Tag: kushtetues

  • Gjykata e Prostitucionit Kushtetues

    Gjykata e Prostitucionit Kushtetues

    Gjykata e Prostitucionit Kushtetues
    Klodian Tomorri
    Kur Partia Demokratike tentoi të rrëzonte mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese me mocion në Kuvend nga 1/10 e deputëtetëve, Partia Socialiste e bllokoi mocionin. E gjendur përballë bllokimit nga socialistët, që nuk donin ta lëshonin Xhaçkën, opozita zgjodhi rrugën tjetër alternative për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Kjo ishte kërkesa direkte e 1/5 së deputëtëve.
    Gati 30 deputetë të Partisë Demokratike i kërkuan Kushtetueses të konstatonte papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik dhe iu dha me vendim qeverie e drejta e përdorimit të brigjeve të detit para hotelit.
    Por çfarë bëri Kushtetuesja? Ajo e rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës me argumentin se Gjykata nuk vihet në lëvizjes me kërkesë direkte të deputetëve, por vetëm nga Kuvendi.
    “Konstatimi i papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit për shkelje të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës është një çështje që i përket juridiksionit të Gjykatës, juridiksion ky që aktivizohet vetëm me kërkesë të Kuvendit. Për sa kohë që ky i fundit nuk ka vendosur për dërgimin e çështjes në Gjykatë, juridiksioni i saj për konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shkelje të ndalimeve sipas pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, nuk është aktivizuar,” thuhej në vendimin e arsyetuar të Kushtetueses.
    Vendimi i Gjykates Kushtetuese per rastin Xhacka
    Koha kaloi dhe çështja e papajtueshmërisë së mandatit të një deputeti u shtrua sërish. Këtë herë ishte mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj, i cili rezultonte të kishte përfituar para publike në rrjetin e marketeve Big Market nga institucionet e shtetit, ndonëse në shuma të vogla.
    çfarë bëri Kushtetuesja këtë herë? E rrëzoi kërkesën me një interpretim allasoj, por mes të tjerash në vendimin e refuzimit tha sa më poshtë:
    “Gjykata rithekson se në çdo rast një e dhjeta e deputetëve ka të drejtën të kërkojë nga Kuvendi me mocion që të dërgojë në Gjykatë çështjen e papajtueshmërisë së deputetit në ushtrimin e mandatit dhe në rast të rrëzimit të një mocioni të tillë, aktivizohet e drejta e jo më pak se një të pestës së deputetëve për të vënë drejtpërdrejt në lëvizje gjykimin kushtetues për shqyrtimin në themel të çështjes së papajtueshmërisë dhe deklarimin e mbarimit të mandatit të deputetit.”
    Vendimi i Gjykates Kushtetuese per rastin Sinaj
    Pra kur deputetët e opozitës shkuan direkt në Kushtetuese për t’i hequr mandatin Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese i kthehu mbrapsht duke u thënë se nuk vini dot direkt, por duhet vendim Kuvendi për të vënë në lëvizje Kushtetuesën.
    Në Rastin e Vullnet Sinajt, e njëjtë Gjykatë thotë që nëse Kuvendi e bllokon kërkesën dhe nuk merr vendim, atëherë deputetët mund të vijnë direkt në Gjykatën Kushtetuese.
    E kuptoni se çfarë Gjykate Kushtetuese kemi? Një tufë lolosh pa dinjitet, që e përdredhin Kushtetutën sipas interesit të atij që u mban frerët.
    Ky është prostitucion kushtetues. Dhe kjo është Gjykata e Prostitucionit Kushtetues.
    Rroftë drejtësia e re, e reformuar, por e shtrenjtë.

  • Mandatet e gjyqtarëve kushtetues: Shqetësim edhe nga Brukseli

    Mandatet e gjyqtarëve kushtetues: Shqetësim edhe nga Brukseli

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi i ka drejtuar një shkresë kryeparlamentares Spiropali në lidhje me situatën në Gjykatën Kushtetuese ku i ka kërkuar të përfshijnë edhe opozitën në seancën në GK.

