Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë një reagimnë rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit komenton qendrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO ka vendosur masat; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.
Duke iu referuar deklaratave të Ramës që kundërshton shkarkimin e Ballukut, Blushi kujton kohën kur kryeministri shkarkoi zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe zëvendësministrin e Brendshëm Andi Mahila, ndërkohë që sot sipas tij refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro.
Postimi i plotë:
𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐨 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐧 𝐚𝐬 𝐁𝐞𝐥𝐢𝐧𝐝𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐬 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭𝐞̈𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐡𝐚𝐣𝐝𝐮𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐚
I njëjti Edi Rama që shkarkoi një Zv/ministre vetëm pse pranoi dhuratë një arkë me peshk apo një tjetër pse piu një cigare në një ambient publik, sot refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro.
I njëjti Edi Rama që i “dhemb zemra” për Kushtetutën, ndërkohë që ndër vite Gjykata Kushtetuese e ka çertifikuar si shkelësin më të madh të saj, nga vendimi për Teatrin Kombëtar, te ligjet e qepura me porosi për oligarkët e deri te mandati i Olta Xhaçkës.
Është i njëjti “dashnor” i Kushtetutës që Komisioni i Venecias e ka damkosur të paktën pesë herë për shkelje të saj.
I njëjti Kryeministër që donte të shkarkonte Presidentin e Republikës pse mbronte Kushtetutën, tani kërkon të mos shkarkojë Zv/Kryeministren që e çoi kilometrin e rrugëve të florinjta, që shemben si thes kashte, 5-6 herë më shtrenjtë se në vendet e BE.
Sot, Edi Rama nuk po mbron Kushtetutën.
Kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës, e cila mesa duket është gati t’i zbulojë të gjitha, nëse Kryeministri do të guxojë ta braktisë.Kaq është e vërteta!
Tag: kushtetutën
-

“I njëjti Edi Ramë që i ‘dhemb zemra’”/ Mbrojtja e tij për Ballukun, reagon Blushi: Është i njëjti “dashnor” i…
-

“Kryeministri po rrënon çdo moral dhe dhunon çdo ligj”, Petrit Vasili sulmon Ramën: Kushtetutën e ndryshoi për 5 minuta
Rama, në një kuturisje të dëshpëruar, në kontekst të rrënimit të çdo morali dhe dhunimit të çdo ligji, qëmton fraza dhe zbuloi një të juristit amerikan Robert H. Xhekson.
Rama, për vete dhe për qëllimet e tij, nuk zbaton as vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Rama Kushtetutën e ndryshoi për 5 minuta me ‘kërpëratat’, sepse as e di se nga bie shteti i së drejtës.
Rama është shumë krenar që e ka bërë ai, e ka votuar ai dhe e garanton ai këtë drejtësi të tij të ‘ramaformës’.
Rama nuk na e ka lexuar Robert Xheksonin për Ahmetajn, ministrat, apo për deputetët dhe kryetarët e bashkive që janë arrestuar.
Pse u lodh kaq fort të gjejë një frazë të Xheksonit?
Apo e ka për parime, apo që të lajë duart si Ponc Pilati me Belën?
Jo, jo, as njëra, as tjetra.
Thjesht ka hallin e vet, tani që kushdo e kupton që radha e Ramës ka ardhur dhe këtë ai nuk e shmang dot më, edhe sikur të shesë gjithë qeverinë deri te ministri më i fundit, siç bëri me Ahmetajn, Belën etj., etj.
Çfarë do t’i thoshte Robert Xhekson Ramës për gjithë këto?
Por as të gjithë librat e Xheksonit nuk ia zgjidhin dot, sepse ato libra mbrojnë ligjin dhe jo dhunuesit e ligjit si Rama. -

Zbulohet pakti/ Kreshnik Spahiu: Berisha dhe Rama do të ndryshojnë në 30 dhjetor Kushtetutën
Një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë ulur sot në tryezë për të vijuar punën mbi Reformën Zgjedhore.
Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype për emision Repolitix në Report Tv deklaroi se Berisha dhe Rama do të bëjnë një Kod të ri Zgjedhor për t’u hequr kështu mundësinë çdo partie të re politike që të hyjë në zgjedhje.
Spahiu tha se Berisha dhe Rama do ndryshojnë në 30 dhjetor edhe Kushtetutën e vendit.
“Di t’ju them se brenda një muaj e gjysmë Berisha do t’i japë votat Ramës për të ndryshuar Kushtetutën. Kur ambasadorët të jenë me pushime dhe të dërguarit e komisionit Europian të jenë me krishtlindje, Berisha dhe Rama do ndryshojnë në 30 dhjetor Kushtetutën.
Politika shqiptare vendimmarrjet më të keqe i kanë marr në periudhë krishtlindjes, Kushtetuta do ndryshohet me konsensus Rama dhe Berisha në fund të këtij viti do ta bëjnë këtë. Ata do të realizojnë një Kod të ri Zgjedhor për tu hequr mundësin çdo partie të re politike. Ata do të krijojnë filtrat e tyre si është referendumi, sepse ligji është i tillë që nuk e lejon kurrë popullin që të shkojë në referendum’, tha ai. -

