Tag: kurse

  • Pjesëtarë të grupit kriminal, arrestohen dy shqiptarët në Itali

    Pjesëtarë të grupit kriminal, arrestohen dy shqiptarët në Itali

    Dy shqiptarë, të moshës 19 dhe 36 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane, kurse një i tretë u shpall në kërkim, pasi mundi t’i shpëtonte prangave.
    Mediat italiane shkruajnë se operacioni u krye në zonën e Castel del Piano dhe San Sisto, në Itali. Bastisja e parë përfshiu 36-vjeçarin, i cili u ndalua në makinën e tij së bashku me 21-vjeçarin, i cili arriti që të ikte me vrap. 36-vjeçarit iu gjetën disa doza kokaine në trup, me peshë 5 gramë dhe kontrolli u shtri në banesën e tij.
    Por sapo mbërritën aty, karabinierët panë një të ri 19-vjeçar që fluturoi nga dritarja e shtëpisë, në përpjekje për t’u arratisur. Efektivët e kapën pas ndjekjes, kurse brenda banesës gjetën 22 pako të vogla që përmbanin 67 gramë të tjera kokainë, me vlerë tetë mijë euro, informon media e vendit fqinj.
    Të dy të arrestuarit u izoluan në burgun e Capannes për të pritur një seancë dëgjimore dhe masën e sigurisë, kurse i treti ndodhet ende në kërkim.

  • Pjesë e rrjetit të kokainës, arrestohen 2 shqiptarë, arratiset i treti, u hodh nga dritarja e banesës

    Pjesë e rrjetit të kokainës, arrestohen 2 shqiptarë, arratiset i treti, u hodh nga dritarja e banesës

     Karabinierët në Peruxhia arrestuan dy shqiptarë, të moshës 19 dhe 36 vjeç, kurse një i tretë u shpall në kërkim, pasi mundi t’i shpëtonte prangave.

    Operacioni u krye në zonën e Castel del Piano dhe San Sisto, në Itali. Bastisja e parë përfshiu 36-vjeçarin, i cili u ndalua në makinën e tij së bashku me 21-vjeçarin, i cili arriti që të ikte me vrap. 36-vjeçarit iu gjetën disa doza kokaine në trup, me peshë 5 gramë dhe kontrolli u shtri në banesën e tij.

    Por sapo mbërritën aty, karabinierët panë një të ri 19-vjeçar që fluturoi nga dritarja e shtëpisë, në përpjekje për t’u arratisur.

    Efektivët e kapën pas ndjekjes, kurse brenda banesës gjetën 22 pako të vogla që përmbanin 67 gramë të tjera kokainë, me vlerë tetë mijë euro, informon media e vendit fqinj.

    Të dy të arrestuarit u izoluan në burgun e Capannes për të pritur një seancë dëgjimore dhe masën e sigurisë, kurse i treti ndodhet ende në kërkim.

  • Gjykata e la në burg, 40-vjeçari: Nuk doja ta vrisja bashkëshorten, dua shtrim psikiatrik

    Gjykata e la në burg, 40-vjeçari: Nuk doja ta vrisja bashkëshorten, dua shtrim psikiatrik

    Gjykata e Volosit në Greqi ka lënë në burg 40-vjeçarin pandeli Nakoleci, që akuzohet se vrau gruan e tij 36-vjeçare, Marjola, nënë e 4 fëmijëve, pas një grindjeje në familje, të premten e 22 gushtit.
    Në mbrojtjen e tij, i pandehuri pretendoi se “nuk kishte qëllim vrasjeje” dhe se e vrau atë “në një shpërthim tërbimi”. Ai pretendoi se “nuk kishte pasur sjellje të dhunshme në të kaluarën ndaj” viktimës dhe e deklaroi veten “të shkatërruar”, duke kërkuar falje edhe ndaj fëmijëve, me pendesë të thellë.
    “Nuk dija çfarë po bëja, isha në gjendje tërbimi të rëndë mendor dhe çrregullimi mendor. Nuk kisha qëllim vrasjeje. Në një shpërthim tërbimi, pa kuptuar se çfarë po bëja, ia mora jetën”, tha ai para gjykatës.
    Ai e deklaroi veten “thellësisht të penduar” dhe u kërkoi falje katër fëmijëve të tij.
    “Do të doja ta ktheja kohën pas dhe të isha në vendin e saj. Jam fjalë për fjalë i shkatërruar, i thyer mendërisht, i dëshpëruar. Mendova t’i jepja fund jetës sime në burg”, tha ai, duke rrëfyer edhe detaje pas arrestimit.
    Por ky element nuk konfirmohet nga autoritetet, edhe pse gjendja e tij e shëndetit mendor është e rënduar, sipas mediave greke.
    Ai mohoi se kishte përdorur dhunë ndaj gruas së tij.
    “Nuk e kam detyruar kurrë të kryente marrëdhënie seksuale, nuk kam përdorur kurrë dhunë fizike ndaj saj. Ajo që thuhet nuk korrespondon me realitetin”, shtoi ai.
    Në përfundim të memorandumit, ai kërkon një vlerësim psikiatrik. Ai pretendoi se ishte shtruar në spital në një strukturë psikiatrike pas një tentative vetëvrasjeje dhe se po merrte ilaçe për çrregullim ankthi dhe konfuzion.
    Kurse avokati i familjes së 36-vjeçares theksoi se viktima kishte vuajtur nga sjellje abuzive gjatë gjithë jetës së saj me të pandehurin.
    “Mariolia po vritet për herë të dytë me atë që dëgjohet nga ana e autorit të krimit dhe kujtesa e saj po njolloset në një mënyrë të padrejtë dhe poshtëruese”, tha avokati.
    Kurse fëmijët e çiftit kanë rrëfyer se 40-vjeçari po e ndiqte me një thikë të madhe nënën e tyre, derisa i mori jetën.
    “E kuptova që nëna ime ishte shumë e frikësuar”, thotë fëmija, duke shtuar, “në një moment, ndërsa të dy prindërit e mi ishin në shtëpi, babai vrapoi te dera e kuzhinës, e cila është ngjitur me dhomën time të gjumit, dhe u drejtua për në ballkon. Atje ai kishte një kuti me vegla të ndryshme pjekjeje”, thotë fëmija në dëshminë e tij.
    “Ai mori njërën prej tyre, që ishte një palë pinca të mëdha që përfundonte në një thikë, dhe filloi të ndiqte nënën time. Ai u përpoq ta mbyllte derën prej druri të kuzhinës në mënyrë që babai im të mos hynte dot, por ia doli ta thyente derën. Nëna ime filloi të zbriste shkallët e pallatit dhe babai im po vraponte pas saj. Ai po e godiste me tërbim”, dëshmoi vajza e madhe.
    Kurse një dëshmitar tha se djali 15-vjeçar tentoi ta tërhiqte babanë nga qafa, por pa sukses.
    “Një djalë 15-vjeçar e kapi këtë burrë nga beli dhe e tërhoqi me forcë jashtë, duke bërë që ai të binte në hyrje të ndërtesës së apartamenteve dhe ajo të thyhej”, tha ai.

