Tag: kushner

  • New York Times:Projekti Trump në Beograd nxit dorëheqje dhe padi penale në Serbi

    New York Times:Projekti Trump në Beograd nxit dorëheqje dhe padi penale në Serbi

    Gjatë vitit të shkuar, familja Trump është parë duke firmosur marrëveshje për pasuri të patundshme në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë qeveritë ndërkombëtare dhe ngritur një mori shqetësimesh etike.Por vetëm një prej tyre ka shkuar drejt një hetimi publik penal ndaj zyrtarëve vendas. Kjo ndodhi pasi një grup ruajtësish kulturorë në Serbi kundërshtuan qeverinë dhe si rrjedhojë, të afërmit e presidentit  amerikan.“New York Times” ka publikuar një artikull të hollësishëm mbi çështjen duke hyrë në detajet e marrëveshjes dhe hetimit.Dhëndri i Trump, Jared Kushner, ka një ujdi me qeverinë serbe për të ndërtuar një hotel me vlerë gjysmë miliardi dollarë dhe kompleks apartamentesh në qendër të Beogradit. Projekti përfshin edhe Organizatën Trump që udhëhiqet nga djemtë e presidentit, Eric dhe Donald Jr. pasi hoteli luksoz do të mbajë mbiemrin e familjes.Në nëntor të vitit të shkuar, vetëm një javë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Trump, qeveria serbe hoqi menjëherë statusin si zonë kulturore e mbrojtur të Stafit të Përgjithshëm, pjesë e një kompleksi ushtarak që u dëmtua nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999. Gjashtë vite më vonë u shpall aset i mbrojtur kulturor.Familja Trump planifikon të ndërtojë hotele dhe apartamente në këtë zonë, krah rrugës në qendër të  Beogradit ku ndodhen institucionet qeveritare.Arkitektë dhe historianë të Institutit të Republikës për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore e quajtën vendimin të paligjshëm dhe me motiv politik. Disa deklaruan se iu bë presion nga shërbimet e  inteligjencës që të reshtnin së kundërshtuari projektin.Shtatë muaj më vonë, projekti Trump është kthyer në një skandal në Serbi dhe shembull sesa larg është e gatshme të arrijë një qeveri për të përmbushur interesat financiare të familjes së presidentit. Njëkohësisht, nxjerr në pah shqetësimet se marrëveshjet e biznesit të familjes janë bërë edhe më të vështira për t’u ndarë nga vendimet zyrtare të Trump.Asnjë nuk e di deri ku do të shkojë hetimi. Por një pyetje që është bërë publikisht lidhet me ministrin serb të financave, Sinisa Mali, nëse ai ka ushtruar presion ndaj zyrtarëve për të mbështetur projektin ose të jepnin dorëheqjen. Mali ka lidhje me Shtëpinë e Bardhë përmes Richard Grenell, aleatit të Trump i cili është i ngarkuar me misionet speciale.Trump ia ka vënë syrin kësaj ndërtese që në vitin 2013 dhe ideja iu rishfaq në mandatin e tij të parë  presidencial. Asokohe, Grenell, i cili merrej me marrëdhënien mes Serbisë dhe Kosovës, nxiti liderët serbë që të merrnin parasysh që ta zhvillonin këtë hapësirë përmes investimit amerikan.Pasi Trump humbi zgjedhjet e vitit 2020, Grenell i tha Kushner që të merrte në dorë projektin dhe ndërkohë veproi si ndërmjetës i hershëm. Në vitin 2022 dhe 2023, Grenell u takua me Vuçiç ndërsa në vitin 2021, postoi foto krah Mali.Afifinity Partners siguroi një koncension 99-vjeçar për këtë hapësirë, e cila mund të konvertohet në pronë dhe Serbia do të marrë 22% të fitimeve. Pas marrëveshjes, ekipi i avokatëve të Kushner vizitoi Seerbinë dhe ujdia është në shqyrtim.Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore kundërshtoi ndryshimin e statusit të mbrojtur dhe drejtuesja, Dubravka Djukanovic, tha se duhet të ishte pronë publike. Në qershor të vitit 2024, ministri i financave i bëri presion asaj dhe një zyrtari tjetër të mbështesnin projektin ose të jepnin dorëheqjen. Pak pas kësaj, Djukanovic tha dorëheqjen.Në nëntor 2024, qeveria serbe revokoi statusin. Drejtuesja e institutit, Estela Zivkov, dhe stafi e quajtën lëvizjen si shkelje serioze të ligjeve të trashëgimisë kulturore dhe protestuan përmes një letre zyrtare. Zivkov tha se shërbimet e inteligjencës e telefonuan në orën 07:30 të mëngjesit të 18 nëntorit ku i thanë se e prisnin në Institut.Edhe në dy telefonata pasuese, ajo “u këshillua me ngulm” që të hiqte dorë nga kjo. E palëkundur, ajo  dërgoi letrën e firmosur nga 50 zyrtarë të tjerë, drejt qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës.Ministri Mali nuk ka komentuar çështjen duke cituar se hetimi po vijon. Kompania e Kushner, Affinity Partners, thotë se marrëveshja po rishikohet. Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka minimizuar hetimin penal duke thënë se “nuk ka pasur ndonjë lloj mashtrimi.”Është e paqartë nëse ishte letra e stafit ajo që nxiti hetimin penal. Drejtori i institutit u ndalua përkohësisht për t’u marrë në pyetje dhe më pas u akuzua për shpërdorim të detyrës në mes të majit. Ai ende nuk ka dalë para gjykatës.Ian Brekke, avokati kryesor i Affinity Partners, kompanisë së Kushner, fluturoi menjëherë për në Beograd pas daljes së lajmit, sipas një burimi që ka folur në kushte anonimati dhe ka përshkruar çështje konfidenciale biznesi. Zyrtarët serbë i kanë thënë se ishte thjesht gabim administrativ, por ekipi i Kushner po vlerëson situatën.Ndërkohë, hetimi i prokurorisë ka përparuar. Zivkov tha se u intervistua në fund të majit. Sipas zyrës së prokurorit, në listë ka edhe 34 emra të tjerë për t’u marrë në pyetje.

