimit, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Mocionet e refuzuara lidhen me:
-Prioritetet e qeverisë në programin që përparon agjendën europiane të Shqipërisë;
-Dënimin e genocidit serb në Kosovë, në vijim të kërkesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani;
-Gjetjen e mekanizmave ligjorë që ofrojnë siguri për Bashkimin Europian që të zhbllokojë 112 milion euro nga programi IPARD 3, përmes ngritjes së një Komisioni të Posaçëm Parlamentar.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të grupit, ku u miratua nisma në “mbështetje të pikës 2 të nenit 90 të Kushtetutës së Shqipërisë”.
Sipas PD-së, ky hap është “një veprim i domosdoshëm për mbrojtjen e institucioneve dhe integritetit të Kushtetutës”.
Në të njëjtën mbledhje, demokratët miratuan edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor për “parregullësitë në farsën zgjedhore të 11 majit 2025”.
PD gjithashtu ka denoncuar ashpër qasjen e mazhorancës socialiste ndaj mekanizmave parlamentarë të kontrollit, duke e konsideruar të papranueshme mënyrën se si, sipas tyre, po mbyllet çdo hapësirë debati në Kuvend. -

Shkeli Kushtetutën: PD nis procedurat për kërkesën e shkarkimit të Begajt
Partia Demokratike ka akuzuar vazhdimisht Presidentin Bajram Begaj se ka shkelur rëndë Kushtetutën me dekretin për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke vepruar nën ndikimin e mazhorancës dhe në kundërshtim me parimin e pavarësisë së institucionit të Presidencës.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, PD vendosi të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit, duke e akuzuar atë për veprim të njëanshëm politik dhe për nënshtrim ndaj qeverisë Rama.
Partia gjithashtu miratoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar “shkeljet dhe manipulimet e rënda” në zgjedhjet e majit, që sipas saj “nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se “ky është një akt për mbrojtjen e demokracisë dhe të Presidencës nga kapja politike që i është bërë nga Edi Rama”.
-

“Kush diskuton dekretin e Begajt, nuk ka dije mbi Kushtetutën”/ Kryeministri në podkast: Në 9 nëntor qytetarët votojnë
Kryeministri Rama në “Flasim” deklaroi se në 9 nëntor shqiptarët do të votojnë në 6 bashki, përfshi këtu dhe Tiranën. Teksa e cilësoi procesin ndaj Veliajt si të dyshimte dhe me dy standarde, Rama shtoi se dekreti i presidentit Begaj është mëse kushtetues.
Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës do votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues. Në Tiranë janë të jashtëzakonshme për disa arsye. Mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të drejtësisë, përmes një procesi me standard të dyshimta, por Tirana nuk mund të presë.
Kush diskuton legjitimitetin e Presidentit, nuk kanë faj, nuk kanë dijen mbi kushtetutën të Ilir Rusmalit, këshilltarit të Begajt dhe ministrit të drejtësisë të PD-së që dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në pikën ku një tragjedi makabre tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, në Gërdec,” tha Rama. -

‘Bandat zgjedhin deputetët’, Vokshi: Presidenti zbaton urdhrat e Ramës, jo Kushtetutën, nuk ka më zgjedhje në Shqipëri
E ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit të Republikës për dekretimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Vokshi e cilëson këtë akt si një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe si një tjetër dëshmi se institucionet në Shqipëri janë tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës.
Deputetja theksoi se Presidenti nuk ishte thjesht i detyruar të respektonte Kushtetutën, por të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është autoriteti suprem për interpretimin e ligjshmërisë. Ajo paralajmëroi se me këtë veprim, Bajram Begaj i ka dhënë goditjen më të rëndë autoritetit të institucionit të Presidentit që nga rënia e komunizmit, duke firmosur çdo urdhër që i jepet nga Kryeministri.
Në vijim të deklaratës së saj, Vokshi renditi një sërë skandalesh dhe shembujsh konkretë të kapjes së institucioneve, duke përfshirë rastin e Olta Xhaçkës, shkeljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e grupeve kriminale në zgjedhjet e fundit.
Pjesë nga deklarata:
Për Bashkinë e Tiranës, Presidenti, i bazuar në Kushtetutë dhe si kreu i institucionit që duhet të jetë garant i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duhej të kishte pritur vendimin e saj. Thjesht duhej të zbatonte Kushtetutën. Ndërkohë, është absurde dhe e pakonceptueshme se si një President mund të shkelë në mënyrë flagrante Kushtetutën, siç ndodhi sot. Një veprim i tillë nuk mund të imagjinohet as në vende të tjera të rajonit. Shkojmë në Kosovë, ku Gjykata Kushtetuese merr vendime të pavarura – pëlqejnë ose jo qeverisë por megjithatë Qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, i ka zbatuar edhe kur nuk i ka pëlqyer.
Mund të mos i pëlqente Ramës vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por tashmë jemi mësuar që Rama nuk i zbaton vendimet e saj. Si në rastin e Olta Xhaçkës: pavarësisht se erdhi edhe një opinion dhe u kërkua një investigim nga Komisioni i Venecias, ky Komision tha se duhen zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por këta jo vetëm që nuk i zbatojnë, por Rama propozon dhe emëron në delegacionin e Këshillit të Europës persona, kur një nga komisionet është pikërisht ai i Venecias. Pavarësisht se ka dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, ai e emëroi Xhaçkën kryetare të delegacionit dhe madje e propozoi për nënkryetare. Imagjinoni çfarë skandali!
Rama tashmë nuk pyet më; ai mendon se ka pushtet të bëjë çfarë të dojë. Mund të sfidojë edhe institucionet europiane, edhe Këshillin e Europës, edhe Parlamentin Europian, dhe të veprojë sipas qejfit. Presidenti mund të kishte pritur; do të ishte në nderin e tij të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj të vijonte procedurat, ashtu siç duhet.
Është skandaloze ajo që po ndodh. Jam e keqardhur që Presidenti ka arritur në këtë nivel, duke firmosur çdo gjë që i kërkon Rama. Me pak respekt dhe dinjitet, ai duhej të përpiqej të ruante institucionin e Presidencës, jo veten e tij, në mënyrë që të respektohej. Sot është ulur në nivelin zero. Më duket një nga veprimet më absurde që ka bërë Presidenti deri tani.
Për zgjedhjet, ç’të flasim?
Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira. Siç ndodhi më 11 maj, nuk ka zgjedhje kur është Edi Rama. Këtu në Këshillin e Europës është sesioni i vjeshtës, ku jam së bashku me Berishën, i cili ka raportuar për zgjedhjet në Shqipëri, për situatën pas tyre dhe për rrëmbimin e të gjitha institucioneve nga Rama. Sot vërtetohet edhe një herë që edhe institucioni i Presidentit është 100% i kontrolluar. Berisha ka raportuar gjithashtu për ndërhyrjen, infiltrimin dhe ndikimin e bandave dhe karteleve të drogës në zgjedhjet e 11 majit.
Sepse e vërteta është se Shqipëria nuk pati zgjedhje, por problematika më e madhe jo vetëm për Shqipërinë është që Rama ka forcuar edhe më shumë kartelet e drogës dhe bandat kriminale, të cilat po pastrojnë në vendin tonë jo vetëm paratë e krimit dhe drogës shqiptare, por edhe të krimit të organizuar ndërkombëtar. Rama është kthyer në një rrezik ndërkombëtar. Për çfarë zgjedhjesh të flasim ne, kur janë bandat që kanë zgjedhur në Parlament mbi 20-25 deputetë, të cilët nuk u flasin qytetarëve në Parlament, por u shërbejnë bandave.

