Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka prezantuar pasditen e sotme kandidatët për deputetë në qytetin e Lushnjës.Në këtë takim ka marrë pjesë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, drejtuesi politik i qarkut të Fierit Gazment Bardhi dhe deputeti demokrat Luan Baçi.
Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha u shpreh se kandidatët e PD-se ndryshojnë si dita me natën në krahasim me kandidatë socialistë.Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
I dashur zoti Gazment Bardhi, udhëheqës politik i qarkut, të dashur kandidate dhe kandidatë për deputetë, kam nder të veçantë që vij sot këtu për t’u paraqitur ju, burra dhe gra, individë të shquar, njerëz të suksesit, njerëz me dinjitet, që përfaqësoni vlerat më të arrira të familjeve, të komunitetit, të qytetit dhe fshatrave të këtij rrethi.
Do përfaqësoni në parlament me dinjitet interesat e tyre më jetike dhe më të mira. Krahasimi juaj me deputetët e Lubisë, deputetët e Shytëve, janë të krahasosh natën me ditën.
Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, askush nuk mendonte kurrë para 4 vitesh se forca politike, të cilës ju i dhatë besimin për të mbrojtur idealet tuaja, për të mbrojtur parimet, do të vinte sot në prag të fitores më e fortë se kurrë, më e fuqishme se kurrë.
Pas përpjekjeve që u bënë për ta fshirë atë si forcë politikë, ju e ngritët PD-në, e ngritët opozitën si Feniksi nga hiri dhe ja ku jemi sot, më të kthjellët, më të qartë, më të guximshëm se kurrë në ekzistencën tonë.
Miqtë e mi, këto 2 ditë që kaluan, kanë qenë për herë të parë në histori ditët e Europës për Shqipërinë, ditët evropiane për shqiptarët, në Strasburg dhe Bruksel, në rendin e ditës ishin qytetarët shqitparë, ishin të drejtat tuaja, ishte dinjiteti juaj, ishte vota juaj, ishte e ardhmja juaj.
Mirënjohje të pakufishme miqve tanë në Europë, që bënë kauzë të tyre, kauzën elirisë së shqiptarëve, kauzën e votës së lirë të lushnjarëve dhe mbarë shqiptarëve.Këto 2 ditë, dielli shkëlqeu më shumë se kurrë mbi vlerat, parimet dhe idalet që ju mbrojtët.
Unë isha në Strasburg dhe nga mëngjesi gjer natën vonë paraqita Shqipërinë, situatën e saj, por paraqita edhe vendosmërinë e opozitës, projektin e saj për një Shqipëri madhështore.Miq, a e dini ju se ndonjëherë, njeriu turpërohet edhe për atë që nuk duhet të turpërohet kurrë.
U turpërova kur mora vesh se kreut të narkoshtetit shqiptar ia kishin anuluar darkën zyrtare në Këshillin e Europës sepse ishte sjellë si brigand, jo si kryeministër.
Ishte sjellë në mënyrën më të padenjë dhe këtë ua ka fshehur shqiptarëve.
Sot në Parlamentin Europian ishte dëgjesa për Shqipërinë, dëgjesa e dytë në historinë e këtij vendi.
E para u zhvillua në vitin 2001, kur me mekanizmin e famshëm të Dushkut i morën opozitës 11 mandate. Ngelën në klasë, mbetën, u rrëzuan.
E dyta u zhvillua tani pikërisht, 3 ditë para fillimit të fushatës elektorale sepse Europa e ndjeu se padrinoja e Shqipërisë nuk ka nxjerrë mësime.
Pra, ju e shihni, miqtë tanë kudo që janë, presin me padurim votën e lirë të shqiptarëve dhe fitoren e opozitës.
Tag: kurrë
-

Kryedemokrati Berisha prezanton kandidatët e Lushnjes për zgjedhjet e 11 Majit: Ndryshojnë si dita me natën në krahasim me ata socialistët
-

Mbappe i del në mbrojtje nënës së tij: “Pse mediat nuk merren kurrë me tim atë?”
9 Prill 2025
17:21
Telesport
Kylian Mbappe i del në krah nënës së tij. Në një intervistë për La Sexta, sulmuesi i Real Madridit ka mbrojtur imazhin e Fayza Lamari, nëna e tij.
“Njerëzit kanë një imazh shumë të keq të nënës sime. Ajo nuk është agjentiaj ime, por nëna ime. Thjesht do më të mirën për fëmijën e saj, kaq”.
“Njerëzit e kanë të vështirë të shohin një grua që përfshihet. E keni vënë re që nuk përmendet im atë, por vetëm ajo?”
Fayza Lamari, dikur lojtare e hendbollit, është kujdesur për karrierën e Mbappe që kur ai luante në ekipet e moshave. Në Paris është akuzuar se ndikon te kontratat e të birit, por Kylian ka theksuar se kjo nuk ka ndodhur kurrë. -

“Të kalbet në burg gjithë jetën”/ Prindërit e Ilaria Sulës kërkojnë drejtësi: E futën në valixhe si të ishte objekt, tani nuk do e shohim më kurrë
Prindërit e Ilaria Sulës, Flamur dhe Gëzime Sula, kanë folur për mediat italiane pas vrasjes makabre ndaj vajzës së tyre, nga ana e të dashurit të saj, Mark Antony Samson.
“Ai duhet të kalbet në burg përjetë. Atë që ai i bëri asaj, nuk ua bëjnë kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt dhe ai e hodhi si të ishte një e tillë. Nuk ishte një triko, nuk ishte një palë këpucë, ishte njeri”, tha babai i saj, pasi filipinasi e hodhi trupin e pajetë të Ilarias në një shkëmb pasi e vrau dhe e futi në një valixhe.
Gjatë intervistës, ata nuk i mbajtën dot lotët, duke e kujtuar Ilarian si një vajzë të mrekullueshme e cila kishte shumë ëndrra, shkruan La Repubblica.
“Jeta jonë, zemra jonë, engjëlli ynë. Ajo kishte aq shumë ëndrra, nuk u ndal kurrë. Ajo studionte për Statistikat Financiare, do diplomoje në tetor”, kanë rrëfyer prindërit e saj.
“E prisnim atë fundjavë. Vëllai i saj shkoi ta merrte në stacion, treni mbërriti dhe u largua përsëri dhe Ilaria nuk ishte aty. Ne u përpoqëm ta telefononim, por telefoni i saj ishte i fikur. Aty kuptuam se diçka kishte ndodhur”, u shpreh nëna e Ilarias, Gëzime Sula.
“Ata na hoqën një pjesë të zemrës, gjithçka. Vajza jonë është e mbyllur në një vend që nuk mund ta lërë më, nuk mund të kthehet në shtëpi, nuk do ta shohim më kurrë të hyjë në derë, të qëndrojë në dhomën e saj. Ajo na jepte forcë. Ne kemi për detyrë të sigurojmë që drejtësia të vihet në vend”, thanë prindërit e 22-vjeçares.
Më pas ata u ndalën dhe te nëna e Mark Antony Samson, e cila kishte pranuar se kishte ndihmuar të birin që të fshihte gjurmët e gjakut në shtëpi.
“Si mund ta bësh një gjë të tillë? Ajo duhet të kishte thirrur për ndihmë, një ambulancë, policinë. Mos ta ndihmonte të pastrojë të gjitha, të mbulojë krimin. Ajo nuk është nënë”, u shpreh Flamur Sula.
Ndërkohë, vëllai i saj Leon Sula është shprehur se do donte të dinte nëse e motra ka pasur mundësinë për të thënë fjalët e fundit.
“Doja të dija nëse Iliarja ka pasur mundësinë për të thënë fjalët e fundit… Kush kanë qenë fjalët e fundit…”, tha ai.
Top Channel
-

Takimet në Strasburg, Berisha: U ktheva optimist, por pata dhe një ndjenjë turpërimi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me qytetarët e Lezhës ku dhe prezantoi kandidatët e kësaj force politike, ndau pak nga përvoja e tij në Strasburg, nga ku ai u kthye paraditen e sotme.
Berisha u shpreh se u kthye nga “shtëpia e drejtësisë” mirënjohës dhe optimist se Partia Demokratike ka mbështetjen më të madhe se kurrë.
Një “kunjë” pati për kryeministrin Edi Rama, për të cilin Berisha u shpreh se ndihet i turpëruar që kreut të qeverisë “iu mbyll dera aty ku ishte i ftuar”.
Sakaq, kryedemokrati tha se arriti të përfaqësonte aty çdo shqiptar, që “di të sillet si një shqiptar”, ndërsa sulmoi kryeministrin më pas duke thënë “Edi Rama nuk është shqiptar.
Nuk la pa përmendur dhe pjesë nga programi i Partisë Demokratike, si rritja e pensioneve me 30%, jo më pak se 200 euro për çdo pensionist, person në ndihmë ekonomike, student me burs apo të papunë, si dhe kartën e konsumatorit që kthen mbrapsht çdo TVSH të paguar.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë sot në mëngjes u nisa nga kryeqyteti i Europës, Strasburgu, drejt Lezhës dhe nuk mund të mos ju përcjell ju, përshëndetjet për të përzemërta të grupit të PPE në KE, Asamblenë Parlamentare, të grupit të Demokratëve dhe Konservatorëve të cilët sytë dhe mendjen i kanë të drejtuar tek fitorja e opozitës në Shqipëri, tek mbizotërimi i saj ndaj narkoshtetit dhe shpëtimi i Shqipërisë.
Miq, u ktheva shumë mirënjohës, u ktheva realisht optimist dhe i sigurtë se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë.
Por dua të ju them këtu se pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë, pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën. Po, duke u bërë kështu, i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka. Megjithatë ju garantoj se respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, mbështetja e parlamentarëve të grupeve të qendrës së djathtë dhe konservator është e jashtëzakonshme dhe unë aty përfaqësova secilin prej jush, përfaqësova vullnetin tuaj. Përfaqësova çdo shqiptar që di të sillet si shqiptar dhe nuk detyron mikëpritësin të ja plasin derën në fytyrë.
Unë vij sot tek ju për të paraqitur programin e Shqipërisë Madhështore, programin e Lezhës Madhështore. Vij këtu me bindjen më të thellë se, në rast se madhështia shqiptar ka një zenit, se në rast se madhështia shqiptar ka një Everest, ky zenit ky Everest është Lezha.
Shekuj më parë besëlidhja ka frymëzuar dhe frymëzon lezhjanët dhe shqiptarët për fitore ndër më të pamundurat, për besim të pakufishëm tek vetja dhe Shqipëria. Ishte kjo besëlidhje që shumëfishoi si kurrë ndonjëherë forcat e shqiptarëve në qëndresën e tyre. Ndaj dhe secili që mund të thotë se, kjo madhështore duket si pak e lartë, i them jo; kjo madhështore ka ekzistuar në këto troje dhe do të ekzistojë në këto troje për sa kohë ato të jenë. Kjo Lezhë madhështore dhe Shqipëri Madhështore nuk është fantazi, por është një ëndërr për tu bërë realitet, është një ëndërr dite, e të rinjve tanë, e të rejave tona, e fëmijëve tanë, e çdo shqiptari. Për realizimin e kësaj ëndrre dite ne kemi një projekt me të cilin ne nisim punën me paketën e dhembshurisë, me zemër në dorë. E nisim punën me zemër në dorë.
E nisim punën aty ku ne kemi virtytin më të arrirë shpirtërore të shqiptarëve dhe virtyti më i arrirë shpirtëror i shqiptarëve është bamirësia e tyre, është mirësia e tyre. Ndaj dhe ne kemi përcaktuar si emergjencë, paketën e dhembshurisë. Çdo pensioniste dhe pensionist, çdo burrë e grua, çdo i ri, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, pa përjashtim që të gjithë do të marrin minimumi 200 euro në muaj. Nuk janë shumë, por prap 6.3 euro në ditë për individ, asnjë nuk është më, asnjë shqiptar nuk është më në varfëri ekstreme dhe ne, me një shpejtësi, goditje drakoniane, e largojmë varfërinë ekstreme nga trojet shqiptare që janë trojet më të begata.
Jo vetëm kaq, por të gjithë pensionistët, të gjithë rrogëultit do të kenë dhe kartën e konsumatorit me të cilën do të marrin mbrapsht TVSH, 20% që paguajnë për gjërat bazë, për ushqimet dhe ilaçet. Në këtë mënyrë çdo pensionist merr rreth 450 euro në vit, pra merr sa 2-3 pensione të sotme.Rroga minimale nuk do të ketë më në Shqipëri nën 500 euro. Siguroj sipërmarrësit se shteti me uljen e taksave, jo vetëm do të bëjë që ata të mos humbasin, por përkundrazi paratë e tyre në kontot bankare të rriten dhe ata të bëjnë investime.
Lista e ilaçeve të cilat i merrni në farmaci, ilaçet Doshi-Nushi, Nushi-Doshi të skaduara tërësisht do të jetë identike me listën e Republikës Italiane, dhe në territorin e Shqipërisë nuk do të tregohet kurrë një ilaç që nuk është tregtuar në dy vende të BE-së. Ne nuk mund të jetojmë si italianët se nuk i kemi ato kushte, por ilaçet do ti marrim si ata, sepse i kemi ato kushte, i kemi ato kushte për të ndihmuar çdo qytetar shqiptar me ilaçe që japin efekt. -

“Do falen të gjitha gjobat“, Berisha nga Lezha: Të lidhim besën për të pastruar Shqipërinë nga Rama dhe hajdutët e tij
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun Lezhë, lideri i opozitës, Sali Berisha, premtoi se me ardhjen e demokratëve në pushtet, çdo shqiptar do të dalë nga varfëria ekstreme.
‘Lezha dhe Shqipëria Madhështore realizohet pasi të heqim çdo shqiptar nga varfëria ekstreme’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.
Berisha tha se gjatë vizitës së tij në Strasburg, ai ndjeu turpërim të vërtetë kur u njoftua se “në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën”.
Pjesë nga fjala
Unë sot në mëngjes u nisa nga kryeqyteti i Europës, Strasburgu, drejt Lezhës dhe nuk mund të mos ju përcjell ju, përshëndetjet për të përzemërta të grupit të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare, të grupit të Demokratëve dhe Konservatorëve të cilët sytë dhe mendjen i kanë të drejtuar tek fitorja e opozitës në Shqipëri, tek mbizotërimi i saj ndaj narkoshtetit dhe shpëtimi i Shqipërisë.
Miq, u ktheva shumë mirënjohës, u ktheva realisht optimist dhe i sigurtë se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë.
Por dua të ju them këtu se pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë, pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën. Po.
Duke u bërë kështu, i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka. Megjithatë ju garantoj se respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, mbështetja e parlamentarëve të grupeve të qendrës së djathtë dhe konservator është e jashtëzakonshme dhe unë aty përfaqësova secilin prej jush, përfaqësova vullnetin tuaj. Vetëkuptohet përfaqësova çdo shqiptar që di të sillet si shqiptar dhe nuk detyron mikëpritësin të ja plasin derën në fytyrë.
Shqipëria Madhështore do mund të realizohet vetëm duke pastruar shtëpinë tonë.
Rëndom pyesin, po ku do i gjeni këto para, ku janë këto para. Ju garantoj se këto para janë që të gjitha, që të gjitha nga taksat tuaja dhe ne nuk do të bëjmë asgjë tjetër, veç se do të ua kthejmë ju paratë e taksave që ju paguani.
Ne do i kthejmë ato në pensione që do i rrisim me 20 përqind.
Ne do i kthejmë ato në rroga do ti rrisin, thashë rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro. Gjatë një mandati në Shqipëri nuk do të ketë mësues që të mos marrë 1500 euro.
Mësuesit shqiptarë do të paguhen më mirë se të gjithë mësuesit e rajonit.
Nuk do të ndodhë më kurrë që kryeministri të firmosë për djegësa fantazëm. Djegësa që djegin 130 mln euro para tuaja dhe atje nuk ekziston një tullë në themel. Paratë përfundojnë në kontot bankare ofshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Ndërsa Lubia, Lubia që nuk ka pasur ndonjëherë të tillë në trojet shqiptare si ajo e papërmbajtur në lakmia për para dhe luks, 5 vite që duhet të mbikëqyrte punimet çdo muaj të djegësit, nuk i mbikëqyri asnjë ditë, asnjë muaj sepse i dinte që paratë po i vidhte Edi Rama.