    Opozita parlamentare kërkon që të ketë përfaqësuesit e saj në grupin që Kuvendi do të përfaqësohet në seancën, ku Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Presidentit Bajram Begaj për interpretimin e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues.

    Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, e ka formalizuar kërkesën në një shkresë drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali në 7 Korrik 2025.

    Kërkesa e Bardhit vjen në një moment që Komisioni Europian ka ngritur shqetësime mbi pasigurinë ligjore dbe përplasje mes Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë për kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues.

    Në janar të këtij viti, presidenti Begaj kërkoi nga Kushtetuesja interpretimin e mandateve të gjyqtarëve të saj. Në këtë çështje përfshihen drejtëpërdrejtë si palë të interesuara Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, duke qenë se secili prej tyre emëron nga tre gjyqtarë kushtetues.

    Më poshtë është letra e plotë e Gazmend Bardhit për Elisa Spiropalin:

  • Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

    Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

    Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve, për të cilin tha se ky mekanizëm duhet të gjetë më shumë pasqyrim në raportiet vjetore të Prokurorisë së Posaçme. Në tryezën e diskutimit për integritetin dhe performancën e SPAK, Dumani përmendi edhe boshllëqet ligjore lidhur me përfundimin e mandatit të Prokurorëve të posaçëm, teksa tha se e kanë adresuar si problematikë.
    “Në funksion të pavarësisë së brendshme, si drejtues i SPAK, kam deleguar thuajse të gjitha komunikimet që prokurorët bëjnë me instucionet e tjera. E ndërmora këtë hap duke iu garantuar këtë pavarësi që dmth se prokurorët komunikojnë në mënyrë të pavarur me institucionet e tjera, pa u përfshirë drejtuesit i SPAK, përjashtuar në disa momente hetimi. Dokumenti ka nënvizuar se statusi i Prokurorit pas përfundimit të mandatit mbetet boshllëk që kërkon zgjidhje ligjore. Në raportimet periodike që kemi bërë në Kuvend dhe KLP e kemi ngritur këtë shqetësim dhe vlerësoj se prokurorët e posaçëm meritojnë përgjigje cilado qoftë ajo. Vlerësoj marrjen në konsideratë të rolit të mbledhjes së prokurorëve në vendimmarrjen institucionale të SPAK. Nuk jam dakord me këtë vlerësim, pjesërisht i përmbushur, por roli aktik i këtij mekanizmi duhet të gjëjë më shumë pasqyrim në raportet vjetore të SPAK”, tha Dumani.
    Dumani u ndal edhe te raportet me KLP dhë ILD, ndërsa sa i përket Kuvendit, dhe raportimit vjetor në këtë institucion, ai tha i mirëpresin rekomandimet e tyre por duhet të bazohen në analiza të thelluara.
    “Çdo rekomandim i kuvendit jemi përpjekur ta trajtojmë. Po të shikoni raportet e SPAK, do të gjeni edhe një shpjegim sesi janë përmbushur rekomandimet e Kuvendit apo ata duhet të bazohen në analiza të thelluara dhe objektive, në mënyrë që të sigurohet komunikim institucional”, tha Dumani.
    Duke u ndalur te llogaridhënia, Dumani theksoi se ndërhyrjet me karakter konstruktiv janë të mirëpritura, por shtoi se përpjekjet për të cenuar pavarësinë e institucionit rrezikon që të çbalancojë kufijtë kushtetues.
    Kreu i SPAK theksoi gjithashtu se edhe vërejtja se ekzekutivi duhet të kufizojë ndikimin në sfera administrative është e drejtë.
    “Ndërhyrjet që mbajnë karakter konstruktiv janë të mirëpritura por çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë funksionale nëpërmjet rekomandimeve të paqarta ose të njëanshme rrezikon të çbalancojë kufijtë kushtetues midis pushteteve. Në thelb s’kanë rol detyrues për SPAK, por orientues dhe mbështetës. Duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe rolin e institucioneve te pavarura, mund të ruajmë balancën kushtetuese. Vërejtja se ekzekutivi të kufizojë ndikimin në sfera administrative është e drejtë”, shtoi Dumani.

  • Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 42, rritet rreziku për zgjedhje të reja

    Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 42, rritet rreziku për zgjedhje të reja

    Kuvendi i ri i Kosovës vijon të mbetet i bllokuar: seanca e mbrëmjes së së shtunës, e 42‑ta që nga 15 prilli, zgjati vetëm pak minuta dhe përfundoi pa rezultat, pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që detyron konstituimin brenda 26 korrikut.Në sallë ishin vetëm 74 nga 120 deputetë; kryesuesi Avni Dehari shtyu seancën për të hënën, 5 korrik, duke theksuar mungesën e konsensusit për komisionin e votimit të fshehtë për kandidaturën e Albulena Haxhiut (LVV) në postin e kryekuvendares. Opozita – PDK, LDK e AAK – kundërshton votimin e fshehtë dhe refuzon emrin e Haxhiut, të cilën e cilëson “figurë përçarëse”.Presidentja Vjosa Osmani, pas raundit të takimeve me partitë, paralajmëron “pasoja juridike” nëse afati kushtetues s’respektohet dhe ka sinjalizuar se mund t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.PDK dhe LDK i janë ankuar tashmë Kushtetueses, duke e akuzuar Deharin për shkelje të rendit kushtetues, ndërsa Vetëvendosje këmbëngul se propozimi i kryetarit i takon fituesit të zgjedhjeve.Katër muaj pas votimeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon pa institucione të reja. Ekspertët kushtetues kujtojnë se, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kuvendi i ri i Kosovës vijon të mbetet i bllokuar: seanca e mbrëmjes së së shtunës, e 42‑ta që nga 15 prilli, zgjati vetëm pak minuta dhe përfundoi pa rezultat, pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që detyron konstituimin brenda 26 korrikut.Në sallë ishin vetëm 74 nga 120 deputetë; kryesuesi Avni Dehari shtyu seancën për të hënën, 5 korrik, duke theksuar mungesën e konsensusit për komisionin e votimit të fshehtë për kandidaturën e Albulena Haxhiut (LVV) në postin e kryekuvendares. Opozita – PDK, LDK e AAK – kundërshton votimin e fshehtë dhe refuzon emrin e Haxhiut, të cilën e cilëson “figurë përçarëse”.Presidentja Vjosa Osmani, pas raundit të takimeve me partitë, paralajmëron “pasoja juridike” nëse afati kushtetues s’respektohet dhe ka sinjalizuar se mund t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.PDK dhe LDK i janë ankuar tashmë Kushtetueses, duke e akuzuar Deharin për shkelje të rendit kushtetues, ndërsa Vetëvendosje këmbëngul se propozimi i kryetarit i takon fituesit të zgjedhjeve.Katër muaj pas votimeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon pa institucione të reja. Ekspertët kushtetues kujtojnë se, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

  • Në prag të protestës të shtunën në Beograd, Bërnabiç paralajmëron vijimin e arrestimeve

    Në prag të protestës të shtunën në Beograd, Bërnabiç paralajmëron vijimin e arrestimeve

    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë të enjten se autoritetet do të vazhdojnë t’i arrestojnë ata që “përgatisin vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”, në prag të protestës antiqeveritare të thirrur për të shtunën.

    Një ditë më parë, policia serbe i arrestoi gjashtë njerëz për gjoja planifikimin e “ndryshimit të Qeverisë në mënyrë të dhunshme” në një protestë që studentët e kanë paralajmëruar për 28 qershor në Beograd.

    “Aksioni për arrestimin dhe identifikimin e këtyre organizatave terroriste do të vazhdojë patjetër. Presidenti i Serbisë do të vazhdojë takimet me shërbimet e sigurisë dhe policinë e lartë me qëllim ruajtjen e rendit kushtetues dhe parandalimin e gjakderdhjes që ata planifikuan në Vidovdan”, tha Bërnabiq për televizionin Pink.

    Zyra e Prokurorit të Lartë Publik njoftoi se të dyshuarit u pajtuan të mos ktheheshin në shtëpi derisa të “vrisnin ose shkatërronin” përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, dhe se ata njoftuan përdorimin e armëve të zjarrit dhe përgatitën “një sulm ndaj oficerëve të policisë me qëllim çarmatosjen e tyre”.