  • NYT: Presion, dorëheqje dhe hetim penal, projekti i familjes Trump trazon Serbinë

    NYT: Presion, dorëheqje dhe hetim penal, projekti i familjes Trump trazon Serbinë

    Përgjatë vitit të shkuar, familja Trump është parë duke firmosur marrëveshje për pasuri të patundshme në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë qeveritë ndërkombëtare dhe ngritur një mori shqetësimesh etike.
    Por vetëm një prej tyre ka shkuar drejt një hetimi publik penal ndaj zyrtarëve vendas. Kjo ndodhi pasi një grup ruajtësish kulturorë në Serbi kundërshtuan qeverinë dhe si rrjedhojë, të afërmit e presidentit  amerikan.
    New York Times ka shkruar një artikull të hollësishëm mbi çështjen duke hyrë në detajet e marrëveshjes dhe hetimit.

    Dhëndri i Trump, Jared Kushner, ka një ujdi me qeverinë serbe për të ndërtuar një hotel me vlerë gjysmë miliardi dollarë dhe kompleks apartamentesh në qendër të Beogradit. Projekti përfshin edhe Organizatën Trump që udhëhiqet nga djemtë e presidentit, Eric dhe Donald Jr. pasi hoteli luksoz do të mbajë mbiemrin e familjes.
    Në nëntor të vitit të shkuar, vetëm një javë pas fitores së  zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Trump, qeveria serbe hoqi menjëherë statusin si zonë kulturore e mbrojtur të Stafit të Përgjithshëm, pjesë e një kompleksi ushtarak që u dëmtua nga bombardimet e NATO- në vitin 1999. Gjashtë vite më vonë u shpall aset i mbrojtur kulturor.
    Familja Trump planifikon të ndërtojë hotele dhe apartamente në këtë zonë, krah rrugës në qendër të  Beogradit ku ndodhen institucionet qeveritare.
    Arkitektë dhe historianë të Institutit të Republikës për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore e quajtën vendimin të paligjshëm dhe me motiv politik. Disa deklaruan se iu bë presion nga shërbimet e  inteligjencës që të reshtnin së kundërshtuari projektin.
    Shtatë muaj më vonë, projekti Trump është kthyer në një skandal në Serbi dhe shembull sesa larg është e gatshme të arrijë një qeveri për të përmbushur interesat financiare të familjes së presidentit. Njëkohësisht, nxjerr në pah shqetësimet se marrëveshjet e biznesit të familjes janë bërë edhe më të vështira për t’u ndarë nga vendimet zyrtare të Trump.
    Asnjë nuk e di deri ku do të shkojë hetimi. Por një pyetje që është bërë publikisht lidhet me ministrin serb të financave, Sinisa Mali, nëse ai ka ushtruar presion ndaj zyrtarëve për të mbështetur projektin ose të jepnin dorëheqjen. Mali ka lidhje me Shtëpinë e Bardhë përmes Richard Grenell, aleatit të Trump i cili është i ngarkuar me misionet speciale.