Dhe e dinte që në momentin e parë që ti mbikëqyrte do të detyrohej të mos disbursonte asnjë qindarkë.
Paratë do të ua marrim këtyre ne, ku i kanë fshehur ku i kanë ngurtësuar.
Ju them unë ju, kryeministri i vendit nuk do të udhëtojë me avion taksi. 21 mln euro në dy vite. Se kryeministri i vendit do të zbatojë ligje dhe nuk do të përzërë investitorë të huaj, sepse televizionet janë kritike ndaj tij, dhe pastaj ju paguani 110 mln euro investitorit italian sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj e përzunë nga vendi sikur të ishin, mund të ju vej çdo epitet, por problemi është se ata lanë mbi barrën tuaj 110 mln euro që duhen paguar. Kjo nuk ndodh më.
Nuk ndodh më që bashkëshortja e një ministri, bashkiaku apo kryeministri të ketë garderobë të njëjtë me Lalja Assadin. 1 mln euro e famshme. Jo mo jo, janë paratë tuaja, janë djersa juaj.
Nuk do të ndodhë më që kryeministri të ulet në tryezë në kryeministri dhe të hapë shishen 36 mijë euro. Jo miq, sepse kjo nuk ndodh në asnjë vend të lirë.
Nuk ndodh më që diferenca mes rrogës minimale dhe maksimale të jetë 10-12 fish. Jo miq. Nuk lejohet, nuk është njerëzore sepse edhe ai rrogëlarti dhe ky rrogëulti kanë fëmijë për të ushqyer.
Prandaj dhe kjo diferencë do të ngushtohet, do të zbresi aty ku është në vendet e zhvilluara, aty ku ka drejtësi sociale, 1 me 4 apo 1 me 5, dhe askurrë më shumë.
Ndaj dhe ne do të ulim rrogat e ulëta dhe të mesme, e nuk do të rrisim rrogat e larta, gjersa diferenca të ngushtohet në 4-5 herë.
Miqtë e mi!
Asgjë nuk po bëjmë, veç po i ndajmë si duhet me drejtësi, paratë tuaja, paratë që ju përkasin ju, qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë.
Por Shqipëria do të jetë madhështore, vetëm kur ajo të punësojë, të rrisë mirëqënien e qytetarëve të saj. Dhe një Shqipëri që punëson, është vetëm një Shqipëri që prodhon.
Ndaj dhe ne ‘Made in Albania’ do ta shpallim krenari kombëtare.
Nuk ka vend, nuk ka tokë, nuk ka male, nuk ka nëntokë më të pasur se shqiptarja, se toka, nëntoka, malet dhe fushat e këtij vendi.
Ndaj dhe do të nxisim prodhimin, do përgjysmojmë taksat. Biznesmenëve do tu përgjysmojmë barrën fiskale.
10 përqind është taksa e mijëvjeçarëve, është taksa e librave të shenjtë, është taksa më e drejtë në botë. 10 përqind do të jetë taksa jonë.
TVSH do ta ulim në 15 përqind.
Biznesit të vogël i premtoj këtu se nuk do munden kurrë, Pirinët ti tatojnë, vëlla siamez me Erion Veliajn është, binjak siamez është, i njohur.
Nuk do munden kurrë ti tatojnë bizneset e vogla me shumë se 1% të xhiros. Jo dhe jo. Nuk do munden kurrë të vendosin taksa të tjera, veç atyre strikt lokale.
Gjobat të gjitha falen me 12 maj.
Gjobat e këtyre që mund të ju vendos çdo epitet, por nuk dua të prish gojnë, nuk do njihen, por do të anulohen me 12 maj. -

“Kërkoi që ta pastronim…”/ Zbardhen dëshmi të reja nga punonjësit e lavazhit ku filipinezi çoi makinën pas vrasjes
Të tjera detaje janë kanë dalë në pah lidhur me vrasjen e 22-vjçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u masakrua me thikë në qafë nga ish i dashuri i saj me origjinë filipinase, Mark Samson. Siç raportojnë mediat italiane, pak ditë pasi i riu ka vrarë Ilarian dhe e hodhi atë në një greminë, ka çuar mjetin e tij në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të makinës.
Punonjës të servisit ku Mark Samson çonte mjetin e tij për riparim, e kanë përshkruar atë si një djalë të sjellshëm dhe se nuk kishin menduar kurrë që ai mund të bënte diçka të tillë. Një prej tyre ka treguar se ai ishte klient i tyre prej rreth një viti dhe se dy ditë pas zhdukjes së Ilarias, ai kishte çuar makinën për riparimin e parakolpit dhe kishte kërkuar dhe që mjeti të pastrohet.“Ishte klienti ynë për rreth një vit, i kishim riparuar makinën disa herë dhe asnjëherë nuk kishte probleme. Përkundrazi, ishte një nga më të duruarit. Një herë ka pritur më shumë se një orë në garazh për ta marrë makinën, pa u ankuar. E kam thirrur më 28 mars për t’i thënë të më sillte makinën të hënën. Ai kishte pasur një aksident më 21 dhjetor dhe duhej të riparonte parakolpin dhe të zëvendësonte diçka që ishte thyer. Nuk ishte faji i tij. Ata e kishin përplasur, siç tregon edhe kamera e makinës,” ka treguar sekretarja që merret me të gjitha procedurat në servis.