    Bërnabiq “përgëzoi” mediat që morën pjesë në krijimin e një emisioni special të transmetuar më 25 qershor në disa kanale televizive proqeveritare, i cili paraqiti materiale rreth planeve të supozuara për protesta dhe bllokada në Serbi gjatë shtatë muajve të fundit.

    Kryetari i Partisë Progresive Serbe në pushtet, Millosh Vuçeviç, tha gjithashtu se beson që arrestimet nuk kanë mbaruar dhe vlerësoi se shërbimet e sigurisë duhet të identifikojnë “të gjithë” ata që, sipas tij, po planifikojnë ta marrin pushtetin me dhunë.

    Vuçeviç i tha Pinkut se këto arrestime “konfirmojnë më së miri se shteti është konsoliduar pas përpjekjes për revolucionin me ngjyra”.

    Më 23 qershor, policia arrestoi gjithashtu Stefan Tomiq, një student në Fakultetin e Fizikës në Beograd, nën dyshimin për “thirrje për një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues”.

    Arrestimi i tij u dënua nga studentët në bllokadë, profesorët dhe qytetarët që u mblodhën në protestë më 26 qershor para Pallatit të Drejtësisë në Beograd, ku Tomiq pritet të merret në pyetje.

    Që nga fillimi i protestave të mëdha në Serbi, policia ka arrestuar vazhdimisht studentë, profesorë dhe demonstrues – disa prej tyre nën dyshimin për përpjekje për të përmbysur me dhunë rendin kushtetues.

    Një nga kërkesat e studentëve në bllokadë është që të pezullohen procedurat penale kundër të gjithëve, me vlerësimin se ata u arrestuan në kundërshtim me ligjin dhe se ky është një rast presioni dhe frikësimi nga autoritetet.

    🔊

    Studentët filluan bllokadat e fakulteteve dhe protestat në fund të nëntorit 2024, duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për vdekjen e 16 njerëzve në shembjen e një strehe betoni në stacionin e trenit të Novi Sadit më 1 nëntor./REL/

  • “Vendimet tona janë të pavarura dhe të paprekshme”, Kushtetuesja- Ramës: Nuk ndikohemi nga qëndrimet e jashtme

    “Vendimet tona janë të pavarura dhe të paprekshme”, Kushtetuesja- Ramës: Nuk ndikohemi nga qëndrimet e jashtme

    Gjykata Kushtetuese ka dalë në reagim pas një statusi të kryeministrit Edi Rama në X, ku ai komentoi kërkesën e unionit të gjyqtarëve për një rritje page prej 700 eurosh.
    GJK ka dalë me një njoftim për shtyp, duke theksuar pavarësinë e saj dhe duke dënuar çdo formë ndërhyrjeje apo presioni ndaj vendimmarrjes së saj.
    “Gjykata është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej qëndrimeve të jashtme, qofshin nga pushtetet e tjera apo nga vetë media”, thuhet në deklaratë.
    Institucioni më i lartë kushtetues nënvizon se, ndonëse vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin apo integritetin e saj përbën një cenim të parimeve themelore të shtetit të së drejtës, duke përfshirë ndarjen dhe balancimin e pushteteve.
    Reagimi i Gjykatës Kushtetuese:
    Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.
    Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik

    Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik

    Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës, të cilët minojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të shtetit.

    Kjo thuhet, ndër të tjera, në një dokument jozyrtar (“non-paper”), të përpiluar nga Franca dhe Gjermania, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

    Në dokumentin e datës 12 maj 2025, që ka pak më shumë se dy faqe, thuhet se kriza aktuale kushtetuese “përbën sfidën më serioze për sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial dhe funksional të Bosnje e Hercegovinës në 30 vjetët e fundit”.

    Ekzistenca e këtij dokumenti u bë e ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, më 22 maj, pas një mbledhjeje të Këshillit për Siguri Kombëtare, ku ai tha se dokumenti, që u prezantua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “vështirëson pozitën e Republikës Sërpska”.

