Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: kushtetues
-

Ja emrat e gjyqtarëve kushtetues që votuan pro Veliajt
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Veliaj në Kushtetuese, vijon seanca prej 5 orësh me ndërprerje, ja çfarë po ndodh
Gjykata Kushtetuese ka ndërprerë sërish seancën ku prej orës 10:00 po shqyrtohet ankimi i Kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshton procesin e shkarkimit që u dirigjua nga Kryeministri Edi Rama.
Holta Zaçaj, kryetare e Gjykatës Kushtetuese njoftoi ndërprerjen e seancës për 20 minuta, e dyta ndërprerje kjo, gjatë ditës së sotme.
Seanca pritet të rifillojë rreth orës 16:00, ndërsa gjatë 5 orëve palët kanë paraqitur parashtrimet e tyre dhe u janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Duke pyetur drejtpërdrejtë Gjykatën se “çfarë shkelje kam kryer unë”, kryebashkiaku Veliaj në fjalën e tij theksoi se mandati i tij kushtetues nuk mund të ndërpritet nga askush para se të përfundojë sipas afatit, veçse në rastet kur ka shkelje të rënda të Kushtetutës.
“Cilën shkelje të rëndë të Kushtetutës apo të ligjit kam kryer unë, në ushtrimin e mandatit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës? Përpjekja ime për të mbrojtur besëlidhjen me qytetarët e Tiranës, edhe në kushtet e rrëmbimit në qeli, është detyrim imi ndaj qytetarëve”, tha Veliaj.
Veliaj tha se e rrëmbyen nga zyra pa kryer asnjë shkelje dhe se po mbahet në paraburgim me një regjim burgosjeje më të rëndë sesa vrasjet seriale. Në këtë periudhë, tha ai, ka përjetuar një sërë shkeljesh të të drejtave themelore, dhe denigrimi e përpjekjeje për t’i heshtur zërin si i zgjedhur vendor. Por, “besimi se vota e lirë është më e fortë se kulisat politike është fuqia që e shtyn të bëj këtë betejë”, u shpreh Veliaj.Veliaj tha se i ka qëndruar kontratës së besëlidhjes me qytetarët dhe i kërkoi Kushtetueses që të jetë garante që vota e qytetarëve të mos merret nga të tjerët në mënyrë të fshehtë apo hileqare, duke drejtuar dorën herë pas here nga përfaqësuesit e Presidencës dhe Këshillit të Ministrave.
Argumentin e përdorur për shkarkim se nuk është paraqitur në detyrë prej më shumë se tre muajsh, Veliaj e cilësoi si fyerje, më të rëndën në jetën e tij, sidomos që erdhi edhe nga të vetët, që siç tha Kryebashkiaku i shkarkuar, janë njerëz që e dinë më mirë se kushdo punën e tij në bashki. Sipas tij, u bënë dy padrejtësi, të thuash se Veliaj mungoi në detyrë, nuk është thjesht një cinizëm që bëhet jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj së vërtetës dhe ligjit.
“Nuk kishin si të më fyenin më rëndë. Ishte më e rënda e jetës sime publike, sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kushdo tjetër dhe që nuk denjuan as të më dëgjonin. Zoti i faltë! Lutem çdo natë për ta: Zot, fali, se nuk dinë ç’kanë bërë”, tha ai.
Kritika pati edhe për procedurën që është ndjekur për shkarkimin e tij, duke thënë me ironi se është habitur nga eficenca mbresëlënëse që nga dita kur Këshilli Bashkiak votoi pro propozimit për shkarkimin e tij deri tek dekreti i Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë, duke lënë të nënkuptuar se kishte një skenar të koordinuar kundër tij.
Veliaj mbrojti idenë se procedura e ndjekur ndaj tij përfaqëson një rrezik për demokracinë.
“Në këtë seancë nuk po shqyrtohet një vend pune. Kjo është një seancë historike, që shqyrton vetë demokracinë shqiptare. Ne jemi betuar të mbrojmë demokracinë, jo ta përdorim atë. Të ruajmë si pasurinë më të shenjtë të Republikës, jo ta sakrifikojmë për llogari të momentit, për rehati politike apo për urdhra të përkohshëm, që bien ndesh me ligjin e përjetshëm të drejtësisë”, tha Veliaj.