Mediat italiane shkruajnë se i njëjti aparat që ka regjistruar aksidentin e tij më dhjetori të viti të kaluar, mund të ketë regjistruar disa momente të udhëtimit që studenti bëri nga shtëpia e tij në rrugën Homs deri te shkëmbi ku hodhi trupin e Ilarisë, të cilin e kishte mbyllur në një valixhe. Por, askush në servis nuk di çfarë ka ndodhur me kamerën.
“Nuk e mbaj mend nëse kur pastruam makinën nga brenda kamera ishte ende aty. Ne zakonisht, përpara se t’i dorëzojmë makinat klientëve, i pastrojmë gjithmonë dhe Marku e dinte këtë. Por të hënën, kur erdhi tek ne, ai insistoi që ta pastronim brenda dhe jashtë,” është shprehur mekaniku i servisit.
“Ishte si gjithmonë i edukuar, i sjellshëm, i veshur mirë. Asnjë sjellje të dyshimtë. E la makinën dhe u përshëndetëm, duke i thënë që do ta kontaktonim sapo të përfundonim punën. Dhe, duke dalë, më kujtoi përsëri të pastronim makinën brenda dhe jashtë. Po, ai ishte shumë i saktë me makinën e tij, dhe nuk dyshova për asgjë”, ka treguar më tej ai.
Edhe brenda makinës, punonjësi i pastrimit te servisi nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. Siç tregon ai, ne mjet nuk ka vërejtur shenja gjaku.
“Kur përdora fshesën e pastrimit nuk pashë as njolla, as prerje në tapicerinë e makinës, as në bagazh. Tapiceria është shumë e errët dhe, më shumë se kaq, ne nuk bëjmë ndonjë analizë të thelluar të materialeve. E pastruam dhe mbaroi. Në fund të fundit, nuk do të kisha menduar kurrë se ai kishte përdorur makinën vetëm pak para për të transportuar trupin e asaj vajze”, tha ai.
Për punonjësit e sevisit ka qenë shokuese vrasja e Ilarias, pasi dhe ata e kishin parë atë disa herë, teksa shoqëronte partnerin e saj për të rregulluar makinën.
“Herë pas here ajo e shoqëronte. Ajo ishte shumë e turpshme dhe e bukur. Dukeshin një çift i bukur,” thonë ata. Por, atë mëngjes Marku ishte vetëm. Dhe askush nuk do të kishte menduar kurrë se vajza me të cilën ai vinte shpesh nuk ishte aty, sepse ai e kishte vrarë.
“Menjëherë të mërkurën në mëngjes, pasi të kishim mbaruar punën, të kishim pastruar makinën përsëri do ta thërrisja Markun për t’i thënë të vinte ta merrte në mbrëmje,” shpjegon sekretarja.
Por ajo nuk e bëri kurrë atë telefonatë, sepse atë ditë policia erdhi në servis për të sekuestruar mjetin.
“Hynë, na pyetën se cila ishte makina e Markut dhe pastaj na thanë që ishte nën sekuestrim. Mendova se ishte ndonjë problem lidhur me aksidentin e dhjetorit ose ndoshta kishte goditur dikë pa e kuptuar. Por pastaj kuptova se ishte diçka më serioze. Nuk na dhanë asnjë shpjegim, por nga numri i njerëzve që erdhën, ishte e qartë që diçka ishte shumë e rëndë,” thotë sekretarja.
“Makina ishte ende e çmontuar. I thashë oficerëve që ta montonim menjëherë, por ata nuk na lejuan të prekej më dhe e morën me vete të çmontuar,” tha mekaniku.
“Kur më vonë u përhap lajmi për gjetjen e Ilarisë, mbetëm të shokuar, askush nuk mund të kuptojë si një djalë kaq i mirë mund të ketë kryer një vrasje”, thanë punonjësit e servisit. -

VIDEO/ Blushi: 12 vite të mungesës së lirisë, 11 maj do të shënojë fillimin e ndryshimit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e nisi fjalimin e tij me një thirrje të fortë për ndryshim dhe kundërshtoi qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar atë si një regjimin që ka dështuar të përmbushë premtimet kryesore për qytetarët.
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të partisë, Blushi theksoi se shanset për një ndryshim të madh në vend janë më të mëdha se kurrë, ndërsa numëroi disa prej dështimeve më të mëdha të qeverisë aktuale, duke i kërkuar shqiptarëve që të mbështesin alternativën e Partisë së Lirisë për një të ardhme më të sigurt dhe më të zhvilluar.
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi
Numërimi mbrapsht për qeverisjen e mbrapshtë ka nisur.
Këmbanat po bien për regjimin, që as ujë të pijshëm 24 orë nuk arriti dot në tre mandate t’u garantonte shqiptarëve, të etur sot jo vetëm për ujë, por më shumë se kurrë për Liri, të drejta dhe dinjitet njerëzor.
Uji i gamiles së “Rilindjes” po shteron, bashkë me premtimet elektorale që Edi Rama i pati në dorë t’i realizonte por nuk i mbajti dhe as i përmbushi kurrë.
Qeveria që 12 vite më parë premtoi diell për të gjithë shqiptarët, e mbyll mandatin e tretë si terri më i errët dhe ferri më përvëlues për Shqipërinë.
Njësoj si rangallat gjigande dhe të ndryshkura të TEC-eve lundruese të Vlorës, që Edi Rama i mori për të garantuar furnizimin pa kufizim me energji elektrike, por që as 1 kë nuk prodhuan dhe as kanë për të prodhuar kurrë.
Kryeministri që u mbylli dyert e shtëpive 1 milion shqiptarëve duke i dëbuar në emigrim, premton sot të na hapë dyert e BE-së me pasaportën europiane.