    Sipas autorëve, Republika Sërpska ka ndërmarrë disa veprime dhe procese ligjore që minojnë rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, sidomos pas dënimit të presidentit të këtij entiteti, Millorad Dodik, më 26 shkurt, nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

    Këto veprime përfshijnë miratimin e disa ligjeve, si ai për ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës në territorin e Republikës Sërpska – përfshirë Gjykatën dhe Prokurorinë shtetërore, dhe agjencinë shtetërore për hetime (SIPA) – si dhe Ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, dhe ligjin për regjistrin e posaçëm të organizatave joqeveritare.

    Po ashtu, si veprime të kontestuara përmenden drafti i ri i Kushtetutës së Republikës Sërpska, i prezantuar në mars, dhe Ligji për mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës Sërpska.

    Qëllimi i menjëhershëm i dokumentit është “shfuqizimi i ligjeve jokushtetuese dhe tërheqja e draftit të ri kushtetues”.

    “Zgjidhja afatgjatë e krizës do të kërkojë, në veçanti, rikthimin e plotë dhe të pakthyeshëm të Republikës Sërpska në rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, rikthimin e përkushtimit të serbëve të Bosnjës për funksionimin e institucioneve shtetërore, dhe përmbushjen e të gjitha hapave të renditur në rekomandimin e Komisionit Evropian të datës 12 tetor 2022”, thuhet në dokument.

    Sipas autorëve, masat që duhet të ndërmerren përfshijnë: kufizimin e mbështetjes financiare për Republikën Sërpska, vendosjen e sanksioneve të synuara, ngadalësimin e procesit të anëtarësimit në BE, dhe ndërprerjen e kontakteve me zyrtarët e këtij entiteti.

    Dokumenti kërkon që BE-ja të mbajë të pezulluara të gjitha projektet që janë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, të dobishme për Republikën Sërpska në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

    Komisioni Evropian nuk duhet të propozojë projekte të reja që janë të dobishme për Republikën Sërpska. Kriteret për zhbllokimin e masave do të zhvillohen pasi udhëheqësja e Republikës Sërpska të ndërmarrë hapa konstruktivë, me konsultim paraprak të shteteve anëtare.

    Po ashtu, BE-ja duhet të koordinohet me institucione të tjera financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, për të adoptuar qasje të ngjashme. Ndihma financiare bilaterale për projekte që ndihmojnë Republikën Sërpska duhet, gjithashtu, të pezullohet.

    Sa i përket sanksioneve, propozohet përdorimi i kornizës ekzistuese për masa kufizuese kundër individëve apo entiteteve që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.

    Dokumenti thotë se “pritet që Përfaqësuesi i Lartë dhe/apo nënkryetarja e Komisionit të sjellin propozime në javët në vijim”.

    Meqenëse nuk ka konsensus të plotë në BE për këtë çështje, dokumenti sugjeron që shtetet anëtare individualisht të vendosin ndalime udhëtimi për disa zyrtarë të Republikës Sërpska.

    “Masat kombëtare janë masa të përkohshme dhe të kthyeshme, me synimin për të ndryshuar sjelljen e individëve dhe entiteteve të targetuara”, thuhet në dokument.

    Gjithashtu, rekomandohet që BE-ja të pezullojë kontaktet e nivelit të lartë me liderë të dënuar ose të akuzuar të Republikës Sërpska, përfshirë Dodikun, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Nenad Stevandiq.

    Komunikimi me zyrtarët e Qeverisë së Republikës Sërpska apo të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) duhet të fokusohet në theksimin e rrezikut nga vijimi i kursit jokushtetues të presidentit Dodik, dhe gatishmërinë e BE-së për të ulur tensionet kur të ketë shenja të ndryshimeve.

    Bosnje e Hercegovina është vend kandidat për anëtarësim në BE dhe autorët e dokumentit vlerësojnë se duhet të theksohet qartë se veprimet e Republikës Sërpska janë të papajtueshme me këtë rrugë.

    “Non-paper” është një dokument jozyrtar, pa firmë, pa stemë dhe pa kanale zyrtare dërgese.