    Trump ia ka vënë syrin kësaj ndërtese që në vitin 2013 dhe ideja iu rishfaq në mandatin e tij të parë  presidencial. Asokohe, Grenell, i cili merrej me marrëdhënien mes Serbisë dhe Kosovës, nxiti liderët serbë që të merrnin parasysh që ta zhvillonin këtë hapësirë përmes investimit amerikan.
    Pasi Trump humbi zgjedhjet e vitit 2020, Grenell i tha Kushner që të merrte në dorë projektin dhe ndërkohë veproi si ndërmjetës i hershëm. Në vitin 2022 dhe 2023, Grenell u takua me Vuçiç ndërsa në vitin 2021, postoi foto krah Mali.
    Afifinity Partners siguroi një koncension 99-vjeçar për këtë hapësirë, e cila mund të konvertohet në pronë dhe Serbia do të marrë 22% të fitimeve. Pas marrëveshjes, ekipi i avokatëve të Kushner vizitoi Seerbinë dhe ujdia është në shqyrtim.
    Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore kundërshtoi ndryshimin e statusit të mbrojtur dhe drejtuesja, Dubravka Djukanovic, tha se duhet të ishte pronë publike. Në qershor të vitit 2024, ministri i financave i bëri presion asaj dhe një zyrtari tjetër të mbështesnin projektin ose të jepnin dorëheqjen. Pak pas kësaj, Djukanovic tha dorëheqjen.
    Në nëntor 2024, qeveria serbe revokoi statusin. Drejtuesja e institutit, Estela Zivkov, dhe stafi e quajtën lëvizjen si shkelje serioze të ligjeve të trashëgimisë kulturore dhe protestuan përmes një letre zyrtare. Zivkov tha se shërbimet e inteligjencës e telefonuan në orën 07:30 të mëngjesit të 18 nëntorit që e prisnin në Institut.

    Edhe në dy telefonata pasuese, ajo “u këshillua me ngulm” që të hiqte dorë nga kjo. E palëkundur, ajo  dërgoi letrën e firmosur nga 50 zyrtarë të tjerë, drejt qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës.
    Ministri Mali nuk ka komentuar çështjen duke cituar se hetimi po vijon. Kompania e Kushner, Affinity Partners, thotë se marrëveshja po rishikohet. Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka minimizuar hetimin penal duke thënë se “nuk ka pasur ndonjë lloj mashtrimi.”
    Është e paqartë nëse ishte letra e stafit ajo që nxiti hetimin penal. Drejtori i institutit u ndalua përkohësisht për t’u marrë në pyetje dhe më pas u akuzua për shpërdorim të detyrës në mes të majit. Ai ende nuk ka dalë para gjykatës.
    Ian Brekke, avokati kryesor i Affinity Partners, kompanisë së Kushner, fluturoi menjëherë për në Beograd pas daljes së lajmit, sipas një burimi që ka folur në kushte anonimati dhe ka përshkruar çështje konfidenciale biznesi. Zyrtarët serbë i kanë thënë se ishte thjesht gabim administrativ, por ekipi i Kushner po vlerëson situatën.
    Ndërkohë, hetimi i prokurorisë ka përparuar. Zivkov se u intervistua në fund të majit. Sipas zyrës së prokurorit, në listë ka edhe 34 emra të tjerë për t’u marrë në pyetje.