“Di t’ju them se brenda një muaj e gjysmë…”/ Zbulohet skandali, Spahiu: Berisha dhe Rama, do ndryshojnë Kushtetutën
Një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë ulur sot në tryezë për të vijuar punën mbi Reformën Zgjedhore.
Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në një studio televizive tha se Berisha dhe Rama do ndryshojnë në 30 dhjetor Kushtetutën. Spahiu deklaroi se Berisha dhe Rama do të bëjnë edhe një Kod të ri Zgjedhor për t’u hequr kështu mundësin çdo partie të re politike.
‘Di t’ju them se brenda një muaj e gjysmë Berisha do ti japë votat Ramës për të ndryshuar Kushtetutën. Kur ambasadorët të jenë me pushime dhe të dërguarit e komisionit Europian të jenë me krishtlindje, Berisha dhe Rama do ndryshojnë në 30 dhjetor Kushtetutën.
Politika shqiptare vendimmarrjet më të keqe i kanë marr në periudhë krishtlindjes, Kushtetuta do ndryshohet me konsensus Rama dhe Berisha në fund të këtij viti do ta bëjnë këtë. Ata do të realizojnë një Kod të ri Zgjedhor për tu hequr mundësin çdo partie të re politike. Ata do të krijojnë filtrat e tyre si është referendumi, sepse ligji është i tillë që nuk e lejon kurrë popullin që të shkojë në referendum’, tha ai. -

“Drejt totalitarizmit”/ Ligji për barazinë gjinore, reagon ashpër Berisha: Përmbys Kushtetutën dhe trashëgiminë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ligjin për barazinë gjinore, duke e konsideruar atë si të bazuar në ideologjinë e ekstremit të majtë. Jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i PD tha se ky ligj ndëshkon prindërit dhe na çon drejt totalitarizmit.
Berisha paralajmëroi se do të vazhdojnë betejën deri në anulimin e plotë të këtij ligji, që ai e quajti “anti shqiptar dhe që shkel kushtetutën e vendit”.
Sali Berisha:
Doktorinë që dallon nga ajo e Marksit, kjo shkon edhe më tej në shkatërrimin e familjes si qeliza, themeli i një shoqërie. Ky ligj i bazuar fund e krye me ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys kushtetutën e vendit, përmbys kodet e vendit dhe penalizon ndëshkon, ata të cilët duan të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Penalizon ligjet, kushtetutën e vendit, nenet e familjes. Përmbys nenet e lirisë së besimit, nenet e lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij. Ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit. Ligji ndëshkon prindërit, që djali do të rritet djalë dhe vajza vajzë. -

“Ky ligj shkatërron familjen”/ Berisha flet para Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore
Sali Berisha: Kjo shkon në shkatërrimin e familjes si themeli i një shoqërie. Ky ligj i bazuar fund e krye me ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys kushtetutën e vendit, kodet e vendit, trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon e ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj.
Penalizon ligjet, kushtetutën, nenet e familjes. Nenet e lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij. Në emër të përafrimit me direktivat europiane që është mashtrim i madh, ligji çon drejt totalitarizmit. Është identik me atë ligj që shpalli Shqipërinë shtet ateist.Top Channel
-

(VIDEO)“Duhen edhe votat tona për të ndryshuar Kushtetutën”, Ndoja: PD bëri shumë mirë që hyri në Parlament!
Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoja, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka folur për vendimin e PD-së për të hyrë në Parlament në muajin shtator, pas reagimeve të forta që pasuan zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndoja e ka cilësuar këtë vendim si një hap të drejtë dhe të domosdoshëm për opozitën, duke theksuar se prania e PD-së në Kuvend është e rëndësishme për të garantuar debat dhe kontroll mbi procesin ligjvënës.
“PD duhet të hynte në Parlament për dy arsye themelore: për të mos lënë hapësira bosh dhe sepse çdo ligj duhet të ketë oponencën e vet. Nuk ka rëndësi që ky parlament është i paligjshëm, por njerëzit duhet të dëgjojnë argumentin kundër për çdo ligj,” u shpreh Ndoja.
Deputeti demokrat shtoi se qëndrimi në Parlament është gjithashtu një mënyrë për të mbrojtur Kushtetutën, duke mos lejuar që mazhoranca të ndërmarrë ndryshime pa konsensus.
“PD ka detyrimin që gjatë kësaj kohe, duke mos lënë hapësira boshe, të mos lejojë as ndryshimin e Kushtetutës, sepse duhen disa vota nga ne për të bërë ndryshime kushtetuese,” tha ai.
Sipas Ndojës, opozita duhet të jetë aktive dhe e pranishme në procesin parlamentar, pavarësisht qëndrimeve politike ndaj mënyrës se si u zhvilluan zgjedhjet.
“PD ka bërë shumë mirë që ka hyrë në Parlament,” theksoi ai.
-