    Ai përmban një propozim apo ide, dhe mund të diskutohet në mënyrë informale nga liderë politikë apo diplomatë./ REL/ 

  • Pas shpalljes non grata nga SHBA, Franca e Gjermania vendosin sanksione ndaj Dodik

    Pas shpalljes non grata nga SHBA, Franca e Gjermania vendosin sanksione ndaj Dodik

    Ai përmban një propozim apo ide, dhe mund të diskutohet në mënyrë informale nga liderë politikë apo diplomatë./REL

  • Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

    Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

    Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës, të cilët minojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të shtetit.
    Kjo thuhet, ndër të tjera, në një dokument jozyrtar (“non-paper”), të përpiluar nga Franca dhe Gjermania.
    Në dokumentin e datës 12 maj 2025, që ka pak më shumë se dy faqe, thuhet se kriza aktuale kushtetuese “përbën sfidën më serioze për sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial dhe funksional të Bosnje e Hercegovinës në 30 vjetët e fundit”.

    Ekzistenca e këtij dokumenti u bë e ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, më 22 maj, pas një mbledhjeje të Këshillit për Siguri Kombëtare, ku ai tha se dokumenti, që u prezantua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “vështirëson pozitën e Republikës Sërpska”.
    Sipas autorëve, Republika Sërpska ka ndërmarrë disa veprime dhe procese ligjore që minojnë rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, sidomos pas dënimit të presidentit të këtij entiteti, Millorad Dodik, më 26 shkurt, nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.
    Këto veprime përfshijnë miratimin e disa ligjeve, si ai për ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës në territorin e Republikës Sërpska – përfshirë Gjykatën dhe Prokurorinë shtetërore, dhe agjencinë shtetërore për hetime (SIPA) – si dhe Ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, dhe ligjin për regjistrin e posaçëm të organizatave joqeveritare.
    Po ashtu, si veprime të kontestuara përmenden drafti i ri i Kushtetutës së Republikës Sërpska, i prezantuar në mars, dhe Ligji për mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës Sërpska.
    Qëllimi i menjëhershëm i dokumentit është “shfuqizimi i ligjeve jokushtetuese dhe tërheqja e draftit të ri kushtetues”.
    “Zgjidhja afatgjatë e krizës do të kërkojë, në veçanti, rikthimin e plotë dhe të pakthyeshëm të Republikës Sërpska në rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, rikthimin e përkushtimit të serbëve të Bosnjës për funksionimin e institucioneve shtetërore, dhe përmbushjen e të gjitha hapave të renditur në rekomandimin e Komisionit Evropian të datës 12 tetor 2022”, thuhet në dokument.
    Sipas autorëve, masat që duhet të ndërmerren përfshijnë: kufizimin e mbështetjes financiare për Republikën Sërpska, vendosjen e sanksioneve të synuara, ngadalësimin e procesit të anëtarësimit në BE, dhe ndërprerjen e kontakteve me zyrtarët e këtij entiteti.
    Dokumenti kërkon që BE-ja të mbajë të pezulluara të gjitha projektet që janë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, të dobishme për Republikën Sërpska në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
    Komisioni Evropian nuk duhet të propozojë projekte të reja që janë të dobishme për Republikën Sërpska. Kriteret për zhbllokimin e masave do të zhvillohen pasi udhëheqësja e Republikës Sërpska të ndërmarrë hapa konstruktivë, me konsultim paraprak të shteteve anëtare.
    Po ashtu, BE-ja duhet të koordinohet me institucione të tjera financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, për të adoptuar qasje të ngjashme. Ndihma financiare bilaterale për projekte që ndihmojnë Republikën Sërpska duhet, gjithashtu, të pezullohet.
    Sa i përket sanksioneve, propozohet përdorimi i kornizës ekzistuese për masa kufizuese kundër individëve apo entiteteve që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.
    Dokumenti thotë se “pritet që Përfaqësuesi i Lartë dhe/apo nënkryetarja e Komisionit të sjellin propozime në javët në vijim”.
    Meqenëse nuk ka konsensus të plotë në BE për këtë çështje, dokumenti sugjeron që shtetet anëtare individualisht të vendosin ndalime udhëtimi për disa zyrtarë të Republikës Sërpska.
    “Masat kombëtare janë masa të përkohshme dhe të kthyeshme, me synimin për të ndryshuar sjelljen e individëve dhe entiteteve të targetuara”, thuhet në dokument.
    Gjithashtu, rekomandohet që BE-ja të pezullojë kontaktet e nivelit të lartë me liderë të dënuar ose të akuzuar të Republikës Sërpska, përfshirë Dodikun, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Nenad Stevandiq.
    Komunikimi me zyrtarët e Qeverisë së Republikës Sërpska apo të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) duhet të fokusohet në theksimin e rrezikut nga vijimi i kursit jokushtetues të presidentit Dodik, dhe gatishmërinë e BE-së për të ulur tensionet kur të ketë shenja të ndryshimeve.
    Bosnje e Hercegovina është vend kandidat për anëtarësim në BE dhe autorët e dokumentit vlerësojnë se duhet të theksohet qartë se veprimet e Republikës Sërpska janë të papajtueshme me këtë rrugë.
    “Non-paper” është një dokument jozyrtar, pa firmë, pa stemë dhe pa kanale zyrtare dërgese.
    Ai përmban një propozim apo ide, dhe mund të diskutohet në mënyrë informale nga liderë politikë apo diplomatë. /REL/