  • Pushteti i Ramës po e bën ‘qesharak’ demokracinë

    Pushteti i Ramës po e bën ‘qesharak’ demokracinë

    Nga Ben Andoni
    Për ditë e më shumë dhe, madje edhe në paqësinë e këtyre ditëve të pushimit po ndjejmë fuqinë e pushtetit me tendenca autokratike të kryeministrit Rama në vend. Arroganca e skajshme, përballja e njerëzve të tij me pushtetin dhe të mirat, siguria “skajore” zgjedhore, vetëbesimi e tij se do të largohet “kur të dojë ai”, apo shprehje të tilla “se nuk keni parë gjë akoma” dhe shumë elementë që përcillen dhe kultivohen prej servilizmit të njerëzve përreth, e bëjnë pushtetin e tij që dukshëm të manifestojë tendenca autokratikë. Mania e madhe e ndërtimeve të kullave ngado dhe ideja e gjigandomanisë për ta përjetësuar vizualisht qeverisjen dhe për ta thelluar diferencën e tij në drejtim me opozitën është një aspekt tjetër i asaj që po e shqetëson publikun shqiptar.
    Autokratët e sotëm në Ballkan dhe në Evropën e Lindjes, ku Rama po kalon në rreshtin e parë, po e përballin kundërshtimin gjithnjë e më të mekët të qytetarëve të tyre (shqiptarët, po ashtu). Shqiptarët duke e parë apatinë e opozitës së sotme përballë pushtetit dhe lajmet gjithnjë e më të shpeshta të lidhjeve të tyre klienteliste me pushtetin Rama; duke parë mundësitë e reduktuara ekonomike, ku fuqia mbetet në pak duar, që kanë lidhje me pushtetin, ndërsa biznesi po vuan, teksa bujqësia po përballet me shqetësime gati ekzistence; në aspektin social, ku vendi ka ndarje shumë të mëdha dhe shtuar edhe me probleme me arsimin dhe shoqërinë, po i bën shqiptarët të ikin pa kthim. Tani edhe fasha moshore të klasës së mesme. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, mes viteve 2012 dhe 2022, Shqipëria ka humbur mbi 220.000 qytetarë përmes emigrimit. Kurse në një sondazh, të realizuar online, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim) me një kampion rastësor, ku u anketuan 857 persona (82%) jetonin në Shqipëri dhe 187 (ose 17.9%) jetonin jashtë vendit u tregua për një emigracion potencial të lartë në mesin e të shkolluarve. Mbi 94% e pjesëmarrësve (984 persona kishin arsimin e lartë, nga të cilët 478 me gradë PHD dhe 57 në proces doktorantë) donin të iknin. (Monitor, 2024).
    Dhe, sot në Shqipëri ne po e shohim paq ekuilibrin ndërmjet masave gati drakoniane të Ramës për informalitetin (që për hir të vërtetës vlerësohen nga njerëzit, por Rama harron se ato në masë janë bërë nën pushtetin e tij) dhe propagandës për të përqeshur dhe hedhur poshtë gjithçka kundër tij brenda kuadrit të etjes për pushtet. Sot, z.Rama nuk jep llogari para parlamentit që e frekuenton në mënyrë shumë të rezervuar, ndërsa ish-kryetarja Spiropali (me gjasë mund të rizgjidhet) e ngre në apoteozë (krahasimet e saj me Skënderbeun dhe të tjera janë pjesë e groteskut kombëtar tani); presidenca, ku Shkëlqesia e tij Begaj pothuaj nuk i ndihet autoriteti më i lartë sublim përballë tij qoftë dhe në momente kur kërkohen; për të përfunduar me Partinë Socialiste, ku tashmë duhet thënë thjesht: “Na ishte njëherë”. Dorëheqjet e administratës që u dhanë kolektivisht e shfaqën hapur këtë logjikë detashmenti sovjetik.
    Ndërkohë, qytetari shikon emrat e atyre që përfitojnë dhe mënyrën sesi shfrytëzohen burimet ekonomike, ku për fat të keq shikohet se veç pak emrave janë edhe njerëz të lidhur me opozitën që janë kapur në çarkun e interesave. Nuk është e largët dita kur do akuzojnë njëri-tjetrin për afera, siç po ndodh tashmë me çështjen “Bankers”. Akoma më shqetësues është fakti sesi Rama e trajton përballjen me ekonominë e vendit. Duhet të kesh akses në grupimet afër tij që të kesh përfitime, ashtu si shikon kohë më vonë që miqtë e tij shndërrohen në përfitues. Ndërtimet dhe emrat e arkitektëve që kanë punuar në këtë monstruozitet në kryeqytetin tonë ta japin më saktë këtë paraqitje.
    Institucionet e ndryshme janë krejt në dorën e Ramës dhe këtë e shikon se nuk ke drejtues dhe individë që të kundërshtojnë ose thjesht t’i argumentojnë për punën e tyre. Javët e fundit e treguan hapur memecërinë e tyre, kur u kërkoi dorëheqjet. Dhe, zëvendësimet në institucione dhe shkarkimet u bënë në bllok dhe pa edhe rezistencën më të vogël.
    Sikur të mos mjaftojë kjo, shikon institucionet e sigurisë që janë të pagoja për këtë korrupsion, këtë pushtet pa limite të Ramës, apo qoftë edhe mënyrës sesi veprojnë njerëzit afër tij. Shpërdorimi me fondet e IPARD-it janë ndër të shumtët indikatorë. Përballë tashmë ka një shoqëri civile që duhet reformuar, por që vuan sëmundjen e vjetër të politikës që ka të njëjtat emra dhe përfitues të frikshëm parash që nuk janë efikasë për shumë nga problemet e vendit, përveç interesave të tyre të gjenerojnë fonde për jetët e pasura që bëjnë një pjesë e tyre.
    Nuk është se Rama e ka gjetur kaq të papërpunuar truallin. Përmes njerëzve të tij, nuk mund të thuhet elita politike (për fat të keq nuk u krijuan asnjëherë tek ne) që shfrytëzuan institucione dhe shumë mediume të ndikimit shoqëror, u risajuan norma të cilat i përshfaqin hapur përjashtimin e tjetrit, antagonizmat dhe përjashtimin. Paçka shumë gjërave që nën syrin e publikut e lidhin Partinë e Ramës dhe Partinë e Berishës (PS dhe PD, mirëfilli janë në histori), kryesore është se ne jemi të ndarë “Ne” dhe “Ata”. Mu si në kohën e fill pas Luftës së Dytë Botërore që prodhoi aq shumë gjak, por mbi të gjitha në thjeshtësimin e sotëm të sfidave komplekse shoqërore. Ndërsa Berisha e nisi, sot Rama e ka institucionalizuar kuptimin e diversitetit dhe përçarjen e madhe shoqërore, por mbi të gjitha është shkatërruar besimi se mund të bëjmë një shtet efikas që t’u shërbejë të gjithëve dhe ku do të jetosh.
    Megjithatë kohët tona janë të mbushura me paradokse: Dhe, një drejtues me tendenca autokrate si Rama e di mirë se mbështetja e huaj (dhe kjo ndaj tij ka qenë e pamatë) mund të pjellë pushtet. Samitet në Tiranë i ka kthyer në tribuna, ku ka marrë aprovimin e liderëve kryesorë të Evropës (paçka se kancelari gjerman Friedrich Merz bëri një gjest shumë domethënës në takimin protokollar para Muzeut Kombëtar, kur ia bëri me shenjë: Ke fituar katër herë? Çudi! Ngritje supesh). Dhe, për çudi Evropa e bashkuar ka kohë që nuk sheh, por integrimi është ai imazh që Rama diti ta luajë aq mirë si moto në zgjedhjet e vitit 2025.
    Sot me Ramën nuk ka më kontroll dhe balancë të institucioneve, ka përçarje deri në vuajtje të opozitës dhe një media apatike, e cila mezi po merr frymë në këtë pushtet me tendenca mirëfilli autokrati. Por pushteti i autokratit ngrihet mbi fantazira dhe larg realiteteve, kurse i demokratit mbi realitetin. Ndaj përballja e demokratëve është sfiduese, kurse drejtues si Rama dinë të manipulojnë me ndjenjën për t’i hequr nga ky realitet dhe për t’i çuar në fantazi. Ndaj autokracia e tij po e bën ‘qesharake’ dhe pa jetë demokracinë tonë. Pakkush ka fuqi t’i thotë të vërtetën: Ku po e çon vendin?! Kurse Czesław Miłosz, nobelisti polak do t’ia thoshte edhe më thjeshtë përmes vargjeve: “Në një dhomë ku njerëzit ruajnë unanimisht komplotin e heshtjes, një fjalë e së vërtetës tingëllon si një e shtënë pistolete”. (Homo Albanicus)
     

