Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27 vjeç, të akuzuar për trafik dhe posedim të kokainës me qëllim shpërndarjeje. Operacioni u realizua si pjesë e intensifikimit të kontrolleve para festave të fundvitit.
Ngjarja ndodhi të enjten pasdite në Via del Pioppo, ku agjentët e policisë, në veshje civile, kanë vëzhguar dhe dokumentuar një shitje droge nga njëri prej të dyshuarve ndaj një përdoruesi të drogës.
Pas ndalimit të blerësit, i cili u raportua pranë Prefekturës, policia arrestoi dy shpërndarësit. Në një kontroll të parë në Audi A1 në të cilin udhëtonin të dy, u gjetën 40 doza kokainë, kryesisht të vendosura në kutinë e doreve të makinës, dhe 50 euro të përfituara nga shitja.
Kontrolli i mëvonshëm në banesën e njërit prej të dyshuarve zbuloi më shumë detaje mbi aktivitetin e tyre: policia sekuestronte edhe 89 doza të tjera kokainë, duke e çuar totalin e drogës të kapur në pothuajse 100 gramë. Gjithashtu u konfiskuan peshore, material për paketim dhe 940 euro para të gatshme, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.
Të dy kushërinjtë u akuzuan për shpërndarje dhe posedim droge dhe u paraqitën për gjykim të shpejtë (rito direttissimo). Pas një nate në qelitë e sigurisë, gjykata i dënoi me tre vite burg, por ata u lanë të lirë me detyrimin për t’u paraqitur rregullisht pranë autoriteteve. Avokati i tyre mbrojti rastin gjatë procedurës.
Tag: kushërinjtë
-

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
-

FOTO – EMRAT/ Këta janë dy kushërinjtë që furnizonin ‘Alliasin’ dhe ‘Oxhakun’ me drogë
Personat që shihni në foton e mësipërme janë dy kushërinjt, Saimir dhe Armand Nela të clët u arrestuan nga Policia për shitje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë dy të rinjtë furnizonin me kokainë, shtetas dhe grupe të ndryshme të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku” në kryeqytet.
Në vijim të veprimeve procedurale ata u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-

Zbulohen tre “shtëpi bari” në Shkodër, arrestohen dy kushërinjtë, në pranga edhe katër punonjës të OSHEE
Dy banesa dhe një stallë në fshatin Hot të Shkodrës ishin kthyer në shtëpi bari. Tre ambientet e përshtatura për kultivimin dhe tharjen e kanabiti me anë të llambave u zbuluan këtë të diel nga policia.
Gjatë aksionit, efektivët arrestuan dy kushërinjtë Lazer Pepaj dhe Sandër Pepaj, ndërsa një i tretë, Kristjan Pepaj u shpall në kërkim.
Po ashtu, u ndaluan 4 punonjës të OSHEE, Gëzim Hoxha, Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj. Ata dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.Gjatë operacionit u sekuestruan 1.110 bimë kanabis, 1 kg e 800 gramë kanabis në formë boçe, 300 llamba, si edhe apiratorë, panele neoni e filtra ajri që përdoreshin për kultivimin e drogës.
-

