Tag: kushner

  • ‘SPAK gabon, por…’, Rama: Duhen hetime pa marrë parasysh nga cila anë vjen çështja, është e hidhur…

    ‘SPAK gabon, por…’, Rama: Duhen hetime pa marrë parasysh nga cila anë vjen çështja, është e hidhur…

    Në një intervistë për podcastin “East Side Stories” të median austriake, Die Presse kryeministri Edi Rama i kanë përgjigje një sërë pyetjesh që lidhen me negociatat për anëtarësim në BE, lufta kundër korrupsionit përfshi përplasjet politike në SHBA mes Trump dhe Soros dhe investimin e pritshëm të Jared Kushner në ishullin e Sazanit.

    Kryeministri Edi Rama teksa flet për gabimeve që mund të bëjë Struktura e Posaçme SPAK, thekson se pavarësia e tyre nuk duhet prekur.
    “Kam thënë se duhet të ndërtojmë mekanizma të drejtësisë që duhet të jenë në gjendje të provojnë pavarësinë e tyre, duke hetuar, duke investiguar dhe duke dënuar, pa marrë parasysh nga cila anë vjen çështja. Nuk është aq këndshme sa të shkosh në operë. Është e dhimbshme. Është e hidhur. Por është mënyra e vetme. A është perfekte? Jo. A bëjnë gjithashtu gabime? Sigurisht që bëjnë. Por në fund të ditës, duhet të bëjmë gjithçka që të mos prekim pavarësinë që u kemi dhënë atyre”, shprehet Rama.
    Kryeministri Rama thekson se angazhimi Shqipërisë për anëtarësim brenda vitit 2030 ka marrë mbështetje të madhe edhe nga Komisioni Europian.
    “A do të jemi si Austria brenda dy vitesh? Po ju them jo. Aspak. Por anëtarësimi lidhet me disa parime dhe kritere shumë të qarta dhe specifike që duhet të përmbushësh në tërësi. Por siç janë gjërat tani, nuk shoh asnjë rrezik për probleme serioze në këtë fazë. Nuk e bëjmë këtë “detyrë shtëpie” për t’i kënaqur ata. E bëjmë këtë detyrë për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë më evropiane, më demokratike”, thotë ai.
    Kryeministri në këtë podcats komentoi edhe projektin e Jared Kushner në Shqipëri përfshi përplasjen Trump- Soros.
    “Nuk është se e di saktësisht si ndodhi, por ndodhi. Ata erdhën, vizituan, e duan këtë vend, u kthyen dhe pastaj filluan të mendojnë se si të bëjnë diçka. Mendoj se ky është një investim dhe kjo është një miqësi që zgjat shumë kohë, prandaj do të mbijetojë edhe pas Trump-it, kështu që nuk është aspak një miqësi politike. Kjo ishte ajo që thashë atëherë, dhe kjo është ajo që po them tani. Po, më pyetët për Kushner dhe Soros. Po, të dy janë miq. Mund të mos e pëlqejnë njëri-tjetrin, megjithëse nuk jam i sigurt. Megjithatë, bëhet fjalë për ta. Nuk bëhet fjalë për mua. Nuk është puna ime të gjykoj, nuk është puna ime të jem pjesë e kësaj. Kjo është Shqipëria dhe kjo është shtëpia për të gjithë miqtë që kemi. Pra, të dy janë në shtëpi këtu”, pohoi Rama.
    Numri një i qeverisë shqiptare theksoi se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Rusisë është ndarë në vitin 1960 dhe se nuk kemi pasur kurrë një vizitë në Rusi dhe nuk jemi vizituar nga Rusia. “Dhe, sinqerisht” tha Edi Rama “nuk na mungon”.

  • “Nuk është çështje politike”/ Rama komenton projektin e Kushner në Sazan: Miqësia do të zgjasë edhe përtej mandatit të Trump

    “Nuk është çështje politike”/ Rama komenton projektin e Kushner në Sazan: Miqësia do të zgjasë edhe përtej mandatit të Trump

    Gjatë podcastit “East Side Stories”, kryeministri Edi Rama komentoi edhe projektin e dhëndrit të presidentit të SHBA, Jared Kushner në ishullin e Sazanit në Shqipëri. Rama tha se miqësia e tyre nuk është çështje politike, dhe se do të “mbijetojë” edhe përtej mandatit të Donald Trump si president. 
    “Nuk është se e di saktësisht si ndodhi, por ndodhi. Ata erdhën, vizituan, e duan këtë vend, u kthyen dhe pastaj filluan të mendojnë se si të bëjnë diçka.  Mendoj se ky është një investim dhe kjo është një miqësi që zgjat shumë kohë, prandaj do të mbijetojë edhe pas Trump-it, kështu që nuk është aspak një miqësi politike. Kjo ishte ajo që thashë atëherë, dhe kjo është ajo që po them tani”, tha Rama. 