  • “Udhërrëfyes” për arsimin e lartë/ Universitetet duhet të forcojnë prezencën në internet, do pranohen kurse masive online

    Universitetet do të duhet të forcojnë prezencën në internet duke shpalosur ofertën e tyre akademike për të thithur më shumë studentë të huaj.

    Me një kosto të planifikuar në vlerën e 8 milionë lekëve, Ministria e Arsimit dhe AKSHI do të krijojnë një udhërrëfyes për disponueshmëri më të lehtë të informacionit online, deri në 2027.

    Plani i Veprimit, në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE ka si qëllim përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në fushën e arsimit me objektiv modernizimin e infrastrukturës digjitale të institucioneve të arsimit të lartë dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

    Thelbësore shihet edhe nevoja për përafrimin më të mirë mes institucioneve të arsimit të lartë dhe tregut të punës. Për këtë propozohet një bashkëpunim mes universiteteve dhe Inspektoriatit të Punës, duke shtuar edhe lëndë mësimore të çertifikuara në platforma digjitale që pasurojnë njohuritë e studentëve dhe që i pajisin ata me certifikata të vlefshme për punësim.

    “Kjo masë politike sugjeron përditësimin e akti rregullator për të pranuar kredite nga Kurse Masive të Hapura Online (MOOC) të njohura në fusha me kërkesë të lartë të tregut të punës.
    Procesi përfshin hartëzimin e nevojave të tregut të punës duke u konsultuar me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore dhe Institucionet e Arsimit të Lartë për të identifikuar boshllëqet, rishikimin e politikave akademike për të thjeshtuar transferimin dhe vlerësimin e krediteve, si dhe krijimin e bashkëpunimeve me ofrues të mirënjohur të kurseve, veçanërisht në fusha të avancuara si siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale”, sipas Ministrisë së Arsimit.
    Vec angazhimit të universiteteve me palët e interesuara europiane për të shkëmbyer praktikat më të mira, sugjerohet edhe krijimi i kurseve online me kredite universitare të përbashkëta, duke sjell shembuj nga bota.

    “Shtete si Franca, Austria dhe Koreja e Jugut kanë zhvilluar portalet kombëtare Kurse Masive të Hapura për të zgjeruar aksesin në kurset e nivelit universitar. Këto platforma, përgjithësisht falas, ndonjëherë përfshijnë mundësi për të fituar kredite, veçanërisht në Austri dhe Korenë e Jugut. Për më tepër, partneritetet publik-privat, të tilla si bashkëpunimi midis Universitetit Mapúa të Filipineve dhe Coursera-s, i lejojnë studentët të fitojnë certifikata të njohura nga tregu i punës në fusha me kërkesa të larta si analiza e të dhënave dhe shërbimet kompjuterike në “cloud”, duke rritur aksesin dhe punësimin”.

    Realizimi i mekanizmave të njohjes së krediteve nga universitetet për këto kurse online pritet të kushtojë 4 milionë lekë.

  • Bajroni për shqiptarët: ”S`ka lodhje që mund t`i mposhtë, nuk ka popull më të frikshëm për fqinjët përreth”

    Bajroni për shqiptarët: ”S`ka lodhje që mund t`i mposhtë, nuk ka popull më të frikshëm për fqinjët përreth”

    “Tek arnautët dhe shqiptarët , -shkruan Bajroni,(1) -më bën përshtypje vecanërisht ngjashmëria me malësorët skocezë, për nga veshja , qëndrimi dhe mënyra e të jetuarit. Malet e tyre më kujtojnë Kaledoninë, me një klimë më pak të egër . Kilti(2) i tyre, megjithëse i bardhë, format e thata dhe të zhdërvjellta të trupit, dialekti i tyre me bashkëtingëllore si të keltëve, zakonet e tyre luftarake, gjithshka më sjell ndërmend viset e Morvenit. Nuk ka popull më të urryer dhe më të frikshëm për fqinjët përreth sesa shqiptarët.