Golaj në Has, The Sun: Fshati që “eksporton” në Angli emigrantë dhe kriminelë si 4 kushërinjtë Dauti
Bashkia e Hasit vijon të jetë Meka e gazetarëve anglez, kjo pasi mijëra hasianë emigruan në Britaninë e Madhe prej vitit 1998.
Gazetarja e reportazheve në The Sun, Grace Macaskill ka udhëtuar drejt fshatit Golaj me 4.000 banorë për të cilin në shkrim thotë se 60% e banorëve tashmë jetojnë në Angli.
Thekson në shkrim të cilit i referohet Top Channel, se Golaj nuk ka eksportuar vetëm emigrantë të cilët me punë të ndershme në Angli sigurojnë jetesën por edhe persona të përfshirë në krimin e organizuar, siç janë katër kushërinjtë me mbiemrin Dauti.
Sulejman Brati pronari një dyqani të vogël në Golaj ka thënë për The Sun se vetëm pak banorë vendas hyjnë në dyqanin e tij çdo ditë, ndërkohë që ai përpiqet me vështirësi të mbledhë para sa për të jetuar.
67-vjeçari është i detyruar të mbështetet në ndihmat që i dërgojnë dy djemtë e tij, për të cilët pranon se jetojnë ilegalisht në Britani .
Një banor i Golajt i tha gazetës The Sun: “S’ka më gangsterë këtu, janë të gjithë në Angli.”
Në fakt, dy nga “eksportet” e Golajt janë vëllezërit që u dëbuan nga Britania pasi Agjencia Kombëtare e Krimeve — NCA versioni britanik i FBI-së, i akuzoi si figura kryesore në një rrjet të krimit të organizuar.
Edhe pse zyrtarisht punonin në ndërtim dhe pastrim, Isuf dhe Fation Dauti jetonin në luks — shpenzonin para për rroba firmato në Harrods, ngisnin makina luksoze si Bentley dhe jetonin me qira 2,700 paund në muaj në lagjen Chelsea.
“Nuk është për t’u habitur që të rinjtë shqiptarë tërhiqen nga krimi, kur familjet e dëshpëruara krenohen për “sukseset” e fëmijëve të tyre në Britani, pa bërë shumë pyetje se nga vjen ajo para”-thuhet në reportazhin e The Sun.
Avoli Brati, 34 vjeç, thotë se gjashtë nga dymbëdhjetë anëtarët e familjes së tij jetojnë tani në Britani, pasi kaluan ilegalisht.
Vëllai i tij, Festim Brati, 42 vjeç, pagoi 6,000 paund për të hyrë në Britani para 11 vitesh, duke u fshehur poshtë sediljes së një kamioni, ndërsa një vëlla tjetër ishte fshehur nën mushama në çati.Edhe pse shumë shqiptarë nga Hasi krenohen për punët e ndershme që bëjnë, lidhjet me bandat kriminale dhe trafikun e drogës janë të njohura.
Megjithëse hynë ilegalisht, Isuf dhe Fation Dauti fillimisht u lejuan të qëndronin pasi u martuan me gra nga vende të BE-së — Letonia dhe Bullgaria. Sipas informacioneve të NCA-së në vitin 2021, Fationi, 40 vjeç, ishte pjesë e një bande shqiptare që merrej me drogë, trafik njerëzish dhe pastrim parash, dhe u cilësua si “rrezik për sigurinë kombëtare.”
Isufi, 33 vjeç, thuhet se mori një rol më aktiv në rrjetin kriminal pas largimit të vëllait të tij nga Britania.Fationi në Shqipëri ishte personi që shkelmoi derën e selisë të PD kur kjo forcë politike drejtohej prej Lulëzim Bashës.
Kushërinjtë e tyre Alket dhe Kujdesi Dauti po nga fshati Golaj, janë dënuar nga drejtësia belge për trafik njerëzish nga Belgjika drejt Anglisë. Disa ditë më parë kryeprokuroria e Kukësit Griselda Haxhiaj, çoi në gjykatë dhe iu pranua kërkesa për sekuestrimin e tre pronave në Tiranë, të Fation Dautit pas një kërkese ardhur nga autoritetet britanike.Top Channel
-