Pyetjes së trupës së gjyqtarëve të Kushtetueses për mungesën në detyrë, Veliaj iu përgjigj se mungesa e tij nuk është zgjedhje, pas me zemër do ishte në zyrë, por është i detyruar nga shteti, që siç tha ai një pjesë e ka çuar në Durrës në internim dhe një pjesë i thotë përse nuk je në Tiranë. Mungesa e tij në detyrë është me arsye tha Veliaj, duke theksuar se ndërkohë puna në Bashki nuk është ndërprerë edhe pse është në qeli, pasi detyra është deleguar. Veliaj tha se nuk kërkon mëshirë, por drejtësi Kushtetuese, duke theksuar se këtë betejë nuk po e bën vetëm për veten e tij, por edhe Ogertën, Florin apo Arlidnin, kandidatët që duan t’i zënë vendin në krye të Bashkisë së Tiranës.
Mbrojtja e Veliajt argumentoi se neni 62, pika c, i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të përdoret si bazë për shkarkimin e një kryebashkiaku, pasi neni 115 i Kushtetutës përcakton se qeveria mund të marrë një vendim të tillë vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve. Por, Këshilli i Ministrave kërkoi lënien në fuqi të vendimit për shkarkim, si edhe dekretin për zgjedhjet në Tiranë.
Qëndrimi nga përfaqësuesi i Presidencës
Seanca nisi me një kërkesë paraprake nga Presidenca, e cila kërkoi që dekreti për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë të mos jetë pjesë e këtij gjykimi, pasi sipas tyre nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa u rrëzua me vendim unanim nga Kushtetuesja, por kjo solli kritika nga këshilltari ligjor i Presidencës, Ilir Rusmaili i cili tha se Kushtetuesja po tejkalon komptencat duke marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese i rrëmbeu kompetencën presidencës duke pezulluar dekretin për zgjedhjet në Tiranë, në vend që të merrej me ankimimin e shkarkimit nga detyra të Veliajt. Sipas tij, nëse gjykata do të ishte shprehur për këtë ankimin, atëherë i takonte presidentit që brenda ditës të pezullonte dekretin si kompetencë e tij.
“Me këtë përmbajtje, presidenti do të shkelte edhe kushtetutën e ligjit nëse do e pezullonte. Presidenti nuk përfshihet në thelbin e çështjeve, nuk bëhet aktor dhe nuk merr vendime si organet e tjera. Sidomos kur rastet kanë lidhje me politikën dhe zgjedhjet, rri larg procesit, prandaj nuk mund të ndërmarrë veprime që cenojnë pozitën e vet kushtetuese. Është e vërtetë se presidenca ka diskutuar gjatë për këtë çështje sikurse ka pritur edhe sinjal nga Gjykata Kushtetuese dhe e kemi diskutuar shumë opsionin që t’i adresoheshim GJK por kemi parë pengesën e fortë ligjore për t’u adresuar. Nuk është rasti i parë, kemi parë të tjera që kemi dashur të angazhohemi në dialog me Gjykatën Kushtetuese, dhe jemi frenuar për faktin se gjykata ka ligj të rreptë dhe as opinionit puiblik nuk i bënte punë një shkresë nga Sekretari i Përgjithshëm. Po them as nga kryetarja e gjykatës nuk i bënte punë. Kryetarja ka shprehur vullnetin e saj por nuk ka kompetencën që të tërheqë opinionin e anëtarëve dhe t’i kumtojë ato. Pritëm në maksimumin e kohës së mundshme që gjykata, nga vetja, kishte një ankesë të dhënë përpara, por të ndante shapin nga sheqeri dhe të ndihmonte të gjithë palët për të zgjidhur menjëherë dhe ligjërisht këtë gjë.”, theksoi Rusmali.
Rusmaili tha se Presidenti ka bërë vetëm detyrën dhe se mosdekretimi i zgjedhjeve do ishte ‘atentat’ Kushtetues.
“I qëndrojmë parashtrimeve të dorëzuar më datë 15 tetor. Dekreti i Presidentit ka qenë kushtetues në datë 1 tetor, kur ai u mor dhe ngelet i tillë sot se ka qenë kushtetues në atë datë. Dekreti ka qenë i tillë dhe mbetet i tillë për shkak se kushtetuta e bënin dekreti kushtetues.
