“Unë dhe Alex rivalë? Ndoshta në fillim. Ai një herë e tha mirë: ishim më shumë bashkëpunëtorë se rivalë. Pastaj kishte të tillë, për të cilët do të ishte më mirë që ne të ishim rivalë. Alex përfaqësonte Juventusin, unë thuajse të kundërtën e tij, Romën. Dhe Roma nuk i ka pëlqyer kurrë popullit bardhezi, si edhe e kundërta. Sidoqoftë, ne në këtë kurth rivaliteti nuk kemi rënë kurrë, përkundrazi.
E respektonim njëri-tjetrin pikërisht sepse e kuptonim rolin e njëri-tjetrit, përgjegjësitë për të përfaqësuar diçka që shkonte përtej një ekipi të vetëm. Në debutimin tim me kombëtaren, kundër Zvicrës më 1998, hyra në vendin e tij dhe në momentin e zëvendësimit më bëri një shenjë me sy.
Besoj se nga ai gjest filloi të lindë sintonia jonë. Botërori ishte mbyllja e ciklit, sepse në Europianin 2000 ishim thuajse alternative. Megjithatë, në Gjermani 2006 ishim komplementarë. Ndoshta jemi kështu edhe karakterialisht: ai më i rezervuar, unë më ekspansiv. Gjithmonë kemi shkuar mirë, ndoshta edhe për këtë.
Para finales së Berlinit ishim të gjithë zgjuar, nuk mund të flinim. Alex në një moment, duhet të ketë qenë ora 2 e mëngjesit, na tha: Mirë, unë jam mësuar me finale, po shkoj të fle…I thamë çdo gjë, por këtu është i gjithë Alessandro, ironik në pikën e duhur. Një 50-vjeçar i jashtëzakonshëm”.
— FRANCESCO TOTTI
Tag: kurth
-

Totti: Unë dhe Del Piero rivalë? Shumë u përpoqën të na e ngrinin këtë kurth, por….
-

S’e duroi dot dhimbjen, vdes nëna e të riut shqiptar që u dogj brenda makinës, si u fut në kurth pëmes takimit me një grua
sulo halili
GREQI- Tragjedia që preku familjen shqiptarë në zonën e Evias në Greqi, ka marrë një përmasë tronditëse. Nëna e ndërtuesit 27-vjeçar Sulo Halili, i cili u gjet i vdekur, i karbonizuar brenda një makine në Skourta të Beotisë më 8 nëntor, ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak, e paaftë të duronte dhimbjen e humbjes së fëmijës së saj. Njëkohësisht, detaje të reja po dalin në dritë rreth vrasjes së tmerrshme të një ndërtuesi 27-vjeçar nga Halkida.
Takimi fatal në Vilia
Sipas informacioneve fillestare, i riu dyshohet se është joshur në Vilia për të takuar një grua që e kishte takuar përmes një aplikacioni takimesh. Megjithatë, në vend të një takimi, duket se ishte ngritur një kurth i organizuar mirë.
Autorët, sipas informacioneve të deritanishme, e mbajtën rob për rreth 24 orë, gjatë të cilave e torturuan dhe më pas e qëlluan. Më pas, e transportuan trupin e tij në Skourta dhe i vunë flakën makinës për të zhdukur gjurmët e krimit.Automjeti i djegur dhe gjetjet e para të autoriteteve
Automjeti në të cilin u gjet trupi ishte raportuar i vjedhur në maj nga Glyfada dhe mbante targa nga një makinë tjetër në Pieria. Ky detaj, sipas policisë, tregon se një rrjet i krimit të organizuar me një metodologji “profesionale” mund të jetë pas krimit.
Oficerët e vrasjeve besojnë se është e mundur që 27-vjeçari të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas të jetë çuar në zonën e shkretë ku u gjet automjeti i djegur.
Telefoni celular është “çelësi” i çështjes
Autoritetet policore po vazhdojnë hetimet intensive për të zbardhur plotësisht çështjen. Në qendër është telefoni celular i viktimës, i cili ende nuk është gjetur dhe besohet se përmban informacione thelbësore në lidhje me njerëzit që e zunë në kurth dhe e çuan në takimin fatal.
Krimi i shëmtuar ka ngrirë komunitetin lokal në Halkida dhe Viotia, me banorët që flasin për një krim me egërsi të paparë. Autoritetet policore thonë se hetimi është çështje kohe, pasi provat çojnë gradualisht tek njerëzit që organizuan dhe kryen aktin e shëmtuar. -