  • Bloomberg: Aeroporti i Vlorës nxitje për investimin e Kushner në jug

    Bloomberg: Aeroporti i Vlorës nxitje për investimin e Kushner në jug

    FOTO ILUSTRUESE

    VLORË-Media prestigjoze Bloomberg i ka kushtuar një artikull aeroportit ndërkombëtar të Vlorës dhe investimeve të dhëndrit ë Donald Trump, Jared Kushner në Sazan. Në shkrim thuhet se aeroporti i Vlorës do ti japë një tjetër shtysë zhvillimit të turizmit në jug së bashku me projektin e dhëndrit të presidentit Donald Trump, i cili do të tërheqë më shumë turistë elitarë në vend.
    Bloomber shkruan se operacionet me charter pritet të fillojnë këtë verë ndërsa aeroporti pritet të ofrojë shërbim të plotë tregtar më vonë gjatë vitit. Në brendësi të artikullit theksohet se aeroporti i Vlorës do të lehtësojë aksesin në pjesën jugore të vijës bregdetare të Shqipërisë, e cila kohët e fundit është shndërruar në një magnet për turistët e joshur nga çmimet më të lira dhe një destinacion premtues krahasuar me Greqinë ose Kroacinë.
    Sipas Bloomberg nisja e operacioneve në aeroportin e Vlorës është një mundësi e madhe për ta rikthyer Vlorën në një destinacion turistik të nivelit të lartë. Ndërsa jo shume larg ndodhet ishulli i Sazanit, ku Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, planifikon të zhvillojë një resort luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh.
    Aeroporti parashikohet të ketë një kapacitet fillestar prej 2 milionë pasagjerësh  në vit, me qëllim që të arrijë 10 milionë brenda një dekade. I vendosur vetëm 10 kilometra larg Vlorës, aeroporti do të lehtësojë presionin mbi kryeqytetin e vendit, Tiranën, e cila vitin e kaluar përballoi 10.7 milionë pasagjerë. Aeroporti nuk do të përqendrohet vetëm në sezonin e pikut turistik. Ai gjithashtu synon t’i shërbejë diasporës së madhe shqiptare, pasi pothuajse një e katërta e popullsisë së saj jeton përtej kufijve të saj.
    Sipas Bloomberg turizmi është një kontribuues kyç në ekonominë e vendit, duke përbërë rreth 20% të produktit të brendshëm bruto ndërsa një në pesë shqiptarë punon gjithashtu në këtë industri, sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit.
    Projekti në Shqipëri
    Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, vetëm tre javë përpara betimit të dytë të Trump, qeveria shqiptare dha miratimin paraprak që Kushner të zhvillonte një resort luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh në Sazan, ishulli i vetëm i Shqipërisë në Mesdhe. Është një nga investimet më të profilit të lartë deri më sot nga firma e tij private e kapitalit, Affinity Partners, të cilën Kushner e ngriti menjëherë pas përfundimit të mandatit të parë të Trump, kryesisht me fonde nga Arabia Saudite.
    Në mars të vitit 2024, Kushner kishte publikuar në rrjetet sociale dizajnet potenciale të investimeve të firmës së tij në Shqipëri. Kushner kishte deklaruar se synon ta shndërrojë ishullin më të madh të Shqipërisë, Sazan, që gjendet në Detin Mesme, në një destinacion luksoz për turistët. Sazani është kryesisht i braktisur dhe aktualisht është bazë ushtarake dhe gjysmë i hapur për publikun. Dhëndëri i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron të ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në Zvërnec, një zonë bregdetare në Vlorë, në jug të Shqipërisë./ZËRI

  • Bloomberg: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare! Resorti i Kushner ofron turizmin e nivelit të lartë

    Bloomberg: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare! Resorti i Kushner ofron turizmin e nivelit të lartë

    “Një aeroport i ri ndërkombëtar në bregdetin e Shqipërisë do të fillojë fluturimet brenda disa javësh në një rajon ku dhëndri i Donald Trump po planifikon një zhvillim të shkëlqyer për turizmin elitar.”

    Kështu e nis artikullin agjencia e lajmeve “Bloomberg” për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe investimet e Jared Kushner në Sazan.