    Grekët i shohin si fare pak të krishterë, kurse turqit fare pak si myslimanë. Ndër zakonet e tyre mbizotëron ai i presë, ndaj të gjithë mbajnë armë. Arnautët , malazezët(3) , himariotët e gegët janë të njohur për dinakërinë e tyre ,ndërkaq pjesa tjetër ndryshon mjaft në zakone ,dhe shumë në karakter. Për aq sa munda t`i njoh nuk kam për ta veç lavde… …Kan një pamje të bukur; ne hasëm midis Delvinës e Libohovës gratë më të adhurueshme që kam parë ndonjëherë , ndërsa po rregullonin rrugën e prishur nga përrenjtë . Të ecurit e tyre ka dicka me të vërtetë teatrale , por kjo vjen pa dyshim nga palltoja apo manteli që u varet mbi njërën shpatull (4). Flokët e gjata na kujtojnë gratë Spartane, kurse guximi i tyre në luftën partizane (5) kalon cdo cak … Ndonëse tek grekët ekziston njëfarë kalorësie, nuk kam hasur kurfarë kalorësie për të qenë tek shqiptarët.

    Disa prej tyre preferojnë shalat angleze , por nuk rezistojnë dot për kohë të gjatë. Kurse kur shkojnë më këmbë, s`ka lodhje që mund t`i mposhtë.

    1)Udhëtimet e Cajld Haroldit –shtesa e këngës së dytë -Vini re faktin që Bajroni bën një ndarje midis arnautëve dhe shqiptarëve ,ndarje që historiografia e mëpasme e ka zhdukur, duke vënë thjeshtë në dukje se arnaut ishte termi turk për shqiptarët në përgjithësi.Me sa kuptohet nga teksti në vijim, me ARNAUT ,Bajroni nënkupton arvanitasit (banorët e Shqipërisë së poshtme), ndërsa me shqiptarë nënkupton pjesën tjetër.

    2) Kilt-kështu e quajnë skocezët fustanellën e tyre.

    3) Me Malazezë Bajroni nënkupton popullsinë shqiptare të Malit të Zi (Malësinë e Sharrit, etj…). Ashtu sin ë rastin e vënë në dukje në shënimin e kësaj faqeje , identifikimi I shqiptarëve të Malit të Zi me termin Malazezë ,prespozon në mbizotërim thuajse të plotë të popullsisë shqiptare në ato vise edhe në kohën e poetit të famshëm.

    4)Zbukurimi më i bukur i grave shqiptare është një shami e qëndisur me lule të arta. Filli i artë dhe i argjendtë për qendisje u vjen nga Viena.

    5)Për të shmangur keqkuptimet nënvizojmë se tamam kështu shkruhet në tekstin italisht të vitit 1847-guerra di partigiani/Me sa duket ky term është shumë më i vjetër nga se pandehet këtu tek ne. /InforCulture.info

  • Fuqia e një njeriu që e ndryshoi botën: Ali Ibn Nafi ose Mick Jaggeri i shekullit IX

    Fuqia e një njeriu që e ndryshoi botën: Ali Ibn Nafi ose Mick Jaggeri i shekullit IX

    Daut Dauti

    Kordoba e shekullit IX ka qenë e rëndësishme sikur Londra apo Nju Jorku i sotëm. Qyteti kishte plot shkencëtarë, arkitektë, inxhinierë, filozofë, artistë… Për nivelin e civilizimit të Kordobës flet fakti që tregon se ky qytet kishte bibliotekë me mbi një milion libra. Në mes tjerash, qyteti kishte kanalizim dhe ujësjellës, kurse rrugët ishin me ndriçim. Pushteti i Umajadëve kishte shënuar kulmin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor në të cilin jetonin në harmoni (pothuajse të plotë) myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët.

    Në vitin 873 në Kordobë erdhi një njeri i cili do ta ndryshonte historinë e kulturës dhe artit jo vetëm në këtë qytet të Andaluzisë, por në tërë Evropën. Ai ishte Ali Ibn Nafi, i cili në histori njihet edhe si Zirjabi (Ziryab), i lindur në Bagdad nga njëri prind kurd, kurse nga tjetri afrikan. Pasi që ishte disi më i murrmë se tjerët, vendasit e quanin ‘Zogu i Zi’. Nafi ishte burrë i pashëm, por doli të ishte një lloj gjeniu i veçantë. Profesioni i tij ishte muzika, por ushtronte autoritet në shumë fusha tjera të jetës. Sapo kishte ardhur në Kordobë e kishte themeluar Konservatoriumin e tij që në fakt ishte shkolla e parë e muzikës në Evropë e cila ekziston edhe sot dhe mbanë emrin e tij.

    Me inovacionet që solli, Nafi u popullarizua në tërë shtresat e shoqërisë, që nga pallati mbretëror e deri te njerëzit e zakonshëm, ndër burra e gra. Në mesin e shumë inovacioneve që inicioi, ai e popullarizoi edhe rruarjen e fytyrës dhe qethjen e flokëve të burrave, kurse te gratë përdorimin e kremave dhe ndukjen e qimeve në vendet e panevojshme dhe intime. E futi në përdorim ndërrimin e rrobave sipas sezoneve të vitit dhe kohëve të ditës dhe natës. E prodhoi dhe e futi në përdorim edhe parfumin së bashku me deodorantet tjera për gra dhe për burra. Edhe sot në Evropë dhe gjetiu shitet parfumi me emër të tij si ndër më kualitativët dhe më të shtrenjtët (Ziryab Parfumes). Sipas shembullit të tij filloi të sillej dhe vishej e tërë aristokracia iberiane e më vonë edhe ajo evropiane.

    Nafi i popullarizoi edhe disa lloje të perimeve, përfshirë asparagun (Asparagus) dhe ishte i pari që e futi në përdorim shujtën treshe (anglisht: three course meal) ose ngrënien sipas radhës: 1. supën ose sallatën, 2. gjellën kryesore; 3. ëmbëlsirën. E vuri në përdorim edhe pirjen nga gotat e kristalta. Sot, në disa qytete evropiane mund të gjeni restorante elitare që kanë emrin e tij (Ziryab).

    Nafi u popullarizua aq shumë sa që gjithkush dëshironte të rrinte me te, të vishej si ai, të fliste si ai, të dukej si ai… Pasi që ishte muzikant, ishte një ‘Super Rock Star’ sikur që sot është, ta zëmë, Mick Jagger. Në fakt, Nafi ishte më shumë se Jagger pasi që shkruante tekste të këngëve, i kompozonte, i këndonte duke ekzekutuar vetë në instrumente dhe ishte i suksesshëm edhe në fusha tjera. Konservatoriumi i tij u popullarizua aq shumë sa që aty vinin për të studiuar nga të gjitha vendet e botës së atëhershme.

