Tag: kushëririn

  • E kanosi me pistoletë kushëririn, arrestohet 21-vjeçari në Kurbin

    E kanosi me pistoletë kushëririn, arrestohet 21-vjeçari në Kurbin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Malbardhë të Kurbinit, ku një 21-vjeçar ka kërcënuar kushëririn e tij 18-vjeçar me armë zjarri për motive të dobëta.
    Pas disa orësh kërkimesh intensive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit policor “Motivi”, arritën të lokalizojnë, kapin dhe arrestojnë F. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Malbardhë.
    Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se autori ka kanosur me pistoletë kushëririn e tij, A. Ç., 18 vjeç. Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit, një pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas informacionit të marrë se në fshatin Malbardhë, Kurbin, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin A. Ç., 18 vjeç, menjëherë organizuan punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

    Pas disa orësh kërkimesh intensive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Motivi”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin.
    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. Ç. ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A. Ç, 18 vjeç.
    Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak.”- njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Parandalohet krimi në Kurbin, arrestohet 21-vjeçari që kanosi kushëririn me armë

    Parandalohet krimi në Kurbin, arrestohet 21-vjeçari që kanosi kushëririn me armë

    Kanosi për motive të dobëta, me armë zjarri, kushëririn e tij; pas disa orësh kërkimesh, lokalizohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas informacionit të marrë se në fshatin Malbardhë, Kurbin, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin A. Ç., 18 vjeç, menjëherë organizuan punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
    Pas disa orësh kërkimesh intensive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Motivi”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin.
    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. Ç. ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A. Ç, 18 vjeç.
    Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • “Nuk jam gati të tregoj arsyen”/ Vrau kushëririn para shtëpisë së tij, pamje nga arrestimi i 32-vjeçarit, zbardhet…

    “Nuk jam gati të tregoj arsyen”/ Vrau kushëririn para shtëpisë së tij, pamje nga arrestimi i 32-vjeçarit, zbardhet…

    Pas 5 orësh në arrati, policia ka arrestuar 32-vjeçarin Bertil Alliaj, i cili mbrëmjen e djeshme qëlloi për vdkeje me 5 plumba kushëririn e tij, Dalan Alliaj 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25 të mbrëmjes në rrugën përpara shtëpisë së autorit.
    Bertil Alliaj u arrestua në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur. Ai është dorëzuar pas thirrjeve të policisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 32-vjeçari është marrë në pyetje përreth 1 orë, por nuk ka pranuar të tregojë arsyen e vërtetë të konfliktit që kishte me kushëririn e tij.
    ‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, mësohet të ketë thënë Bertil Alliaj përpara togave të zeza.
    Bertil Alliaj gjithashtu rezulton i shpallur në kërkim për masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur në vitin 2015, si dhe i dënuar në mungesë me 35 vite burgim.

  • VIDEO/ Kushëriri vrau me 6 plumba kushëririn, autori i vrasjes së Gjormit arratiset në male

    VIDEO/ Kushëriri vrau me 6 plumba kushëririn, autori i vrasjes së Gjormit arratiset në male

    Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Dajlan Alliaj në fshatin Gjormë të Vlorës.

    Burime nga policia thanë se, 35-vjeçari Alliaj banues në Levan të Fierit, u ekzekutua me 6 plumba.

    Ai kishte marrë plagë në kraharor dhe bark, duke ndërruar jetë në vend.

    Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është kusheriri i viktimës, i cili ende nuk është arrestuar, pasi është arratisur në zonat e thella malore të fshatit. Policia e Vlorës ka angazhuar forca të shumta për kapjen e tij.

    Dalan Alliaj, që ishte pronari i një servisi makinash në Levan, nuk rezulton i njohur për policinë dhe nuk kishte precedentë penalë. Hetimet paraprake tregojnë se vrasja është kryer me pistoletë, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

    Vlorë/ Informacion paraprak në vijim

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

    Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • Këlcyrë, 19-vjeçarja plagos me pushkë sportive kushëririn e saj

    Këlcyrë, 19-vjeçarja plagos me pushkë sportive kushëririn e saj

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë sportive, kushëririn e saj, shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn me pushkë

    Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn me pushkë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, ku një 19-vjeçare ka plagosur aksidentalisht kushëririn e saj, 27-vjeçarin D.S., me një pushkë sportive.
    Sipas policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma u sekuestrua si provë materiale.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases K.B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur kushëririn e saj,” njofton policia.

  • 19-vjeçarja në Këlcyrë plagos kushëririn e saj me pushkë

    19-vjeçarja në Këlcyrë plagos kushëririn e saj me pushkë

    arma e sekuestruar

    KËLCYRË-Një plagosje me armë zjarri është raportuar në Këlcyrë, ku një 19-vjeçare ka plagosur kushëririn e saj, 27-vjeçar, me një pushkë sportive. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, ndërsa nën hetim është vendosur e reja.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases K.B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur kushëririn e saj./ZËRI

  • Këlcyrë/ Plagosi me armë kushëririn e saj, e pëson 19-vjeçarja

    Këlcyrë/ Plagosi me armë kushëririn e saj, e pëson 19-vjeçarja

    Një 19-vjeçare, dyshohet se aksidentalisht me armë (pushkë sportive), ka plagosur kushëririn e saj, shtetasin me iniciale D.S., 27 vjeç. 
    Sipas uniformave blu, i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma është sekuestruar nga policia. 
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë sportive, kushëririn e saj, shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale“, thuhet në njoftimin e policisë. 

  • Plagosi me armë kushëririn e saj, e pëson 19-vjeçarja në Këlcyrë

    Plagosi me armë kushëririn e saj, e pëson 19-vjeçarja në Këlcyrë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Këlcyrë.

    Një 19-vjeçare, dyshohet se aksidentalisht me armë (pushkë sportive), kushëririn e saj, shtetasin me iniciale D.S., 27 vjeç.
    Sipas uniformave blu, i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma është sekuestruar nga policia.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë sportive, kushëririn e saj, shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Tentoi të vrasë kushëririn e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

    Tentoi të vrasë kushëririn e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

    Një 32-vjeçar në Kukës ka rënë në pranga pasi ka qenë i shpallur në kërkim prej rreth një viti, kjo sepse së bashku me të vëllain tëntuan të vrasin me mjet prerës kushëririn e tyre.
    Ngjarja është shënuar në 15 qershor të vitit të kaluar. I riu është vënë nën masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

    “Akuzohet se rreth 1 vit më parë, në bashkëpunim me vëllanë e tij, tentoi të vriste me mjet prerës, një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës së bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Kukës.
    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
    Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi E. K., 35 vjeç (i arrestuar më parë), më datë 15.06.2024, në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre, shtetasin A. C.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.