Flet për paqen globale, për luftën në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, Kryeministri që nuk garanton dot rendin dhe qetësinë publike jo në lagjet, por as në zemrat e qyteteve të Shqipërisë ku bandat çdo ditë bëjnë kërdinë dhe ku fëmijë therren me thikë në shkolla në mes të Tiranës.
Ky Kryeministër që në 12 vite nuk arriti dot t’u japë fund radhëve torturuese në spitale, hipoteka dhe gjykata, pretendon sot t’u japë fund radhëve të shqiptarëve në aeroportet e Europës.
Shampanjat e festimit të integrimit europian dhe dekorimet qesharake të ambasadorëve janë bërë njësoj si kapitujt me BE-në, që vetëm hapen por që nuk dihet se kur do të mbyllen.
Nuk mund të durohet më një Qeveri që flet për anije kozmike në vendin ku fëmijët me kancer humbin jetën për mungesë barnash në spitale dhe ku një shishe verë që pi në ditë Kryeministri i vendit më të varfër në Europë është e barabartë me 14 vite pension minal.
A mund të besosh më se të mbron shëndetin një Qeveri që nxorri tanket në rrugë për të luftuar me COVID-in dhe që sot të detyron të paguash 60% më shtrenjtë shëndetësinë që ta premtoi falas?
Nuk mund të pranojmë më një pushtet që mbron të fortët dhe shkel të dobëtit.
Një pushtet që jep leje ndërtimi për kulla luksi e droge për pakicën dhe që rrëmben e rrënon pronat e ligjshme për shumicën, duke mos kursyer as helmimin me gaz të grave shtatzëna, të miturve dhe të moshuarve.
Legalizimet falas brenda mandatit të parë ishin fjalë që i mori era.
Këto ndodhin sepse në 12 vite Edi Rama bëri ligje vetëm për veten dhe padrejtësi për popullin.
Është ai që vrau shpresën dhe ëndrrat e të rinjve duke hapur plagën e shpopullimit si një humnerë të thellë në trupat e qytetet dhe fshatrave të Shqipërisë, ku sot nuk ka më jetë.
Është Edi Rama ai që piu gjakun e familjeve të thjeshta shqiptare, që pështyu mundin dhe djersën e fermerit shqiptar, që mohoi kontributet dhe sakrificat e panumërta të pensionistëve duke u ushqyer me taksat e tyre, të popullit me nivelin më mizerabël të varfërisë në kontinent.
Ndaj jemi sot kampion në Europë për korrupsion dhe të dytët në botë për ryshfet.
Edi Rama rriti taksat dhe borxhin publik, jo për të rritur mirëqenien e shqiptarëve, por t’u ushqyer me hajdutërinë skizofrenike, me mijëra tendera sekrete, me PPP, me rrugë të florinjta që ose shemben pa u inauguruar ose që kushtojnë deri 6 herë më shtrenjtë se në BE, me klientelizëm dhe padrejtësi, nga mëngjesi në darkë, aq sa sot një bebe e porsalindur e ka në kokën e krevatit një faturë borxhi që duhej të paguajë prej 5,634 euro për banor.
Si të mos mjaftohej, ky Kryeministër që shtron iftare, citon librat e shenjtë në kisha dhe teqe, është në fakt Kryehajduti më i madh i pronave të komuniteteve fetare, që në shtëpitë dhe tokat e Zotit jep leje për të ndërtuar rezorte luksoze, kazino dhe kuplara për klientët e tij.
Falë tij sot kemi jo vetëm fëmijë në masë analfabetë funksionalë por edhe me kreativitetin më të ulët, për shkak se dija nënfinacohet ndërsa injoranca dhe vesi lartësohen, deri duke hyrë në Parlament dhe bashkitë e vendit.
Ndaj lugati është mbyllur sot në bunker.
Larg popullit, larg gazetarëve, larg interpelancave, larg transparencës e llogaridhënies dhe larg së vërtetës, se pasi hëngri partinë e tij dhe gëlltiti pasuritë e Shqipërisë, nisi të hajë të vetët dhe tani po ha edhe veten e vet “Sy m’sy”.
Fitorja është më pranë se kurrë!
Edhe 35 ditë na ndajnë nga epoka e re që fillon më 11 Maj, falë fuqisë së votës tuaj dhe të çdo shqiptari të ndershëm, për të kurorëzuar së bashku triumfin e Lirisë mbi Tiraninë, të patriotizmit mbi antishqiptarinë, të fitores së programit tonë mbi pushtetin, të Fitores Madhështore të Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton, që hap mijëra vende të reja pune dhe që rrit mirëqenien për të gjithë shqiptarët.
Fitorja rreh në çdo zemër, shihet në çdo bisedë sy më sy, ndihet në çdo shtrëngim dore dhe dëgjohet në çdo zë që kërkon ndryshimin.
Shihni kë kemi kundërshtar, një Kryeministër të lodhur nga pesha e rëndë e krimit dhe korrupsionit dhe një qeveri të kalbur që ka zero bilanc dhe zero program para qytetarëve.
Në kampin e kundërshtarit, frika dhe paniku janë të dukshme.
Vetë Edi Rama, që herë premtonte futjen e vetes në lista të hapura, herë deklaronte se nuk do të kandidonte fare, ka përfunduar tani i kyçur në bunker, i vetëdijshëm për orët që po i numërohen mbrapsht dhe ndëshkimin fatal që po afrohet me afrimin e 11 Majit.
