Tag: kushtet

  • Berisha: Nuk e jap dorëheqjen. Kreu i PD kërkon të rikandidojë, lajmëron foltoren e dytë në bazën e PD

    Berisha: Nuk e jap dorëheqjen. Kreu i PD kërkon të rikandidojë, lajmëron foltoren e dytë në bazën e PD

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfrytëzoi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale për të sqaruar rrugën ku do të ecë PD në këtë mandat të 4 në opozitë. Së pari, Berisha përsëriti se nuk do të japë dorëheqjen, por do të garojë sërish për të drejtuar forcën më të madhe të opozitës.
    “PD është një parti e cila përcakton fatin e drejtuesve dhe anëtarëve të saj nëpërmjet votës. Në kushtet e një pluralizmi funksional nuk ka asnjë dyshim që humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë për dorëheqjen e atyre që drejtojnë. Por në kushtet e farsës elektorale dhe narkoshetit, në kushtet kur zgjedhje janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do ti shërbente diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin.  Një akt i tillë nuk mund të ndodhë, përveç se me votën e demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.
    Nga ana tjetër, Berisha lajmëroi se do të nisë foltoret me demokratët në të gjithë vendin, njësoj siç veproi në vitin 2021 kur u ngrit kundër Lulzim Bashës, por këtë herë për të diskutuar për të ardhmen e PD.

     “Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tirane dhe do të vazhdojmë në të gjithë vendin”, tha kreu i PD.
    Berisha preferoi të mos komentonte gjatë takimin e disa figurave të PD, si Ilir Alimehmeti e Ervin Salianji; por sqaroi se vonesa e analizës së brendshme pas humbjes së zgjedhjeve erdhi për shkak se prioritet ishte faktimi i të gjitha parregullsive në zgjedhjet e 11 majit, duke lajmëruar se pas raportit përfundimtar të ODIHR analiza ka nisur.
    “Kandidatët e primareve në tërësi i kam takuar ose i kam telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Ilir Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst askush nuk është i përjashtuar në këtë parti”, tha Berisha.
    Pak ditë më parë, Ilir Alimehmeti, i cili mori 18 mijë vota në Tiranë por nuk arriti të bëhej deputet, Ervin Salianji e disa prej kandidatëve në listën e hapur të PD, të cilët nuk u zgjodhën deputet, u takuan për të diskutuar rreth nevojës që ka Partia Demokratike për të ndryshuar e për t’u hapur ndaj figurave të reja.

  • “Nuk do të dorëhiqem nga drejtimi i PD”, Berisha: Nisim foltoret në të gjithë vendin

    “Nuk do të dorëhiqem nga drejtimi i PD”, Berisha: Nisim foltoret në të gjithë vendin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfrytëzoi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale për të sqaruar rrugën ku do të ecë PD në këtë mandat të 4 në opozitë. Së pari, Berisha përsëriti se nuk do të japë dorëheqjen, por do të garojë sërish për të drejtuar forcën më të madhe të opozitës.
    “PD është një parti e cila përcakton fatin e drejtuesve dhe anëtarëve të saj nëpërmjet votës. Në kushtet e një pluralizmi funksional nuk ka asnjë dyshim që humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë për dorëheqjen e atyre që drejtojnë. Por në kushtet e farsës elektorale dhe narkoshetit, në kushtet kur zgjedhje janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do ti shërbente diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin.  Një akt i tillë nuk mund të ndodhë, përveç se me votën e demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.
    Nga ana tjetër, Berisha lajmëroi se do të nisë foltoret me demokratët në të gjithë vendin, njësoj siç veproi në vitin 2021 kur u ngrit kundër Lulzim Bashës, por këtë herë për të diskutuar për të ardhmen e PD.