  • Rama për Kushner: Nuk është çështje politike, kemi miqësi te vjetër, Shqipëria është shtëpi për miqtë tanë

    Rama për Kushner: Nuk është çështje politike, kemi miqësi te vjetër, Shqipëria është shtëpi për miqtë tanë

    Në një kohë kur rajoni i Ballkanit Perëndimor endet mes pritshmërive dhe zhgënjimeve të vjetra, Tirana rreh në një ritëm krejt tjetër.
    Në zemër të këtij pulsi që synon hapur Evropën, Edi Rama—kryeministri i një vendi që e shikon integrimin jo thjesht si një objektiv diplomatik, por si projekt transformues të të gjithë shtetit.
    Gazetarët e Die Presse, bashkë me kolegë nga ‘Profil’ dhe ‘Kurier’, e takuan Ramën në Tiranë, në një kohë kur atmosfera në kryeqytet është e mbushur me energji të reja kulturore, rini që kërkon Evropën pa kompleks, dhe politika që për herë të parë në dekada shihet si në një moment kritik strategjik.

    Rama: “Shqipëria është shumë e vogël për t’u përfshirë në lojëra gjeopolitike. Ne duhet të flasim me të gjithë”

    I ulur në zyrën e tij në Tiranë, Rama nis nga e madhja: Pse Evropa duhet ta pranojë Shqipërinë?

    Sipas tij, integrimi i Shqipërisë nuk është çështje vetëm vendase, por pjesë e një logjike të madhe strategjike:

    “Nuk ka kuptim që Bashkimi Evropian të ketë kufij të brendshëm dhe të jashtëm të ndërthurur. Ballkani Perëndimor është pjesë organike e Evropës”.
    Ai kujton se vetë BE-ja kishte humbur fokusin para disa vitesh, kur Emmanuel Macron bllokoi hapjen e negociatave. Sot, thotë ai, situata është transformuar.
    “Evropa e ka kuptuar se siguria e saj është e brishtë. Lufta në Ukrainë e ndryshoi këtë”.
    Një plan konkret: 2030 si horizont i mundshëm
    Rama zbulon se Shqipëria ka një plan të detajuar negociues me BE-në: afate, kapituj pune, mbështetje teknike dhe synimin që negociatat të mbyllen brenda 2030-s.
    Ai është optimist, por jo naiv:
    “A do të jemi Austri brenda dy vitesh? Jo. Por kriteret e anëtarësimit janë të qarta. Ne do t’i përmbushim”.
    SPAK – “Ilaçi i hidhur, por i domosdoshëm”
    Një nga temat më të prekshme: SPAK-u, struktura e re e antikorrupsionit që ka prekur politikanë, ish-ministra dhe figura të profilit të lartë.
    Rama thotë se gjithçka ishte e pritshme dhe pjesë e reformës së ndërmarrë.
    “Ne ndërtuam mekanizma që të hetonin dhe të dënonin këdo. Nuk është e këndshme, por është e vetmja rrugë”.
    Ai pranon se ka gabime, por thekson se si mjet institucional kjo është revolucionare për Shqipërinë.
    Aeroporti i Vlorës dhe polemikat: investitorë globalë, akuza lokale
    Kryeministri komenton debatet për aeroportin e Vlorës dhe praninë e Jared Kushner dhe familjes Trump në projekte të mëdha zhvillimore:
    “Në çdo projekt madhor ka njerëz që duan të mos preket asgjë. E respektoj, por nuk është realiste. Aeroporti do të hapet vitin tjetër”.
    Sa u përket lidhjeve me Kushner:
    “Nuk është çështje politike. Është një miqësi e vjetër. Shqipëria është shtëpi për miqtë tanë”.
    Shqipëria mes fuqive globale: Amerika, Rusia dhe Evropa
    Rama e sheh Shqipërinë si një vend që nuk mund të zgjedhë frontet e mëdha.
    “Jemi shumë të vegjël për të qenë pjesë e konflikteve. Duhet të flasim me të gjithë”.
    Por për Rusinë ka një qasje krejt tjetër.
    Shqipëria u distancua nga Moska që në 1960, s’ka marrëdhënie diplomatike të nivelit të lartë dhe “as që e ka ndjerë ndonjëherë mungesën”.
    Ai është i prerë:
    “Evropa duhet të flasë me Rusinë. Është fqinji i saj, jo i Amerikës”.
    Rama dhe besimi i shqiptarëve: “Evropa është feja jonë kryesore”
    Një nga momentet më të forta të intervistës është kur Rama flet për identitetin shqiptar.
    “Unë jam katolik. Bashkëshortja ime është myslimane. Fëmijët e mi janë ortodoksë. Por feja jonë e përbashkët është Evropa”.
    Ai thotë se pritshmëritë e larta janë të shëndetshme.
    “Njerëzit që duan të martohen kanë gjithmonë pritshmëri të mëdha. Dhe është mirë. Energjia e pritjes na shtyn të ecim përpara”.
    Integrimi si proces i shërimit të shtetit
    Rama thekson diçka thelbësore që shpesh humbet në debatet teknike: se negociatat janë një proces transformimi të brendshëm të institucioneve.
    “Ne nuk po bëjmë detyra shtëpie për Brukselin. Po ndërtojmë institucione europiane sepse Shqipëria ka nevojë për to”.
    Krahasimi i tij shkon deri te shembulli i Afganistanit dhe Irakut.
    “Dështuan sepse nuk kishin Bashkimin Evropian. Vetëm Evropa ka durimin dhe filozofinë për të ndërtuar institucione”.
    Mes ndërtimeve dhe kritikëve: “Ne jemi bërë fanatikisht evropianë”
    Për shqetësimet mbi ritmin e ndërtimeve në Tiranë, Rama thotë se në krahasim me qytetet evropiane, ritmi është normal dhe investimet po i japin identitet kryeqytetit.
    Ndërsa për entuziazmin e shqiptarëve, ai është i sinqertë.
    “Ne jemi fanatikë të Evropës. Ndaj Evropa është feja jonë”.
    Shqipëria e sotme ndodhet në mes të rrugës: me sytë nga Brukseli, por me ritmin e vet, shpesh të çuditshëm, shpesh të guximshëm, por gjithmonë në lëvizje.
    Ndoshta shumë evropian, siç kërkon Rama të lërë të kuptohet, edhe pa qenë ende anëtar. AP

