Tag: kushte

  • Nese keni tension te ulet, keto jane 5 menyrat per ta rritur ne kushte shtepie

    Nese keni tension te ulet, keto jane 5 menyrat per ta rritur ne kushte shtepie

    Shikim te turbullt, konfuzion, marrje mendsh, debulese, jane disa nga simptomat e tensionit te ulet.
    Disa nga zgjedhjet qe mund te beni per momentin deri sa te konsultoheni me mjekun:
    -pak kripe nen gjuhe sjell rritje te menjehershme te tensionit, me shume dhe me shpejt se cdo gje tjeter!
    -hidratim te mjaftueshem me lengje mundesisht me elektrolite
    -nje kupe kafe
    -te ngriturit ne maje te gishtave per te pompuar gjakun lart
    -te shtriret me kembet ne nivel pak me larte se koka!

  • Rritje pagash edhe për ushtarakët, Vengu: Pjesë e politikave për të garantuar kushte më të mira

    Rritje pagash edhe për ushtarakët, Vengu: Pjesë e politikave për të garantuar kushte më të mira

    Në projektbuxhetin e vitit 2026 është parashikuar një rritje e pagave edhe për ushtarakët duke nisur nga Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti.
    Lajmin e jep ministri Pirro Vengu, i cili thotë se ky është vlerësim për të gjithë ata që shërbejnë me përkushtim.
    “Më shumë vlerësim për ata që shërbejnë me përkushtim. Rritja e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura është pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese”, tha Vengu në rrjetet sociale.
    Si pritet të rriten pagat për ushtarakët:
    Ushtar IV: + 2 mijë e 13 lekë dhe shtesa plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor.
    Tetar: + 2 mijë e 63 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
    Kryekapter: + 2 mijë e 400 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
    Oficerë/Major: +2 mijë e 963 mijë lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
    Oficerë/Nënkolonel: + 3 mijë e 488 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
    Oficerë/Kolonel: + 4 mijë e 88 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
    Oficerë të lartë, Gjeneral Brigade: + 4 mijë e 750 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
    Oficerë të lartë, Gjeneral Lejtnant: + 5 mijë e 875 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor

  • “Ne kur të duam të duam pa kushte”, Rama nderon rektorin e Universitetit Boku me Yllin për Mirënjohje Publike

    “Ne kur të duam të duam pa kushte”, Rama nderon rektorin e Universitetit Boku me Yllin për Mirënjohje Publike

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme mori pjesë në ceremoninë e nderimit të Profesor Hubert Hasenauer, rektorit të Universitetit të BOKU në Austri, me Yllin për Mirënjohje Publike.
    Profesori vlerësohet për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e UBT (Universitetit Bujqësor të Tiranës) sipas modelit të BOKU të Vjenës, në rrugën e njehsimit të diplomave mes tyre.
    Rama tha se ky është një moment simbolik që nxjerr edhe një herë në pah lidhjen mes Austrisë dhe Shqipërisë.

    Rama: Ky duhet të jetë rasti i parë kur dikush shkon të marrë një medalje dhe nga fjalët e rastit merr dy. I dashur profesor, i nderuar miku im dhe mik e koleg i të pranishmëve, unë besoj se kjo e sotmja nuk është thjesht një ceremon nderimi për një individ që e meriton plotësisht këtë nderim, por është edhe një moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash të vjetra, dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare, në një spirale të përbashkët vlerash si dija, përkushtimi dhe dashuria për tokën, e vetë njeriut.
    Nuk do të mjaftonte dot hapësira e një fjale të tillë për të përshkruar të gjithë këtë rrugëtim sat ë shkurtër aq edhe kuptimplotë që na lidh së bashku por pata dëshirë sot i nderuar professor t’ju them se ju i bashkoheni një kostelacioni yjesh që nga Austria kanë xixëlluar mbi qiellin e Shqipërisë. Ne kur të duam të duam pa kushte, dhe të duam dhe me pahir. Nuk ke nga lëviz fare. Sot ju jeni një tjetër xhevahir në vargun e gjatë të gjerdanit të miqësisë dhe të lidhjes së Shqipërisë me Austrinë.

