Tag: kurse

  • Vijon numërimi në Lezhë/ Diferencë e vogël mes dy partive të mëdha, PS siguron 4 mandate, PD 3

    Vijon numërimi në Lezhë/ Diferencë e vogël mes dy partive të mëdha, PS siguron 4 mandate, PD 3

    Numërimi në Lezhë vijon ende.

    Nga 245 kuti, janë numëruar deri tani 100 kuti.
    Deri më tani PS kryeson me 11475 vota, e pasuar nga PD me 11073 vota.
    Shqipëria Bëhet del forcë e tretë me 1293 vota, kurse PSD me 739 vota.
    Deri më tani PS ka siguruar 4 mandate, kurse PD 3.

    Top Channel

  • Vijon numërimi në Lezhë, si paraqitet rezultati! PS siguron 4 mandate, PD 3

    Vijon numërimi në Lezhë, si paraqitet rezultati! PS siguron 4 mandate, PD 3

    Numërimi në Lezhë vijon ende.

    Nga 245 kuti, janë numëruar deri tani 100 kuti.
    Deri më tani PS kryeson me 11475 vota, e pasuar nga PD me 11073 vota.
    Shqipëria Bëhet del forcë e tretë me 1293 vota, kurse PSD me 739 vota.
    Deri më tani PS ka siguruar 4 mandate, kurse PD 3.

    Top Channel

  • Numërohen 258 nga 422 kuti në Korçë/ Kryeson Partia Socialiste me 6 mandate, ja sa merr PD

    Numërohen 258 nga 422 kuti në Korçë/ Kryeson Partia Socialiste me 6 mandate, ja sa merr PD

    Vijon numërimi i votave në qarkun e Korçës.

    Deri tani në qarkun Korçë janë numëruar 258 kuti nga 422 në total, ku PS kryeson me 35419 vota, ndërsa PD ka siguruar 22401 vota.
    Shqipëria Bëhet ka marrë 2520 vota, kurse PSD 1488.
    PS ka arritur të sigurojë 6 mandate deri më tani, kurse PD 4.

    Top Channel

  • PD merr 18 mandate në Tiranë, 8 në Durrës, 7 në Shkodër/ Ja si ndahen votat në qarqe sipas sondazhit të Syri.net

    PD merr 18 mandate në Tiranë, 8 në Durrës, 7 në Shkodër/ Ja si ndahen votat në qarqe sipas sondazhit të Syri.net

    Mijëra votues treguan votën e tyre në një sondazh të realizuar nga Syri.net që nga mëngjesi e deri në mbylljen e kutive.

    Sipas këtij sondazhi, PD merr 72 mandate, kurse PS merr 64 mandate.

    Ndërkohë, të dhënat janë të detajuara edhe sipas qarqeve.

    PD merr 18 mandate në Tiranë, ndërkohë PS merr 17 mandate.

    PD merr 8 mandate në Durrës, kurse PS merr 6 mandate.

    PD merr 7 mandate në Shkodër, kurse PS merr 3 mandate.

    PD merr 7 mandate në Elbasan, kurse PS merr 7 mandate.

    PD merr 2 mandate në Kukës, kurse PS merr 1 mandat.

    PD merr 7 mandate në Fier, kurse PS merr 8 mandate.

    PD merr 4 mandate në Vlorë, kurse PS merr 7 mandate.

    PD merr 5 mandate në Korçë, kurse PS merr 5 mandate.

    PD merr 4 mandate në Lezhë, kurse PS merr 3 mandate.

    PD merr 5 mandate në Lezhë, kurse PS merr 4 mandate.

    PD merr 3 mandate në Dibër, kurse PS merr 2 mandate.

    PD merr 2 mandate në Gjirokastër, kurse PS merr 2 mandate.