  • Skandali i madh, Evi Kokalari nxjerr dokumentet: Ja aferat e Edi Ramës me Sazanin dhe Portin e Durrësit, si po i fal…

    Skandali i madh, Evi Kokalari nxjerr dokumentet: Ja aferat e Edi Ramës me Sazanin dhe Portin e Durrësit, si po i fal…

    Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka publikuar një reagim të fortë, të shoqëruar me dokumente kontraktuale të shtetit serb, që zbulojnë skemën e një prej “grabitjeve më të mëdha të pronës publike në Ballkan”,  atë që, sipas saj, po përgatitet të ndodhë edhe në Shqipëri me Sazanin dhe Portin e Durrësit. Sipas Kokalarit, sinjalet e para i kishte dhënë në korrik, kur ngriti publikisht alarmin për vizitën në Tiranë të Princit të Emirateve Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe të Khaldoon Al Mubarak, kreut të fondit strategjik “Mubadala”. Ajo shprehet se Edi Rama ka vepruar në fshehtësi totale dhe pa asnjë transparencë ndaj shqiptarëve, ndërsa pas krahëve po formatohet një marrëveshje që “fal territor shqiptar interesave të huaja”.
    Kokalari publikon disa faqe të kontratave midis qeverisë së Serbisë dhe kompanisë së përfshirë nga Jared Kushner  (dhëndri i Donald Trump) për projektin e kullave në Beograd. Dokumentet tregojnë se “investitori strategjik” (kompani me bazë juridike në Emiratet e Bashkuara) merr tokë publike për 99 vjet me qera, por neni kritik i kontratës parashikon që kjo tokë konvertohet automatikisht në pronë private, pa asnjë pagesë shtesë, sapo përfundon ndërtimi. Pra, një mënyrë juridike e dizajnuar që në dukje prezantohet si qera, por në realitet finalizohet me dorëzim përfundimtar të pronës shtetërore tek investitori strategjik.
    Kokalari shprehet se skema është gati e njëjtë me atë që po ndodh me Sazanin dhe Portin e Durrësit,  të njëjtët partnerë, të njëjtët avokatë, i njëjti model marrëveshjeje. Duke parë precedentët në Serbi dhe lëvizjet e fundit të qeverisë Rama, Kokalari thotë: “Pa frikë ju them: Sazani po i falet Jared Kushner dhe Presidentit të Emirateve, së bashku me princin e Arabisë Saudite.” Kokalari sulmon edhe Sali Berishën, duke e akuzuar se ka mbajtur peng opozitën dhe ka penguar denoncimin e aferave të Ramës.
    Ja denoncimi i plotë i Evi Kokalarit
    “Diku nga korriku, ngrita alarmin për ardhjen në Tiranë të Princit të Emirateve Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe Khaldoon Al Mubarak, CEO të fondit “Mubadala” që është njëri nga mjetet e investimeve të oborrit mbretëror.  E shpreha në atë kohë që Rama nuk ishte aspak transparent dhe nuk po sqaron popullin se çfarë po bën mbas kurrizit të tyre. Sot, më ra në dorë kontrata që Asher Abehsera, në emër të Jared Kushner dhe asaj që duket kompani me bazë legale në Emiratet, ka firmosur me shtetin e Serbisë, lidhur me kullat që këta kanë marrë në Beograd. Skandali më i madh në këtë kontratë është klauzola që flet për konvertimin e këtij koncesioni nga ‘me qera për 99 vjet’ në pronësi absolute të ‘’investitorit strategjik” që është Kushner + Emiratis. Duke patur parasysh se të njëjtët avokat dhe të njëjtët partner kanë dhe për Sazanin, po ju them pa frikë, që Sazani po i falet Jared Kushner dhe Presidentit të Emirateve, së bashku me princin e Arabisë Saudite. Po me këta dy shtete (Arabia Saudite & Emiratet), Jared Kushner ka bërë draftin më skandaloz për të rindërtuar Gazën, duke forcuar Izraelin për të ndaluar luftën kundër Hamasit.
    Në këtë draft, shpjegohet qartë që Arabia Saudite dhe Emiratet, së bashku me Jared Kushner dhe disa element të tjerë, në shkëmbim të 140 miliard dollarë të investituar, do marrin 30-40% në pronësi truallin e Gazës. Të njëjtën gjë po shtyjnë dhe në Ukrainë. Paqja e shtyrë këto ditë vjen me një draft për rindërtim të formuluar nga Kushner dhe Kirill Dmitriev, ky i fundit është drejtori i ‘Fondit të investimeve” të Rusisë, pra investon në emër të Putinit dhe qeverisë së tij. Dmitriev kaloi disa ditë në Miami me Kushner & Witkoff në fund të Tetorit. Në fakt, bashkëpunimin mes këtyre për të rindërtuar Ukrainën, e kam dëgjuar vjet nga individ që kanë qënë afër me Trump dhe njohin mirë zonën Ukrainë/Rusi. Tashmë, thjeshtë çdo gjë po manifestohet në publik.
    Në draftin e ‘rindërtimit’ të Gazës, Izraeli vetë s’ka lidhje, madje shumë ngritën zërin kundër kësaj ‘marrëveshje paqeje”, sepse në këmbim të profitit, Jared Kushner po ju sjell Arabinë Saudite dhe Emiratet në fytyrë dhe Israelit, dhe Ukrainës dhe ne në Ballkan. Momentalisht shqetësimi im mbetet Sazani, dhe në këtë pikë porti i Durrësit. Të dyja këto afere janë pikërisht ato për të cilat dua ta shoh Edi Ramën në burg. Nëse këta të Emirateve kanë në pronësi portin e vetëm të vendit plus një pikë aq strategjike si Sazani, integriteti dhe siguria kombëtare e Shqipërisë rrezikohet duke mbetur në duart e atyre që me paranë e tyre, do t’ju dëbojnë dhe juve siç kanë plan të bëjnë me ata në Palestinë, do t’ju ofrojnë para nëse largohen nga Gaza me vullnetin e tyre. Realisht, i kërkoj të gjithë shqiptarëve të zgjohen dhe të kuptojnë çfarë po ndodh, sepse realisht, s’do kemi më as tokë amë për t’ju lënë gjeneratave të ardhshme. Ndërkohë turp ti vij Sali Berishës që ka mbajtur peng opozitën dhe s’na la të merremi me Edi Ramen por na ka bllokuar ndërkohë që Rama fal Shqipërinë copa-copa. Nuk di t’ju shpjegoj çfarë neveri ndjej për ju të gjithë që ju dhamë besimin në 1991 dhe e latë vëndin në këtë pikë. Të gjithë, pa përjashtim jeni fajtor!!”.