    Gjatë tre viteve të fundit, një grup investitorësh kanë investuar 170 milionë dollarë për të ndërtuar një ish-pistë ushtarake ajrore në aeroportin e Vlorës, për ta kthyer në aeroportin e dytë më të madh të Shqipërisë. Sipas “Bloomberg” operacionet me charter do të fillojnë këtë verë dhe aeroporti pritet të ofrojë shërbim të plotë gjatë këtij viti.

    Agjencia prestigjioze e lajmeve në brendësi të artikullit shkruan se Aeroporti i Vlorës do të lehtësojë aksesin në pjesën jugore të vijës bregdetare të Shqipërisë, e cila kohët e fundit është shndërruar në një magnet për turistët e joshur nga çmimet më të lira dhe një destinacion premtues krahasuar me Greqinë ose Kroacinë.

    Aeroporti është gjithashtu pjesë e një përpjekjeje më të madhe për ta rikthyer Vlorën në një destinacion turistik të nivelit të lartë, pasi jo shumë larg me anije ndodhet ishulli i Sazanit, ku Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, planifikon të zhvillojë një resort luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh.

    Vlora është tani një pikë qendrore për vizionin e Kryeministrit Rama për ta transformuar Shqipërinë në një qendër turistike evropiane shkruan “Bloomberg” dhe falë aeroportit kapaciteti fillestar i të cilit parashikohet të jetë 2 milionë pasagjerë në vit, me qëllim që të arrijë 10 milionë brenda një dekade.

    Në artikullin e fundit të agjensisë së lajmeve “Bloomberg” thuhet ndër të tjera se turizmi është një kontribues i rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë, duke përbërë rreth 20% të produktit të brendshëm bruto ku ka dhe qindra persona të punësuar në këtë sektor.

  • Skandali me hotelin Trump-Kushner, mediat gjermane ngrenë hije dyshimi, ja pse kjo mund të jetë hakmarrja e Vuçiçit

    Skandali me hotelin Trump-Kushner, mediat gjermane ngrenë hije dyshimi, ja pse kjo mund të jetë hakmarrja e Vuçiçit