  • Partizani barazon, por rregullorja çon në finale e madhe të titullit Egnatian e Rrogozhinës

    Partizani barazon, por rregullorja çon në finale e madhe të titullit Egnatian e Rrogozhinës

    Adriatik BALLLA
    Gara për titullin kampion për këtë sezon do të jetë një finale e madhe mes Egnatias dhe Vllaznisë. Kjo pasi gjysmëfinalet e “Play-off”-it sipas formatit “Final Four”, nxorën në finale pikërisht skuadrat e lartpërmendura. Të dielën ishte Vllaznia që siguroi finalen pasi mundi 2-1 Dinamon, kurse mbrëmë u përplasën Egnatia e vendit të parë me Partizanin e vendit të katërt nga renditja pas 36 javësh garë. Gjysmëfinalja e mbrëmshme e “Final Four” nuk prodhoi goola, edhe pse pati një lojë të mirë e cilësore. Rezultati barazim në këtë format nuk e çon ndeshjen në shtesë, por sipas rregulloren i jep të drejtën skuadrës që është renditur më lart në kampionatin e rregullt që të shkojë më tej, pra në finale. Në këto rrethana, Partizani eliminohet, kurse Egnatia shkon në finale me Vllazninë, ku në këtë duel fituesi do të përvetësojë edhe trofeun e kampionatit.
    Ndeshja
    Rrogozhinasit kanë përsëritur historinë dhe ashtu si një vit më parë, kanë përfituar nga rregullorja për të shkuar në ndeshjen finale. Siç e cekëm dhe më lart, falë renditjes më të mirë në kampionat dhe rregullores së gjysmëfinaleve të “Final Four”, skuadrës së Edlir Tetovës i mjaftonte edhe barazimi në ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit. Ndaj ajo ka luajtur më me qetësi duke kontrolluar lojën, pa rrezikuar shumë përballë Partizanit i cili gjithashtu krijoi shumë pak raste për të shënuar. Kjo bëri që ndeshja të luhej pa ritëm, me të kuqtë që kishin rrallëherë minuta të rrezikshme para Dajsinanit. Ata tentuan vetëm në fund me forca të shumta të ndryshonin situatën, por ishte vonë për të sjellë një gol që do u jepte kualifikimin. Kësisoj, barazimi 0-0 i dha mundësinë Egnatias të shkonte përsëri në finale, ku do të tentojë të mbrojë “fronin” e siguruar një vit më parë.
    Shanset e finales
    Nisur nga ecuria e skuadrave të Egnatias dhe Vllaznisë në këtë kampionat, gjendjes së tyre momentale dhe cilësive të loljtarëve, mund të thuhet se Egnatia ka grup më të mirë, por luhatja e qëndrueshmërisë së saj mund t’ia largojë titullin nga duart. Vllaznia ndihet më e motivuar dhe me një Bekim Balaj në fomë mund të bëjë diferencë. Shkodranët kanë 24 vjet që nuk fitojnë titullin. E kanë fituar për herë të fundit në vitin 2001, kurse rrogozhinasit e fituan titullin një vit më parë, madje bënë dopietë trofesh, pasi fituan edhe Kupën e Shqipërisë. Këtë edicion kupën e fitoi Dinamo, kurse Partizani mbeti pa trofe. Në vallen e titullit është Vllaznia dhe Egnatia. Cilado qoftë skuadra që e fiton titullin kampion, njëra do të shkojë në Champions League, kurse tjetra do të luajë në UEFA Conference League. Dinamo do të shkojë në Ligën e Konferencës si skuadra që ka fituar Kupën, kurse Partizani mbetet këtë herë pa ndonjë arritje, e do të përqendrohet në sezonin e ri, ku trajneri Gega mund të nisë që në fillim të qershorit të ndërtojë ekipin e sezonit të ardhshëm. Finalja e titullit mes Egnatias dhe Vllaznisë do të luhet më 12 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”.

  • “PD, me një avokat vigan të Presidentit Trump, kurse ai me Suel Çelën”/ Berisha në Kuçovë: Edi Rama është i tmerruar…

    “PD, me një avokat vigan të Presidentit Trump, kurse ai me Suel Çelën”/ Berisha në Kuçovë: Edi Rama është i tmerruar…

    Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur gjatë mitingut në Kuçovë se kryeministri Edi Rama, sipas tij, ka dy ditë që është tmerruar. PD me kryestrategun Chris La Civita, ndërsa nga ana tjetër është Rama me deputetin Vullnet Sina, i cili është komentuar shumë për ngjashmërinë që ka me La Civitën.
    Për Sinën Berisha tha se duhet të dorëzonte mandatin, pasi ka infektuar Shqipërinë me mallra të skaduar. Në fund, Berisha theksoi se sot “PD është me një avokat vigan të Presidentin Trump, kurse ai me bandat, me Suel Çelën, me Bajrat, hajrat, e të tjerë”.
    Berisha: I ra kokës me grushte atë ditë që doli Chris La Civita në konferencë shtypi. Por, këto dy ditë është i tmerruar dhe më shumë, sepse mësoi që PD, ka marrë për avokat, të kauzave tuaja të drejta, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë, avokatin e Presidentin Donald Trump.
    Në një anë opozita më Chris La Civitën në anën tjetër ai me Vullnet Sinën, një huajt e deputet që duhet të jepte mandatin se ka infektuar Shqipërinë me mallra të skaduar. Opozita, PD, ju të gjithë, me një avokat vigan të Presidentin Trump, kurse ai me bandat, me Suel Çelën, me Bajrat, hajrat, e të tjerë.

  • Kroacia e ndërton kilometrin me 1.6 mln euro, Rama me 17 mln euro! Programi ynë fillon aty ku dhimbja njerëzore është më e madhe!

    Kroacia e ndërton kilometrin me 1.6 mln euro, Rama me 17 mln euro! Programi ynë fillon aty ku dhimbja njerëzore është më e madhe!

    Kroacia e ndërton kilometrin me 1.6 mln euro, Rama me 17 mln euro! Programi ynë fillon aty ku dhimbja njerëzore është më e madhe!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e Njësisë nr. 11 të Laprakës tha se, Kroacia e ndërton kilometrin e rrugës me 1.6 mln euro, ndërsa Rama me 17 mln euro.“Programi ynë fillon aty ku dhimbja njerëzore është më e madhe. Aty ku vuajtja e qytetarëve tanë është më e madhe.Fillon pra me një betejë të vendosur kundër varfërisë.12 vite, ju dhe në tërësi shqiptarët, ishit subjekti i një varfërimi të pamerituar.I një varfërimi të frikshëm sa asnjë komb tjetër në rajon dhe më gjerë.Dhe vetëkuptohet, ky varfërim, i cili kishte një shkak themelor, abuzimin, vjedhjen, përvetësimin e fondeve të buxhetit të shtetit, e pasurive publike nga ky grup qeveritarësh, i drejtuar nga Edi Rama.Nga qeveritarët e tij vendorë si Erion Veliaj, nga 5D dhe 5B-të e tyre, nga rrethet e tyre të ngushta me të cilat këta ndanin buxhetin, ndanin pasuritë.Kurse rrogat dhe pensionet tuaja në vend që të rriteshin, bëheshin çdo muaj dhe çdo vit më të pavlerë sepse çmimet rriteshin në mënyrë stratosferike.Në qoftë se një pension u rrit nga 143 mijë lekë në 172 mijë lekë në Shqipëri, çmimet u rritën me mbi 250 përqind mesatarja e tyre.Dhe sot ky pension, për të pasur të njëjtën fuqi blerëse që kishte pensioni i vitit 2013, duhej të ishte 390 mijë lekë.Pensionisti i Malit të Zi që në vitin 2013 merrte një pension prej 138 mijë lekë, sot merr 450 mijë lekë sepse qeveria e Malit të Zi, apo e Maqedonisë, Serbisë apo Kosovës, kur ndan buxhetin, në ligj dhe moral të shtetit demokratik, një pjesë të parave u kthehen qytetarëve me rroga dhe pensione.Kurse këta qeveritarë me paratë tuaja ndërtuan luksin më të shfrenuar.Ju e dëgjoni rëndom Edi Ramën të thotë, më jepni prova.Po a ka provë më të madhe se vila me 57 metra të gjatë themelet, dy herë më të gjata se vila e Enver Hoxhës?Se sa kopshti 8300 metra, katër herë më i madh se kopshti i ish-diktatorit Hoxha.Po ka dëshmi më të madhe se sa 224 mijë metër katrorë tokë tek kanioni i Gjipesë.Po ka dëshmi më të madhe se fluturimet me avion taksi 21 milionë në dy vite.Po ka dëshmi më të madhe se kryeministri i vetëm në botë që hap shishen e verës 33 mijë euro.Po ka dëshmi më të madhe kur i jep vëllait tënd 38 mijë metër katrorë tek Rrapi i Treshit duke ua marrë pronarëve tiranas.A ka dëshmi më të madhe se në kundërshtim me çdo ligj, baxhanaku yt fiton qindra tendera vetëm për lidhjet familjare që ka me ty.A ka dëshmi më të madhe se sa djegësi i Tiranës, 130 milionë euro të zhdukura pa nam dhe nishan dhe nuk ekziston asnjë tullë në themelet e tij.Dhe tani e morët vesh, dy drejtorët që shkuan në gjykatë, shkuan se kanë firmosur letrat, kurse Lubia, e keni parasysh, e cila kishte detyrë ligjore të kontrollonte punimet, të bënte raportin dhe të informonte çdo muaj për ecurinë e punimeve, nuk bëri në 5 vite asnjë raport sepse e dinte se paratë i merrte bosi i saj, Edi Rama me Erion Veliajn.Po ka dëshmi më të madhe se sa rruga Manastir-Bjeliosek në Kroaci, 17 kilometra, 27 metra të gjera, ndërtohet me 27 milionë euro. Me 1.6 milion euro kilometri. Kurse këtu ndërtohet më 17 kilometër kilometri.Çfarë dëshmish kërkon ky që përpiqet të fshehë çdo gjë para jush.Që flet nga mëngjesi gjer në darkë sikur të jetë në jerm, jo këneta, jo zhapinj, jo hardhuca dhe me një fjalor mizerabël, çyryk, autik, budalla, i divorcuar.Këto janë togfjalëshi i tij, këto janë premtimet e tij, kjo është llogaridhënia e tij para jush. Por miq, e ka ndjerë fundin!”, tha Berisha.

  • Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

    Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

    Fushata elektorale ka hyrë në fazën finale të saj, teksa 11 maji po afron. Zgjedhjet parlamentare pritet të nxjerrin një parlament të ri, ku shumë nga deputetët që do ulen do jenë të rinj.
    Por si po shkon puna e partive që duan të thyejnë mitin e “dy elefantëve” PD dhe PS. Cili do jetë rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit?
    Këto tematika u trajtuan sot në panelin e “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv. Të ftuar të moderatorit Ilir Babaramo ishin Dashamir Shehu, kreu i partisë LZHK dhe koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, si dhe gazetarët Poli Hoxha dhe Flogert Muça.
    Deputeti Shehi tha se populli shqiptar është mërzitur nga të njëjtët njerëz në politikë prej 34 vitesh, të njëjtat fytyra, teksa shtoi se tani strategjia e partive ka ndryshuar, ku nga posterat i bëjnë fushatat me ekrane LED, me balerinë dhe shou.
    “Prej 34 vitsh në politikë, ndryshojnë shumë gjëra. E tha edhe Kreshnik Spahiu, janë lodhur, s’ka entuziazëm, ka shumë përsëritje, janë të njëjtët personazhe. Edhe në krahasim me ato në botë, sepse mediat sociale janë njëlloj, nuk kanë ndryshim, si në Angli e Francë, kur bëhet miting njerëzit dalin në rrugë, se atje matet forca. Fjalimet nuk mbahen për mitingje e programe, por për forcë. Atje nuk mbahen fjalime si këtu. Atje ka pjesëmarrje, është festë e demokracisë, është shprehje e popullaritetit. Këtu ka kontestive zgjedhjesh, madje edhe mitingjet janë të paguara. A ke parë, e bën të madh sa të duash mitingun. Kjo është shpesh diferenca. Kemi parë parti që pasi të mbarojnë zgjedhjet, se mitingje bëjnë aktualisht, ku do shihet edhe forca e tyre. Vënë muzikë e disa pankarta dhe thua ti bëhet hataja. Mitingje bëjnë edhe forcat e vogla. Mjafton kapaciteti organizativ dhe paret. Kjo bëhet për të treguar forcën politike. Politika ka humbur substancën dhe ka përfundu te komunikimi”, shprehet Shehi.
    Ai nënvizon se Rama e ka kthyer narrativë BE-në, por realiteti është ndryshe, kurse substanca politike ka humbur.
    “Në këto zgjedhje ka nevojë edhe për substancë politike, të mbahet edhe përgjegjësi për ato që nuk janë bërë, e kjo politika jonë nuk e njeh këtë pjesë. Kryeministri psh., shumë që ka premtuar nuk i ka bërë, ka sekëlldi nga fushata, ai e di që s’i ka bërë, por thotë do shkojmë në Europë etj. Ndonjëherë e meritojnë edhe termin turmë se duhet të ketë njerëz që bëjnë edhe kritika e t’i thonë “nuk është kështu”. Tani fushata bëhet me LED e jo me postera, ku shfaqen arritjet me pamje, ose me balerina e kërcime, bëhet shou. Rama e ka kthyer në narrativë BE-në, por nga ana tjetër nuk i ka mbajtur premtimet, gjendja ekonomike duket, shëndetësia, arsimi, bujqësia e të tjera. Unë mendoj se Rama nuk e do BE-në, sepse nuk i do policët e Europës këtu. Europa nuk na fut për Ramën apo ndonjë tjetër, por shpresoj të vijë ndonjë tjetër. Përrallis poshtë e lartë në Shqipëri, pa mua nuk shkojmë dot në BE etj. pse s’na futi për 12 vite ne Rama në BE, pro do na fusë tani? Unë mendoj se Rama po na shet një ëndërr”, tha Shehi.
    Kurse gazetari Poli Hoxha shprehet se loja e dy partive të mëdha është e shitur, kurse partitë e reja janë alternativa që po u tregojnë Ramës e Berishës se janë drejt fundit dhe vetëm po “blejnë kohë”.
    “Është një lojë e shitur në tavolinë mes dy të mëdhenjve për të vazhduar tranzicionin. Pazare siç bënë për kodin zgjedhor, për interesat ekonomike, për listat. Populli e ka kuptuar tani se si funksionojnë këta. Partitë alternative për këtë shërbejnë, për t’u tregojnë Ramës dhe Berishës se janë në fundin e tyre. Rama dhe Berisha po blejnë kohë për mbijetesë”, tha ai.
    Për Flogert Muçën, narrativa e Ramës për BE-në përkon me situatën gjeopolitike që e favorizon në Europë, marrëdhëniet e tij të mira me drejtuesit politikë të saj dhe konfirmimi që Brukseli i bën kësaj narrative.
    “Koalicionet kanë sloganet e tyre, Rama për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Berisha për Shqipërinë Madhështore, Dashamir Shehi për pronat e kështu me radhë. Këto parti ballafaqohen me këto programe kryesore. Rama psh., ka si faktor situatat gjeopolitike në rajon, ku BE ka hapur negociatat dhe situata ku ndodhet Shqipëria me procesin e anëtarësimit. Këto favorizojnë si pika mbështetëse të fabulës së tij tek qytetarët, e që e favorizojnë Ramën. Nga ana tjetër ai shfrytëzon edhe raportet e mira që ka me politikanët e BE-së. Deklaratat e funksionarëve të lartë të Brukselit konfirmojnë edhe narrativën e Ramës. Kurse Berisha ka dy non grata në SHBA dhe Angli”, u shpreh ai.