  • Rama për Kushner: Nuk është çështje politike, kemi miqësi e vjetër, Shqipëria është shtëpi për miqtë tanë

    Rama për Kushner: Nuk është çështje politike, kemi miqësi e vjetër, Shqipëria është shtëpi për miqtë tanë

    Në një kohë kur rajoni i Ballkanit Perëndimor endet mes pritshmërive dhe zhgënjimeve të vjetra, Tirana rreh në një ritëm krejt tjetër.
    Në zemër të këtij pulsi që synon hapur Evropën, Edi Rama—kryeministri i një vendi që e shikon integrimin jo thjesht si një objektiv diplomatik, por si projekt transformues të të gjithë shtetit.
    Gazetarët e Die Presse, bashkë me kolegë nga ‘Profil’ dhe ‘Kurier’, e takuan Ramën në Tiranë, në një kohë kur atmosfera në kryeqytet është e mbushur me energji të reja kulturore, rini që kërkon Evropën pa kompleks, dhe politika që për herë të parë në dekada shihet si në një moment kritik strategjik.

    Rama: “Shqipëria është shumë e vogël për t’u përfshirë në lojëra gjeopolitike. Ne duhet të flasim me të gjithë”

    I ulur në zyrën e tij në Tiranë, Rama nis nga e madhja: Pse Evropa duhet ta pranojë Shqipërinë?

    Sipas tij, integrimi i Shqipërisë nuk është çështje vetëm vendase, por pjesë e një logjike të madhe strategjike:

    “Nuk ka kuptim që Bashkimi Evropian të ketë kufij të brendshëm dhe të jashtëm të ndërthurur. Ballkani Perëndimor është pjesë organike e Evropës”.
    Ai kujton se vetë BE-ja kishte humbur fokusin para disa vitesh, kur Emmanuel Macron bllokoi hapjen e negociatave. Sot, thotë ai, situata është transformuar.
    “Evropa e ka kuptuar se siguria e saj është e brishtë. Lufta në Ukrainë e ndryshoi këtë”.
    Një plan konkret: 2030 si horizont i mundshëm
    Rama zbulon se Shqipëria ka një plan të detajuar negociues me BE-në: afate, kapituj pune, mbështetje teknike dhe synimin që negociatat të mbyllen brenda 2030-s.
    Ai është optimist, por jo naiv:
    “A do të jemi Austri brenda dy vitesh? Jo. Por kriteret e anëtarësimit janë të qarta. Ne do t’i përmbushim”.
    SPAK – “Ilaçi i hidhur, por i domosdoshëm”
    Një nga temat më të prekshme: SPAK-u, struktura e re e antikorrupsionit që ka prekur politikanë, ish-ministra dhe figura të profilit të lartë.
    Rama thotë se gjithçka ishte e pritshme dhe pjesë e reformës së ndërmarrë.
    “Ne ndërtuam mekanizma që të hetonin dhe të dënonin këdo. Nuk është e këndshme, por është e vetmja rrugë”.
    Ai pranon se ka gabime, por thekson se si mjet institucional kjo është revolucionare për Shqipërinë.
    Aeroporti i Vlorës dhe polemikat: investitorë globalë, akuza lokale
    Kryeministri komenton debatet për aeroportin e Vlorës dhe praninë e Jared Kushner dhe familjes Trump në projekte të mëdha zhvillimore:
    “Në çdo projekt madhor ka njerëz që duan të mos preket asgjë. E respektoj, por nuk është realiste. Aeroporti do të hapet vitin tjetër”.
    Sa u përket lidhjeve me Kushner:
    “Nuk është çështje politike. Është një miqësi e vjetër. Shqipëria është shtëpi për miqtë tanë”.
    Shqipëria mes fuqive globale: Amerika, Rusia dhe Evropa
    Rama e sheh Shqipërinë si një vend që nuk mund të zgjedhë frontet e mëdha.
    “Jemi shumë të vegjël për të qenë pjesë e konflikteve. Duhet të flasim me të gjithë”.
    Por për Rusinë ka një qasje krejt tjetër.
    Shqipëria u distancua nga Moska që në 1960, s’ka marrëdhënie diplomatike të nivelit të lartë dhe “as që e ka ndjerë ndonjëherë mungesën”.
    Ai është i prerë:
    “Evropa duhet të flasë me Rusinë. Është fqinji i saj, jo i Amerikës”.
    Rama dhe besimi i shqiptarëve: “Evropa është feja jonë kryesore”
    Një nga momentet më të forta të intervistës është kur Rama flet për identitetin shqiptar.
    “Unë jam katolik. Bashkëshortja ime është myslimane. Fëmijët e mi janë ortodoksë. Por feja jonë e përbashkët është Evropa”.
    Ai thotë se pritshmëritë e larta janë të shëndetshme.
    “Njerëzit që duan të martohen kanë gjithmonë pritshmëri të mëdha. Dhe është mirë. Energjia e pritjes na shtyn të ecim përpara”.
    Integrimi si proces i shërimit të shtetit
    Rama thekson diçka thelbësore që shpesh humbet në debatet teknike: se negociatat janë një proces transformimi të brendshëm të institucioneve.
    “Ne nuk po bëjmë detyra shtëpie për Brukselin. Po ndërtojmë institucione europiane sepse Shqipëria ka nevojë për to”.
    Krahasimi i tij shkon deri te shembulli i Afganistanit dhe Irakut.
    “Dështuan sepse nuk kishin Bashkimin Evropian. Vetëm Evropa ka durimin dhe filozofinë për të ndërtuar institucione”.
    Mes ndërtimeve dhe kritikëve: “Ne jemi bërë fanatikisht evropianë”
    Për shqetësimet mbi ritmin e ndërtimeve në Tiranë, Rama thotë se në krahasim me qytetet evropiane, ritmi është normal dhe investimet po i japin identitet kryeqytetit.
    Ndërsa për entuziazmin e shqiptarëve, ai është i sinqertë.
    “Ne jemi fanatikë të Evropës. Ndaj Evropa është feja jonë”.
    Shqipëria e sotme ndodhet në mes të rrugës: me sytë nga Brukseli, por me ritmin e vet, shpesh të çuditshëm, shpesh të guximshëm, por gjithmonë në lëvizje.
    Ndoshta shumë evropian, siç kërkon Rama të lërë të kuptohet, edhe pa qenë ende anëtar. AP

  • Kushner kthehet në Izrael/ Bisedime të vështira për fazën e re të armëpushimit në Gaza, pengesat mbeten të shumta

    Kushner kthehet në Izrael/ Bisedime të vështira për fazën e re të armëpushimit në Gaza, pengesat mbeten të shumta

    I dërguari amerikan dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, u kthye të hënën në Izrael, ndërsa ndërmjetësit po përballen me sfida të reja në përpjekjet për të çuar përpara negociatat për fazën tjetër – edhe më komplekse – të marrëveshjes së brishtë të armëpushimit në Gaza.

    Pikat kyçe mbeten ende të pazgjidhura: çarmatimi i Hamasit, rindërtimi dhe qeverisja e ardhshme e Gazës, si edhe vendosja e një force ndërkombëtare sigurie në territor, shkruan BBC.
    Nuk ka asnjë afat për këto bisedime, të cilat kërkojnë lëshime të mëdha si nga Izraeli, ashtu edhe nga Hamasi, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mundësinë e arritjes së progresit.
    Një pengesë tjetër ka dalë në dritë së fundmi: dhjetëra luftëtarë të Hamasit që besohet se ndodhen në tunelet nën qytetin jugor të Rafahut, përtej “Vijës së Verdhë”, zonë që ndodhet nën kontrollin izraelit.
    Javën e kaluar, i dërguari special amerikan Steve Witkoff tha se mund të ofrohej amnisti për luftëtarët që dorëzojnë armët – një “model” që SHBA shpreson ta aplikojë edhe në pjesën tjetër të Gazës. Ai përmendi shifrën 200 luftëtarë të bllokuar, por numri nuk është konfirmuar zyrtarisht.
    Sipas mediave, çështja u diskutua gjatë takimit që Kushner zhvilloi të hënën në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Hamasi ka deklaruar më herët se luftëtarët nuk do të dorëzohen dhe ka kërkuar garantimin e kalimit të sigurt – kërkesë e refuzuar deri tani nga Izraeli.
    Një zëdhënëse e qeverisë izraelite tha se Netanyahu dhe Kushner diskutuan “fazën e parë, ku ende ndodhemi, për kthimin e pengjeve të mbetura, si edhe perspektivat e fazës së dytë, e cila përfshin çarmatosjen e Hamasit, demilitarizimin e Gazës dhe garantimin që Hamasi nuk do të ketë asnjë rol në të ardhmen e Gazës”.