     “Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tirane dhe do të vazhdojmë në të gjithë vendin”, tha kreu i PD.
    Berisha preferoi të mos komentonte gjatë takimin e disa figurave të PD, si Ilir Alimehmeti e Ervin Salianji; por sqaroi se vonesa e analizës së brendshme pas humbjes së zgjedhjeve erdhi për shkak se prioritet ishte faktimi i të gjitha parregullsive në zgjedhjet e 11 majit, duke lajmëruar se pas raportit përfundimtar të ODIHR analiza ka nisur.
    “Kandidatët e primareve në tërësi i kam takuar ose i kam telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Ilir Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst askush nuk është i përjashtuar në këtë parti”, tha Berisha.
    Pak ditë më parë, Ilir Alimehmeti, i cili mori 18 mijë vota në Tiranë por nuk arriti të bëhej deputet, Ervin Salianji e disa prej kandidatëve në listën e hapur të PD, të cilët nuk u zgjodhën deputet, u takuan për të diskutuar rreth nevojës që ka Partia Demokratike për të ndryshuar e për t’u hapur ndaj figurave të reja.

  • Kushtet ekstreme të motit godasin Greqinë/ Fshatra të tërë në izolim, shtëpi dhe toka bujqësore të përmbytura

    Kushtet ekstreme të motit godasin Greqinë/ Fshatra të tërë në izolim, shtëpi dhe toka bujqësore të përmbytura

    Kushtet ekstreme të motit kanë goditur me forcë gjithë Greqinë perëndimore, duke lënë pas një panoramë shkatërrimi. Mjaftuan vetëm disa orë reshje intensive që Korfuzi, Thesprotia, Kozani, Kosturi  dhe zona të tjera përreth  të kthehen në vatra emergjence.

    Në shumë fshatra, rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar rrugë të tëra, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë gjendur të rrethuar nga ujërat që rrjedhin me shpejtësi. Dhjetëra banesa dhe biznese janë përmbytur, duke u mbuluar nga balta, ndërsa fushat e Filatit janë kthyer në liqene. Banorët i përshkruajnë këto orë si “biblike” dhe të panjohura për zonën.
    Autoritetet u detyruan të dërgojnë mesazhin e emergjencës 112 në Janinë, Artë, Prevezë dhe Thesproti, duke paralajmëruar për rrezik të shtuar rrëshqitjesh dhe përmbytjesh. Ndërkohë, tre bashki – Zagori, Filiates dhe Ziros – janë shpallur zyrtarisht në gjendje emergjence, me ekipet e rajoneve dhe bashkive që punojnë pandërprerë për të hapur rrugët dhe për të rivendosur qarkullimin.
    Në veri të Korfuzit, ndërkohë, dëmet janë të mëdha. Godina të shembura, rrugë të dëmtuara rëndë, fshatra të izoluar dhe ndërprerje të energjisë elektrike për orë të tëra.
    Edhe në zonat e Pindos përrenj të rrëmbyeshëm kanë përmytur rrugët dhe tokat bujqësore. Probleme serioze u shënuan edhe në Kastoria, ku një bllok shkëmbor u shkëput dhe bllokoi rrugën periferike të Kalitheas. Ekipet janë në terren për të pastruar rrënojat dhe për të vlerësuar dëmet, ndërsa niveli i ujit të lumit Aliakmona ka nisur të bjerë, duke dhënë pak lehtësim për banorët.
    Meteorologët paralajmërojnë se moti mbetet i paqëndrueshëm në ditët në vijim , ndërsa një valë e re përkeqësimi pritet nga e marta.

    Top Channel

  • “35 zonja shkojnë në një tualet”/ Kreu i Autoritetit të Konkurrencës ankohet për kushtet: Si sardele, nuk mban më

    “35 zonja shkojnë në një tualet”/ Kreu i Autoritetit të Konkurrencës ankohet për kushtet: Si sardele, nuk mban më

    Në komisionin për Nismat Qytetare, kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, është ankuar për kushtet në të cilat punon ky institucion.

    Në fjalën e tij, ai u shpreh se mbledhjet mbahen në një ambient që përdoret edhe si arkivë, ndërsa ka vetëm një tualet që përdoret për 35 zonja.
    “Ky institucion është krijuar në 2004, në momentin e krijimit ka pasur 13 punonjës dhe është zhvendosur në ambientet aktuale ku ka edhe sot pas 21 vitesh. E ka nisur punën me 13 punonjës sot jemi 49, jemi në po të njëjtat ambiente.
    Ne jemi në kushtet edhe të problematikave të higjienës. 35 zonja që shkojnë në një tualet, është banale që po e them, por ka ardhur momenti për ta thënë se nuk mban më. Nuk ka arkiva, në ambientet ku bëjmë mbledhje përdoret për arkivë. Muret janë plot me dosje, që nuk duhen mbajtur ashtu, por nuk kemi ku ti mbajmë. Si sardele në një ambient të vogël 10 metra katrorë”, tha ndër të tjera Biba.