    Megjithatë, gjenialiteti i Nafit ishte në muzikë. Kur kishte ardhur në Kordobë, me vete e kishte marrë një instrument që në Lindje njihej që nga lashtësia e që quhej ‘Utë’ dhe i cili te ne njihet edhe me emrin ‘Saze’ për ta sjellë për herë të parë në Evropë.

    Nafit i kishte pëlqyer shumë një valle e vendasve iberianë e cila më vonë u bë e njohur me emrin flamengo. I pëlqente shumë t’i shikonte iberainet duke vallëzuar nën tingujt e kitarës i cili instrument kishte ardhur po ashtu me arabët. Ai e shtoi edhe utën në përdorim të flamengos. Megjithatë, nuk ishte i kënaqur. I shikonte valltaret dhe vërente se diçka po mungonte. Si gjeni që ishte nuk e ndryshoi vallen, por vendosi t’i ndryshonte instrumentet. Në përshtatje të ritmit të flamengos, Nafi ia shtoi utës edhe një tel, kurse kitarës ia përmirësoi fushat e ndërrimit të tingujve. Me këtë, flamengo u popullarizua edhe më shumë në tërë ishullin iberian dhe mbeti e tillë deri sot që konsiderohet valle kombëtare spanjolle.

    Ndikimi i tij nuk u ndal këtu. Kitara dhe uta e vërshuan Evropën. Nëpërmes konservatoriumit e popullarizoi edhe muzikën e trubadurëve e cila e mori dhënë, por më shumë gjeti vend në qytetet bregdetare evropiane.

    Nafi, kur vdiq në vitin 857, la pas vete tetë djem dhe dy vajza. Që të gjithë e vazhduan traditën muzikore deri në disa gjenerata.

    Shembulli i Nafit flet për fuqinë e një njeriu të vetëm i cili mund të bëjë ndryshime të mëdha në këtë botë. Sot , bota ushqehet, vishet, qethet, rruhet, parfumosët, këndon ose vallëzon sipas Nafit.

    (Ky shkrim është i bazuar në programin dokumentar të TV BBC4 që mban titullin: ‘Blod and Gold: The making of Spain’ (Gjaku dhe ari: Themelimi i Spanjës). Autori, Simon Sebag Montefiore, është historian dhe gazetar i njohur britanik)

  • Ilirët dhe Iliria te autorët antik – Homeri

    Ilirët dhe Iliria te autorët antik – Homeri

    HomeriIliadaOdisejaMe emrin e Homerit, poetit epik legjendar të Greqisë, për qenien dhe veprimtarinë letrare të të cilit kritika moderne ka mendime të ndryshme, janë lidhur dy poemat e mrekullueshme të letërsisë greke që shkëlqejnë dhe në letërsinë botërore: “Iliada” dhe “Odisea”.

    “Iliada” e cila përshkruan luftën e grekëve kundër Trojës, u formua aty nga shek. VIII para e. sonë, kurse “Odisea” në të cilën janë paraqitur peripecitë e udhëtimit të Odisesë gjatë kthimit të tij për në atdhe, u formua në shek. VII. Është vërtetuar arkeologjikisht se poemat e Homerit, megjithëse të mveshura shumë me fantazi poetike, pasqyrojnë ngjarje të vërteta historike, të një kohe shumë më përpara formimit të tyre, pikërisht në shek. XIII-XII si dhe ndryshimet e ndodhura në dy shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para e. sonë. Ato krahas me të dhënat arkeologjike janë një burim i rëndësishëm për njohjen e jetës së Greqisë të asaj kohe.

    Në poemat e Homerit ne ndeshemi dhe me disa të dhëna për historinë e Ilirisë si p.sh. për pjesëmarrjen e paionëve në luftën e Trojës, për lokalizimin e vendbanimeve të tyre, për pjellorinë e tokës së tyre, dhe asaj të thesprotëve (Epir), etj. Këto grimca njoftimesh kanë rëndësi mbasi janë lajmet e shkruara më të vjetra që kemi për historinë e Ilirisë.

    IliadaLibri II

    Tani më poshtë, do të përmend ata që Argon pellazgjik

    banonin si edhe ata që banonin Alën, Alopën e Trehinën,

    si edhe ata që zotëronin Fthian si edhe Helladën me gra të bukura.

    Guneu nga Kyfi solli njëzet e dy anije;

    e ndiqnin atë enienët, ashtu edhe perrebejt luftarakë

    të cilët banonin në Dodonën dimërkeqe,

    Hipothou solli fiset e pellazgëve fqinjë,

    ata të cilët banonin Larisën pjellore;

    ata i udhëhiqte Hipothou e Pileu, pinjoll i Aresit,

    dy të bijtë e pellazgut Letho Teutamidit.

    Gjithashtu Pyraihmi solli paionët harklakuar

    larg prej Amydonit, nga Aksi shtratgjerë,

    Aksi, uji shumë i bukur i të cilit vërshon tokën,

    Libri X

    Pastaj atij iu përgjegj Doloni, i biri i Eumedit:

    “Ty unë këto do t’i them me përpikmëni.

    Anës së detit kanë zënë vend karianët e paionët harklakuar

    si edhe lelegët, kaukanët dhe pellazgët hyjnorë,

    kurse në Thymbrë u vendosën lykët e myzët e patrembur

    Libri XVI

    O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik, që banon larg,

    që kujdesesh për Dodonën dimërkeqe ku për rreth janë selët,

    ty banojnë fallxhorët që s’lajnë këmbët e flenë për tokë

    I pari hodhi heshtën vezulluese Patrokli

    për karshi dhe drejt mesit ku shumica luftonte,

    afer kiçit të anijes së Protesilaut zëmërmadh,

    dhe goditi Pyraihmin i cili paionët kalorë me përkrenare

    i solli prej Amydonit, prej brigjeve të Aksit të gjërë;

    atë e goditi në sup të djathtë, kurse ai me shpinë në pluhur

    ra duke bërtitur, dhe shokët e tij paionë u frikësuan.

    Libri XVII

    O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik, që banon larg,

    që kujdesesh për Dodonën dimërkeqe ku për rreth janë selët,

    ty banojnë fallxhorët që s’lajnë këmbët e flenë për tokë

    I pari hodhi heshtën vezulluese Patrokli

    për karshi dhe drejt mesit ku shumica luftonte,

    afer kiçit të anijes së Protesilaut zëmërmadh,

    dhe goditi Pyraihmin i cili paionët kalorë me përkrenare

    i solli prej Amydonit, prej brigjeve të Aksit të gjërë;

    atë e goditi në sup të djathtë, kurse ai me shpinë në pluhur

    ra duke bërtitur, dhe shokët e tij paionë u frikësuan.