    Top Channel

  • Jared Kushner në Beograd, Gjokoviç në Athinë, Shqipëria e Mali i zi në BE: ç’shkruan media gjermane për to?

    Jared Kushner në Beograd, Gjokoviç në Athinë, Shqipëria e Mali i zi në BE: ç’shkruan media gjermane për to?

    Media gjermane shkruajnë për shembjen e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, vendimin e Novak Gjokoviç për t’u zhvendosur në Athinë dhe pse zgjerimi aktual i BE-së do të ishte “i papërgjegjshëm”.
    “‘Shembje me rrugë të shkurtra’, ish-Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore Jugosllave në Beograd do të hiqet për projektin e ndërtimit të dhëndrit të Trump, Jared Kushner”, shkruan javorja gjermane Spiegel në faqen e saj të internetit.
    Në një artikull të bazuar në raportet e agjencive, Spiegel deklaron se të premten parlamenti serb miratoi një ligj të veçantë që i jep rëndësi të veçantë projektit në qendër të Beogradit dhe se lejet e ndërtimit do të lëshohen më shpejt.
     “Publiku serb është i ndarë në lidhje me planin e Affinity Partners për ta shndërruar hapësirën në një rrokaqiell hoteli luksoz”, vazhdon Spiegel.
    “Presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili e ka pritur disa herë Kushner-in në Beograd, është personalisht i përkushtuar ndaj kësaj sipërmarrjeje”, shkruan kjo media.
    Për shumë serbë, vlerëson gazeta, ndërtesa është një vend i rëndësishëm, një simbol i plagës së hapur të bombardimeve të vitit 1999.
    “Që në vitin 2005, mbetjet e ndërtesës së ndërtuar në vitin 1965 u shpallën pasuri kulturore, por nuk pati rindërtim. Vitin e kaluar, statusi i një monumenti kulturor u hoq – pak më vonë, kompania e Kushner-it me seli në Miami nënshkroi një marrëveshje qiraje 99-vjeçare”, shkruan Spiegel.
    Po ashtu, agjencia gjermane e sportit SID shkruan për vendimin e Novak Gjokoviç për t’u zhvendosur në Athinë nën titullin: “Heroi kombëtar serb zgjedh një atdhe të ri”.
    Gjokoviç gjithashtu po e zhvendos turneun “e tij” ATP, i cili është mbajtur në Beograd për vite me radhë, në kryeqytetin grek.
    Teksti thotë se ai vlerësoi mikpritjen greke, por nuk tha asgjë për arsyen pse po i kthente shpinën Serbisë. “Është e qartë se situata në atdhe ka ndryshuar për Gjokoviç”, deklaron SID.
    Vendi, kujtohet, u trondit nga një valë protestash studentore pasi një shembje tendë në Novi Sad mori 16 jetë. “Protestuesit fajësojnë korrupsionin në vend”, shton ajo.
    Kur Gjokoviç mbështeti protestat, “sipas raporteve të medias, ndryshoi kursi i përkrahjes së Vuçiçit. Kohët e fundit, një mural kushtuar Gjokoviç në Beograd u vandalizua me bojë të zezë”.
    Zgjerim “i papërgjegjshëm” i BE-së
    Gazeta Frankfurter Algemeine Zeitung i hedh një vështrim raporteve të progresit të Komisionit Evropian, duke vënë në dukje se ka kaluar shumë kohë që kur kanë ndodhur kaq shumë gjëra të lavdërueshme – nga Mali i Zi dhe Shqipëria, deri te Moldavia dhe Ukraina.
    “Anëtarësimi i afërt i Malit të Zi dhe Shqipërisë – me Maqedoninë e Veriut që po shfaqet gjithashtu si kandidate në horizont – mund të ndihmojë në frenimin e aspiratave të Serbisë në rajon. Politikanët kryesorë atje po fantazojnë përsëri për Serbinë e Madhe. Ndër të tjera, kjo është arsyeja pse negociatat me Serbinë, e cila qeveriset në mënyrë autokratike, dhe me Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila varet prej saj, kanë pak shanse për sukses.”
    Megjithatë, gazeta është thelbësisht skeptike ndaj zgjerimit të BE-së. Siç shkruan, vetë BE-ja duhet të ndryshojë dhe të prezantojë parimin e vendimmarrjes me shumicë në vend të konsensusit.
    “Do të ishte e papërgjegjshme të pranoheshin anëtarë të rinj në gjendjen e saj aktuale dhe në mënyrë të papërgjegjshme ndaj këtyre kandidatëve. Kushdo që dëshiron që BE-ja të zgjerohet deri në vitin 2030 duhet të flasë më pak për nevojat e reformave në Podgoricë, Tiranë, Kishinev dhe Kiev, dhe më shumë për reformat e nevojshme në vetë Brukselin”, shton gazeta. /tesheshi.com/
     
     

  • “Një destinacion që nuk duhet humbur”/ REL: Kuvendi i Serbisë do të përshpejtojë ndërtimin e projektit të Jared Kushner

    “Një destinacion që nuk duhet humbur”/ REL: Kuvendi i Serbisë do të përshpejtojë ndërtimin e projektit të Jared Kushner