    Marsela SHYTIA
    Për të përjavshmen gjermane “Der Spiegel”, autori Sebastian Stoll shkroi një artikull të gjerë rreth hotelit që dhëndri i Trump, Jared Kushner, synon të ndërtojë në vendin e ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd. Titulli tashmë sugjeron se projekti është “në prag të kolapsit”, shkruan “Deutsche Welle”. “Në fakt, dukej sikur projekti ishte miratuar tashmë, pavarësisht protestave nga qytetarët serbë”, vëren autori. Pastaj ai përshkruan faktet e njohura se si “klani Trump” vendosi të ndërtonte një hotel dhe si autoritetet serbe i plotësuan nevojat e tyre. “Megjithatë, tani rezulton se dokumentet që janë çelësi i ndërtimit ishin të falsifikuara. Vetë falsifikimi mund të mos jetë aq interesant, domethënë, në Serbi, e cila është e mbushur me korrupsion, projektet e ndërtimit në të cilat jo gjithçka është sipas rregulloreve nuk janë të rralla. Përkundrazi, lind pyetja: a mund ta kishte menduar të paktën familja Trump se një strukturë kaq prestigjioze në atë vend është pothuajse e pamundur pa korrupsion? A donin ndoshta familja Trump të përfitonte në mënyrë mjaft të vetëdijshme nga praktikat lokale të dyshimta?”
    Historiku i projektit
    Autori na kujton gjithashtu arsyet pse kjo ndërtesë e veçantë është e rëndësishme, është një vend historik që “ende simbolizon një plagë të hapur në qendër të Beogradit sot”, sepse na kujton bombardimet e NATO-s. Pastaj ai hedh një vështrim prapa në historinë e projektit: “Një vit më parë, Kushner sqaroi se po planifikonte dy projekte të mëdha ndërtimi, një në Shqipëri dhe një tjetër në qendër të Beogradit. Rrënojat e Shtabit të Përgjithshëm Jugosllav duhet të lirohen atje. Kompania e Kushnerit, Affinity Global Development, ndërkohë e ka marrë me qira truallin për 99 vjet. Është planifikuar një hotel luksoz dhe 1,500 njësi banimi. Një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s është planifikuar diku brenda kompleksit. Sipas shkrimeve të mëparshme, New York Times, ndërmjetësi në marrëveshje ishte Richard Grenell. Gjatë mandatit të parë të Trump, Grenell ishte ambasadori i SHBA-së në Gjermani dhe më pas për një kohë i dërguari special i presidentit për Ballkanin.” “Duket se projekti nuk është i rëndësishëm vetëm për Kushnerin, por edhe për të gjithë familjen Trump. Që nga shtatori i kaluar, djali i madh i Trumpit, Donald Trump Jr., madje e ka vizituar Beogradin tri herë.
    Rezistencë dhe përmbysje
    Autori i tekstit më pas kujton se rezistenca është zgjuar tek njerëzit, dhe jo vetëm për shkak të atij projekti, por edhe për shkak të shembjes së tendës në Novi Sad, në të cilën vdiqën 16 persona, dhe aksidenti shoqërohet në publik me korrupsion. “Presidenti Vuçiç është qartësisht nën presion”, pohon gazetari gjerman. Disa ditë më parë, e gjithë çështja mori një kthesë të papritur. Zoran Vasiç, pasardhësi i Dubravka Gjukanoviçit, akuzohet për falsifikim të dokumentit kryesor që shërbeu si bazë për revokimin e statusit të pronës kulturore të mbrojtur të ndërtesës. Zyra e prokurorit nuk zbuloi detaje, por njoftoi se kundër Vasić po zhvillohet një hetim për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.
    “Hakmarrja” e Vuçiçit
    Në tekst thuhet se mediat serbe raportuan se Vasiç e kishte pranuar fajësinë. Lind pyetja – pse? Për shumë vëzhgues, është thjesht e paimagjinueshme që në një vend me një sundimtar autoritar të gjatë si Vuçiç, një institucion të mund të ndërmarrë një hap të tillë pa mbështetje politike.” Autori citon politikanin e opozitës Miki Aleksiç, i cili pretendon se kjo është “hakmarrja” e Vuçiçit ndaj Trumpit për mospritjen e tij gjatë qëndrimit të tij të fundit në Shtetet e Bashkuara. “Analistë të tjerë e interpretojnë procedurën në një mënyrë krejtësisht të kundërt: hetimi i Prokurorisë tregon më tepër se Vuçiç nuk ka më kontroll të plotë mbi situatën.”

  • Dhëndri i Trump: Në Sazan do ndërtojmë dicka spektakolare, Rama e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar (VIDEO)

    Dhëndri i Trump: Në Sazan do ndërtojmë dicka spektakolare, Rama e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar (VIDEO)

    Dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, biznesmen dhe investitor i njohur në Shtetet e Bashkuara, vlerësoi kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur një politikan të fuqishëm dhe lider të zgjuar. Në një video-mesazh, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, që po zhvillohet në Tiranë, Kushner tha se qeveria e Ramës ka ndryshuar klimën e jetesës dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar.
    “Edi është një politikan shumë i aftë, na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie”, u shpreh Kushner.
    Në videomesazhin e dhënë në forumin ndërkombëtar ekonomik, Kushner zbuloi detaje nga projekti në Sazan, prej ku tha se do të ndërtohet diçka spektakolare.
    “Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë. Ajo që e bën këtë zonë kaq të veçantë është pikërisht natyra që ka. Prandaj kemi angazhuar një nga inxhinierët më të mirë në Europë për të na ndihmuar me programet e duhura të ruajtjes së mjedisit. Gjithçka ka të bëjë me vendndodhjen – 60 milje nga Italia, 60 milje nga Korfuzi – dhe siç thashë, do të hapet një aeroport i ri shumë afër. Vetëm 10 minuta larg projektit. Bukuria natyrore është e jashtëzakonshme, vendndodhja është e mrekullueshme dhe jemi pikërisht në zemër të Mesdheut”, shtoi më tej investitori i njohur amerikan.
    Për herë të parë, dhëndri i Donad Trump tregoi edhe pse vendosi të investojë 1.4 miliardë dollarë në Shqipëri.
    “Ka kaq shumë bukuri të jashtëzakonshme – uji, notuam shumë, bëmë shumë ecje. Vendi ka një bukuri natyrore të pabesueshme, por dukej sikur askush nuk e njihte apo e kuptonte. Nuk mendova shumë për të për një vit. Pastaj, rreth një vit më vonë, nisëm të shikonim mundësi në Ballkan, dhe partneri që udhëhiqte këtë iniciativë më tha: “Le të shkojmë në Shqipëri.” Pra shkuam atje, kërkuam për mundësi, dhe gjetëm disa mundësi të jashtëzakonshme. E gjithë kjo nisi nga një pasion, dhe nga dëshira për të ndërtuar diçka që mendojmë se mund të jetë vërtet unike në botë”, theksoi dhëndri i Trump.
    Me statusin e investitorit strategjik prej janarit të këtij viti, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë në ishullin e Sazanit një resort me vlerë 1.4 miliardë dollar, edhe me shtetin shqiptarë pjesë të investimit.
    / TCH/ 

  • Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Edi Rama politikan shumë i aftë

    Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Edi Rama politikan shumë i aftë

    Në samitin Ekonomik Ndërkombëtar ”Future Investment Initiative Europe”, ka marrë pjesë edhe dhëndri i presidenti amerikan, Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. Ai ka folur më shumë për investimin në Sazan dhe për kryeministrin Edi Rama.
    “Edi është një politikan shumë i aftë, lider i zgjuar. Na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Erdha nga dëshira për të ndërtuar diçka unike për botën”, tha Kushner.

    Nga ana tjetër, ai nënvizoi se është shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. ”Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie.
    Është një lokacion perfekt. Shumë pak kilometra Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”,- tha Kushner.
    Po ashtu ai foli për resortin në Ishullin e Sazanit, ku ndër të tjera tha “Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu, demografinë. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”.

  • Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri

    Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri

    Jared Kushner, dhëndëri i presidentit amerikan Donald Trump, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”, ishte i pranishëm në Samitin Ekonomik Ndërkombëtar që po mbahet në Tiranë.
    Kushner, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë, tha se me Shqipërinë është njohur në verën e vitit 2021.
    Dhëndri i Donald Trump ka folue dhe për projektin e ri në ishullin e Sazanit, për të cilin u shpreh se pas vizitës në jug të Shqipërisë, studiuan tregun dhe demografinë për një vit dhe u arrit në përfundimin se ishte mjedis perfekt për investim.
    Sipërmarrësi amerikan nuk la pa komplimentuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti një politikan të zotë.
    Pjesë nga fjala e Kushner:
    Jam xheloz që jeni në Shqipëri sot, është një vend i bukur. Kam qenë me pushime kur lamë qeverinë në verën e vitin 2021, ishim në anijen e një shoku, para Korfuzit kaluam disa ditë në Shqipëri. Në një nga netët, kryeministri Rama erdhi te anija. Nuk e kisha takuar kur ishim në qeveri, por u impresionova me vizionin se çfarë donte të bënte ai për Shqipërinë.
    Unë nuk dija asnjë gjë për vendin, nuk e dija as historinë e të shkuarës së errët të komunizmit që e kishte lënë plotësisht të pazhvilluar si shtet.
    Një nga gjërat që më tërhoqi ishte se ai (Rama) është një politikan me shumë aftësi, një lider i fuqishëm dhe i zgjuar, por edhe një artist. U intrigova nga kjo dhe para së të shkoja në Korfuz, vizituam Butrintin që ishte një sit spektakolar. Vendi kishte një natyrë të bukur, por dukej sikur ishte një vend që askush nuk e dinte dhe nuk e kuptonte. U mendova për një vit dhe një vit më vonë fillova të shikoja mundësitë për investime në Ballkan dhe ortaku më tha ‘hajde ikim në Shqipëri, të shohim çfarë mund të bëjmë’. Vendi po ndërton një aeroport në bregdetin që ata mendojnë se është më i bukuri. Kështu që shkuam atje dhe pamë për mundësi për të ndërtuar diçka që do të jetë unike në botë.
    Shpenzuam një vit duke studiuar tregun, demografinë, a është një vend i pastër, a do të bëjë qeveria atë që premton. Sa më shumë që stadium tregun aq më shumë u dashuruam me atë që do të krijonim dhe kuptuam që mjedisi ishte perfekt.