Ju e shihni veten kompetentë për të marrë në shqyrtim dhe për të vendosur me dekretin se e shihni të lidhur me çështjen e themelit Ju nuk thatë sot që dekreti nuk është akt administrativ, ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të kushtetueses. Ju e shihni të lidhur, nuk kemi asgjë për të kontestuar, vetëm se shohim disa probleme të vogla, është normale që shumicën e çështjeve që vijnë para GJK të gjetjet një lidhje me aktet zbatuese. Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve, ju mund të ndodheni para situatës ku ju duhet të jepni ose hiqni leje ndërtimi, apo leje legalizimi, apo akte të tjera administrative. Kjo është e rrezikshme për Kushtetueses se e nxjerr atë jashtë funksionit të vet kushtetues. Në fund të ditës ju do jeni të detyruar të merrni një vend në raport me dekretin dhe do përballeni me faktin. Kushtetua ja lejon të shqyrtoni aktin për shkarkimin e presidentit dhe aktin e KM për shkarkimin e të zgjedhurve vendor kur kryhen shkelje të rënda të kushtetutës ose ligjit. Nëse është e tillë pse nuk janë te neni 131 i kushtetutës, pse nuk ka kompetencë që përcakton kompetencën tuaj për të marrë në shqyrtim dhe për të shqyrtuar në themel dekretet të presidentit, nëse nuk është, do të thotë që kompetencën nuk e keni”, tha Rusmaili.
Qëndrimi nga përfaqësuesja e Qeverisë
Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Irma Qosja në seancën publike për ankimimin e Erion Veliajt që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, u ndal edhe te pretendimi i Kryebashkiakut se është informuar përmes sekretarit të Këshillit, që sipas të cilit, nuk e ka për kompetencë. Por Qosja tha se, sipas nenit 57 të ligjit të posaçëm, sekretari ka për detyrë të kryejë të gjitha procedurat për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, përfshirë edhe informimin e kryetarit të bashkisë, për të cilin po zhvillohet mbledhja.
“Sa i përket pretendimeve për cenimin e së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur, ashtu sikurse kërkuesi ka pohuar, rezulton se ka pasur dijeni për nismën për shkarkimin e tij. Informacion që është konfirmuar me shkresën e datës 22.09.25 i Këshillit Bashkiak. Në nenin 57 të ligjit të posaçëm rezulton se detyra te sekretarit të këshillit përfshin mbajtjen e dokumenteve zyrtare të këshillit, njoftimin për zhvillimin e mbledhjeve të këshillit, shpalljen dhe publikimin e akteve të këshillit etj. Referuar kësaj dispozite, pretendimet i kërkuesit se njoftimi i sekretarit nuk ka asnjë vlerë juridike është i pabazuar se ligji e ka ngarkuar me detyra me mbajtjen e dokumentacionit dhe kryerjen e detyrave për zhvillimin e mbledhjeve.” , tha ajo. -

Përplasje në Kushtetuese, këshilltari i Presidencës shpërthen ndaj gjyqtarëve: Po dilni jashtë kompetencave
Me kritika të forta iu adresua këshilltari ligjor i Presidencës, Ilir Rusmaili Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e tyre që dekreti për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë të mos jetë pjesë e gjykimit në çështjen e Erion Veliajt. Duke mbrojtur dekretin e Presidentit dhe duke theksuar se ai është kushtetues, Rusmaili tha se shqyrtimi i një akti administrativ nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese.
Rusmaili tha se Presidenti ka bërë vetëm detyrën dhe se mosdekretimi i zgjedhjeve do ishte ‘atentat’ Kushtetues.
“I qëndrojmë parashtrimeve të dorëzuar më datë 15 tetor. Dekreti i Presidentit ka qenë kushtetues në datë 1 tetor, kur ai u mor dhe ngelet i tillë sot se ka qenë kushtetues në atë datë. Dekreti ka qenë i tillë dhe mbetet i tillë për shkak se kushtetuta e bënin dekreti kushtetues.
Ju e shihni veten kompetentë për të marrë në shqyrtim dhe për të vendosur me dekretin se e shihni të lidhur me çështjen e themelit Ju nuk thatë sot që dekreti nuk është akt administrativ, ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të kushtetueses. Ju e shihni të lidhur, nuk kemi asgjë për të kontestuar, vetëm se shohim disa probleme të vogla, është normale që shumicën e çështjeve që vijnë para GJK të gjetjet një lidhje me aktet zbatuese. Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve, ju mund të ndodheni para situatës ku ju duhet të jepni ose hiqni leje ndërtimi, apo leje legalizimi, apo akte të tjera administrative. Kjo është e rrezikshme për Kushtetueses se e nxjerr atë jashtë funksionit të vet kushtetues. Në fund të ditës ju do jeni të detyruar të merrni një vend në raport me dekretin dhe do përballeni me faktin. Kushtetua ja lejon të shqyrtoni aktin për shkarkimin e presidentit dhe aktin e KM për shkarkimin e të zgjedhurve vendor kur kryhen shkelje të rënda të kushtetutës ose ligjit. Nëse është e tillë pse nuk janë te neni 131 i kushtetutës, pse nuk ka kompetencë që përcakton kompetencën tuaj për të marrë në shqyrtim dhe për të shqyrtuar në themel dekretet të presidentit, nëse nuk është, do të thotë që kompetencën nuk e keni”, tha Rusmaili. -

“Dekreti i Begajt kushtetues”, këshilltari i Presidentit në GJK: I lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ
Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seanca publike për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra. Gjithashtu në seancë po shqyrtohet edhe ankimi për shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë.
Këshilltari juridik i Presidentit, Ilir Rusmaili, mbrojti para Gjykatës Kushtetuese ligjshmërinë e dekretit të Begajt për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës.
Ai theksoi se dekreti “ka qenë dhe mbetet kushtetues”, duke argumentuar se Kushtetuta dhe jurisprudenca ekzistuese e Gjykatës Kushtetuese e mbështesin plotësisht vlefshmërinë e tij. Rusmaili paralajmëroi gjithashtu se shqyrtimi i akteve administrative nga Gjykata Kushtetuese mund të krijojë precedent të rrezikshëm për tejkalimin e kompetencave të saj kushtetuese.Ilir Rusmaili: Dekreti i presidentit ka qenë Kushtetues dhe ngelet i tillë edhe sot, për shkak se Kushtetuta dhe jurisprudenca e GJK që janë ende në fuqi sot e kësaj ditë e bënin dekretin kushtetues. Ju e shihni veten kompetencë për të vendosur lidhur me dekretin për shkak se shihni të lidhur me çështjen në themel.
Ju nuk thatë sot që dekreti nuk është akti administrativ ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të GJK. Ju e shihni të lidhur, ne nuk kontestojmë asgjë, por shohim disa probleme të vogla. Është normale që për shumicën e çështjeve që vijnë në Gjykatën Kushtetuese, të gjendet një lidhje me aktet zbatuese, aktet individuale administrative.
Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve mund të ndodheni para situatës, ku ju mund të jepni ose të hiqni leje legalizime, të jepni ose të hiqni leje ndërtimi, të jepni ose të hiqni autorizime strehim për të pastrehët.
Kjo është e rrezikshme për GJK sepse e nxjerr atë jashtë funksionit kushtetues. Por ju që i lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ keni gjetur edhe mekanizmat mbrojtës nga kjo rrëshqitje. Fakt është që ju në fund të ditës do të jenë të detyruar të merrni një vendim në raport me dekretin. Do të përballemi me faktin që ju po merrni në shqyrtim dhe po vendosni fatin e nja akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë.
Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencës kërkuan shpalljen e moskompetencës së Kushtetueses për ankimimin e Veliajt lidhur me dekretin, kërkesë e cila u rrëzua. -

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Presidentit Begaj: Mandati i Sonila Bejtajt mbaron brenda vitit 2025
Kërkesa e Presidentit Bajram Begaj për t’i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Pas këtij vendimi, Kushtetuesja do të shpallë vakancën.
Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar interpretimin mbi mandatin e anëtarëve aktualë, duke theksuar se, në këtë fazë tranzitore, do të zbatohet parimi i përtëritjes së pjesshme të përbërjes së saj.
Njoftimi i plotë
Gjykata Kushtetuese në datën 16.10.2025 mori në shqyrtim çështjen nr. 1 (P) 2025 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.Gjykata vlerësoi, fillimisht, se kërkesa e paraqitur nga Presidenti i Republikës, ndonëse në objektin e saj përmban kërkimin për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, referuar shkaqeve në përmbajtje të kësaj kërkese, në thelb, parashtrohet kërkimi që Gjykata të zgjidhë një mosmarrëveshje kompetencash në lidhje me mbarimin e mandatit të gjyqtarit kushtetues dhe ushtrimin nga Presidenti, në cilësinë e organit të emërtesës, të kompetencës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe interpretimin përfundimtar të normave kushtetuese që përcaktojnë kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues.Gjykata vlerësoi se paqartësia e krijuar lidhur me kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues ka në dukje karakteristikat e një mosmarrëveshjeje kompetencash midis organeve të përfshira në procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues. Gjykata çmon se për mandatet e gjyqtarëve kushtetues janë të zbatueshme dy parime kushtetuese, ai i përtëritjes së pjesshme të Gjykatës çdo tre vjet me një të tretën e saj dhe ai i kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, çka bën të nevojshëm interpretimin përfundimtar të Kushtetutës lidhur me ndërveprimin e këtyre parimeve.