Nuk e duroi dot vdekjen e djalit të saj, nëna e shqiptarit që u gjet i djegur në Skourta të Beotisë ndërron jetë
Nuk e duroi dot vdekjen e djalit të saj të vetëm: Nëna e shqiptarit që u gjet i qëlluar dhe i djegur në Skourta të Beotisë ka vdekur! Takimi-kurth në Vilia, rrëmbimi para ekzekutimit dhe numri i telefonit të 27-vjeçarit që pritet të “flasë” për të zgjidhur misterin pas vrasjes
Tragjedia që tronditi Evian dhe Beotinë ka marrë një dimension të ri, tronditës.
Nëna e ndërtuesit 27-vjeçar, i cili u gjet i vdekur, i karbonizuar brenda një makine në Skourta të Beotisë më 8 nëntor, ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak, e paaftë të duronte dhimbjen e humbjes së fëmijës së saj.
Njëkohësisht, detaje tronditëse po dalin në dritë rreth vrasjes së tmerrshme të një ndërtuesi 27-vjeçar nga Halkida.
Takimi fatal në Vilia
Sipas informacioneve fillestare, i riu dyshohet se është joshur në Vilia për të takuar një grua që e kishte takuar përmes një aplikacioni takimesh.
Megjithatë, në vend të një takimi, duket se ishte ngritur një kurth i organizuar mirë.
Autorët, sipas informacioneve të deritanishme, e mbajtën rob për rreth 24 orë, gjatë të cilave e torturuan dhe më pas e qëlluan. Më pas, e transportuan trupin e tij në Skourta dhe i vunë flakën makinës për të zhdukur gjurmët e krimit.
Automjeti i djegur dhe gjetjet e para të autoriteteve
Automjeti në të cilin u gjet trupi ishte raportuar i vjedhur në maj nga Glyfada dhe mbante targa nga një makinë tjetër në Pieria. Ky detaj, sipas policisë, tregon se një rrjet i krimit të organizuar me një metodologji “profesionale” mund të jetë pas krimit.
Oficerët e vrasjeve besojnë se është e mundur që 27-vjeçari të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas të jetë çuar në zonën e shkretë ku u gjet automjeti i djegur.
Telefoni celular është “çelësi” i çështjes
Autoritetet policore po vazhdojnë hetimet intensive për të zbardhur plotësisht çështjen. Në qendër është telefoni celular i viktimës, i cili ende nuk është gjetur dhe besohet se përmban informacione thelbësore në lidhje me njerëzit që e zunë në kurth dhe e çuan në takimin fatal.
Krimi i shëmtuar ka ngrirë komunitetin lokal në Halkida dhe Viotia, me banorët që flasin për një krim me egërsi të paparë. Autoritetet policore thonë se hetimi është çështje kohe, pasi provat çojnë gradualisht tek njerëzit që organizuan dhe kryen aktin e shëmtuar.
-

“Vetëm një budalla bie në këtë kurth”/ Trump nuk kursen as të vetët, sulmon republikanët që kërkojnë hapjen e dosjes Epstein
Donald Trump ka komentuar mbi emailet e Jeffrey Epstein, të cilat sipas demokratëve e përfshijnë presidentin amerikan në një nga dosjet më të përfolura në media.
Disa orë pasi ato u publikuan nga Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në një postim në Truth Social, ai pretendon se çështja e Jeffrey Epstein “është një mashtrim” dhe një “kurth” i ngritur nga Demokratët.
Ai komenton se “vetëm një republikan shumë i keq ose budalla do të binte në këtë kurth”.
“Nuk duhet të ketë shpërqendrime ndaj Epstein ose ndonjë gjëje tjetër. Republikanët e përfshirë duhet të përqendrohen vetëm në hapjen e vendit tonë dhe riparimin e dëmit të madh që shkaktuan Demokratët!”, shkroi presidenti. -

