Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një konferencë me gazetarët nga selia blu.
Gjatë fjalës së tij, Berisha foli aplikacionin e-albania, teksa tha se është shndërruar në një kurth gjobash për banorët e jugut.
Ai premtoi se nëse PD vjen në pushtet, në çdo rreth do të kthehen zyrat siç ka qenë në 2013 dhe bashkia do i ketë aty shërbimet.
“Konstatova me dhimbje të madhe, se jugu lëngonte për mungesën e qindra-mijërave të rinjve të larguar nga ato zona. Nëse largohen pak km nga deti në zonat e jugut, fillon një shkretëtirë në raport me banorët. Një pakësim jashtë imagjinate. Shkolla të mbyllura, klasa kolektive, qendra shëndetësore të mbyllura me ferra. Mungesë mjekësh, mungesë shërbimesh. E-albania kurthi më i keq i kohëve të Edi Ramës.
Në jug ishte kurthi i gjobave. Aplikonte borshioti apo himarioti për të marrë dokumentat e tokës. 2 muaj heshtje mortore. Pas dy muajsh, i vinte sekseri. Ke aplikuar i thoshte, atë herë për 1 dynym tokë, duhet të japësh 5 mijë euro. Për dynymin 5 mijë e më shumë. Njësoj si Lubi Balluku që i ndan rrugët me lote, e-albania i ndan me dynym. Atje mungesa e të gjitha zyrave. Shkatërrim i qyteteve.
Premtim im, kjo merr fund në 100 ditët e para. Në çdo rreth kthehen zyrat siç ka qenë në 2013. Bashkia do i ketë aty shërbimet. Ishte një tur, ku njeriu kthehet mirënjohës por edhe i trishtuar kur bukurinë e atyre zonave magjepsëse me braktisjen masive, me vjedhjen e madhe. 80% e të rinjve që mbaronin gjimnazet largohen. Ky 11 maj është vendimtar për fatin e saj”, shprehet Berisha.
Tag: kurth
-

“E-Albania, kurth gjobash”/ Berisha: Do të kthejmë zyrat siç kanë qenë në 2013
-

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunuan 33-vjeçarin pas takimit në Ostren, reagon Berisha: Kurth, e provokuan
Kreu i Partisë i Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes Xhelal Mziut dhe punonjësit të njësisë administrative të Ostrenit, ku sipas policisë demokrati dhe nipi i tij e kanë goditur me grusht pas një takimi elektoral të PD në zonë.
Berisha tha se ky ishte një kurth i ulët nga PS, për të provokuar Xhelal Mzinë
“Me militantë fanatikë socialist ndaj udhëheqësit politik të Dibrës, kurth dhe provokacion pasi e shohin se nuk po ngjisin kurrkund, shohin situatën politike dhe zgjodhën të provokojnë Mziun. Kurth prej provokatorësh të ulët”, tha Berisha.Top Channel
-

Incidenti në Dibër, Berisha: Provokim i ulët i Blendi Klosit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me incidentin elektoral në Dibër, ku raportohet për një situatë të tensionuar dhe një sherr mes disa zyrtarëve lokalë dhe përfaqësuesve të PD-së, me në krye deputetin Xhelal Mziu.
Berisha e ka cilësuar këtë incident si një “provokacion të ulët” të Blendi Klosit, i cili, sipas tij, u orkestrua nga militantët fanatikë socialistë ndaj Mziut. Berisha ka thënë se ky ishte një kurth dhe një provokacion, duke theksuar se kjo është e vërteta e ngjarjes sipas tij.
“Provokacion i ulët i Blendi Klosit dhe militantëve fanatikë socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. E gjithë kjo është një kurth dhe provokacion, pasi ata e shohin që nuk po arrijnë të ngjisin askund. Duke parë situatën dramatike, ata zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta, dhe duhet ta kuptoni mirë. Ishte një kurth i ngritur nga provokatorë të ulët, për të cilin të dijë edhe kryebixhozxhiu. Po, shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di se çfarë ka lënë Blendi Klosi në bixhoz, apo jo? Shko pyet rreth e rrotull, ata do të të thonë më shumë, mos flas unë më mirë”, tha Berisha. -

Incidenti në Dibër, Berisha merr në mbrojtje Mziun: Ishte kurth dhe provokacion…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me incidentin ku u përfshi deputeti Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij, të cilët ushtruan dhunë ndaj një zyrtari.
Berisha e konsideroi këtë një kurth dhe provokacion nga ana e drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Dibër, Blendi Klosi.
“Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërrkund. Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë. Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozxhinj. E di çka lënë Blendi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë”, tha Berisha.
Kujtojmë se rasti në fjalë ndodhi në fshatin Ostren të Bulqizës. Incidenti është referuar në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion.