Tag: kushner

  • Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin, shkojmë drejt turizmit elitar

    Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin, shkojmë drejt turizmit elitar

    Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin e Sazanit, për kryebashkiakun Ermal Dredha, është një promovim për rivierën si destinacion turistik. Në studion e Ditarit me Erion Dushin në A2 CNN ai tha se propozimi i çiftit amerikan do ta rikthejë në jetë ishullin e Sazanit, i cili ka qenë një zonë ushtarake që tashmë përdoret shumë pak. Sipas tij ky investim do të përthithë turizmin elitar.

    “Ivanka Trump dhe Jared Kushner Nuk është hera e parë që vizitojnë shqipërinë kanë qenë edhe më parë një vizitë që na bën mirë, promovon Vlorën si destinacion turistik. Është një propozim që ka ardhur prej një viti. Është në fazë negocimi nuk kanë dalë detajet por të gjithë do të ndjehemi mirë se Vlora ofron turizëm dhe ku ta gjejmë të kemi investim të këtij niveli që të shkojmë drejt turizmit elitar. Rikthen në jetë ishullin e Sazanit i cili ka qenë vetëm në posedim të MM dhe një zonë ushtarake tashëm përdoret shumë pak. Po ku ta gjejmë ne të marrë një formë të kësaj natyre që na bën krenarë të gjithëve”.

    Pavarësisht këtij investimi, Dredha tha se kjo nuk do ta eklipsonte Vlorën, përkundrazi do të ndihmonte prodhuesit vendorë.

    “Absolutisht jo (nuk do ta eklipsonte Vlorën), qeveria kryeministri Rama e bashkia, ku ta gjejmë ta kemi një investim të tillë. Të gjithë investimet Si tuneli dhe aeroport Të gjithë këta komponentët që po zhvillohen shkojnë në funksion të këtyre investimeve. Ndihmon edhe prodhuesit vendorë e lokalë shton vëmendjen drejt qytetit të Vlorës. Ku ta gjejmë të fillojë sa më shpejt”, tha ai.

  • Shteti aksioner në resortin në Sazan, ngrihet kompania që do bashkëpunojë me Kushner

    Shteti aksioner në resortin në Sazan, ngrihet kompania që do bashkëpunojë me Kushner

    Shteti shqiptar do të jetë aksioner në resortin turistik që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner.
    Kompania që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë projekt është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin “Albanian State Development & Real Estate”, pak pasi Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizituan Vlorën.
    Në ekstraktin e regjistrimit të kompanisë thuhet se: “Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme”.
    Po ashtu “Albanian State Develompent” do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të tjera të rëndësishme ndërtimore duke u fokusuar në zhvillimin urban
    Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare.
    Krijimi i shoqërisë do të përfaqësojë shtetin në projektin me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidenca elitare, restorante dhe hotele në një sipërfaqe 45 hektarë, nga 570 hektarë që është sipërfaqja e ishullit gjithësej.
    Kujtojmë se planet për zhvillimin e Sazanit dhe Zvërnecit nga Jared Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit 2024.

  • Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

    Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

    Qeveria shqiptare ka krijuar kompaninë shtetërore, e cila do të do të përfaqësojë shtetin shqiptar si aksionere tek resorti i dhëndrit të presidentin amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, në ishullin e Sazanit.
    Bëhet fjalë për shoqërinë aksionare “Albanian State Development & Real Estate”, e cila është themeluar më 9 Qershor dhe është regjistruar një ditë më parë (26 Qershor) në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
    Gjatë kësaj jave në Shqipëri ka qenë edhe vetë Jared Kushner me bashkëshorten Ivanka Trump, ku kanë shkuar edhe në Sazan dhe Zvërnec për një vizitë inspektuese.
    “Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal; Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit – në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC.” – thuhet në ekstraktin e regjistrimit të kompanisë