Partia e Lirisë ka qenë gjithmonë në ballë të betejës për listat e hapura, që nga viti 2008 kur Ilir Meta hyri në grevë urie dhe më 11 Maj listat e hapura do të jenë edhe prova më e qartë e fitores sonë dhe triumfi i vërtetë i demokracisë kundër tiranisë dhe kryetarokracisë.
Në krye të ekipit tonë fitues qëndron lideri ynë i sprovuar, lideri i fortë i sfidave të vështira që i ka shndërruar ato gjithmonë në fitore të mëdha, lideri i fjalës së mbajtur “Po-Po dhe Jo-Jo”, atdhetari dhe burri i shtetit që ka udhëhequr gjithmonë me vizion dhe integritet: Presidenti Ilir Meta!
Një atdhetar i vërtetë, gjithmonë në shërbim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, që nuk e ka tradhtuar kurrë dhe për asnjë arsye interesin dhe kauzat e mëdha kombëtare, si dhe interesin e qytetarëve të thjeshtë.
Edhe pse në kushtet e një izolimi ekstrem ku mbahet dhunshëm nga Narkoregjimi i trembur nga fuqia e tij elektorale dhe i tronditur nga themelet nga të vërtetat e thëna prej tij me zë të lartë, Presidenti Meta po e drejton fushatën tonë me forcën dhe vizionin e një lideri që nuk ndalet përballë asnjë pengese!
Me energji dhe vendosmëri, ai po bashkon shqiptarët për t’i dhënë fund këtij regjimi të korruptuar në çdo qelizë dhe për të qenë më 11 Maj deputeti më i votuar në listën e hapur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Tirana do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 deputetë për aleancën tonë “PD–ASHM” dhe me 84 deputetë në të gjithë Shqipërinë.
Më 11 Maj votojmë Njëshat!
Me programin tonë i çlirojmë qytetarët nga Edi Rama që është kryetaksa dhe kryegjoba e tyre.
Duke votuar më 11 Maj për programin ekonomik “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave, për rritjen e pagave dhe të pensioneve.
Është votë për të ulur ndjeshëm koston e jetesës dhe çliruar ekonominë familjare dhe kombëtare nga kriza dhe stanjacioni regresiv ekonomiko-shoqëror.
Programi i shkëlqyer i “PD-ASHM”, ku integrohen prioritet madhore të Partisë së Lirisë, shemb Narkoekonominë e drogës dhe parave të pista dhe ndërton ekonominë e qëndrueshme që e bën Shqipërinë Madhështore si fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon duke rritur mirëqenien ekonomike të familjeve, duke rritur fuqishëm punësimin dhe duke ndaluar shpopullimin.
Një alternativë e shkëlqyer, plotësisht e financueshme, që maksimizon resurset e mëdha ekonomiko-natyrore të vendit për t’i dhënë frymëmarrje të gjerë zhvillimit të qëndrueshëm dhe progresiv ekonomik, si dhe garanton të ardhmen e të rinjve tanë këtu në Shqipëri.
Më 11 maj shporret Edi Rama, që përzuri shqiptarët dhe shpopulloi Shqipërinë dhe vijnë në pushtet shërbëtorët e qytetarëve që anëtarësuan vendin në NATO, ju hoqën vizat dhe ju dhanë pasaportën europiane me të cilën lëvizin lirshëm në dhjetëra vende të Europës.
Më 11 maj shporren Edi Rama dhe Qeveria që u bënë njësh me kriminelët e narkotrafikantët dhe vijnë politikanët me duar të pastra, që zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën dhe e luftojnë ballas korrupsionin, krimin, drogën dhe pastrimin e parave.
Vota për Nr.1, për aleancën “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është vota për ndryshimin historik.
Vota për ILIR METAJ, deputet i Qarkut të Tiranës, është një votë e pastër kundër diktaturës.
Votat për kandidatët e Partisë së Lirisë në listat e hapura në të gjithë Shqipërinë janë garanci për demokracinë!
Suksese dhe Fitore të padiskutuar!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
-

“Ulje drastike e taksave”/ Meta: Premtimet e opozitës realizohen me paratë që Rama i vjedh Buxhetit të Shtetit
Ilir Meta: Këmbanat po bien për regjimin, që as ujë të pijshëm 24 orë nuk arriti dot në tre mandate t’u garantonte shqiptarëve, të etur sot jo vetëm për ujë, por më shumë se kurrë për Liri, të drejta dhe dinjitet njerëzor.
Uji i gamiles së “Rilindjes” po shteron, bashkë me premtimet elektorale që Edi Rama i pati në dorë t’i realizonte por nuk i mbajti dhe as i përmbushi kurrë.
Qeveria që 12 vite më parë premtoi diell për të gjithë shqiptarët, e mbyll mandatin e tretë si terri më i errët dhe ferri më përvëlues për Shqipërinë.
Njësoj si rangallat gjigande dhe të ndryshkura të TEC-eve lundruese të Vlorës, që Edi Rama i mori për të garantuar furnizimin pa kufizim me energji elektrike, por që as 1 kë nuk prodhuan dhe as kanë për të prodhuar kurrë.
Kryeministri që u mbylli dyert e shtëpive 1 milion shqiptarëve duke i dëbuar në emigrim, premton sot të na hapë dyert e BE-së me pasaportën europiane.
Flet për paqen globale, për luftën në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, Kryeministri që nuk garanton dot rendin dhe qetësinë publike jo në lagjet, por as në zemrat e qyteteve të Shqipërisë ku bandat çdo ditë bëjnë kërdinë dhe ku fëmijë therren me thikë në shkolla në mes të Tiranës.