Trump nuk kursen as të vetët, sulmon republikanët që kërkojnë hapjen e dosjes Epstein: Vetëm një budalla bie në këtë kurth
Donald Trump ka komentuar mbi emailet e Jeffrey Epstein, të cilat sipas demokratëve e përfshijnë presidentin amerikan në një nga dosjet më të përfolura në media.
Disa orë pasi ato u publikuan nga Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në një postim në Truth Social, ai pretendon se çështja e Jeffrey Epstein “është një mashtrim” dhe një “kurth” i ngritur nga Demokratët.
Ai komenton se “vetëm një republikan shumë i keq ose budalla do të binte në këtë kurth”.
“Nuk duhet të ketë shpërqendrime ndaj Epstein ose ndonjë gjëje tjetër. Republikanët e përfshirë duhet të përqendrohen vetëm në hapjen e vendit tonë dhe riparimin e dëmit të madh që shkaktuan Demokratët!”, shkroi presidenti.Top Channel
-

“Nuk mund të biem në çdo kurth të Ramës”, Salianji kritikon menaxhimin e opozitës: Koha nuk pret, duhet të luftojë me..
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë të ripërtërihet dhe Sali Berisha duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë për ta realizuar si proces.
Salianji tha se aksionet e fundit opozitare po provojnë se kampi i tij ende vazhdon të luftojë politikisht në kushte jo të mira.
Ai shtoi se kolegët e tij po bien vazhdimisht në kurthet e kryeministrit Edi Rama, siç ndodhi, sipas tij, edhe në seancën plenare të javës së kaluar për votëbesimin e qeverisë.
“Qeveria apo Edi Rama, që e drejton qeverinë, kishte arsyet e veta për të mos e lejuar debatin, për shkak se mbas tri mandateve qeverisje katastrofike, Edi Rama nuk ka më çfarë t’u thotë shqiptarëve. E gjithë narrativa e tij e tanishme është shpikja e elementeve që nuk sjellin asnjë gjë pozitive për qytetarët, si ‘Diella’, për shembull. Mendoj, pa diskutim, që edhe kolegët e mi dhe opozita duhet ta menaxhonin më mirë. Duhet bërë gjithçka na takon neve si opozitë, dhe grupit parlamentar, që të menaxhojmë çdo kurth. Pra, nuk mund të biem në çdo kurth që ngre Rama. Sepse është e qartë që ne, qytetarëve shqiptarë sot nuk ka nevojë t’ua përsërisim në mënyrë të përditshme që Edi Rama bën këtë, bën atë. Ne jemi në një regjim dhe në kushtet e një regjimi duhet të përpiqesh të luftosh dhe të marrësh hapësirat si në një regjim.
“Në çdo moment, në çdo rrethanë, Sali Berisha ka për të qenë një prej simboleve që e mban atë parti të bashkuar. Kështu që në këtë kuptim diskutimi nuk është çfarë do të bëhet me Sali Berishën, çfarë do të bëhet me Partinë Demokratike, duke përfshirë dhe duke qenë përbashkues ndaj të gjitha kontributeve, gjithë sakrificave dhe gjithë elementeve të tjera. Unë besoj që Sali Berisha do të dijë që të bëjë lëvizjet e duhura për ta zmadhuar dhe rifuziquar Partinë Demokratike, duke e ripërtërirë. Unë jam i bindur që pa Sali Berishën është një zgjidhje e dëmshme për Partinë Demokratike, prandaj i takon Sali Berishës, si simbol, por edhe si kryetar i Partisë Demokratike për të bërë përpjekjet dhe hapjet për ripërtëritje, që unë mendoj se duhen bërë me hapa të shpejtë pa pasur asnjë vonesë,” u shpreh Salianji. -