    Libri XXI

    Atëherë i biri i Peleut me heshtën majëprehtë

    u vërsul i pezmatuar për lë vrarë Asteropeun,

    të birin e Pelegonit; këtë Aksi shtratgjerë

    e kishte lindur me Peribenë e Akesamenit, të bijën

    më të madhe të tij, me të cilën në shtrat kishte rënë lumi i thellë.

    Atij Akili iu vërsul, kurse ai nga ana e lumit i doli përballë

    duke pasur dy heshta në duar; zemërimin që kishte në kokë

    Ksanthi ia kishte ndezur për djemt e fuqishëm të vrarë në luftë

    të cilët Akili pa mëshirë i kishte vrarë dhe hedhur në lum.

    Kur ata u ndeshën ball për ball,

    i pari foli Akil hyjnori këmbëshpejtë:

    “Kush je ti prej burrave qe kundër meje guxon të vish?

    Është fatkeq ai djalë që mërinë time kundërshton”

    Atij menjëherë iu përgjegj i biri i shkëlqyer i Pelegonit:

    “O Peleid zëmërgjërë, për fisin tim pse pyet?

    Jam nga Paionia pjellore dhe e largët,

    burrave paionë heshtëgjatë u prij; kam

    njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion.

    Fisi i im vjen prej Aksit me rrjedhë të gjerë

    (prej Aksit që me ujë shumë të mirë tokën vërshon)

    që lindi Pelegonin, shtizorin e përmendur; prej këtij thonë

    se Linda unë. Tashti të luftojmë o Akil i ndritur”.

    Kështu kërcënueshëm ai foli, kurse Akili hyjnor e ngriti

    heshtën peljade; por në të njëjtën kohë me dy heshta

    përballë i dolli Asteropeu heroi;

    dhe menjëherë mburojën e qëlloi, por në asnjë vend

    mburoja nuk u ça; e ndaloi floriri, dhuratë hyjnore;

    me heshtën tjetër shkarazi i goditi Ilërën e krahut

    të djathtë nga rodhi gjak i zi, kurse arma që kaloi mbi të

    u ngul në tokë e uritur për mish.

    Pastaj i dyti Akili drejtoi heshtën

    kunder Asteropeut. qe donte (‘a vriste,

    prej kësaj ai shpëtoi, kurse heshta u ngul

    deri ne gjysme te shtizës prej frasheri ne bregun e larte te lumit.

    Ne ate kohe Peleidi shpaten e mprehtë, duke nxjerre nga brezi.

    u sul mbi të; kurse ai heshtën e Akilit

    nuk mund t’a nxirrte nga bregu ku dora e shëndoshë e kishte futur.

    Tri herë u përpoq. i hidhëruar, ta rrëmbente,

    tri here fuqia e la; dhe radhën e katërt, kur plot mëri

    përpiqej të mirrte heshtën prej frashëri të Aiakidit

    më përpara Akili ia nxori shpirtin.

    I goditur në bark aftr kërthizës nga ku

    u derdhën në tokë të brendëshmet, terri i mbuloi sytë

    kur ishte duke dhënë shpirt.

    Pastaj ai [Akili] shkoi kundër kalorëve paionë me përkrenare

    të cilët kishin frikë të kalonin lumin,

    mbasi panë trimin në një betejë të tmerëshme

    të vrarë nga krahu i fortë i Peleidit.

    Këtu ai vrau Thersilohun, Mydonin, Astypylin,

    Mnesin, Thrasin, Ainin dhe Ofelestin;

    dhe shumë të tjerë do t’i kishte vrarë këmbëshpejti Akil,

    nëqoftëse nuk do të ishte futur në mes lumi i thellë e i trubullt.

    OdisejaLibri XIV

    U ënda për nëndë ditë, kurse në natën e dhjetë të zezë,

    vala e madhe më shtyu në tokën e thesprotëve.

    Këtu më priti mbreti i thesprotëve Feidoni

    hero e bujar; i biri i tij i dashur erdhi

    të më marri në shtëpi, të dërmuar nga të ftohtit e nga lodhja,

    pasi më ngriti më çoi në pallatin e të jatit

    ku më dha të dyja, këmishë dhe mantel.

    Këtu unë dëgjova për Odiseun; kurse ai [mbreti] thoshte

    se e priti dhe u suall bujarisht me të kur kthehej në atdhe,

    më tregoi të gjitha pasuritë që Odiseu kishte grumbulluar

    bakrin, arin dhe hekurin shumë të punuar.

    Një pasuri që mjaftonte për të mbajtur etër e bij për dhjetë breza;

    Kaq gjëra të çmueshme gjendeshin në pallatin mbretëror.

    Dhe thonte se në Dodonë kishte shkuar për t’u këshilluar me hyun

    dhe për të dëgjuar nga lisi i gjatë fallxhor mendimin e Zeusit

    në se duke u kthyer në tokat pjellore të Ithakës së tij,

    pas një kohe të gjatë, të tregohej apo jo se kush ishte.

    Libri XIX

    Unë tani mora vesh kthimin e Odiseut;

    diku, në tokat pjellore të thesprotëve

    jeton dhe sjell thesare të shumta dhe të çmueshme

    Kështu më tha mbreti i thesprotëve Feidoni,

    i cili pasi u bëri fli perëndive të pavdekshëm

    kishte pregatitur një anije të shpejtë dhe bashkë me njerëz e kishte nisur

    Për të fuar Odiseun në atdheun e tij.

    Por mua më përcolli më përpara, me që rastësisht erdhi një anije

    thesprote, e cila lundronte për në Dulihin e pasur me grurë.

    Por më parë ai më tregoi pasuritë që Odiseu kishte mbledhur,

    me të cilat mund të mbahet një familje për dhjetë breza;

    Kaq gjëra të çmueshme gjendeshin në pallatin mbretëror.

    Pastaj thonte se kishte vajtur në Dodonë për t’u këshilluar me hyun

    dhe për të dëgjuar nga lisi i gjatë falxhor mendimin e Zeusit,

    në se duke u kthyer në atdheun e tij,

    pas një kohe të gjatë, të tregonte ose jo se kush ishte.

  • Herbert për shqiptarët: Të bukur, inteligjentë, trima, besnikë, por kundër rendit shtetëror… dhe Perandoria Otomane bëri veç çka deshën ata!

    Herbert për shqiptarët: Të bukur, inteligjentë, trima, besnikë, por kundër rendit shtetëror… dhe Perandoria Otomane bëri veç çka deshën ata!

