Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, ku foli për tentativat që, sipas tij, synojnë zëvendësimin e paligjshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Vasili ngriti një sërë pyetjesh mbi procesin e emërimeve dhe rolin e institucioneve përkatëse:
‘Sa gjyKatës Kushtetues janë zgjedhur me dy, apo një kandidaturë të vetme nga ato që janë në detyrë. Nuk e vendos kryetari i Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, por institucioni i emërtesës.’
Ai solli në vëmendje edhe rastin e gjyqtares Holta Zaçaj, duke theksuar se procedurat ligjore janë shkelur:
‘A e shpalli Gjykata e Lartë vakancën e Holta Zaçaj, para se ta shpallte Kushtetuesja? Se vakancat i deklaron Gjykata Kushtetuese. Ajo ishte një vetëgjyqësi juridike e padëgjuar. Mund të vononte sa të donte dhe i merrte ajo përgjegjësitë para ligjit, por ai e shpalli para se ta shpallte Kushtetuesja. Prandaj është përdorur nga ne termi puç Kushtetues.’
Sipas ish-deputetit, në këtë proces janë përfshirë edhe elementë institucionalë dhe mediatikë që kanë krijuar një klimë të koordinuar presioni:
‘Ka letrën e presidentit, letër pa kërkesë, quhet kudrinori i sebepit në gramatikë. Ky tjetri vendos këtë, ka atributin që të jetë te KED dhe bllokon procedurën këtu. Krijojnë situatën nga ana tjetër. Ka pasur një mbushje mediatike, edhe Zëri i Amerikës u përfshi në këtë histori, që bënte zëdhënien e këtyre.’
Në përfundim, Vasili shtoi se tentativa për ndërhyrje në Gjykatën Kushtetuese ishte pjesë e një plani më të gjerë politik:
‘Dhe plani i parë ishte të përfundonte blic, brenda 2024, pavarësisht se nuk arritën dot në kohë.’
Tag: kushtetues
-

“KED po vepron me urdhra politikë”, Vasili shpërthen: Rasti i Holta Zaçajt provon puçin kushtetues
-

Demenca antikushtetuese e përsëritur e Begajt!!
Nga Petrit Vasili
Presidenti Begaj është identifikuar tashmë si një shkelës recidivist i Kushtetutës, por në rastin e mandateve të Gjykatës Kushtetuese ai ka arritur vërtet kulmin.
Letra e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese është ilustrimi më flagrant i kësaj antikushtetutshmërie pa shërim të tij.SË PARI:
Në letrën e tij ai citon si bazë Kushtetutën dhe Ligjin e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që as Ligji dhe as Kushtetuta nuk e mbështesin këtë kërkesë abuzive dhe manipuluese.
Neni 86 pika 4 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese është asgjësues:
“NENI 86
4. Përtëritja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese deri në vitin 2022
do të bëhet sipas skemës së parashikuar më poshtë:”Konkluzion:
➖️➖️➖️➖️➖️
Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 125 pika 6 thotë se “përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet me 1/3 e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.”
Pra, i vetmi ligj që përcakton procedurën e ripërtëritjes është Ligji organik për Gjykatën Kushtetuese (Ligji nr. 8577 i vitit 2000), i ndryshuar me Ligjin nr. 99/2016 të vitit 2016.Jemi në vitin 2025 dhe viti 2022, i përcaktuar si afat me formulën e rotacionit, na ka lënë shëndet me kohë e me vakt.
Nëse kishte merak rotacionin Begaj, që tre vjet më parë, pra që në vitin 2022, duhet t’i shkruante institucionit ligjvënës — Kuvendit të Shqipërisë — i cili, nëse e gjykon të arsyeshme, ka të drejtën të bëjë ndryshime në ligj.SË DYTI:
Nëse Begaj kishte merak për interpretime, kishte plot dy të tilla shterruese dhe ezauruese totalisht, respektivisht interpretimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2011 dhe të Komisionit të Venecias në vitin 2020:
Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr. 24 të vitit 2011, që mban edhe firmën e Sadushit, thotë:“31…. Garancia e kohëzgjatjes dhe paprekshmërisë së mandatit e mbron gjyqtarin nga ndikimet e forcave politike që mund të vijnë në pushtet. Vetëm një gjykatë e pavarur, të cilës i garantohet paprekshmëria e mandatit të anëtarëve të saj, mund të konsiderohet si një gjykatë që administron drejtësinë kushtetuese, në përputhje me parimet kushtetuese. Edhe pse mandati i gjyqtarit kushtetues ka kuptimin e një mandati të dhënë (jo të fituar nëpërmjet votës së zgjedhësve aktivë), parimi i pavarësisë nënkupton, gjithashtu, se gjyqtari, në momentin e emërimit, duhet të dijë kohëzgjatjen e këtij mandati, bazuar në rregullimet ligjore përkatëse, dhe kjo kohëzgjatje nuk mund të lihet në diskrecion të organeve që e kanë emëruar/zgjedhur atë.”
Komisioni i Venecias, në Opinionin nr. 978/2020 CDL-AD(2020)010 “On the appointment of judges to the Constitutional Court”, thotë në paragrafin 107 si vijon:
“Modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është shumë kompleks dhe, në planin afatgjatë, do të rekomandonte thjeshtimin e tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e renditjes. Kuotat e tre organeve emëruese mund të ruhen duke ia caktuar automatikisht rinovimin e një mandati të njëjtit autoritet që kishte emëruar gjyqtarin në largim.”“Së dyti, duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare. Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntëvjeçar, edhe nëse janë zgjedhur me njëfarë vonese ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe; ky ndryshim nuk duhet të krijojë probleme pasi të hiqet sekuenca. Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjyqtarit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, por edhe më kuptimplotë.” (paragrafi 107).
Konkluzion:
Nëse kishte merak e dëshirë, Presidenti do t’i kishte lexuar me kohë e me vakt këto opinione kaq shterruese dhe nuk do të kishte marrë guximin të shkruante një letër abuzive dhe pa asnjë kuptim kushtetues e ligjor, duke shpërdoruar hapur institucionin që përfaqëson.Gjykata Kushtetuese ka abuzuar me atributet e saj duke thirrur një mbledhje më datë 16 tetor, bazuar në një letër të paligjshme të Presidentit të Republikës — letër që duhej refuzuar kategorikisht për të mos bërë asnjë ortakëri me antiligjin.Por me këtë rast, Gjykata Kushtetuese ka edhe një mundësi për t’i dhënë një përgjigje të fortë e dinjitoze kësaj tentative për rrëmbimin e mandateve të saj, duke dhënë me transparencë të plotë, në një seancë të hapur publike, mesazhin e tolerancës zero për këdo që shpërdor karrigen zyrtare për interesat e veta. -