Mesazhet zanore/ “Do të të kushtojë rëndë”, si u kërcënua Shabani! Kreu i ‘Nismës’: Janë kushërinjtë e Lapajt
Janë publikuar në media disa prej mesazheve zanore përmes të cilave është kërcënuar Endri Shabani, menjëherë pas luftës së tij me Adriatik Lapajn për mandatin.
“Nuk mendoja kurrë se mund të vinte kjo trazirë. Ishit të paqartë ti, Adriatiku, Pano. Iu kam besuar jashtë mase, por jo të bëhen këto prapaskena, çfarë janë këto. Është e turpshme. Nuk mund të na hanë neve në besë, do pini gjakun e fëmijëve të mi. Nuk ka shans.
O Endri, më dëgjo. Dole shumë i pabesë, do të kushtojë rëndë, ne nuk do ta lëmë kurrë Adriatkun vetëm, Adriatiku mbrapa ka një ushtri të tërë. Ti me ato nënrrogozet etua, bashkë me dajo ****. Ke bërë gabim shumë, të futem në gjirin tonë se besuam, por dolët shumë të pabesë, do shihemi së shpejti”, thuhet në mesazhet zanore.
Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” Shabani thotë se personat që e kërcënuan janë kushërinjtë e Adriatikut.
“Ata janë kushërinjtë e Adriatikut, 3 vëllezër. Nëse Adriatiku nuk mban përgjegjësi për kushërinjtë, pse më kërkon mua përgjegjësi për kushërinjtë e mi. Ose ata e kanë bërë me porosi të Tikut, ose e kanë bërë në kokë të vet dhe po kështu kushëriri im Kordhoni e ka bërë në kokë të vet. Nga Shqipëria Bëhet kanë ikur shumë njerëz, të gjithë në heshtje. Kam menduar gjithmonë përse nuk tregojnë këta, çfarë tensionesh të brendshme. Imagjino tu dalësh përballë këtyre, një anëtar i thjeshtë ti dalë kundër Adriatikut, e imagjinoni dot. Ke ndonjë rast kru nga nisma kërcënohet dikush me grupe kriminale. Po flasim për një model që e kanë pasur partitë në viti 1990”, theksoi Shabani.
I pyetur se përse nuk u ulën në bisedime, Shabani thotë se nuk kishin me kë, pasi si ai, por edhe daja Zeqir Kordhoni u përballën me kërcënime.
“Me kë të ulem, me kushërinjtë që marrin në telefon, me ata që kanë ardhur të shtëpia, me ata që çojnë mesazh ek ërcënuese. Me kë të ulem, nuk shkohet përtej këtu? Me çfarë të drejte ti themi Zeqir Kordhonit që të falsë me ca njerëz që kanë dy javë që e linçojnë familjarët. Janë vepra penale. me këtë ulet, me këta?”, tha Shabani. -

Plagosja me sende të forta në Kamëz, kapen dy kushërinjtë
Tre ditë pas ngjarjes ku tre persona u përleshën fizikisht në Kamëz, policia ka arrestuar dy kushërinjtë M.B dhe E. B.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi më datë 24.03.2025, në Kamzë, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. V.. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të këtyre 2 shtetasve“, njofton policia. -

Sherri në Kamëz, arrestohet dy kushërinjtë në kërkim
Policia e Tiranës ka kapur dy kushërinjtë Marjo dhe Ersjon Boja, të cilët pak ditë më parë i prenë rrugën 38-vjeçarit Redi Vata në Kamëz dhe më pas e dhunuan me sende të forta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi më datë 24.03.2025, në Kamzë, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. V.”- njofton policia.
Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të këtyre 2 shtetasve. -

Përplasja në Kamëz! Arrestohen dy kushërinjtë Boja
PAMJE NGA VENDNGJARJA
TIRANË-Kushërinjtë Marjo Boja dhe Ersjon Boja, 26 dhe 30-vjeç, të shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për plagosjen e 38-vjeçarit Redi Vata, janë arrestuar.
Ngjarja ndodhi më 24 mars në rrugën “OSBE” në Kamëz. Dy kushërinjtë Boja i kanë prerë rrugën me makinë Vatës dhe më pas kanë zbritur dhe kanë nisur ta godasin atë me sende të forta. 38-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e Marjo Bojës, policia gjeti një armë zjarri me leje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat për momentin janë sekuestruar. Vetë Redi Vata nuk ka dhënë detaje për hetuesit në lidhje me shkakun e sherrit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi më datë 24.03.2025, në Kamzë, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. V.. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të këtyre 2 shtetasve.Ditën e ngjarjes Policia në një njoftim zyrtar njoftoi se në vendngjarje ishte gjetur dhe një gëzhojë, por autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna për të shtëna me armë zjarri. Ende nuk dihet se kush ka qëlluar./ZËRI