    Top Channel

  • PS-ja fitoi zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki, Çipa: Rezultat i pritshëm, opozita hoqi dorë pa nisur gara

    PS-ja fitoi zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki, Çipa: Rezultat i pritshëm, opozita hoqi dorë pa nisur gara

    Drejtuesi i “Unionit të Gazetarëve”, Aleksandër Çipa duke folur për zgjedhjet e 9 nëntorit, në 5 bashki të vendit, deklaroi se rezultati 5-0 në favor të PS-së ishte i pritshëm.
    Në një intervistë televizive, Çipa tha vendimi i opozitës që të konkuronte me kandidatë të pavarur, por të miratuar prej saj vulosi rezultatin. Sipas tij, një faktor tjetër që bëri që këto zgjedhje të mos kishin rëndësinë e duhur, ishte vendimi i Kushtetueses për anulimin e zgjedhjeve në Tiranë.
    Pjesë nga intervista:
    -E nisim nga zgjedhjet e 9 nëntorit që kaluan pa shumë bujë, një ditë e zymtë me shi. Opozita as që e diskutoi fare, tek e fundit thuajse as nuk mori pjesë. Po një rezultat i pritshëm, po ajo që surprizoi për keq në këtë rast do të thoja unë është numri shumë i ulët i i votuesve, sidomos Vlora në shifra dramatike. Si e lexuat ju të dielën?
    Çipa: Po s’kish si ndodhte ndryshe në kushtet kur në procesin e fushatës së ngushtë kohore, sepse jo më shumë se një javë fushatë u vu në dispozicion, mungoi ajo që quhet gara ose thënë ndryshe, konkurrenca midis dy kaheve kryesore të politikës. Opozita zgjodhi që të konkuronte me të pavarur të miratuar prej saj. Dhe shumica politike, e cila mbart dhe trashëgon një strukturë elektorale të cilën e kemi të njohur tashmë si deterministe të terrenit të zgjedhor, na la të kuptojë që paraprakisht rezultati ishte i lexueshëm. Pra nuk kishte një pritshmëri të re, një sfidë dhe e dyta, në kushtet kur u përjashtua konkurrenca për njësinë më të diskutueshme që ishte kryeqyteti i vendit, Tirana, detyrimisht pesë njësitë e tjera administrative nuk kanë një peshë specifike, le të themi elektorale për t’u ngritur në nivelin e një kazusi, e një kampioni për të lexuar qoftë të sotmen elektorale, qoftë edhe progresionin elektoral të vendit.
    Kështu që në kushtet kur mungoi kjo konkurrencë, në kushtet kur opozita zgjodhi protagonistë që nuk i përkasin vathës së saj politike, në kushtet kur opozita vetë nuk dëshmoi një seriozitet për t’u ngrytur në lartësinë e detyrës dhe aq më tepër për të bërë një diferencë me procesin e 11 majit dhe në kushtet kur vetë artikulantët kryesorë të opozitës u shmangën protagonistes së saj, u shmangën nga ky konkurim dhe shtoj edhe arsyen e fundme që nga pesha nuk është e fundme, zgjedhjet e, le të themi 9 nëntorit nuk ishin një mandat, ishin thjesht një konkurrencë e pjesshme për një hise të cunguar të një mandati të teprueshëm në mandatet e qeverisjes vendore.

  • Zbardhen të tjera detaje nga vendimi për rritjen e pagave, ja sa do përfitojnë mjekët, infermierët, farmacistët,…

    Zbardhen të tjera detaje nga vendimi për rritjen e pagave, ja sa do përfitojnë mjekët, infermierët, farmacistët,…