Si të mbani mizat larg shtëpisë, metodat më të mira natyrale
Mizat që arrijnë të futen në shtëpi janë jo vetëm bezdisëse por edhe të rrezikshme në aspektin shëndetësor.
Atyre u pëlqen të vardisen rreth koshit të plehrave, në banjë apo pranë ndonjë ushqimi të kalbur. Në pushin e lëkurës së tyre, mizat mbajnë miliona baktere të cilat transferohen lehtë tek ushqimi ose në sipërfaqen e gatimit. Në këtë mënyrë ata transmetojnë kolerën e sëmundje të tjera të rrezikshme.
Mizat tërhiqen shumë pas ushqimit.Duhet të bëni kujdes dhe nëse shikoni se mizat kanë prekur ushqimin tuaj të mos e konsumoni atë pasi mikrobet dhe bakteret që miza ka transmetuar aty janë të dëmshme, e ndonjëherë shndërrohen në rrezik për shëndetin.
Si të çlironi shtëpinë nga mizat
Qese Plastike Të Mbushura Me Ujë – Uji krijon reflektime të ndryshme dhe prish shikimin e mizave. Një qese me ujë u ngjan mizave si një rrjetë merimange të cilën ato e shmangin. Mbushni qese plastike me ujë dhe mbajini pranë dyerve, në ballkon e në dritare që mizat mos të guxojnë e të hyjnë.
Uthulla E Mollës – Hidhni gjysmë gote me uthull të ngrohtë molle në një kavanoz qelqi. Vendosni një hinkë në të dhe mbajeni në një zonë ku mizat qëndrojnë më shpesh. Mizat do të ndjekin aromën e uthullës dhe do të ngelin në kurth.
Karafili – Mizat nuk e durojnë dot aromën e karafilit. Merrni 6-12 fara karafili dhe ngulini në dy gjysma limoni të cilat mund t’i mbani në tryezën e bukës ndërsa jeni duke ngrënë.
Vera – Mizat janë të apasionuara pas verës së kuqe dhe të bardhë. Mbushni gjysmë gote me verë të kuqe ose të bardhë dhe lëreni në një zonë të shtëpisë ku ka shumë miza. Ato do të bien shumë shpejt në kurth.
Borziloku – Aroma e mirë e borzilokut i mban larg mizat. Gjethet e thata të borzilokut mund t’i fusni në qese të puthitura mirë dhe t’i varni pranë dritareve dhe dyerve.
Mjalti – Mjalti është shumë tërheqës për mizat dhe insektet. Ai shërben si një kurth i ëmbël për to. Prisni një shishe plastike sa më afër grykës dhe mbusheni me ujë me sapin. Pjesën tjetër e prerë të grykës lyejeni me dy lugë çaji me mjaltë dhe vendoseni kokëposhtë në shishen e mbushur me ujë. Mizat do të tërhiqen nga mjalti dhe do të bien brenda në ujë.
Kastraveci – Aroma e kastravecit ka efekt të padëshiruar tek mizat. Prijeni një kastravec në copa dhe vendosini ato në zonat e populluara nga mizat, ose edhe tek koshi i plehrave që ato të mos lëshojnë vezë.
Këshilla e fundit por jo nga rëndësia, është që ta mbani shtëpinë të pastër, të hidhni plehrat rregullisht dhe të mos lini ushqimin të prishet. -