    Aksionari i vetëm i Shoqërisë është Korporata e Investimeve Shqiptare (e njohur edhe me akronimin në anglisht Albanian Investment Corporation/AIC). Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Administrator i kësaj kompanie do të jetë Julian Adili që aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Divizionit Ligjor dhe të Pajtueshmërisë pranë Korporatës Shqiptare të Investimeve.
    Ishulli i Sazanit është pjesë e Planit të Vendosjes dhe të Përhapjes, e cila përmban zonat që shfrytëzojnë Forcat e Armatosura shqiptare për misionin e tyre, në kohë krize, paqeje apo lufte. Por, vendi ku do të ndërtohet resorti është hequr me dy dekrete të presidentit Bajram Begaj, më 17 Qershor dhe 2 Dhjetor të vitit të kaluar.
    Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi në 30 Dhjetor të vitit të kaluar statusin e investitorit strategjik me procedurë të veçantë për kompaninë e lidhur me Jared Kushner, “Atlantic Incubation Partners LLC”, e cila do të realizojë projektin.
    Sipas vendimit të KIS, në ishull parashikohet një investim prej 1.4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 për qind të ishullit ose 45 hektarë. Po ashtu thuhet se statusi jepet për një periudhë 10 vjeçare dhe se ndërtimi parashikohet të jetë i ndarë në tre faza.
    Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit që shkoi dhe Edi Rama foli hapur në favor të tyre ndërsa i tha Nju Jork Times se interesimi i kompanisë së Kushner e bënte atë “krenar dhe të lumtur”. Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner “Affinity Partners”, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.
    Ndryshe nga Rama, kompania Affinity Partners e përfaqësuar nga Kushner i tha Komitetit të Finanancave të Senatit amerikan gjatë një hetimi të hapur se ishte qeveria shqiptare ajo që fillimisht iu ofrua individëve të lidhur me Affinity mbi projekte të mundshme në pasuritë e paluajtshme. Megjithatë, Affinity refuzoi të identifikonte se kush nga qeveria shqiptare e kishte bërë këtë.
    Projektet e biznesit të rrethit të ngushtë familjar të Trump kanë ngritur shqetësime në Shtetet e Bashkuara mbi një konfilkt të mundshëm interesi mes presidentit të zgjedhur dhe qeverive të huaja. Ndërkohë, në Shqipëri kjo është parë si një vendim i Edi Ramës, ku me dhurimin e ishullit të Sazanit ka si synim që të ketë ndikim në marrënien e tij me presidentin amerikan Donald Trump.

  • Shteti, aksioner në investimin e Kushner

    Shteti, aksioner në investimin e Kushner

    Shqipëria do të jetë aksionere nëpërmjet Korporatës së Investimeve Shqiptare në resortin turistik elitar që do të ndërtohet në Sazan nga investitori Jared Kushner. Kompania që do të përfaqësojë shtetin në këtë projekt tashmë është krijuar dhe më 26 qershor është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin “Albanian State Development & Real Estate” pak ditë pasi Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizituan Vlorën.
    Në ekstraktin e regjistrimit të kompanisë thuhet se: “Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal; Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit apo çdo projekt tjetër të autorizuar.”
    Gjithashtu në dokument thuhet se “Albanian State Develompent & Real Estate” do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të rëndësishme ndërtimore duke u fokusuar në zhvillimin urban për projektin e Sazanit.
    Aksioneri i vetëm i Shoqërisë është Korporata e Investimeve Shqiptare dhe kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë të zotëruara 100% prej saj.
    Dhëndri i Donald Trump, biznesmeni Jared Kushner e mori statusin e Investitorit Strategjik vitin e shkuar për projektin në Sazan që kap vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Ky investim pritet ta kthejë Sazanin në një zonë të turizmit elitar ku do të punësohen mbi 1 mijë persona në strukturën e re që do të ndërtohet në ishull.

