Tag: kushner

  • Dhëndri i Trump, resort në Zvërnec! “Washington Post”: Synon parajsën e izoluar të vendit me duna të pacenuara rëre dhe plazhe të mbushura me shkëmbinj

    Dhëndri i Trump, resort në Zvërnec! “Washington Post”: Synon parajsën e izoluar të vendit me duna të pacenuara rëre dhe plazhe të mbushura me shkëmbinj

    Në një artikull kushtuar investimeve të dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, “Washington Post” shkruan se Jared Kushner po planifikon dy investime të rëndësishme në Shqipëri, por ajo më e diskutueshme është në zonën bregdetare të Zvërnecit, një parajsë e izoluar me plazhe dhe shkëmbinj me detin Adriatik në njërën anë dhe një lagunë nga ana tjetër.
    Zona, e cila shtrihet përtej mundësive të rrugëve, është parë prej kohësh si një thesar për investitorët e mundshëm.
    Në artikull thuhet se në një nga udhëtimet e tij të shumta në Shqipëri gjatë viteve të fundit, Jared Kushner shkoi për shëtitje përgjatë shtrirjes së vijës bregdetare të Mesdheut me duna të pacenuara rëre dhe plazhe të mbushura me shkëmbinj. Vendi, tha ai në një intervistë, ishte “madhështor” dhe tani po kërkon ta shndërrojë këtë zonë të Shqipërisë në një ndër resortet më luksoze në botë. Do të ishte projekti më i madh i Kushnerit ende duke përdorur një pjesë të fondit të tij të kapitalit privat prej rreth 3 miliardë dollarësh, financuar kryesisht nga investitorë në Arabinë Saudite dhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme, duke sjellë turizmin ndërkombëtar në një zonë që ngeci gjatë viteve të komunizmit dhe neglizhencës.

    Jared Kushner krijoi kompaninë e tij private, Affinity Partners, menjëherë pasi Trump humbi zgjedhjet. Ai punësoi ish-zyrtarë të Trump dhe mori 3 miliardë dollarë fonde, sipas dosjes së Komisionit të Letrave me Vlerë, ku përfshihen 2 miliardë dollarë nga fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite.
    The Washtington Post sjell në vëmendje burimin e financimit për të ngritur shqetësimin nëse Kushner ka shfrytëzuar pushtetin dhe lidhjet me Trump, gjatë kohës kur ishe president. Në artikull thuhet se financimi i Kushnerit nga burime kryesisht të huaja krijon një pamje që investitorët e Affinity nuk janë të motivuar nga interesat komerciale për të kërkuar një kthim nga investimi, por nga konsideratat strategjike të shtetasve të huaj që kërkojnë të derdhin para për individët amerikanë me lidhje personale me ish-presidentin Trump. Kushner fillimisht deklaroi se ai do të investonte një sasi të konsiderueshme të parave saudite në Izrael, por kjo nuk ka arritur të realizohet. Në vend të kësaj, Kushner është fokusuar në dy vendet e Ballkanit, Serbi dhe Shqipëri.

  • “Erdhi për pushime”/ Si i lindi Jared Kushnerit ideja për investime në Sazan? Rama flet për “Financial Times”: Kemi nevojë për turizëm super-luksoz!

    “Erdhi për pushime”/ Si i lindi Jared Kushnerit ideja për investime në Sazan? Rama flet për “Financial Times”: Kemi nevojë për turizëm super-luksoz!

    Biznesi i Jared Kushner vazhdon të rikthehet në vëmendjen e shtypit amerikan, e bashkë me të, edhe investimi i tij 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit.

    Këtë herë është Financial Times që kalon në lupë ecurinë e sipërmarrjeve dhe investimeve të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump nga Lindja e Mesme në Europë. E bashkë me të, rrëfen edhe sesi lindi ideja e resortit luksoz në bazën e braktisur të marinës shqiptare në bregdetin e Vlorës.
    Për herë të parë që pas rizgjedhjes së Trump si president i SHBA, edhe kryeministri Edi Rama komentoi për median prestigjioze projektin luksoz, duke e cilësuar si mundësi tejet të mirë për të tërhequr një turizëm elitar. “Afërsia e Trump me këtë projekt luksoz është një vlerë e shtuar e madhe, nuk mund ta fsheh,” thotë Rama.
    “Ne kemi nevojë për turizëm super-luksoz në këtë vend siç ka nevojë shkretëtira për ujë”, shton shefi i ekzekutivit, duke nënvizuar “ajo çfarë fitohet nga 500 jahte është e njëjtë me atë që fitohet nga 40,000 turistë me buxhet të ulët”.
    Si lindi e gjithë kjo ide? Shumë më thjesht nga sa mund të mendohet, sipas artikullit.
    Kushner po lundronte me jaht në Mesdhe me familjen e tij në verën e vitit 2021, e teksa po ankoronin jahtin në brigjet shqiptare, i kërkoi një miku ta ndihmonte për të ndërmjetësuar një takim me kryeministrin Rama. Gjatë darkës, Rama, i njohur për natyrën e tij miqësore, krijoi një lidhje me Kushner dhe diskutoi sesi bregdeti mahnitës i Adriatikut në Shqipëri shpesh anashkalohet nga turistët e pasur që lëvizin mes Italisë dhe ishujve grekë, thuhet në shkrim. “Kushner nuk përmendi investime”, kujton Rama.
    “Thjesht po pyeste për Shqipërinë… Praktikisht, ata nuk kishin asnjë njohuri mbi historinë shqiptare. Ditën tjetër, u larguan”. Kur u takuan sërish disa muaj më vonë në Davos, Rama thotë se Kushner i tregoi se i kishte pëlqyer shumë Shqipëria.
    Gjatë asaj kohe, ai ishte takuar me Mohamed Alabbar, investitorin miliarder nga Arabia Saudite, i cili po zhvillon një marinë luksoze në portin e Durrësit, dhe kishin diskutuar mundësitë e investimeve.
    Kushner rikthehet në Shqipëri verën e vitit 2023 me një delegacion më të madh, përfshirë Richard Grenell, një aleat i vendosur i Trump. “Qëndruan rreth një javë, duke vizituar disa zona”, thotë Rama. “Kësaj here, Kushner ishte i drejtpërdrejtë, ‘jemi të interesuar të investojmë’”, thekson Financial Times.
    Në 30 dhjetor, nisma e tij mori OK-in paraprak të qeverisë shqiptare, për atë që përshkruhet nga media e njohur si një ndër investimet më të spikatura të firmës së Kushnerit, Affinity Partners.