“PD e ka shembur vetë Kushtetutën”, Nard Ndoka akuzon Berishën: Je fajtor, e djathta nuk vjen kurrë në pushtet
Një ditë pasi kreu demokrat Sali Berisha shprehu gatishmërinë për t’u ulur me kryeministrin Edi Rama për të ndryshuar kushtetutën, kreu i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit. Në një emision televiziv ai e akuzoi Berishën se ka shembur kushtetutën dhe tha se është fajtor për humbjen e PD-së.
“Sot i kërkojnë presidentit të jetë mbi palët, kur vetë PD e ka shembur kushtetutën. Presidenti është palë. Kjo është gangrena se vetë Berisha dhe PD e specialistët e tij, se fajin e ka Berisha, askush prej këtyre delenxhinjve të tjerë se ka sa të duash aty”, u shpreh Ndoka.Sipas tij me këtë kod zgjedhor PD dhe e djathta nuk vjen kurrë në pushtet.
“Nëse marrim rezultate e zgjedhjeve nga 91 ne nuk i fitojmë kurrë zgjedhjet si e djathtë. Ne edhe në Shkodër që kemi bastion tonin kemi humbur. Nuk bëhet fjalë për fitore të së djathtës me këtë kod zgjedhor. Dy qarqe në jug të vendit përcaktojnë rezultatin përjetësisht të së djathtës. Kurrë nuk fitojmë ne, se e nisin me 13 mandate plus” -

“PD e ka shembur vetë Kushtetutën”, Nard Ndoka akuzon Berishën: Je fajtor! E djathta nuk vjen kurrë në pushtet
Një ditë pasi kreu demokrat Sali Berisha shprehu gatishmërinë për t’u ulur me kryeministrin Edi Rama për të ndryshuar kushtetutën, kreu i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit. Në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN ai e akuzoi Berishën se ka shembur kushtetutën dhe tha se është fajtor për humbjen e PD-së.
“Sot i kërkojnë presidentit të jetë mbi palët, kur vetë PD e ka shembur kushtetutën. Presidenti është palë. Kjo është gangrena se vetë Berisha dhe PD e specialistët e tij, se fajin e ka Berisha, askush prej këtyre delenxhinjve të tjerë se ka sa të duash aty”, u shpreh Ndoka në A2 CNN.
Sipas tij me këtë kod zgjedhor PD dhe e djathta nuk vjen kurrë në pushtet.
“Nëse marrim rezultate e zgjedhjeve nga 91 ne nuk i fitojmë kurrë zgjedhjet si e djathtë. Ne edhe në Shkodër që kemi bastion tonin kemi humbur. Nuk bëhet fjalë për fitore të së djathtës me këtë kod zgjedhor. Dy qarqe në jug të vendit përcaktojnë rezultatin përjetësisht të së djathtës. Kurrë nuk fitojmë ne, se e nisin me 13 mandate plus”. -

A jeni i gatshëm të uleni në tryezë me Ramën? Përgjigjet Berisha: Vetëm kur të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për media deklaroi se është i gatshëm të takohet me kryeministrin Edi Rama vetëm për një çështje: përcaktimin e Senatit në Kushtetutën e vendit.
“Ramën mund ta takoj vetëm për të përcaktuar Senatin në Kushtetutën e Republikës,” tha Berisha, duke theksuar se çdo ndryshim tjetër kushtetues është i panevojshëm.
Ai shtoi se krijimi i një Senati do të ishte një institucion i dobishëm, që nuk do të rëndonte buxhetin e taksapaguesve, por përkundrazi do të sillte uljen e numrit të deputetëve.
Lidhur me reformën territoriale, Berisha theksoi se nuk ka nevojë për ndryshime në Kushtetutë, duke theksuar se kjo çështje mund të zgjidhet pa ndërhyrje kushtetuese.
“Nuk ka asgjë për të prekur Kushtetutën. Por nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës, po jam gati, nuk kemi asnjë kompleks aty, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksë paguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve.
Përsa i përket reformës territoriale nuk ka nevojë për Kushtetutë, ju siguroj që nuk ka“, u shpreh ai.