Gjykata mban në konsideratë se përmbajta e çdo dispozite të Kushtetutës duhet të interpretohet në mënyrë që të jetë e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese, pasi çdo dispozitë kushtetuese ka një lidhje të caktuar me dispozitat e tjera dhe së bashku ato formojnë një tërësi normash të harmonizuara.
Gjykata mori në analizë, ndër të tjera, përmbajtjen e nenit 127, pika 1, shkronja “b”, të Kushtetutës që bën fjalë për mandatin kushtetues 9-vjeçar, nenit 125, pika 3, që parashikon qëndrimin në detyrë të gjyqtarit kushtetues, nenit 125, pika 6, që parashikon përtëritjen e pjesshme periodike të Gjykatës Kushtetuese, si dhe nenit 179, pika 3, të Kushtetutës, që ka parashikuar rregullimet kalimtare për kohëzgjatjen e mandateve kushtetuese dhe përtëritjen e rregullt të Gjykatës.
Në interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës Gjykata vlerësoi se përmes kësaj dispozite kushtetuese është synuar nga kushtetutëbërësi të rregullohet regjimi tranzitor i mandateve të gjyqtarëve kushtetues të emëruar/zgjedhur menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016. Gjykata vlerësoi se qëllimi i dispozitës kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së saj, parim i përcaktuar shprehimisht në nenin 125, pika 6, të Kushtetutës.
Për sa më sipër, në vlerësimin e Gjykatës, parimi i përtëritjes së pjesshme për këta gjyqtarë mbizotëron në raport me parimin e kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, duke vënë theksin se kohëzgjatja e këtyre mandateve si më sipër ka qenë e kufizuar në kohë që në krye të herës, pasi vetëm në këtë mënyrë dhe vetëm përmes këtij interpretimi do të garantohet qëllimi kryesor i dispozitës kalimtare, nenit 179, pika 3, të Kushtetutës. Të njëjtit qëllim i shërben edhe parashikimi i shprehur në po këtë dispozitë për përcaktimin e dy mandateve më të shkurtra se 9 vjet.
Gjykata vlerëson të theksojë se në këtë dispozitë, në funksion të garantimit të përtëritjes së rregullt, është bërë parashikimi edhe për gjyqtarët e tjerë, kohëzgjatja e mandateve të të cilëve bëhet sipas ligjit, i cili ishte pjesë e së njëjtës paketë legjislative me ndryshimet kushtetuese. Ndonëse në pikën 4 të nenit 86 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” nuk parashikohet shprehimisht koha e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, në përmbajtje të kësaj dispozite është përcaktuar skema kohore e përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, skemë sipas të cilës përtëritja e parë me një të tretën bëhet në vitin 2025, përtëritja e dytë me një të tretën bëhet në vitin 2028 dhe përtëritja e tretë me një të tretën bëhet në vitin 2031.
Në përfundim, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi:Njëzëri,1. Kompetenca për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues i përket Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pas kësaj organi i emërtesës ushtron kompetencën e tij të emërimit/zgjedhjes të gjyqtarit kushtetues.
2. Shqyrtimin veçmas të kërkimit të Presidentit të Republikës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Me shumicë votash,3. Interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës si vijon:
Qëllimi i dispozitës kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, parim i përcaktuar në nenin 125, pika 6, të Kushtetutës. Për këtë arsye, neni 179, pika 3, i Kushtetutës ka përcaktuar shkurtimin me më pak se 9 vjet të mandateve të dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, njëri deri në vitin 2025 dhe tjetri deri në vitin 2028. Për sa i përket “kohëzgjatjes së mandatit, sipas ligjit” të gjyqtarëve të tjerë, kjo dispozitë kushtetuese i referohet nenit 86, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili ka përcaktuar skemën kohore të përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, duke parashikuar përtëritjen e parë me një të tretën në vitin 2025, përtëritjen e dytë me një të tretën në vitin 2028 dhe përtëritjen e tretë me një të tretën në vitin 2031.
Fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.Top Channel
-

Gjykata Kushtetuese i ndërpreu mandatin gjyqtares Sonila Bejtja, zbardhet vendimi
bejtja -begaj
TIRANË-
Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i ndërpresë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja, duke i hapur rrugën Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën në vendin e saj. Ky vendim, i hap rrugë kreut të shtetit që të shpallë vakancën për vendin e anëtares Sonila Bejtja. Presidenti Bajram Begaj kishte bërë kërkesë për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata thekson se për mandatet e gjyqtarëve kushtetues janë të zbatueshme dy parime kushtetuese, ai i përtëritjes së pjesshme të Gjykatës çdo tre vjet me një të tretën e saj dhe ai i kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, çka bën të nevojshëm interpretimin përfundimtar të Kushtetutës lidhur me ndërveprimin e këtyre parimeve.
Sipas arsyetimit të GJK-së, në këtë fazë tranzitore mbi mandatin e anëtarëve aktualë, do të zbatohet parimi i përtëritjes së pjesshme të përbërjes së saj, me qëllimin garantimin e stabilitetit institucional, sidomos pas krizës kushtetuese, që ka përfshirë vendin vitet e fundit.
NJOFTIM VENDIMMARRJEJE
Gjykata Kushtetuese në datën 16.10.2025 mori në shqyrtim çështjen nr. 1 (P) 2025 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.
Gjykata vlerësoi, fillimisht, se kërkesa e paraqitur nga Presidenti i Republikës, ndonëse në objektin e saj përmban kërkimin për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, referuar shkaqeve në përmbajtje të kësaj kërkese, në thelb, parashtrohet kërkimi që Gjykata të zgjidhë një mosmarrëveshje kompetencash në lidhje me mbarimin e mandatit të gjyqtarit kushtetues dhe ushtrimin nga Presidenti, në cilësinë e organit të emërtesës, të kompetencës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe interpretimin përfundimtar të normave kushtetuese që përcaktojnë kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues.
Gjykata vlerësoi se paqartësia e krijuar lidhur me kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues ka në dukje karakteristikat e një mosmarrëveshjeje kompetencash midis organeve të përfshira në procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues. Gjykata çmon se për mandatet e gjyqtarëve kushtetues janë të zbatueshme dy parime kushtetuese, ai i përtëritjes së pjesshme të Gjykatës çdo tre vjet me një të tretën e saj dhe ai i kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, çka bën të nevojshëm interpretimin përfundimtar të Kushtetutës lidhur me ndërveprimin e këtyre parimeve.
Gjykata mban në konsideratë se përmbajta e çdo dispozite të Kushtetutës duhet të interpretohet në mënyrë që të jetë e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese, pasi çdo dispozitë kushtetuese ka një lidhje të caktuar me dispozitat e tjera dhe së bashku ato formojnë një tërësi normash të harmonizuara.
Gjykata mori në analizë, ndër të tjera, përmbajtjen e nenit 127, pika 1, shkronja “b”, të Kushtetutës që bën fjalë për mandatin kushtetues 9-vjeçar, nenit 125, pika 3, që parashikon qëndrimin në detyrë të gjyqtarit kushtetues, nenit 125, pika 6, që parashikon përtëritjen e pjesshme periodike të Gjykatës Kushtetuese, si dhe nenit 179, pika 3, të Kushtetutës, që ka parashikuar rregullimet kalimtare për kohëzgjatjen e mandateve kushtetuese dhe përtëritjen e rregullt të Gjykatës.
Në interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës Gjykata vlerësoi se përmes kësaj dispozite kushtetuese është synuar nga kushtetutëbërësi të rregullohet regjimi tranzitor i mandateve të gjyqtarëve kushtetues të emëruar/zgjedhur menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016. Gjykata vlerësoi se qëllimi i dispozitës kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së saj, parim i përcaktuar shprehimisht në nenin 125, pika 6, të Kushtetutës.
Për sa më sipër, në vlerësimin e Gjykatës, parimi i përtëritjes së pjesshme për këta gjyqtarë mbizotëron në raport me parimin e kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, duke vënë theksin se kohëzgjatja e këtyre mandateve si më sipër ka qenë e kufizuar në kohë që në krye të herës, pasi vetëm në këtë mënyrë dhe vetëm përmes këtij interpretimi do të garantohet qëllimi kryesor i dispozitës kalimtare, nenit 179, pika 3, të Kushtetutës. Të njëjtit qëllim i shërben edhe parashikimi i shprehur në po këtë dispozitë për përcaktimin e dy mandateve më të shkurtra se 9 vjet.