  • Ndërtohet nga Kushner dhe vajza e Donald Trump/ Shqipëria aksionere në resortin luksoz në Sazan, kompania regjistrohet në QKR, detajet e superprojektit 1.4 mld €

    Ndërtohet nga Kushner dhe vajza e Donald Trump/ Shqipëria aksionere në resortin luksoz në Sazan, kompania regjistrohet në QKR, detajet e superprojektit 1.4 mld €

    Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik, që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner.
    Qeveria shqiptare ka krijuar kompaninë shtetërore, e cila do të përfaqësojë shtetin për ortakërinë në këtë resort.
    Në Qendrën Kombëtare të Biznesit një ditë më parë, është regjistruar shoqëria aksionere Albanian State Develompent & Real Estate.
    Objekti i kësaj shoqërie do të jetë pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit, në partneritete apo investime strategjike lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar nga Korporata e investimeve.
    “Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal; Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit – në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC”, thuhet në dokumentin e regjistrit kombëtar.

    Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare.
    Krijimi i shoqërisë do të përfaqësojë shtetin në projektin me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.
    Komiteti i Investimeve Strategjike, i dha statusin investitor strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit.
    Vendimi u mor më 30 dhjetor, duke pranuar propozimin e kompanisë “Atlantic Incubation Partners LLC”, duke parashikuar një investim prej 1.4 miliardë eurosh për ndërtim në 8 për qind të ishullit ose në 45 hektarë.
    Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Jared Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit 2024.
    Publikimi i kompanisë shtetërore që do të hyjë ortake në resortin e Sazanit, përkon me vizitën vajzës së Presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, si dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner, të cilët një ditë më parë ishin për një vizitë në Vlorë.

  • Shqipëria, aksionere në Sazan! Ja kompania që do ta përfaqësojë shtetin në investimin e Kushner

    Shqipëria, aksionere në Sazan! Ja kompania që do ta përfaqësojë shtetin në investimin e Kushner

    Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik të dhëndrit të Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, në Sazan.
    Burime bëjnë me dije se kompania, e regjistruar më 26 qershor në QKB, do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte ndërtimore.
    Funksioni thelbësor do të jetë monitorimi i kontratave që lidhen për projektin.
    Albanian State Development & Real Estate është emri i kompanisë ortake shqiptare që do të operojë krahas asaj të dhëndrit të Trump, në ishullin e Sazanit.

  • Shqipëria, aksionere në resortin e Sazanit! Krijohet kompania që do të përfaqësojë shtetin në investimin e Jared Kushner

    Shqipëria, aksionere në resortin e Sazanit! Krijohet kompania që do të përfaqësojë shtetin në investimin e Jared Kushner

    Jared Kushner

    TIRANË- Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner! Kompania që do të përfaqësojë shtetin në këtë projekt tashmë është krijuar dhe më 26 qershor është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin “Albanian State Development & Real Estate”, e cila është krijuar më datë 09 qershor të këtij viti. Në këtë kompani, sipas ekstrakteve të depozituara në Qendrën Kombëtare te Biznesit, asionari i vetëm i Shoqërisë është Korporata e Investimeve Shqiptare (ose e njohur ndryshe Albanian Investment Corporation/AIC). Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Po sipas të njëtit burim, kompania ka disa detyrime që duhet të përmbushë, duke përfshirë menaxhimin e aseteve dhe kontratës që do të nënshkruhet me Kushner për ishullin e Sazanit. Por jo vetëm kaq! Parashikohen edhe investime të tjera të ngjashme, pasi shkruhet se detyrë e kompanisë është edhe bashkëpunimi me shoqëri që mund të kenë në të ardhmen një objekt të ngjashëm. 
    Objekti i aktivitetit të kompanisë:
    -Menaxhimi Efikas dhe Transparent i Aseteve 
    -Të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal
    -Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC
    – Zhvillimi i Projekteve Inovative – Të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të rëndësishme ndërtimore me standarde të larta të cilësisë dhe qëndrueshmërisë, duke u fokusuar në zhvillimin urban, industrial dhe të teknologjisë së gjelbër, lidhur me projektin e investimit “Resorti TuristikIshulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC
    – Monitorimi i kontratave te lidhura mes AIC dhe palëve të treta në fushën e zhvillimit, menaxhimit dhe administrimit të pasurive të paluajtshme, lidhur me projektin e investimit “Resorti TuristikIshulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC.
    -Investimi, menaxhimi apo përfitimi i të drejtave nga zhvillimi i pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të shoqërisë, si dhe ushtrimi i të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me ose plotësojnë, direkt apo indirekt, aktivitetin e mësipërm lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC.
    -Bashkëpunimi me shoqëri, ndërmarrje, agjenci dhe sipërmarrje të tjera, të cilat mund të kenë një objekt aktiviteti të ngjashëm
    ADMINISTRIMI

