PYETJE: Kush do të jenë blerësit? Kush do të jenë vizitorët? Si shpresoni t’i tërhiqni?
DHËNDRI I TRUMP, JARED KUSHNER: E vetmja që e di me siguri është vetja ime, gruaja dhe familja ime. Pra, po e dizajnojmë këtë vend në mënyrë që të jetë një vend ku ne do të donim të kalonim verën. Dhe sa herë ua tregoj miqve tanë, ata më thonë: “Duam edhe ne një vend aty pranë.” Po tërheqim disa nga markat më të njohura në botë që duan të bëhen pjesë e kësaj. Dhe mendoj se do të jetë e jashtëzakonshme. Pra, po e dizajnojmë si vendi ku ne vetë do të donim të kalonim verën, dhe nëse e realizojmë mirë, besoj se edhe shumë familje të tjera do të duan të kenë një shtëpi aty ose ta vizitojnë shpesh.
PYETJE: Kur e nisët “Affinity Partners”, nuk mendoj se pasuritë e paluajtshme ishin pjesë e strategjisë tuaj. Si ndodhi që vendosët të bëni këtë ndryshim? Na tregoni edhe për investime të tjera që po konsideroni në Europë. Çfarë mundësish shihni në këtë pjesë të botës?
DHËNDRI I TRUMP, JARED KUSHNER: Kur isha në sektorin e pasurive të paluajtshme, gjithmonë më tërhiqnin tregjet që ishin të nënvlerësuara, por kishin të gjithë elementët e duhur. Në Nju Jork, isha në SoHo para se të bëhej shumë i njohur. Në Brooklyn para se të bëhej trend. Dhe në Jersey City para se të bëhej interesant. Të gjitha këto kishin të njëjtën gjë me Shqipërinë – themeli i duhur, por njerëzit nuk e kuptonin ende. Ndihesha sikur ishim dhjetë vjet përpara trendit. Po ashtu, përmasa, shkalla e mundësive dhe elementi qeveritar që ndihmon zhvillimin. Kemi pasur shumë sukses në Europë. Nuk kemi bërë shumë, por kemi investuar në një kompani në Gjermani që tani ka dyfishuar vlerën. Rritja e tyre ka qenë e jashtëzakonshme. Po ashtu kemi investuar në Revolut, që është ndoshta platforma më e mirë e teknologjisë financiare që është ndërtuar ndonjëherë. Po rritet me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe jemi shumë krenarë për këtë.
PYETJE: A ka ndryshuar strategjia juaj e investimeve që kur babai juaj, Presidenti Trump, mori detyrën? Dhe nëse po, si dhe çfarë shihni në strategjinë tuaj për tregje të tjera të hapura?
DHËNDRI I TRUMP, JARED KUSHNER: Vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë. Kemi investuar tashmë rreth 2.5 miliardë dollarë. Më shumë se gjysma është në SHBA. Kemi disa investime ndërkombëtare, ku mendojmë se tregjet dhe mundësitë janë të çmueshme gabimisht. Po shoh diçka edhe nga një interes personal. Nuk e di nëse do të kualifikohet për fondin, por kam ndihmuar shumë Steven për të promovuar Marrëveshjet e Abrahamit – për të siguruar që ekzistueset të funksionojnë dhe për të gjetur mundësi të reja.
Tag: kushner
-

“Po tërheqim disa nga markat më të njohura në botë”, Kushner: Kur u tregoj miqve për resortin në Sazan më thonë ‘duam një vend aty pranë’
-