Gjykata vlerëson të theksojë se në këtë dispozitë, në funksion të garantimit të përtëritjes së rregullt, është bërë parashikimi edhe për gjyqtarët e tjerë, kohëzgjatja e mandateve të të cilëve bëhet sipas ligjit, i cili ishte pjesë e së njëjtës paketë legjislative me ndryshimet kushtetuese. Ndonëse në pikën 4 të nenit 86 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” nuk parashikohet shprehimisht koha e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, në përmbajtje të kësaj dispozite është përcaktuar skema kohore e përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, skemë sipas të cilës përtëritja e parë me një të tretën bëhet në vitin 2025, përtëritja e dytë me një të tretën bëhet në vitin 2028 dhe përtëritja e tretë me një të tretën bëhet në vitin 2031.
Në përfundim, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi:
Njëzëri,
Kompetenca për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues i përket Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pas kësaj organi i emërtesës ushtron kompetencën e tij të emërimit/zgjedhjes të gjyqtarit kushtetues.Shqyrtimin veçmas të kërkimit të Presidentit të Republikës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.Me shumicë votash,
Interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës si vijon:Qëllimi i dispozitës kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, parim i përcaktuar në nenin 125, pika 6, të Kushtetutës. Për këtë arsye, neni 179, pika 3, i Kushtetutës ka përcaktuar shkurtimin me më pak se 9 vjet të mandateve të dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, njëri deri në vitin 2025 dhe tjetri deri në vitin 2028. Për sa i përket “kohëzgjatjes së mandatit, sipas ligjit” të gjyqtarëve të tjerë, kjo dispozitë kushtetuese i referohet nenit 86, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili ka përcaktuar skemën kohore të përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, duke parashikuar përtëritjen e parë me një të tretën në vitin 2025, përtëritjen e dytë me një të tretën në vitin 2028 dhe përtëritjen e tretë me një të tretën në vitin 2031.
Fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. -

Presidenti thellon zullumin, kërkon të mbrojë vendimin anti-kushtetues të shkarkimit të Veliajt, Rama vë në rresht…
Presidenti Bajram Begaj ka zgjedhur të thellojë përplasjen institucionale, duke dalë hapur në mbrojtje të vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Erion Veliajt. Begaj i ka dërguar dje një shkresë zyrtare Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të mbrojë dekretin e vet për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë më 9 nëntor dhe të kërkojë rrëzimin e padisë së bërë nga avokatët e Veliajt. Në këtë mënyrë, Presidenti jo vetëm që shkon përtej rolit neutral kushtetues, por është vendosur hapur në linjën politike të Edi Ramës, duke tentuar të legjitimojë një proces që është pezulluar nga vetë Gjykata Kushtetuese. Ky pozicionim i Begajt, që bie ndesh me deklaratat e tij publike për respektimin e pavarësisë institucionale, tregon se kreu i shtetit është vënë plotësisht në rresht nga kryeministri, pasi vetëm pak ditë më parë ai kishte deklaruar se do të respektonte vendimin e Kushtetueses për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë më 9 nëntor, ndërsa tani vepron në të kundërtën, duke i dalë për zot vendimit të qeverisë.
Parashtrimet e Begajt
Në parashtrimet që Begaj i dërgoi dje gjykatës, e quan antikushtetues dhe arbitraritet vendimin e Gjyqtarëve për të pezulluar dekretin. “Nuk ka asnjë shpjegim logjik dhe të arsyeshëm që të bindë palët e përfshira për faktin pse Gjykata Kushtetuese ka injoruar tërësisht aktet zyrtare të disa organeve shtetërore dhe qëndrimin e tyre të qartë se shkarkimi nuk bëhej në bazë të nenit 115 të Kushtetutës, por në bazë të nenit 62 të ligjit nr. 139/2015 dhe ka nxituar të marrë përsipër kompetencën, pa analizuar bazën ligjore të shkarkimit dhe pa e dokumentuar këtë analizë. Gjykata Kushtetuese ka kapërcyer kufijtë e kompetencave që i njeh Kushtetuta. Ky vendim i mbledhjes së Gjyqtarëve është antikushtetues dhe duhet të korrigjohet menjëherë”. Kushtetuesja, thotë Presidenca, nuk ka asnjë tagër mbi dekretet e Begajt. “Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë një akt administrativ, mbi të cilin nuk ka juridiksion, për shkak se nuk ka ditur si të pengonte veprimin e tij. Ky është arbitraritet i patolerueshëm për një sistem që vepron mbështetur në parimet e shtetit ligjor“.