     Julian Adili

    Gjithashu mësohet se administratori i kompanisë do të jetë, Julian Adili, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Divizionit Ligjor dhe Përputhshmërisë në AIC, Korporatën Shqiptare të Investimeve. Gjatë karrierës së tij, Adili ka mbajtur disa poste në administratë, një prej tyre është ajo e drejtorit të Drejtorisë Ligjore brenda Departamentit Ligjor dhe të Prokurimit në Ujësjellësin dhe Kanalizimet e Tiranës, një pjesë e Bashkisë së Tiranës. Po ashtu, ka shërbyer edhe si zëvendësdrejtor i Drejtorisë Vendore në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës së Tiranës dhe si auditor në Kontrollin Suprem të Shtetit. Në detyrën aktuale, Adili përqendrohet në planifikimin strategjik dhe ekzekutimin e iniciativave të investimeve.
    Dokumenta bashkëngjitur

  • “The Economic Times”: Si Rama i fali Ivankës dhe Jaredit ishullin e Sazanit pas fitores së Trump

    “The Economic Times”: Si Rama i fali Ivankës dhe Jaredit ishullin e Sazanit pas fitores së Trump

    Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, janë tërhequr nga politika dhe tashmë janë përfshirë në sektorin e pasurive të paluajtshme luksoze, sipas një raporti të Realtor.com. Çifti po investon 1.4 miliardë dollarë për të transformuar një ish-bazë të braktisur armësh sovjetike në një ishull shqiptar, në një resort luksoz.
    Ivanka Trump dhe Jared Kushner kthehen drejt pasurive të paluajtshme luksoze
    Ivanka, 43 vjeç, dhe Kushner, 44 vjeç, thuhet se kanë kaluar vitin e fundit duke punuar për të kthyer Ishullin Sazan në Shqipëri, një nga ishujt e fundit të pazhvilluar të Mesdheut, në një destinacion luksoz për të pasurit dhe të privilegjuarit.
    Sipas The New York Times, planet e çiftit morën miratimin paraprak nga qeveria shqiptare në janar, vetëm dy muaj pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe pak ditë para inaugurimit të tij për mandatin e dytë.
    Pas këtij miratimi, qeveria shqiptare njoftoi se do të bashkëpunojë me çiftin për të pastruar zonën nga armët e pashpërthyera dhe të groposura që ndodhen ende në vendin e zhvillimit.
    Një resort me histori dhe elegancë
    Sipas raportit, çifti ka në plan të integrojë disa nga ndërtesat ushtarake të rrënuara dhe disa nga 3,600 bunkerët e braktisur që ndodhen në ishull, si pjesë e projektit të resortit. Në një intervistë në vitin 2024, Ivanka tha se po punonin me “arkitektët më të mirë dhe markat më të mira” për ta kthyer resortin në një pronë “të jashtëzakonshme”.
    Mbështetje nga qeveria shqiptare
    Një përfaqësues i kryeministrit shqiptar Edi Rama tha për The New York Times në vitin 2024: “Fakti që një sipërmarrës amerikan kaq i njohur shfaq interes për të investuar në Shqipëri na bën shumë krenarë dhe të lumtur”, citohet nga Realtor.com.
    Vetë Rama e ka shprehur entuziazmin e tij për projektin Trump-Kushner, duke i thënë ‘The Guardian’ se ai beson që Shqipëria “nuk mund të mos e shfrytëzojë një dhuratë si Sazani” dhe shtoi: “Na duhet turizëm luksoz, si një shkretëtirë që ka nevojë për ujë”.
    Banorët lokalë e quajnë tashmë “Ishulli i Trumpëve”
    Edhe përpara se çifti të merrte miratimin zyrtar ose të shpallte publikisht planet e tyre, banorët vendas spekulonin rreth projektit dhe shumë prej tyre tashmë e quajnë ishullin “Ishulli i Trumpëve”.
    Sipas ‘Realtor’, Kushner nuk ka komentuar së fundmi për projektin, por në vitin 2024 i tha “The Guardian” se planet e tyre do të marrin në konsideratë me kujdes mjedisin natyror të Sazanit: “Kur njoftohet një zhvillim, të gjithë tremben. Të gjithë supozojnë më të keqen. Por kur të shohin planet tona, mënyrën sesi po e projektojmë, respektin për ambientin përreth, mendoj se njerëzit do të jenë shumë, shumë të kënaqur. Edhe pse me zhvillimet nuk mund të kënaqësh të gjithë”, tha ai.
    Ende nuk ka afat për fillimin e ndërtimit
    Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të nisë ndërtimi i resortit. Dokumentet që lidhen me miratimin paraprak nga qeveria theksojnë se autoritetet kanë të drejtën të tërheqin vendimin nëse negociatat nuk përparojnë.
    /The Economic Times/