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu njoftoi nivelin e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, që do të hyjë në fuqi nga janari 2026. Sipas ministres, pagat bazë dhe shtesat për kushte pune dhe ushqim do të rriten në të gjitha nivelet hierarkike të strukturës së policisë nga inspektorët e thjeshtë deri te drejtuesit e lartë. Pas kësaj rritjeje, paga mesatare për drejtuesit e parë do të arrijë deri në 171,500 lekë, duke përfaqësuar një tjetër hap në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike. Koçiu theksoi dje se ky vendim është pjesë e angazhimit të qeverisë për të përmirësuar kushtet e punës dhe motivimin e punonjësve të rendit, të cilët janë në vijën e parë të shërbimit ndaj qytetarëve. Nga 1 janari 2026, pagat bazë dhe shtesat për ushqim dhe kushtet e punës të punonjësve të Policisë së Shtetit do të rriten në të gjitha nivelet hierarkike. Paga mesatare llogaritet për punonjësit me një vjetërsi mesatare prej 15 vjetësh.
    Detajet sipas kategorive:

    Inspektori i thjeshtë, paga bazë nga 80,500 lekë rritet në 84,525 lekë (+4,025 lekë)

    Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 100,000 lekë

    Nënkomisari, paga bazë nga 95,500 lekë rritet në 101,000 lekë (+5,500 lekë)

    Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 116,000 lekë

    Komisari, paga bazë nga 105,000 lekë rritet në 110,600 lekë (+5,600 lekë)

    Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 125,600 lekë

    Kryekomisari, paga bazë nga 115,500 lekë rritet në 120,825 lekë (+5,325 lekë)

    Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 135,075 lekë

    Drejtuesi i Policisë së Shtetit, paga bazë nga 130,500 lekë rritet në 141,450 lekë (+10,950 lekë).

    Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 156,450 lekë

    Drejtuesi i Parë, paga bazë nga 145,500 lekë rritet në 156,825 lekë (+11,325 lekë)

    Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 171,575 lekë.
    Reagon Rama
    Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale për vitin 2026 do të jetë 1 miliardë euro. Komentet Rama i bëri përmes një video-live në faqen e tij në “Facebook”, ku tha se për herë të parë në vitin 2026 do të hapet një linjë financimi për të gjithë të sëmurët me kancer, që përdorin barna të shtrenjta. Rama premtoi gjithashtu për të gjitha gratë që kanë kaluar kancerin e gjirit se rikonstruksioni i plotë i gjirit do të mundësohet nga shteti. Po ashtu, Rama premtoi rritje të pagave për mjekët, infermierët, farmacistët, laborantët dhe teknikët gjatë vitit 2026. Shefi i Ekzekutivit shtoi se viti 2026 do të jetë viti i futjes së inteligjencës artificiale në shëndetësi. “Po ndaj me ju projekt-buxhetin 2026, me 1 miliardë eurot e tij, për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. Afro 4 % e prodhimit të përgjithshëm kombëtar.
    Po ndalem te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë hapim një linjë financimi nga buxheti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra vetëm për pacientët e Onkologjikut. Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin, do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas. Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, e shpallur sëfundi si një nga 100 gratë më influente në mjekësinë botërore për çështjen e kancerit, do të udhëheqë projektin kombëtar për ngritjen e institutit kombëtar për tumoret për Shqipërinë 2030. Ky institucion do i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin. Ndërkohë 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si dhe 14 mijë e 200 teknikë dhe laborantë do të përfitojnë një rritje të re pagash. 2026 është edhe viti i hyrjes së inteligjencës artificiale në shërbimin tonë shëndetësor”, ka thënë mes të tjerash Rama këtë fundjavë.

  • Amendamentet e reja në Ligjin për të Huajt: Mali i Zi forcon kushtet për qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm

    Amendamentet e reja në Ligjin për të Huajt: Mali i Zi forcon kushtet për qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm

    Pas katër vitesh përgatitjeje, në Parlamentin e Malit të Zi kanë mbërritur ndryshimet e reja në Ligjin për të Huajt, të cilat ashpërsojnë ndjeshëm kushtet për zgjatjen e lejeve të qëndrimit të shtetasve të huaj. Propozimi, që pritet të shqyrtohet nga deputetët më 7 nëntor, është harmonizuar me 12 direktiva të Bashkimit Evropian dhe konsiderohet thelbësor për mbylljen e Kapitullit 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria – dhe Kapitullit 2 – Liria e Lëvizjes së Punëtorëve.