Dekreti i Begajt/ Ish këshilltari i Presidentit Meta, Dervishaj: Veliaj s’është i punësuar që ta zgjidhë ‘Administrativja’, Bashkia, organ kushtetues
Ish këshilltari i Presdidentit të Republikës, Ilir Meta, Bled Dervishaj thotë se fjalën e fundit për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka Gjykata Kushtetuese dhe jo ajo Administrative, siç pretendon kreu i shtetit Bajram Begaj, pas dekretimit të datës së zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit, përfshirë edhe Tiranën.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dervishaj e argumenton me faktin se ‘jemi përpara rastit të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie’, organ që parashikohet nga Kushtetuta.
Më tej thekson Dervishaj, në rastin e kryebashkiakut Veliaj, nuk jemi përpara shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, siç po mundohet institucioni i qeverisë dhe Presidencës ta servirë në publik.
Statusi
Të nderuar miq dhe gazetar,
I mirëkuptoj dhe i respektoj plotësisht kërkesat tuaja për një mendim, koment apo opinion publik apo privat lidhur me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në të 6 Bashkitë, përfshirë dhe zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Tiranë.
Para së gjithash ju falenderoj për respektin dhe besimin profesional që keni ndaj meje.
Lidhur me këtë çështje qe mesa duket do të jetë temë edhe për disa ditë, mendoj se së pari është në detyrimin e atyre që marrin vendime që të miratojnë lejimin e stafit të tyre për të sqaruar publikisht vendimmarrjet institucionale.
Personalisht, për sa kam ushtruar detyrën e Këshilltarit Ligjor në Presidencë, deri në 24 korrik 2022, kam mbrojtur e sqaruar në publik të gjithë aktet dhe dekretet e rëndësishme të Kreut të Shtetit, si në Kuvend, në studio televizive kudo ku jam ftuar, Gj.Kushtetuese, apo dhe në Komisionin e Venecias së bashku me kolegë të tjerë të nderuar, pa ju shmangur asnjë pyetje me rëndësi për interesin publik dhe qytetar.
Në rastin konkret, ata që duhet të flasin të parët dhe të shprehin qëndrimin e tyre, janë; ish funksionari që është prekur nga këto vendime të deritanishme dhe/apo përfaqësuesit e tij ligjor, subjektet politike që do vlerësojnë marrjen ose jo pjesë në garën politike tashmë të dekretuar, si dhe çdo institucion tjetër kushtetues apo subjekt tjetër që legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Këtu nuk jemi përpara rastit të shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, dhe po diskutohet nëse është Gjykata Administrative apo Gjykata Civile ajo që do trajtojë rastin.
Jemi përpara rastit të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie, organ që parashikohet nga Kushtetuta. Sipas meje çdo institucion që ka trajtuar rastin deri më tani, e ka konsumuar një shkelje me karakter kushtetues, duke cenuar të drejta e liri themelore.
Nëse kjo çështje hyn apo jo në juridiksion kushtetues, këtë duhet ta thotë vetëm Gjykata Kushtetuese, në rast se, një ankim i kësaj natyre rezulton i administruar nga subjekti i prekur brenda afatit.
Ky është mendimi im modest mbi këtë rast!
Ju përshëndes me dashamirësi dhe respekt
-

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë, reagon PD: Asnjë surprizë nga Begaj, presidenti është komanduar nga qeveria
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me dekretimin e datës për zgjedhjet e pjesshme.
Në emër të grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se presidenti Begaj ka shkelur rëndë Kushtetutën.
“Asnjë surprizë nga Bajram Begaj! Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama. Me shkeljen e rëndë që ka kryer sot ndaj Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës.
Zgjedhjet e pjesëshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës. Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues.
Askush në 35 vjet demokraci nuk e ka dëmtuar kaq shumë reputacionin e Kreut të Shtetit. Arsyet janë tërësisht banale: Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn, dhe e komandon atë njëlloj si “Diellën”!”-thuhet në reagim.Top Channel