    Ky është një përkthim i pjesshëm nga libri ‘A record of eastern travel’ (Një shënim nga udhëtimi në Lindje) i autorit Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve, i cili në këtë vepër paraqitet me poseudonimin e tij Ben Kendim. Libri është botuar në vitin 1923 dhe kjo pjesë paraqet një shënim të shkurtër të historisë shqiptare që mbërthen periudhën e kohës otomane e deri në pavarësi. Në mënyrë interesante, shkrimi është thjeshtësuar më qëllim që të lexohet dhe kuptohet nga publiku i gjerë britanik.

    Shqipëria

    ‘Ne nuk duam rrugë në vendin tonë për shkak se rrugët çojnë në okupim, eksploatim dhe në humbje të trashëgimisë sonë’, thanë shqiptarët.

    ‘Shumë mirë’, tha Stambolli, ‘nuk do të keni rrugë’.

    ‘Ne nuk duam as shërbim ushtarak për shkak se ne të gjithë kemi lindur të lirë, pa marrë parasysh a jemi katolikë, ortodoksë apo myslimanë’, thanë shqiptarët me vendosmëri të madhe.

    Edhe me këtë kërkesë Porta u pajtua, kurse shqiptarët me të madhe iu bashkuan Armatës turke si vullnetarë.

    ‘Ne nuk i duam gjykatësit turq’, deklaruan shqiptarët.

    ‘E tash, mos e teproni’, tha Porta. ‘Mos shkoni aq larg pasi kjo çështje e prek thellësinë e shtetit. Pranojeni këtë kompromis. Lejoni gjyqtarët turq dhe ne ju premtojmë se ata nuk do ta gjykojnë askënd’.

    ‘Në rregull’, thanë shqiptarët.

    Regjimi i vjetër në Turqi ka qenë i gatshëm që ta pranojë lirinë dhe lejen për ta aprovuar anarkinë në Shqipëri e cila në atë kohë ka qenë shërbëtore e dobishme e perandorisë. Është e drejtë të thuhet që ligji turk nuk ka sunduar askund në malet e Shqipërisë, edhe pse me ngadalësi është vendosur në qytetet si Shkodra, Elbasani dhe Janina.

    Shqiptarët janë dhe gjithmonë kanë qenë dashurues të mëdhenj të tokave dhe shkëmbinjve të tyre dhe për sistemin e jetës që kanë ndërtuar. Ka qenë sistem i rëndë, por i përshtatej popullit; secili njeri ka qenë polic i mjaftueshëm i vetvetes kurse hakmarrja ka qenë ligji i tyre i pranuar. Atë që Evropa do ta etiketonte si hakmarrje, shqiptarët e kanë quajtur drejtësi. Nga pikëpamja e vendeve të civilizuara, Shqipëria ka qenë vend pa ligj. Megjithatë, krimet e vogla që në Evropën Perëndimore i stërngarkojnë kronikat e gazetave, policinë dhe gjykatat, në Shqipëri kanë qenë shumë të rralla.

    Ka shumë për t’u thëne për ligjin shqiptar. E vërteta, kurajoja dhe besueshmëria kanë qenë kualitete të këtij populli që i ka kultivuar me zell dhe ky fakt ka qenë i njohur në tërë Lindjen e Afërt. Rojtarët e bankave, që nga Kajroja e deri në Greqi dhe nga Stambolli në Jerusalem, kanë qenë shpesh shqiptarë. Shkelja e besimit apo vjedhja e parave nga shqiptarët në këto pozita përgjegjëse ka qenë aq e rrallë sa që praktikisht është e panjohur.

    Shqiptarët posedojnë edhe një kualitet të papërshkrueshëm. Ata kanë një sharm të llojit të tyre dhe një atraktivitet magjie për vendin e tyre e cila gjë lë përshtypje të përhershme të shumica e atyre që kanë qenë në Shqipëri.

    Në pamje dhe me trup shqiptarët e veriut e rivalizojnë çdo racë të Evropës. Në ditë pazari në Shkodër, në kohët e shkuara, njeriu mund të shihte malësorët thatanikë me kokë gjysmë të rruar dhe me sytë e tij të pa pushuar që ndahen në mes interesimit për mallrat e tregut dhe kujdesit të tensionuar për mundësinë e ekzistimit të ndonjë armiku në afërsi. Gratë e kanë një lezet që nuk ua shijojnë dy veta dhe që janë po ashtu ndryshe nga çdo racë tjetër. Ato duken sikur Madona që kanë zbritur poshtë nga malet me borë. Por, inteligjenca dhe shpejtësia e mendjes së burrave të maleve është më interesante se bukuria e rrallë që kanë gratë e tyre.

    Në vitin 1880 z. Goschen dhe Lordi Edmund Fitzmaurice hartuan një memorandum për formimin e një Shqipërie autonome. Kufijtë që ata i propozuan dallojnë gjerësisht nga të sotmit pasi që ata përfshinë rrafshin e Kosovës, vilajetin e Shkodrës, qytetin e Janinës dhe pjesë të vilajetit të Manastirit. Ata kanë qenë njerëz të paanshëm, kurse propozimi i tyre kishte për qëllim arritjen e paqës. Propozimet e tyre nuk u miratuan.

    Gjatë shekujve kur Turqia e dominoi Ballkanin ndjenja kombëtare ka qenë e mbështjellë dhe e pa ushqyer në tokat e sundimit të saj. Bullgarët kanë fjetur pa ëndrra, kurse serbët vetëm nga ëndrra e mbajnë në mend madhështinë e së kaluarës. Aspiratat e grekëve kanë qenë të kufizuara vetëm në një rreth të vogël të inteligjencës së tyre. Në Shqipëri nuk ka pasë dyshime dhe as ëndrra për arsye se populli kurrë, as për një qast, nuk e ka humbur dijen për vërtetësinë e racës së vet.

    Shpirti i bashkimit ka lundruar për një kohë të gjatë mbi ujë, por ende nuk e ka gjetur varkën e saj. Para se vendi të arrinte qëllimin e përbashkët të artikuluar është dashtë të kalojë nëpër një përvojë të zjarrit. Gjatë tërë dimrit të viti 1912 malazezët kanë qenë të angazhuar në punë propaganduese në drejtim të malësorëve në veri.