    Kushtet e reja për qëndrim

    Sipas versionit të fundit të ligjit:

    • Të huajt që kanë kompani në Mal të Zi do të mund ta zgjasin lejen e qëndrimit vetëm nëse kompania ka të paktën tre punonjës me kohë të plotë, nga të cilët njëri duhet të jetë shtetas malazez. Kompania duhet të jetë aktive dhe të paguajë rregullisht taksat dhe detyrimet shtetërore.

    • Të huajt që zotërojnë pasuri të paluajtshme do ta zgjasin qëndrimin në varësi të vlerës dhe madhësisë së pronës, sipas akteve nënligjore që pritet të miratohen.

    • Të punësuarit e huaj duhet të kenë kontrata me kohë të plotë dhe paga më të larta se paga minimale; çdo shkelje e rregulloreve, përfshirë ndryshimin e adresës së regjistruar, do të sjellë humbjen e të drejtës së qëndrimit.

    Qëllimi: parandalimi i abuzimeve dhe përputhja me BE-në

    Drejtori në detyrë i Drejtorisë për Gjendjen Civile dhe Dokumentet Personale në Ministrinë e Brendshme, Dragan Dašić, deklaroi se ndryshimet synojnë përmbushjen e kërkesave të BE-së dhe parandalimin e abuzimeve që janë bërë me ligjin aktual, ku shumë të huaj kanë hapur kompani fiktive për të marrë leje qëndrimi.
    “Ata hapin kompani për një euro dhe sjellin familjet e tyre. Shteti merr vetëm rreth 117 euro në muaj, ndërsa familje të tëra përfitojnë leje qëndrimi,” – tha Dašić.
    Ai shtoi se Ministria e Brendshme dhe Administrata Tatimore do të bashkëpunojnë ngushtë për të kontrolluar realisht aktivitetin e kompanive të huaja.

     Të dhënat aktuale

    Në Mal të Zi aktualisht jetojnë rreth 100,000 të huaj, nga të cilët 30,000 janë banorë të përhershëm, kryesisht nga ish-republikat jugosllave, dhe 70,000 janë me qëndrim të përkohshëm – më së shumti nga Rusia, Serbia, Ukraina dhe Turqia.
    Nga ta, rreth 40,000 janë të punësuar, ndërsa mbi 9,000 kanë leje qëndrimi si themelues kompanish.
    Vetëm shtetasit turq përbëjnë 13,300 persona me leje qëndrimi, me mbi 5,000 që e kanë marrë në bazë të themelimit të kompanive dhe një numër të ngjashëm për shkak të punësimit.

     Konteksti dhe tensionet e fundit

    Çështja e të huajve është bërë temë e nxehtë pas incidentit midis qytetarëve turq, azerbajxhanas dhe malazezëve, që çoi në heqjen e përkohshme të regjimit pa viza për turqit dhe disa protesta me tone anti-turke në disa qytete të vendit.

    Krahasim me BE-në
    Sipas Dašić, kufizimet e reja janë më të buta se ato në vendet e BE-së:
    “Në Kroaci, një i huaj duhet të ketë tre punonjës, dy kroatë. Në Mal të Zi do të mjaftojnë tre punonjës, njëri prej tyre malazez.”
    Ai theksoi se qëllimi është mbrojtja e interesit ekonomik dhe demografik të vendit, duke shtuar se “Mali i Zi nuk ka më luksin të pranojë të huaj pa mjete financiare”.
     

  • Nallbati në SPAK, ironizon Ballukun: Erdha të sigurohem për kushtet që Belinda të jetë e qetë

    Nallbati në SPAK, ironizon Ballukun: Erdha të sigurohem për kushtet që Belinda të jetë e qetë

    Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

    Gjatë fjalës së tij në dalje nga Prokuroria e Posaçme para gazetarëve, Nallbati ironizoi Belinda Balluku, ku sipas tij, ishte paraqitur në SPAK për të inspektuar kushtet ku do të deklarohet zëvendëskryeministrja, që kjo e fundit të jetë e qetë.

    Përsa i përket arsyes së thirrur nga SPAK, Nallbati theksoi se ishte për konfliktin banal gjatë zgjedhjeve, që sipas deputetit demokrat, ishte stisur nga Niko Peleshi dhe ushtarët e tij.