    Kuvendi i Serbisë pritet të miratojë një ligj të posaçëm për të përshpejtuar projektin e ndërtimit që Jared Kushner – dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump – planifikon në Beograd, pavarësisht kundërshtimeve lokale.
    Ligji, i cili do të shqyrtohet më 4 nëntor, mbështetet nga partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili e ka përshkruar projektin si “një hotel madhështor”.
    Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trumpit dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit, vitin e kaluar bëri publik planin për një kompleks hotelier prej 500 milionë dollarësh në qendër të Beogradit.
    Projekti përqendrohet në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, në zemër të kryeqytetit, e cila u bombardua nga NATO-ja në pranverën e vitit 1999, gjatë fushatës për të ndaluar sulmet serbe në Kosovë.
    Me gjithë dëmtimet, ndërtesa mbeti nën mbrojtje, për shkak të vlerës arkitekturore, sipas aktivistëve lokalë.
    Ligji i ri i propozuar e anashkalon këtë mbrojtje, duke e shpallur projektin “prioritet kombëtar”.
    Ai parashikon që “të gjitha procedurat për zbatimin e projektit të rindërtimit të Shtabit të Përgjithshëm të trajtohen si urgjente” dhe që “të gjitha institucionet shtetërore të marrin vendime brenda kompetencave të tyre pa vonesa”.
    Si erdhi deri këtu?Ky ligj pason një sërë përplasjesh rreth projektit.
    Në nëntor të vitit 2024, Qeveria serbe hoqi statusin e mbrojtur të ndërtesave, duke hapur rrugën që kompania e Kushnerit të vazhdonte me projektin.
    Një gjë e tillë ngjalli zemërim te mbrojtësit e trashëgimisë kulturore.
    Në maj, Prokuroria njoftoi se zyrtari përgjegjës për mbrojtjen e këtij objekti kulturor, kishte falsifikuar një nënshkrim në një dokument kyç dhe ishte arrestuar.
    Goran Vasiq, drejtor në detyrë i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, pranoi se kishte sajuar një opinion ekspertësh, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
    Kompania e Kushnerit, Affinity Partners, e mohoi çdo përfshirje në falsifikimin e dokumenteve dhe premtoi se do të ndërtojë një kompleks përkujtimor brenda objektit, kushtuar viktimave të bombardimeve të NATO-s.
    Objekti u përfshi në listën e këtij viti të vendeve të trashëgimisë më të rrezikuara në Evropë nga Europa Nostra – organizata më e madhe e mbrojtjes së trashëgimisë në kontinent.
    Kur një delegacion nga ky grup vizitoi objektin në muajin korrik, tha se ai është “simbol i përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të shekullit 20”.
    Brenda Serbisë, projekti ngjalli kritika të mëdha.
    Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Zdravko Ponosh, akuzoi presidentin Vuçiq se “po investon në të ardhmen e tij politike”, duke e krahasuar dhënien e kontrollit mbi këtë vend me “dorëzimin e një stolie familjare”.
    Politikanë nga të gjitha anët e spektrit politik kërkuan që ndërtesa të ruhet si monument historik.
    “Një destinacion që nuk duhet humbur”Por, Vuçiq deklaroi se projekti “do të ndihmojë që kryeqyteti ynë të bëhet qendra e këtij rajoni të botës” dhe do ta pozicionojë Beogradin si “një destinacion që nuk duhet humbur”.
    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Përparimtare Serbe, Millenko Jovanov, refuzoi të komentonte propozim-ligjin për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, duke thënë vetëm se “shpjegimi është në faqen e internetit të Kuvendit”, ndërsa “pjesën tjetër do ta dëgjoni gjatë debatit”.
    Në shpjegimin e ligjit, të postuar në faqen e internetit të Kuvendit serb, thuhet se ndërtesat u dëmtuan ndjeshëm gjatë bombardimeve të NATO-s dhe se përdorimi i tyre është bërë i pamundur.
    Aty, po ashtu, thuhet se projekti i rivitalizimit të kompleksit përfaqëson “një interes publik me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Serbisë”.
    Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga kompania Affinity Partners për projektligjin, por nuk mori përgjigje.
    Projekti në Shqipëri
    Kushner ka plane për një projekt edhe në bregdetin Adriatik të Shqipërisë.
    Projekti parashikon shndërrimin e Ishullit të Sazanit – të mbushur me bunkerë dhe tunele të braktisura nga epoka komuniste – në një vendpushim luksoz.
    Projekti prej 45 hektarësh, i miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike më 30 dhjetor 2024, vlen 1.4 miliard euro dhe pritet të krijojë rreth 1.000 vende pune në Shqipëri.
    Komiteti tha se projekti përmbush kriteret ligjore të Shqipërisë për investime strategjike, që u japin zhvilluesve përfitime, si procedura të përshpejtuara dhe stimuj të tjerë.
    Kushner ndau për herë të parë projektimet paraprake për resortin në mars të vitit 2024.
    Shteti shqiptar krijoi më 26 qershor të këtij viti një kompani të re, Albanian State Development & Real Estate, me kapital 50 milionë lekë, apo rreth 600.000 dollarë.
    Kompania do të përfaqësojë shtetin në partneritetin publik-privat për Ishullin e Sazanit.
    Detyra e saj është të menaxhojë dhe zhvillojë pronat, të sigurojë ndërtim ekologjik dhe të mbikëqyrë kontratat dhe bashkëpunimet për projektin.
    Qëllimi i deklaruar është që resorti të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe në interes të publikut.
    Pavarësisht miratimeve zyrtare, shumë detaje të projektit mbeten të paqarta.
    Nuk ka informacione publike nëse kontratat janë nënshkruar, nëse lejet mjedisore janë lëshuar, nëse studimet e fizibilitetit kanë përfunduar apo planet e ndërtimit janë miratuar.
    Radio Evropa e Lirë kontaktoi për këtë temë Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, kompaninë Albanian State Development & Real Estate dhe Bashkinë e Vlorës – autoritetin lokal për Ishullin e Sazanit – por nuk mori përgjigje.
    Organizatat joqeveritare dhe autoritetet lokale e kanë kritikuar procesin për mungesë transparence dhe kanë shprehur shqetësime për mjedisin.
    Resorti, që do të mbulojë rreth 8% të Ishullit të Sazanit, pritet të përfshijë një marinë, rezidenca luksoze, zona gastronomike dhe objekte akomodimi./ REL