Gjoba fshehurazi, kamatë dhe penalizime, kamerat në akset rrugore kthehen në kurth për qytetarët
Mbikqyrja e autostradave kryesorë në Shqipëri me kamera vëzhgimi po kthehet në një kurth për qytetarët të cilët po gjobiten pa u vendosur në dijeni dhe pa u njoftuar.
Tre muaj pas vendosjes së kamerave në autostradat kryesore të vendit, shqetësimet e qytetarëve janë rritur pasi ata penalizohen pa u njoftuar, cka krijon premisa që gjoba të mos paguhet dhe drejtuesit e mjeteve jo vetëm të jenë debitorë për shlyerjen e saj por të paguajnë edhe kamatën që nis nga dita e 15.Rasti i denoncimit të mbërritur në redaksi, është ai i një qytetari të gjobitur në Unazën e re të Tiranës, në datën 18 qershor 2025, në ora 06.22 të mëngjesit.
Plot 17 ditë më vonë, në datën 5 korrik 2025, ai rastësisht hyri në platformën e-albania për një arësye tjetër dhe u vu në dijeni të gjobës së vendosur nga policia rrugore.
Për shkak të mos shlyerjes në afat, gjoba kishte nisur të llogariste edhe kamatën me 120 lekë të reja për vetëm dy ditë!
Masa administrative e vendosur nga polici rrugor Artan Malasi, konsiderohet abuzive nga qytetari i cili thekson se është ndëshkuar me 2000 lekë, për tejkalim të shpejtësisë në Unazën Veriore të Tiranës, por fleta e gjobës në e-albania nuk ka asnjë shpjegim detajues, sa ka qenë shpejtësia me të cilën ai po lëvizte në momentin e shkeljes, dhe cila është diferenca e kësaj shpejtësie me atë të lejuarën në aksin ku është vendosur gjoba. -

Fshihte kokainën në të çarat e mureve, para se t’ua shiste përdoruesve, karabinierët fusin në kurth shqiptarin ‘inteligjent’
Karabinierët e Gubbio kanë arrestuar një 26-vjeçar shqiptar në rajonin e Umbrias, që u kap në flagrancë ndërsa vazhdimisht fuste dorën në disa të çara në mure, ku më pas rikthehej për t’i marrë dhe shitur te përdoruesit.
Efektivët pikasnë lëvizjet dhe sjelljet e dyshimta të të riut, duke e ndjekur për të parë pikat se ku ai vendoste lëndën narkotike. Në dy prej këtyre pikave zbuloi 9 doza kokainë dhe vijuan të monitoronin në distancë 26-vjeçarin, para se t’i vinin prangat.
Në momentin që ai u rikthye për t’i marrë, karabinierët e futën në kurth. Shqiptari bëri rezistencë dhe u përpoq të arratisej duke sulmuar fizikisht edhe efektivët, por pa sukses. Me vete iu gjetën edhe pesë doza të tjera kokaine, duke e çuar totalin në katërmbëdhjetë, informon media italiane.
Përveç drogës, u sekuestruan edhe 1360 euro cash. Gjykata e Perugia e vlerësoi arrestimin të ligjshëm dhe urdhëroi masën paraprake të ndalimit të qëndrimit në territorin e rajonit të Umbrias. -

Berisha reagon pas incidentit me Xhelal Mziun: Kurth i ulët i PS për të provokuar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në Ostren të Dibrës, ku sipas policisë, Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë goditur me grusht një punonjës të njësisë administrative pas një takimi elektoral.
Berisha mohoi përfshirjen e Mziut në një akt dhune dhe e quajti ngjarjen një “kurth të ulët” të organizuar nga Partia Socialiste. Ai akuzoi PS-në se po provokon në mënyrë të qëllimshme, për shkak të situatës politike të vështirë dhe dështimeve në fushatë.“Me militantë fanatikë socialist ndaj udhëheqësit politik të Dibrës, kurth dhe provokacion pasi e shohin se nuk po ngjisin kurrkund. Shohin situatën politike dhe zgjodhën të provokojnë Mziun. Kurth prej provokatorësh të ulët”, u shpreh Berisha në një deklaratë publike.
Policia ka nisur hetimet për incidentin, ndërsa përfaqësues të PD-së e cilësojnë ngjarjen si një përpjekje për të denigruar figurën e Xhelal Mziut dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale të qeverisjes.