  • Kushte të qëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti këtë të mërkurë

    Kushte të qëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti këtë të mërkurë

    Ditën e mërkurë, vendi ynë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe bregdetare, pritet të arrijë deri në 12 m/s.
    Sa i përket kushteve detare, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2–3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

    Top Channel

  • Real Madrid ‘gozhdon’ Endrick: Do të huazohesh? Plotëso 3 kushte ose…

    Real Madrid ‘gozhdon’ Endrick: Do të huazohesh? Plotëso 3 kushte ose…

    31 Tetor 2025

    14:24

    Telesport

    I vetëdijshëm se nuk ka shans të bëhet protagonist në Bernabeu, Endrick ka vendosur të huazohet në merkaton e janarit në një skuadër që i jep minuta.
    Objektivi është i qartë: sulmuesi do të luajë në Botëror. Kjo nuk do të jetë e lehtë, sepse Real Madrid ka vendosur 3 kushte për lëvizjen e tij në janar.
    Së pari, klubi i interesuar duhet të paguajë një tarifë huazimi. Së dyti, duhet të mbulojë tërësisht pagën e lojtarit. Së treti, duhet të paraqesë një plan të qartë zhvillimi sportiv për lojtarin.
    Sipas të gjitha gjasave, Endrick do të transferohet në Ligue 1, ku e presin disa skuadra me projekte entuziaste për rritjen e tij.

  • FOTO/ Spalletti i “dorëzohet” Juve, kontratë pa kushte dhe Yildiz në qendër të projektit

    FOTO/ Spalletti i “dorëzohet” Juve, kontratë pa kushte dhe Yildiz në qendër të projektit

    Spalletti-Juve nuk ishte një dashuri me shikim të parë, as një martesë pa kushte, përkundrazi, më shumë duket si një zgjedhje e kushtëzuar, e domosdoshme, për të dy palët, kjo kuptohet qartë edhe nga kontrata që ish tekniku “azzurr” ka firmosur me “Zonjën e Vjetër”.
    Ndryshe nga se flitej fillimisht, Spalletti ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2026, por nuk ka një klauzolë që sjell rinovimin automatik në rast kualifikimi për në Champions. Në fund të këtij sezoni do të jetë sërish Juve që ka në dorë, të rinovojë apo jo me Spallettin. Ishte thuajse e pamundur, që Juve që gjente një trajner të këtij kalibri që të pranonte një kontratë të tillë, deri në fund të sezonit dhe 3 milionë euro pagë, pa asnjë kusht apo klauzolë tjetër.

    Ndërkohë, edhe për Spallettin ekipi i Juve ishte maksimumi që mund të gjente në këtë pikë pasi një shkarkimi të bujshëm nga përfaqësuesja e Italisë. Juve për të është një opsion për të vërtetuar se është një trajner ekspert, fitues.
    Në Itali, mediat i kushtuan të gjitha në sinkron faqen e parë “martesës” së tij me “Zonjën e Vjetër”: “Spalletti liron Yildiz. Ja Juve e Lucianos”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport që zbulon edhe idenë e tij për të drejtuar ekipin torinez. Në skemën e tij të preferuar 4-3-3, Yildiz do të ketë një rol thelbësor. “Rinisja. Misioni i Spallettit, Juve në Champions”, shkruan Corriere dello Sport. “Djem, varet nga ju”, ishte titulli i TuttoSport këtë të premte.
    ()