    Një komision nën udhëheqjen e Adil Beut dhe i shoqëruar nga z. Robert Graves ka shkuar nëpër Shqipëri me qëllim që të eliminoj problemet që shkaktonin fermentim. Në Shkodër Adil Beu e emëroi Hysen Riza Pashën për vali dhe komandant ushtarak të qytetit të cilin ai menjëherë filloi ta fortifikojë. Misioni ka qenë më shumë se një herë nën zjarr gjatë udhëtimit dhe dështoi të arrinte sukses. Shumë shpejt shpërtheu revolta shqiptare në Kosovë nën udhëheqje të Isa Boletinit. Armët shqiptare triumfonin gjithkah. Shqiptarët e morën në posedim Shkupin dhe e mbajtën pjesën më të madhe të veriut ku unë kam pas fat t’i shoh incidentet të cilat do t’i përshkruaj në një kapitull tjetër. Porta e kuptoi se duhet të arrij marrëveshje. Shqiptarëve ju premtua autonomia e cila do ta përfshinte vilajetin e Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe pjesë të atij të Manastirit. Ky koncesion erdhi me vonesë. Kjo i dha arsye agresionit të Aleancës Ballkanike e cila nuk e dëshironte një Shqipëri të pavarur.

    Nuk nevojiteshin sytë e profetit për të parë ndarjen e Shqipërisë që ishte rezultat i fitores së Aleancës Ballkanike. Ismail Bej Qemali erdhi në Vlorë në gusht 1912, para shpalljes së luftës nga shtetet ballkanike dhe që në fillimt të luftës ai u kthye në Stamboll. Ai u kthye sërish në Vlorë dhe e shpalli pavarësinë e Shqipërisë duke e ngritur flamurin kombëtar me 28 nëntor 1912. Qemali i lajmëroi Fuqitë të cilët nuk treguan ndonjë vëmëndje. Grekët, të ngjallur nga lindja e shtetit të ri shqiptar, i morën gjërat në duar të tyre dhe e bllokuan Vlorën, selinë e qeverisë së përkohshme anëtarë të së cilës ishin Dom Nikollë Kaçorri, Mufid Bej Libohova dhe Mithat Bej Frashëri.

    Në vitin 1913, delegacioni shqiptar, i udhëhequr nga Ismail Bej Qemali, që përbëhej nga Mehmet Bej Konica një mysliman nga jugu, Filip Noga një katolik nga veriu, imzot Fan Noli një ortodoks nga Ibriktepe dhe Faik Bej Konica i cili përfaqësonte emigrantët shqiptarë nga Amerika në kuadër të federatës së Vatrës, erdhën në Londër për t’i paraqitur kërkesat e tyre në Konferencën e Ambasadorëve.

    Me 6 mars 1913, mbreti Gjorgj i Greqisë u vra në Selanik, kurse mbreti Konstantin erdhi ne fron. Ndërkohë, lufta shkonte keq për turqit: Selaniku u mor gati pa u shkrepur asnjë plumb; Adrianopoli [Edrene] bëri rezistencë heroike; Manastiri ishte ende i rrethuar. Në Shkodër Hysen Riza Pasha u vra pasi që doli nga shtëpia e Esat Pashës ku kishte ngrënë darkë. Në Ballkan ka qenë zakon për nikoqirin që të dërgonte një apo dy njerëz të armatosur me fenerë për ta përcjellë mysafirin në shtëpi pas darkës. Hysen Riza Pasha u largua i vetmuar nga shtëpia e Esat Pashës. Riza Pashën e sollën përsëri në shtëpi të Esat Pashës disa minuta para se të vdiste. Bounuo kim yapdi – ‘kush e bëri këtë’? – e kishte pyetur Esat Pasha. Sen bendenü bilirsin – ‘ti e di më mirë se unë’ – kishte thënë Hysen Riza dhe kishte vdekur.

    Pastaj, Esat Pasha e mori komandën dhe bëri marrëveshje me serbët. Kritikët e tij kanë thënë se financat kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe se atij [Esat Pashës] ju premtua edhe principata e Shqipërisë së mesme. Ai marshoi nga Shkodra me 23 prill. Fuqitë refuzuan ta njohin okupimin malazez të Shkodrës dhe admirali Cecil Burney shkoi në qytet si kryesues i forcës ndërkombëtare me 13 maj kur malazezët u detyruan të evakuonin qytetin.

    Kështu ndodhi që Shqipëria, duke qenë e para në luftë për liri, në llogari të saj e hapi rrugën për ekspanzionin e shteteve tjera ballkanike. Aletatë Ballkanikë e invaduan Shqipërinë si miq dhe si çlirimtarë, por mbetën aty si posedues dhe si trashëgimtarë. Shqipëria ka qenë si Samsoni në Tempullin e Gazës. Ajo [Shqipëria] e rrëzoi Perandorinë Otomane dhe mbi kokën e saj ranë ngrehurinat. /Telegrafi/

  • ‘Komunikimi i koduar që i tradhëtoi’/ Çifti shqiptar drejtonte rrjetin e kokainës, bie në prangat e policisë 32-vjeçari

    ‘Komunikimi i koduar që i tradhëtoi’/ Çifti shqiptar drejtonte rrjetin e kokainës, bie në prangat e policisë 32-vjeçari

    Policia italiane ka finalizuar një aksion që kishte nisur muaj më herët me disa goditje radhazi të aktivitetit, me total mbi 1 kg kokainë të sekuestruar dhe disa të arrestuar. Së fundmi janë kapur një 32-vjeçar shqiptar dhe një italo-argjentinas 41-vjeçar. Kurse nën akuzë u mor edhe një 24-vjeçare shqiptare, anëtare e grupit të shpërndarësve.
    Çmontohet grupi i shpërndarjes së kokainës në Fermo, mes të arrestuarve dhe akuzuarve edhe një çift shqiptarësh.Nga hetimet e deritanishme rezulton se organizata bënte shpërndarjen tek klientët pasi komunikonte dhe dërgonte me mesazhe apo foto vendet e takimit, kurse dozat shkonin deri në 1 gram.
    Policia tha se tre të dyshuarit akuzohen si drejtuesit e rrjetit të shpërndarjes në zonën Lido Tre Archi dhe gjithashtu në Lido di Fermo.
    Pas vëzhgimit dhe përgjimit, agjentët arritën deri tek të arrestuarit duke i gjurmuar. Shume prej klientëve vinin nga jashtë rajonit të Fermos, në zonën e plazhuit, 2-3 herë në javë, për të blerë mallin.
    Së fundmi ishte kapur një shpërndarës me 30 doza kokainë pranë lulishtes së qytetit. Kurse në një rast tjetër hetuesit sekuestruan një shportë që po zbritej nga pallati në ballkonin e një apartamenti, ku gjendeshin një sasi valute dhe që u shkëmbye me një sasi droge. Në total është kapur të paktën 1 kg kokainë gjatë aksioneve dhe hetimet vijojnë.