  • FOTOLAJM / Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Vlorën

    FOTOLAJM / Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Vlorën

    Vajza e Donald Trumo, Ivanka, ndodhet në Vlorë së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre.

    Ata kanë eksploruar gjirin e Vlorës me jaht, kanë konsumuar darkë me ushqime deti dhe tradicionale shqiptare, si dhe kanë shijuar perëndimin e diellit mbi ishullin e Sazanit. Ata edhe kanë pozuar me shefin e kuzhinës të lokalit ku kanë drekuar.

    Vizita është shoqëruar me masa të shtuara sigurie, me mbi 100 forca në gatishmëri.

    Qëllimi i vizitës lidhet me një projekt madhor turistik që Kushner planifikon në ishullin e Sazanit. Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin e investitorit strategjik për kompaninë “Atlantic Incubation Partners LLC”, të lidhur me Kushnerin, për ndërtimin e një resorti luksoz. Investimi kap vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe do të shtrihet në 8% të ishullit, në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Projekti do të zhvillohet në tre faza dhe do të ketë afat 10-vjeçar.

    Financimi sigurohet nga fondi “Affinity Partners” i Kushnerit, i mbështetur nga qeveria saudite. Përveç Sazanit, planifikohet edhe ndërtimi i një resorti tjetër në Zvërnec.

  • Mediat ndërkombëtare rikthejnë vëmendjen te projekti i Sazanit, Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitë të papritur në Vlorë

    Mediat ndërkombëtare rikthejnë vëmendjen te projekti i Sazanit, Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitë të papritur në Vlorë

    Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump janë rikthyer të vizitojnë Shqipërinë, duke shijuar fillimin e verës në bregdetin e Vlorës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Vizita e çiftit Trump-Kushner, ndonëse e pazbuluar në mënyrë zyrtare, mendohet të jetë një kombinim mes pushimeve dhe interesave të mundshme të investimeve të lidhura me projektin e ishullit të Sazanit. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit. Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke hapur rrugë për zhvillimin turistik të zonës.Në një intervistë të dhënë për Bloomberg në mars 2024, Kushner e përshkroi Sazanin si “një nga vijat bregdetare më të paprekura dhe unike në botë”, duke nënvizuar ambicien për të ndërtuar atje një resort.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”