Ky Kryeministër që në 12 vite nuk arriti dot t’u japë fund radhëve torturuese në spitale, hipoteka dhe gjykata, pretendon sot t’u japë fund radhëve të shqiptarëve në aeroportet e Europës.
Shampanjat e festimit të integrimit europian dhe dekorimet qesharake të ambasadorëve janë bërë njësoj si kapitujt me BE-në, që vetëm hapen por që nuk dihet se kur do të mbyllen.
Nuk mund të durohet më një Qeveri që flet për anije kozmike në vendin ku fëmijët me kancer humbin jetën për mungesë barnash në spitale dhe ku një shishe verë që pi në ditë Kryeministri i vendit më të varfër në Europë është e barabartë me 14 vite pension minal.
A mund të besosh më se të mbron shëndetin një Qeveri që nxorri tanket në rrugë për të luftuar me COVID-in dhe që sot të detyron të paguash 60% më shtrenjtë shëndetësinë që ta premtoi falas?
Nuk mund të pranojmë më një pushtet që mbron të fortët dhe shkel të dobëtit.
Një pushtet që jep leje ndërtimi për kulla luksi e droge për pakicën dhe që rrëmben e rrënon pronat e ligjshme për shumicën, duke mos kursyer as helmimin me gaz të grave shtatzëna, të miturve dhe të moshuarve.
Legalizimet falas brenda mandatit të parë ishin fjalë që i mori era.
Këto ndodhin sepse në 12 vite Edi Rama bëri ligje vetëm për veten dhe padrejtësi për popullin.
Është ai që vrau shpresën dhe ëndrrat e të rinjve duke hapur plagën e shpopullimit si një humnerë të thellë në trupat e qytetet dhe fshatrave të Shqipërisë, ku sot nuk ka më jetë.
Është Edi Rama ai që piu gjakun e familjeve të thjeshta shqiptare, që pështyu mundin dhe djersën e fermerit shqiptar, që mohoi kontributet dhe sakrificat e panumërta të pensionistëve duke u ushqyer me taksat e tyre, të popullit me nivelin më mizerabël të varfërisë në kontinent.
Ndaj jemi sot kampion në Europë për korrupsion dhe të dytët në botë për ryshfet.
Edi Rama rriti taksat dhe borxhin publik, jo për të rritur mirëqenien e shqiptarëve, por t’u ushqyer me hajdutërinë skizofrenike, me mijëra tendera sekrete, me PPP, me rrugë të florinjta që ose shemben pa u inauguruar ose që kushtojnë deri 6 herë më shtrenjtë se në BE, me klientelizëm dhe padrejtësi, nga mëngjesi në darkë, aq sa sot një bebe e porsalindur e ka në kokën e krevatit një faturë borxhi që duhej të paguajë prej 5,634 euro për banor.
Si të mos mjaftohej, ky Kryeministër që shtron iftare, citon librat e shenjtë në kisha dhe teqe, është në fakt Kryehajduti më i madh i pronave të komuniteteve fetare, që në shtëpitë dhe tokat e Zotit jep leje për të ndërtuar rezorte luksoze, kazino dhe kuplara për klientët e tij.
Falë tij sot kemi jo vetëm fëmijë në masë analfabetë funksionalë por edhe me kreativitetin më të ulët, për shkak se dija nënfinacohet ndërsa injoranca dhe vesi lartësohen, deri duke hyrë në Parlament dhe bashkitë e vendit.
Ndaj lugati është mbyllur sot në bunker.
Larg popullit, larg gazetarëve, larg interpelancave, larg transparencës e llogaridhënies dhe larg së vërtetës, se pasi hëngri partinë e tij dhe gëlltiti pasuritë e Shqipërisë, nisi të hajë të vetët dhe tani po ha edhe veten e vet “Sy m’sy”.
Fitorja është më pranë se kurrë!
Edhe 35 ditë na ndajnë nga epoka e re që fillon më 11 Maj, falë fuqisë së votës tuaj dhe të çdo shqiptari të ndershëm, për të kurorëzuar së bashku triumfin e Lirisë mbi Tiraninë, të patriotizmit mbi antishqiptarinë, të fitores së programit tonë mbi pushtetin, të Fitores Madhështore të Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton, që hap mijëra vende të reja pune dhe që rrit mirëqenien për të gjithë shqiptarët.Top Channel
-

Berisha ftesë Ramës për debat: Nuk dua ta takoj kurrë atë njeri, por le të dalim dhe të paraqesim programin për qytetarët!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat si të dojë ai, me qëllim për të treguar programin për qytetarët shqiptarë dhe për Shqipërinë.
Nga takimi me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit, Sali Berisha u shpreh se “nuk do ta takojë kurrë atë njeri”, por theksoi se ftesën për debat e kërkon për të mirën e shqiptarëve.
Sali Berisha tha se Rama nuk pranon të dalë në debat sepse ka frikë nga vetja e tij.
“Unë nuk kam dëshirë ta takoj kurrë atë njeri, por e ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri ato monologjet cdo mëngjes me zhapa e hardhuca. Urdhëro zotëri të dalim, si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë pa qytetarë, urdhëro zotëri të paraqesim programin tonë për qytetarët tanë dhe për Shqipërinë. Nuk vjen, nuk vjen dot sepse miq unë kam kuptuar që ai ka frikë nga vetja e tij. Ai nga mëngjesi deri në darkë beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falas falë asaj reformë që bënë dhe thotë ja pasaporta evropiane, por harron se ADN e integrimit është ADN e PD”, tha Rama.