“Rama e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar”, mesazhi i dhëndrit të Trump: Resorti në Sazan, do ndërtojmë diçka spektakolare
Jared Kushner, dhëndëri i presidentit amerikan Donald Trump, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”, ishte i pranishëm në Samitin Ekonomik Ndërkombëtar që po mbahet në Tiranë.
Kushner, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë, e quajti kryeministrin Edi Rama, një politikan të zotë.
Ai thekson se kjo qeveri ka ndryshuar klimën e jetesës dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar.
“Edi është një politikan shumë i aftë, lider i zgjuar. Na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Erdha nga dëshira për të ndërtuar diçka unike për botën”, tha Kushner.
Po ashtu ai foli për resortin në Ishullin e Sazanit, ku ndër të tjera tha “Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu, demografinë. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”.Top Channel
-

Ndërtimi i resortit në Sazan/ Dhëndri i Trump, Jared: Mjedisi dhe vendi është perfekt. Rama politikan i zoti
Në samitin Ekonomik Ndërkombëtar ”Future Investment Initiative Europe”, ka marrë pjesë edhe Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. Ai ka folur më shumë për investimin në Sazan dhe për kryeministrin Edi Rama. ”Edi është një politikan shumë i aftë, na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon”,– tha Kushner.
Nga ana tjetër, ai nënvizoi se është shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. ”Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie.Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”,- tha Kushner.
-

Jared Kushner mungon në Forumin Ekonomik, dhëndri i Trump përshëndet me video-mesazh
Jared Kushner
TIRANË-Në Tiranë po zhvillohet Samiti Ekonomik Ndërkombëtar ‘Future Investment Initiative Europe’, ku i pranishëm pritej të ishte edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. Kushner nuk është paraqitur fizikisht në Shqipëri, por ka përshëndetur Samitin me anë të një video-mesazhi, ku ka folur edhe për projektet e tij në vendin tonë.
Jared Kushner: Edi është një politikan shumë i aftë – na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës – ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë. -

Samiti Ekonomik në Tiranë/ Dhëndri i Trump, Kushner: Edi Rama, politikan i zoti, do ndërtojmë diçka spektakolare në Sazan
Po mbahet në Tiranë, më 17 maj, Samiti Ekonomik Ndërkombëtar ‘Future Investment Initiative Europe’, ku i pranishëm është edhe Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.
“Edi është një politikan shumë i aftë – na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon”,- tha Kushner.
“Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës – ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”,- tha Kushner. -

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, Jared Kushner në Tiranë, pritet të mbajë fjalim
Jared Kushner
TIRANË- Samiti i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar “Future Investment Initiative Europe” do të zhvillohet sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Gjatë samitit pritet që të mbajë fjalën e tij edhe dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Jared Kushner, i cili ndodhet sot në Tiranë. Kushner do të flasë si CEO dhe themeluesi i “Affinity Partners”. Po ashtu, edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të mbajnë një fjalim. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe senatori italian dhe ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.
Pritet që në këtë samit të diskutohen 8 pika kyçe për zhvillimin dhe teknologjinë si: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje./ZËRI -

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar sot në Tiranë/ Kushner mban fjalën e tij në takim, të pranishëm Rama, Macron dhe Renzi
Samiti i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar “Future Investment Initiative Europe” do të mbahet sot në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në samit do të mbajë fjalën e tij edhe dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Jared Kushner, i cili vjen sot në Tiranë. Ai do të flasë si CEO dhe themeluesi i “Affinity Partners”. Në axhendën e mëposhtme thuhet se fjalimi i tij pritet të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit.
Më pas do të jetë edhe kryeministri Edi Rama që do të mbajë fjalimin e tij dhe gjithashtu edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Pjesëmarrës në këtë samit është edhe senatori italian dhe ish-kryeministri Matteo Renzi. Në këtë edicion special të samitit do të diskutohen 8 fusha kyçe: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje. -