    Nallbati: Jam Bledioni jo Belinda ajo vjen pas meje. Erdha të inspektoj kushtet që të sigurohem që Belinda do jetë e qetë të sqarojë para kolegëve të Erionit për të sqaruar çështjet e shumta që ka. Përsa i përket çështjes time, isha për të sqaruar konflitin banal dhe të stisur nga Niko dhe ‘çerrat e vetë’ në fushatë, me synim për cënimin e imazhit tim dhe të procesit zgjedhor. Deklarova si person në dijeni.

     

  • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, KLP miraton listën me emrat e 4 kandidatëve, ja kushtet

    Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, KLP miraton listën me emrat e 4 kandidatëve, ja kushtet

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të vijuar me procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Që në nisje të mbledhjes, Këshilli miratoi listën me 4 kandidatë për këtë pozicion; Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.
    Zeqir Hoda, anëtar: Për të marrë të dhënat e nevojshme, vlerësoj që duhet të largohem nga votimi i seancës për këtë çështje. Po qëndroj meqë nuk është hapur procedura.
    Vatë Staka: Zoti Hoda paraqiti një njoftim mediatik. Disa media kanë botuar para 3 ditësh që një nga kandidatët që ka aplikuar për kreun e SPAK… S’jam në gjendje nëse është në konflikt interesi apo jo, por do e gjykojmë në një seancë të posaçme.
    Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Sokol Stojani kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP, theksoi se janë 4 kandidatë në garë, të cilët sipas tij plotësojnë kushtet. Sipas tij aplikantët duhet të jenë prokurorë të SPAK dhe të mos jenë drejtues. Po ashtu ai theksoi se një tjetër kusht është fakti që kandidatët duhet të kenë paraqitur platformë dhe të mos këtë masë disiplinore. “Ne i propozojmë këshillit miratimin e listës së kandidatëve për të qenë në krye të SPAK.”, tha ai.
    Kujtojmë se Altin Dumani i mbaron mandati 3-vjeçar në muajin dhjetor të këtij viti.

  • Italiani që inskenoi vdekjen në Pukë. Davide Pecorelli shpërthen pas lirimit…

    Italiani që inskenoi vdekjen në Pukë. Davide Pecorelli shpërthen pas lirimit…

    Një muaj pas lirimit të tij nga Gjykata e Apelit në Shkodër, Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi zhdukjen e tij në Pukë, ka folur për herë të parë mbi përvojën e qëndrimit në burg në Shqipëri.
    Në një deklaratë publike, Pecorelli u shpreh se gjatë periudhës së paraburgimit në Shqipëri ishte trajtuar si një kriminel i rrezikshëm, duke hedhur akuza të forta për kushtet çnjerëzore në Burgun 313 në Tiranë. Ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare të mbyllë këtë institucion, duke theksuar se kushtet e jetesës atje i kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore dhe e kanë çuar drejt sëmundjes.
    “Nuk do t’ia uroja askujt atë që kam përjetuar në burgun 313. Nuk isha kriminel, por më trajtuan si i tillë. Jam sëmurë aty brenda,” – deklaroi ai.
    Megjithatë, pavarësisht vuajtjeve të përjetuara në qeli, Pecorelli shprehu dëshirën për të braktisur shtetësinë italiane dhe për të marrë atë shqiptare, duke thënë se ndihet i lidhur me Shqipërinë dhe synon të vazhdojë jetën e tij këtu.
    Kujtojmë se Davide Pecorelli u bë i njohur në janar të vitit 2021 kur u raportua i zhdukur në zonën e Gjegjanit, Pukë. Në makinën e tij u gjetën shenja zjarri dhe prova që ngjallën dyshime për një vrasje të mundshme. Më pas, hetimet zbuluan se ai kishte inskenuar vdekjen e tij për arsye që nuk janë sqaruar plotësisht as sot e kësaj dite. Rasti përfshiu dy skuadra hetimore, shqiptare dhe italiane.
    Ai u dënua fillimisht nga Gjykata e Shkodrës me 5 vite burg, por më vonë Gjykata e Apelit vendosi lirimin e tij.
    Pecorelli mbetet një figurë kontradiktore, që nga inskenimi misterioz i zhdukjes e deri te kërkesa për t’u bërë shtetas shqiptar, por rrëfimi i tij i fundit ka ngritur sërish diskutime mbi kushtet në burgjet shqiptare dhe trajtimin e të paraburgosurve.