  • Kushner prezanton projektin e ndyrë për Gazën

    Kushner prezanton projektin e ndyrë për Gazën

    I dërguari dhe dhëndri i Trump-it, Jared Kushner, konfirmoi se rindërtimi i Gazës do të fillojë vetëm në zonat nën kontrollin ushtarak izraelit, duke deklaruar: “Nuk do të ndahen para për rindërtim për zonat që janë ende nën kontrollin e Hamasit.”
    Duke folur të martën në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendëspresidentin JD Vance dhe të dërguarin special të Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve Witkoff në një strukturë amerikane në Izraelin jugor të përdorur për të monitoruar zbatimin e planit të paqes në Gaza, Kushner tha se administrata Trump dëshiron të promovojë rindërtimin e shpejtë të zonave në Gaza nën kontrollin e IDF.
    Kushner përshkroi planet për të krijuar një “Gazë të re” që do të ndërtohej dhe sigurohej nga forcat ndërkombëtare për t’u “ofruar palestinezëve një vend për të shkuar, një vend për të punuar dhe një vend për të jetuar”.
    Ai shpjegoi se këto projekte do t’i paraqiten Presidentit Trump dhe Këshillit të Paqes para zbatimit.

    أكد مبعوث ترامب وصهره كوشنر أن إعادة الإعمار ستبدأ فقط في المناطق من غزة التي تخضع للسيطرة الإسرائيلية، وقال: “لن تُخصَّص أي أموال لإعادة الإعمار في المناطق التي لا تزال حماس تسيطر عليها”. ووصف خططًا لإنشاء “غزة جديدة” تُبنى وتُؤمَّن بواسطة قوة دولية لتوفير “مكان يذهب إليه… pic.twitter.com/qZy57UmEiS
    — Tamer | تامر (@tamerqdh) October 22, 2025

    Plani tjetër për të ushtruar presion mbi Hamasin që të çarmatoset dhe të minojë kontrollin e tij bazohet në rindërtimin e zonave nën kontrollin izraelit, siç është Rafahu. Nëse pjesa tjetër e qyteteve dëshiron të bëhet si Rafahu dhe banorët e tyre të kthehen në shtëpitë e tyre, Hamasi duhet të çarmatoset. E gjithë kjo synon të krijojë presion të brendshëm popullor mbi rezistencën palestineze duke shfrytëzuar tragjeditë, vuajtjet, lodhjen nga lufta dhe dëshirën e tyre për t’u rikthyer në jetën normale.
    Kjo do të ishte një alternativë ndaj rikthimit në luftë me ritmin e mëparshëm. Lufta mund të rikthehet me më pak intensitet, duke përdorur kartën e rindërtimit për të çarmatosur Hamasin, siç po ndodh tani në Liban, por në një mënyrë të ndryshme dhe shumë të ndyrë. /tesheshi.com/

  • Netanyahu takon emisarin e Trump dhe Jared Kushner pas bombardimeve në Gaza

    Netanyahu takon emisarin e Trump dhe Jared Kushner pas bombardimeve në Gaza

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar këtë të hënën me emisarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Izrael, një ditë pas bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës që vunë në provë armëpushimin e brishtë në fuqi që nga 10 tetori. Sipas zëdhënëses së kryeministrit izraelit, tema e bisedës ishte “zhvillimet e fundit në rajon”. Witkoff, emisari i Donald Trump, dhe Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, pritej të diskutonin me zyrtarë izraelitë mbi situatën në Gaza, sipas ambasadës amerikane.
    Netanyahu pritet gjithashtu të takohet me nënpresidentin amerikan J.D. Vance, i cili do të vizitojë Izraelin së bashku me bashkëshorten e tij, Usha Vance, për disa ditë, bëri të ditur zyra e kryeministrit. Duke folur para parlamentit, Netanyahu deklaroi për takimin me Vance: “Do të diskutojmë për sfidat e sigurisë me të cilat përballemi si dhe për mundësitë diplomatike që na ofrohen.
    Do të kapërcejmë sfidat dhe do të shfrytëzojmë mundësitë.” Pas bombardimeve izraelite të së dielës që shkaktuan vdekjen e dhjetëra personave në Gaza, nënpresidenti amerikan u shpreh se “armëpushimi ka të gjitha gjasat të sjellë paqe të qëndrueshme. Do të ketë momente të mira dhe të vështira, dhe ne duhet të vazhdojmë ta ndjekim nga afër situatën.”