Ekipi ligjor i Presidencës shkon edhe më tej, duke thënë se Kushtetuesja mund të kishte pezulluar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt, e në këtë mënyrë, vlera e dekretit do të shuhej automatikisht, pasi nuk do të kishte vakancë. “Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm e të logjikshëm për faktin pse Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur sot e kësaj dite pezullimin e VKM-së nr. 539, datë 25.9.2025, për të cilin vlerësonte se është kompetente, por ka vendosur pezullimin e një akti të Presidentit të Republikës që rrjedh nga VKM-ja nr. 539, datë 25.9.2025, për të cilin qartazi nuk ka asnjë kompetencë“. Motivi që e ka çuar Gjykatën Kushtetuese drejt këtij vendimi, Presidenca thotë se është i pashpjegueshëm duke ngritur pretendimin se po synon të krijojë konflikt kushtetues. “Presidenca Gjykatës Kushtetuese i ndalohet kategorikisht nga Kushtetuta që me aktet e veta të krijojë konflikte, të destabilizojë rendin kushtetues apo të minojë ushtrimin e ligjshëm të kompetencave nga ana e organeve të tjera kushtetuese. Ndërhyrja në kohën e duhur, në përputhje të plotë me vullnetin e saj, por pa ngritur kurthe ndaj Presidentit dhe organeve të tjera, është përgjegjshmëri kushtetuese. Në këtë rast, kjo përgjegjshmëri i ka munguar kësaj gjykate në mënyrë flagrante. Motivi që e ka shtyrë Gjykatën në këtë sjellje është i pashpjegueshëm me arsye që pranohen nga logjika”. -

“Puç kushtetues”, Burimi: Opozita duhet të protestojë, jo të pranojë datën e 9 nëntorit
Analisti Genc Burimi në një studio televizive, ka kritikuar opozitën për qëndrimin e saj ndaj dekretit të presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve në Tiranë, dekret që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërsa demokratët kanë depozituar në Kuvend nismën për shkarkimin e presidentit Begaj, Burimi u shpreh se opozita duhet të afirmonte vlerat demokratike duke mos pranuar datën 9 nëntor si ditën e zgjedhjeve në Tiranë, pasi sipas tij ishte puç kushtetues.
“Nuk është fjala për të hyrë apo jo në zgjedhje, por jo më 9 nëntor.
Kur shoh këtë opozitë që kërkon rrëzimin e Begajt prit një minutë, e latë opinion publik në baltë.
Atë që po bën sot, duhet të bënin manifestim proteste, të thërriste ambasadorin e BE-së, kur ka kriza politike, si mund të negocioni sot për të hyrë Shqipëria në BE dhe mbyllni sytë para këtij puçi kushtetues”, tha Burimi.
Genc Burimi: Vendimi i presidentit, gabim total,e kam dënuar, njësoj sic dënova vendimin e PD për të hyrë në zgjedhje.
Herët e shkuara kur shkoi Basha dhe u tërhoq nga parlamenti, Bëhet fjalë kësaj here për puç kushtetues, njësoj si Macron, mund të mos ta kishte njohur shtetin palestinez, ndaj dhe Britania e Madhe dhe Spanja bënë atë që është e drejtë.
Nuk është fjala për të hyrë apo jo në zgjedhje, por jo më 9 nëntor.
Kur shoh këtë opozitë që kërkon rrëzimin e Begajt prit një minutë, e latë opinion publik në baltë.
Atë që po bën sot, duhet të bënin manifestim proteste, të thërriste ambasadorin e BE-së, kur ka kriza politike, si mund të negocioni sot për të hyrë Shqipëria në BE dhe mbyllni sytë para këtij puçi kushtetues.
Kërkon sot rrëzimin e Begajt dhe kjo kërkesë është simbolike pasi mazhoranca ka numrat e shumicës në parlament. Prisja nga opozita një afirmim më të plotë të vlerave demokratike nuk mund të pranosh një datë zgjedhje, por një proces kushtetues.
Më 31 tetor, në seancën e ankimimit, Kushtetuesja do t’i japë të drejtë Veliajt, kjo do ta detyrojë Ramën të miratojë një tjetër vendim për ta shkarkuar, por jo me nenin 62 por me 115, që lidhet me mosprezencën e kryebashkiakut në detyrë.