  • “Projekti nuk cënon natyrën”! Dhëndri i Trump, Jared Kushner flet për resortin në Sazan: Bukuri e jashtëzakonshme! Do të bëjmë diçka spektakolare!

    “Projekti nuk cënon natyrën”! Dhëndri i Trump, Jared Kushner flet për resortin në Sazan: Bukuri e jashtëzakonshme! Do të bëjmë diçka spektakolare!

    Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump foli për resortet që do të ndërtojë në Sazan, përmes një videomesazhi në Samitin Ekonomik Ndërkombëtar që po mbahet në Tiranë.Reklama në FieriWeb

    Kushner tha se ajo çfarë  e bën të veçantë zonën ku do ndërtohet resorti është pikërisht natyra. Dhe për këtë arsye, Kushner thotë se kanë angazhuar inxhinierët më të mirë në Europë për programet e duhura për ruajtjen e mjedisit. Kushner thotë se bukuria natyrore është e jashtëzakonshme dhe se vendndodhja është mrekullueshme pikërisht në zemër të Mesdheut. Kushner thekson se projekti ka përqafuar ambientin lokal dhe se do të realizojnë diçka spektakolare.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Pyetje: Na trego më shumë për këtë projekt, që ndodhet ndoshta në një nga zonat më të bukura të vendit, por edhe të Mesdheut. Mund të na tregoni më shumë për projektin dhe si planifikoni të ruani mjedisin natyror përmes procesit të zhvillimit?Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Kushner: Ajo që e bën këtë zonë kaq të veçantë është pikërisht natyra që ka. Prandaj kemi angazhuar një nga inxhinierët më të mirë në Europë për të na ndihmuar me programet e duhura të ruajtjes së mjedisit. Nëse nuk e respektojmë ambientin, zhvillimi që do të bëjmë atje nuk do të jetë i veçantë. Duhet të sigurohemi që e ruajmë realisht mjedisin. Ka madje një histori që thotë se po pengonim një deltë lumi, por ajo ishte shumë milje larg dhe nuk kishte lidhje me projektin tonë. Mendoj se kemi arritur të bindim njerëzit për këtë. Kur të publikojmë planet, do të shihet si kemi përqafuar ambientin lokal dhe jemi përpjekur të bëjmë diçka që ruan gjithçka.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Por gjithçka ka të bëjë me vendndodhjen – 60 milje nga Italia, 60 milje nga Korfuz – dhe siç thashë, do të hapet një aeroport i ri shumë afër. Vetëm 10 minuta larg projektit. Bukuria natyrore është e jashtëzakonshme, vendndodhja është e mrekullueshme dhe jemi pikërisht në zemër të Mesdheut. Por, për shkak të historisë së keqe të vendit deri në vitet ’90, Shqipëria mbeti e pazhvilluar. Dhe nuk të jepet shpesh mundësia të ndërtosh diçka të re në Mesdhe, ku gjithçka është zhvilluar dhe mbirregulluar, ku asgjë nuk mund të ndërtohet më. Kështu që të gjitha këto po bashkohen, dhe mendoj se kjo ka shumë kuptim.Kemi investuar shumë kohë, përpjekje dhe kapital për ta çuar përpara këtë projekt dhe mendoj se do të arrijmë të bëjmë diçka spektakolare”.

  • Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Mjedisi dhe vendi është përfekt. Edi Rama politikan shumë i aftë

    Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Mjedisi dhe vendi është përfekt. Edi Rama politikan shumë i aftë

    Në samitin Ekonomik Ndërkombëtar ”Future Investment Initiative Europe”, ka marrë pjesë edhe dhëndri i presidenti amerikan, Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. Ai ka folur më shumë për investimin në Sazan dhe për kryeministrin Edi Rama.
    “Edi është një politikan shumë i aftë, lider i zgjuar. Na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Erdha nga dëshira për të ndërtuar diçka unike për botën”, tha Kushner.

    Nga ana tjetër, ai nënvizoi se është shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. ”Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie.
    Është një lokacion perfekt. Shumë pak kilometra Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”,- tha Kushner.
    Po ashtu ai foli për resortin në Ishullin e Sazanit, ku ndër të tjera tha “Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu, demografinë. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”.