  • Serbi/ Formohet qeveria e re me 153 vota pro

    Serbi/ Formohet qeveria e re me 153 vota pro

    Parlamenti i Serbisë zgjodhi sot qeverinë e re të propozuar nga kryeministri i emëruar Djuro Macut.

    Në parlament serb sot pro qeverisë së re votuan 153 deputetë , kurse kundër votuan vetëm 46.

    Të gjithë deputetët e partisë opozitare që morën pjesë në këtë seancë votuan kundër qeverisë së re, kurse dy partitë opozitare si Partia Demokratike dhe koalicioni i djathtë Nada e abstenuan këtë seancë.

    Betimi i qeverisë së re pritet të bëhet mbrëmjen e sotme pak para përfundimi t të mbledhjes. Syri.net-SKAI.gr.

  • Barcelona hedh sytë nga Milani, gati 60 mln euro për yllin e skuadrës italiane

    Barcelona hedh sytë nga Milani, gati 60 mln euro për yllin e skuadrës italiane

    14 Prill 2025

    17:35

    Telesport

    Barcelona po punon me ritëm të lartë për merkaton, duke intensifikura bisedimet me disa agjentë, duke qenë se vera po afron dhe duhen lëvizje të reja.
    Relevo raporton se katalanasit do të shesin disa lojtarë për të financuar blerjen e disa yjeve. Lista është përditësuar me dy emra.
    I pari është mbrojtësi i djathtë i Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong, kurse i dyti mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders.
    Edhe Alejandro Grimaldo përmendet si opsion, por me më pak shanse se dy të parët. Frimpong kushton 40 mln euro, kurse holandezi i “Djallit” mbi 60 mln euro.