Tag: kushërinj

  • Drogë nga Spanja në Kamëz/ Sekuestrohen 2.2 kg kokainë në Institut, arrestohen dy kushërinj

    Drogë nga Spanja në Kamëz/ Sekuestrohen 2.2 kg kokainë në Institut, arrestohen dy kushërinj

    Policia e Tiranës ka sekuestruar 2.2 kilogramë kokainë në zonën e Institutit në Tiranë. 
    Burime bëjnë me dije se droga që dyshohet se kishte ardhur nga Spanja, ishte destinuar për t’u shpërndarë me doza të vogla në zonën e Freskut. 
    Po ashtu bëhet e ditur se gjatë operacionit, u arrestuan dy kushërinj, të cilët tentuan të arratiseshin, por u kapën pranë shinave të trenit në Institut. 
    Ndërkohë vijon puna e Policisë për gjetjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në trafikun e drogës.  

  • Nga Spanja për ta shitur në Fresk/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen dy kushërinj

    Nga Spanja për ta shitur në Fresk/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen dy kushërinj

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një operacion i befasishëm antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në kryeqyetet. Mësohet se policia e Tiranës ka sekuestruar 2.2 kilogramë kokainë në zonën e Institutit, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin. Këta të fundit, kanë tentuar të arratisen gjatë ndërhyrjes së policisë, por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në Institut.
    Burime bëjnë me dije se dy të arrestuarit kishin planifikuar që lëndën narkotike ta ndanin në doza të vogla dhe ta shisnin në zonën e Freskut. Dyshohet se kokaina ka ardhur nga Spanja, ndërsa policia po punon për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarjeje./ZËRI

  • Nga vdekshmëria, tek sëmundjet e trashëguara/ Rreziqet që vijnë nga martesa e dy kushërinjve të parë

    Nga vdekshmëria, tek sëmundjet e trashëguara/ Rreziqet që vijnë nga martesa e dy kushërinjve të parë

    Studiues dhe mjekë të njohur kanë ngritur shqetësimet mbi pasojat që sjell një bashkim i këtij lloji
    Martesa mes kushërinjve, në disa raste dhe atyre të brezit të parë, shihet si normale dhe ndodh shumë shpesh në disa vende dhe popuj të botës.
    Megjithatë, studiues dhe mjekë të njohur kanë ngritur shqetësimet mbi pasojat që sjell një bashkim i këtij lloji, veçanërisht për pasardhësit që do sjellë në jetë ky çift. Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Bredfordit hedh më shumë dritë në rreziqet e këtij bashkimi.Studiuesit rekrutuan më shumë se 13,000 foshnje në qytetin britanik dhe më pas i ndoqën nga afër që nga fëmijëria në adoleshencë dhe tani në moshën e rritur të hershme. Më shumë se një në gjashtë fëmijë në studim kanë prindër që janë kushërinj të parë, kryesisht nga komuniteti pakistanez i Bradfordit, duke e bërë atë ndër studimet më të vlefshme në botë mbi ndikimet shëndetësore të martesës së kushërinjve.
    Sipas të dhënave, martesa e kushërinjve të parë është e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e rreziqeve të problemeve shëndetësore. Shqetësimi kryesor është lidhja e fëmijëve me ato që njihen si sëmundje ‘recesive’, sëmundje që mund të barten nga njerëzit në përbërjen e tyre gjenetike.
    Sipas teorisë klasike të gjenetikës të paraqitur nga biologu Gregor Mendel, nëse të dy prindërit mbajnë një gjen recesiv, atëherë ka një në katër shanse që fëmija i tyre ta trashëgojë këtë gjendje. Dhe kur prindërit janë kushërinj, ka më shumë gjasa që të dy të jenë bartës. Një fëmijë i kushërinjve të parë ka një shans prej 6% për të trashëguar një çrregullim recesiv, krahasuar me 3% për popullatën e përgjithshme.Sëmundjet e përfshira përfshijnë fibrozën cistike, aneminë drepanocitare, disa atrofi muskulore dhe gjendje metabolike si fenilketonura.
    Por përtej sëmundjeve, fëmijët e lindur nga prindërit kushërinj të parë kanë më pak gjasa të arrijnë një fazë të mirë zhvillimi në moshën pesëvjeçare, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga probleme me të folurit ose gjuhën dhe kanë më shumë gjasa të kenë takime mjekësore.
    Gjithashtu, u zbulua se shkalla e vdekshmërisë foshnjore është më e lartë për fëmijët e lindur nga prindër kushërinj, me më shumë probleme me zemrën, trurin dhe veshkat për shkak të çrregullimeve recesive.

  • “S’ka kushërinj, as që i intereson nëse pushohet nga puna”, e gjithë kureshtja për Diellën, Rama për “Times Radio”: Ministre që s’korruptohet

    “S’ka kushërinj, as që i intereson nëse pushohet nga puna”, e gjithë kureshtja për Diellën, Rama për “Times Radio”: Ministre që s’korruptohet

    Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministre me Inteligjencë Artificiale në mandatin e ri qeverisës, “Rama 4”.

    Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, tashmë i ka kaluar kufijtë e vendit tonë dhe është bërë temë diskutimi në mbarë botën dhe në mediat kryesore.
    Së fundmi kreu i qeverisë Edi Rama ishte i ftuar në një intervistë në “Times Radio”, ku ndër të tjera u pyet pikërisht për ministren e re të kabinetit të tij.
    “Së pari dua të di a jeni ju apo një version I juaji me AI? Kryeministër përse ky vendim për një ministre me Inteligjencë Artificiale”, e pyeti gazetari me humor.
    “Së pari, ju nuk mund ta dini nëse jam unë apo versioni im artificial (qesh)…. por për sa kohë që po flet me ju kryeministri i Shqipërisë nga kanali zyrtar, atëherë është përgjegjësia ime.
    Ne kemi vendosur të marrim këtë hap të madh sepse duam që të shtyjmë me më shumë shpejtësi reformat tona, dhe nuk është e nevojshme vetëm për reformat në termat digjitale, por në termat e modernizimit dhe siç gjithnjë e kam thënë, teknologjia e re dhe tani AI janë një bekim për vende si ne që vijnë nga një rrugë e gjatë.
    Në kohën e progresit linear, do të kishim pasur kohë edhe më të vështira që të rifitonim kohën e humbur përgjatë dekadave dhe shekujve”, tha Rama.
    I pyetur nëse Diella paraqet rrezik dhe sesi do të funksionojë ajo, Rama u shpreh: Diella është dielli që asnjëherë nuk perëndon, ajo nuk fle kurrë, s’ka nevojë të paguhet kështu që nuk ka interesa private, nuk ka kushërinj, dhe kushërinjtë në Shqipëri janë një problem i madh… po ashtu nuk mund të ndryshojë mendje dhe as nuk i intereson nëse do ta pushonin.
    Përtej shakasë, ajo ka një forcë drejtuese të jashtëzakonshme, dhe është shumë e vështirë për një ministër jo AI që të çojë përpara një reformë në mënyrë kaq të mirë dhe të shpejtë sa një ministër AI”, u shpreh kreu i qeverisë.
    Më tej ai i pohoi gazetarit se inteligjenca artificiale po e ndihmon Shqipërinë që të futet në Bashkimin Europian, duke i sjell si shembullin sesi po bëhet përkthimi në kohë rekord i grupkapitujve.

     

    Top Channel

  • Vri*et 61-vjeçari, autori ende në kërkim! Dyshohet se janë kushërinj, rrethanat ende të paqarta

    Vri*et 61-vjeçari, autori ende në kërkim! Dyshohet se janë kushërinj, rrethanat ende të paqarta

    Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë mbrëmje fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni.
    Autori është identifikuar nga policia, me iniciale N.M. dhe është shpallur në kërkim. Mendohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj me njëri-tjetrin.

    Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, teksa policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur vrasjen dhe sqaruar rrethanat e dinamikën.
    Uniformat blu nuk kanë shkuar ende në vendngjarje për shkak të zonës së thellë malore ku ka ndodhur krimi.

  • E rëndë në Rrëshen/ Dy të rinjtë kërcënojnë dhe përndjekin 15-vjeçarin

    E rëndë në Rrëshen/ Dy të rinjtë kërcënojnë dhe përndjekin 15-vjeçarin

    Dy kushërinj kanë kërcënuar dhe ndjekur një 15-vjeçar në Rrëshen. Sipas uniformave blu, rasti është denoncuar nga babai i të miturit.
    “Dje, ka kallëzuar shtetasi M. R., 60 vjeç, banues në Rrëshen, se shtetasi E. M., 20 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç (kushërinj), kanë kanosur dhe përndjekur djalin e tij 15 vjeç. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Konflikt mes të miturish në Rrëshen, dy kushërinjtë kërcënojnë dhe përndjekin 15-vjeçarin

    Konflikt mes të miturish në Rrëshen, dy kushërinjtë kërcënojnë dhe përndjekin 15-vjeçarin

    Dy kushërinj kanë kërcënuar dhe ndjekur një 15-vjeçar në Rrëshen.

    Sipas uniformave blu, rasti është denoncuar nga babai i të miturit.
    “Dje, ka kallëzuar shtetasi M. R., 60 vjeç, banues në Rrëshen, se shtetasi E. M., 20 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç (kushërinj), kanë kanosur dhe përndjekur djalin e tij 15 vjeç. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Prejardhja e shqiptarëve nuk është ashtu siç e kishim menduar deri më sot/Ja cfarë thotë zbulimi i befasishem gjenetik

    Prejardhja e shqiptarëve nuk është ashtu siç e kishim menduar deri më sot/Ja cfarë thotë zbulimi i befasishem gjenetik

    Të gjithë banorët e Europës janë kushërinj të largët me njëri tjetrin, thonë shkencëtarët. Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka gjurmuar origjinën fisnore të popujve të Europës. Sipas studiuesve Coop dhe Ralph, paraardhësit e italianëve kanë qenë fis me ata të spanjollëve.Ndërsa paraardhësit e shqiptarëve kanë pasur lidhje gjaku me ata të grekëve dhe maqedonasve.

    Gjithsesi, dy italianë të sotëm kanë më pak kushërinj të lashtë të përbashkët se shqiptarët. Dy shqiptarë sot, kanë më shumë farefis të përbashkët në lashtësi se çdo popull tjetër.Shkencëtarët kanë mbetur të surprizuar me këtë të dhënë që vlen për Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo e dhënë tregon se shqiptarët e sotëm rrjedhin të gjithë nga një grup i vogël paraardhësish.