New York Times: Hije skandali mbi projektin e hotelit të dhëndrit të Trump në Serbi
Jared Kushner
SHBA- Projekti i familjes Trump për të ndërtuar një hotel luksoz në Serbi, është përballur me një ndërlikim të sikletshëm. Një dokument “kyç” mbi të cilin qeveria serbe është mbështetur për të zbatuar këtë marrëveshje është falsifikuar. Kështu thanë zyrtarët për “NYTimes”.
Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Trump, dhe partnerët e tij të biznesit planifikojnë të ndërtojnë një kompleks luksoz në vendin e boshatisur prej kohësh. Kreu i agjencisë serbe, i ngarkuar me mbrojtjen e monumenteve kulturore pranoi para autoriteteve se kishte falsifikuar një dokument qeveritar që lejonte shembjen e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes së Jugosllavisë në Beograd për ta zëvendësuar me hotelin që do ndërtojë Kushner.
Projekti fitoi miratimin paraprak nga qeveria serbe vitin e kaluar, madje edhe para se qeveria të ndërmerrte veprime zyrtare për të revokuar statusin e mbrojtur historik të ish-kompleksit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili u dëmtua rëndë gjatë një fushate bombardimi të vitit 1999 nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Zyrtarët e qeverisë serbe thonë se kreu i agjencisë, Goran Vasiç sajoi një opinion eksperti për të justifikuar vendimin e qeverisë për t’i hequr godinës statusin e trashëgimisë kulturore.
“Vasiç falsifikoi një vendim për revokimin e statusit të pronës kulturore,”- tha Zyra e Prokurorit për Krimin e Organizuar në një deklaratë zyrtare.
“Goran Vasiç shkaktoi dëme në trashëgiminë kulturore të Republikës së Serbisë.”
Vasiç, i cili ka shërbyer si drejtor në detyrë i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës që nga qershori, tani përballet me akuza për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. Affinity Partners, kompania e Kushner, tha në një deklaratë se nuk kishte luajtur asnjë rol në shqyrtimin e statusit kulturor të godinës. Puna në Beograd nuk ka filluar ende dhe fati i projektit tani është më pak i qartë, të paktën kështu deklaroi kompania.
“Sot mësuam nga raportimet e medias se një ish-zyrtar i qeverisë serbe pa lidhje me firmën tonë dyshohet se ka falsifikuar dokumente që lidhen me përcaktimin historik të projektit të Sheshit të Beogradit. Ne do ta shqyrtojmë këtë çështje dhe do të përcaktojmë hapat e mëtejshëm.”
Në Serbi, perspektiva që kompleksi historik të shembet dhe të zëvendësohet me një hotel luksoz në dobi të presidentit amerikan ka shkaktuar zemërim. Udhëheqësit e opozitës në Parlamentin e Serbisë po e vënë në dukje se dokumenti ishte i falsifikuar si provë se bizneset e familjes Trump dhe Kushner siguruan një marrëveshje të dyshimtë.
“E gjithë kjo ndodhi për t’i bërë “nder” familjes Trump”, tha Dragan Joniç, një ligjvënës që ka ndihmuar në udhëheqjen e protestave kundër projektit.
Toka në vend është planifikuar t’i jepet me qira Kushner dhe partnerëve të tij për 99 vjet./ZËRI -

Dhëndri i Trump viziton Tiranën të shtunën? Jared Kushner do të mbajë fjalim në konferencën për
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner pritet të vizitojë Tiranën më 17 Maj.
Sipas anxhendës së programit “Invest in a connected Europe”, Jared Kushner do të mbajë një fjalim në Tiranë, ku do të flasë në pozicionin e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. -

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner vizitë në Shqipëri më 17 Maj, mban fjalim në Tiranë
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner do të vizitojë Tiranën më 17 Maj.
Ai pritet të mbajë edhe një fjalim gjatë vizitës së tij, sipas axhendës së programit “Invest in a connected Europe”.
Kushner do të flasë në pozicionin e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.
Fjalimi është parashikuar të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit.
Fjalimi i tij do të pasohet nga fjala e kryeministrit Edi Rama.
Tirana pret liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 16 dhe 17 Maj.
Program-FII-PRIORITY-Europe-5.12Top Channel