  • Kriza politike mban peng Kosovën, analistët: Shkak boshllëku kushtetues dhe mungesa e vullnetit të partive

    Kriza politike mban peng Kosovën, analistët: Shkak boshllëku kushtetues dhe mungesa e vullnetit të partive

    18 seanca të dështuara dhe më shumë se 3 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, partitë politike në Kosovë duket se ende nuk kanë vullnetin për t’i dhënë zgjidhje situatës. Por pse po zgjat kaq shumë procesi i konstituimit të Kuvendit?
    Sipas analistëve politikë dy janë arsyet, e para boshllëku kushtetues që nuk parashikon një afat për kryerjen e kësaj procedure dhe e dyta mungesa e vullnetit nga subjektet politike.
    Vakumin kushtetues partitë po e përdorin për të fituar kohë deri në procesin e ardhshëm që është ai i formimit të qeverisë e i cili llogaritet me orë.

     “Vetëvendosja ka përzgjedhur këtë gropëm që t’i japë vetes kohë që të krijojë një shumicë artificiale. Nga ana tjetër as opozita nuk mundet me e formu një qeveri afatgjatë, pasi në më pak se 9 muaj do të shkojnë në zgjedhje prej presidentit”, tha analisti politik Ylli Hoxha.
    Sipas analistit Hoxha, bashkimi i forcave të opozitës në këtë fazë, do t’ju kushtonte atyre elektorat në zgjedhjet e ardhshme të cilat do të ishin të pashmangshme. Megjithatë, peshën kryesore të përgjegjësisë e mban Albin Kurti dhe Vetëvendosja si e vetme parti me të drejtë për të propozuar emrin e kryetarit të Kuvendit.
    “Nëse Kurti nuk e bën qeverinë për 20 ditë atëherë mandati i tij i kalon një force tjetër”, shtoi Hoxha.
    Analisti Blerim Burjani vlerëson se një rol më konkret në këtë proces do të kishte faktori ndërkombëtar, i cili sipas tij po qëndron larg për shkak se nuk e do Albin Kurtin me një tjetër mandat në krye të qeverisë.
    “Faktori ndërkombëtar nuk ka interes me e zgjidh situatën e me i dhënë një tjetër qeveri Albin Kurtit, i cili nuk është bashkëpunues, nuk ka interes qytetar e popullor por ka vetëm interes partiak”, tha analisti Burjani.
    Do të mbetet për tu parë nëse subjektet politike do të arrijnë një marrëveshje mes tyre apo çështja do të vazhdojë përmes nje procesi të gjatë nga Gjykata Kushtetuese apo një gjykate tjetër ndërkombëtare.
    Shanset më të mëdha në këtë pikë janë për një koalicion mes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës ose në të kundërt vendi do të shkojë në zgjedhje të reja përpara shtatorit./vizionplus.tv