  • Milan, Leao “shtrëngon dhëmbët”, Allegri bën llogaritë me dëmtimet

    Milan, Leao “shtrëngon dhëmbët”, Allegri bën llogaritë me dëmtimet

    4 pikë të lëna në 2 ndeshjet e fundit, kanë ndezur alarmin në Milano, por ajo që shqetëson më shumë trajnerin Allegri është gjendja fizike e disa lojtarëve. Këtë periudhë klubin kuqezi e ka mbërthyer një valë e madhe dëmtimesh. I fundit që “parkoi” në infermieri ishte Rafa Leao, me portugezin që qëndroi në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë gjatë ndeshjes me Atalantan.
    Leao i është nënshtruar disa ekzaminimeve që kanë përjashtuar tërheqje të mundshme, apo probleme komplekse, thjesht Leao ka disa shqetësime në ije që nuk e lejon të jetë në kushte perfekte. Leao nuk ishte i pranishëm në seancën stërvitore të së enjtes, u stërvitur në mënyrë të diferencuar duke vendosur në dyshim prezencën e tij në takimin kundër Romës. Në kushte emergjence, nga Leao kërkohet një sforco e vogël për të qenë në fushë nga minuta e parë.

    Në këtë takim, Allegri duhet të bëjë llogaritë edhe me dy mungesa shumë të rëndësishme Adrien Rabiot dhe Christian Pulisic. Të dy lojtarët pritet mund të rikthehen në fushë për sfidën kundër Parmës më 8 nëntor, por nuk përjashtohet mundësia që të qëndrojnë pushim edhe disa ditë për t’u rikthyer më pas në kushte perfekte më 23 nëntor për derbin kundër Inter.
    Lajmi i vetëm pozitiv në këto momente është rikuperimi i plotë i Nkunku dhe Loftus-Cheek. Të dy lojtarët janë alternativa për të zbritur nga minuta e parë kundër Romës.
    ()

  • Sot në 10:00 seanca për qeverinë, a i ka Kurtit votat e nevojshme?

    Sot në 10:00 seanca për qeverinë, a i ka Kurtit votat e nevojshme?

    Sot në orën 10:00 është thirrur seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë. Mandatar është Albin Kurti, pasi VV doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Për të formuar qeverinë, Kurtit i duhen minimalisht 61 vota, mirëpo ai ka 48 deputetë të tij dhe disa nga votat e komuniteteve joshumicë.

    Deri tani nuk ka pasur njoftim për ndonjë koalicion, derisa është e paqartë nëse ai do të arrijë ta marr mandatin e tretë si kryeministër.

    Atjj i është ‘mbyllur dera’ nga pothuajse të gjitha partitë. PDK, LDK e AAK janë shprehur kundër një bashkëpunimi me VV-në. E vetmja parti që ka lënë mundësi koalicioni me partinë e Kurtit, është ajo e NISMA-s, porse edhe kjo ka vënë kushte. Kushte të cilat lidhjen me pozitën e kryetarit të parlamentit. 

  • Kushte të paqëndrueshme atmosferike, kthjellime dhe reshje shiu! Parashikimi i motit për sot

    Kushte të paqëndrueshme atmosferike, kthjellime dhe reshje shiu! Parashikimi i motit për sot

    Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. 

    Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve. 

    Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s 

    Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. 

  • Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

    Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

    Moti i ftohtë dhe situata gripale në vend ka bërë që shumë persona t’i drejtohet qendrave shëndetësore për vizita.Në këto kushte mjekët këshillojnë të ushqeheni shëndetshëm duke pirë sa më shumë lëngje si dhe të visheni trashë për të evituar temperaturat e ulëta.Ekziston një shurup i bërë në kushte shtëpie që largon kollën torturuese brenda 24 orëve.Përbërësit për shurupin:2 gota ujë1 limon1 qepë2 lugë mjaltëFillimisht vendosni ujin në zjarr që të vlojë. Më pas priteni qepën në copa rreth 15 mm të trasha dhe gatuajini për 15 minuta së bashku me ujin.Largojini më pas nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë mënjanë për rreth 15 minuta. Më pas shtoni në të 2 lugë mjaltë dhe përziejeni mirë derisa ai të shkrihet i tëri.Mos harroni të hidhni në të edhe lëngun e limonit të shtrydhur. Mund ta konsumoni tre herë në ditë këtë përzierje në rastet kur ju keni kollë dhe jeni ftohur dhe do të habiteni nga rezultati që do të japë në vetëm një ditë.