Tag: kurora

  • Demokratët vendosin kurora me lule në Memorialin e Pavarësisë! Kërkesa e Nokës: Duhet qeveri teknike

    Demokratët vendosin kurora me lule në Memorialin e Pavarësisë! Kërkesa e Nokës: Duhet qeveri teknike

    Edhe demokratët kanë nderuar Ditën e Pavarësisë. Të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, nënkryetari Luçiano Boçi dhe deputeti i Vlorës, Bujar Leskaj. Ata vendosën kurora nderimi në Memorialin e Pavarësisë dhe pranë varrit të Ismail Qemalit.
    Noka uroi shqiptarët me rastin e kësaj dite të rëndësishme.
    “Është 28 nëntori dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, është dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe është dita kur u çlirua Shqipëria. Prandaj kjo ditë është e shenjtë për shqiptarët”, tha ai.
    Ndër të tjera ai dha një mesazh politik.
    “Shqipëria ka nevojë për një qeveri teknike, duhet të njohë institucionin e dorëheqjes dhe ka nevojë që kjo Shqipëri të ndjehet ashtu siç e meritojnë qytetarët”, tha Noka.

  • VIDEO – Bashkia Shkodër përkujton Kryengritjen e Postribës, kurora me lule dhe homazhe tek memoriali

    VIDEO – Bashkia Shkodër përkujton Kryengritjen e Postribës, kurora me lule dhe homazhe tek memoriali

    Drejtues të Bashkisë Shkodër dhe Këshillit Bashkiak kanë nderuar sot 79 vjetorin e Kryengritjes së Postribës. Ato kanë vendosur kurora me lule ne nderim të kësaj date historike për liri dhe demokraci si është 9 shtatori, përkujtohet si një nga ngjarjet e rëndësishme e qëndresës antikomuniste të shqiptarëve.

    Më 9 shtator të vitit 1946 banorët e Postribës dhe rrethinave, të pakënaqur me vendosjen e regjimit komunist, sulmuan kazermat e ushtrisë dhe burgun e Shkodrës, me qëllim lirimin e të burgosurve politikë. Revolta e tyre u shtyp me dhunë dhe 9 prej kryengritësve u dënuan me vdekje, 4 të tjerë me burgim të përjetshëm, ndërsa 6 kryengritës u dënuan me nga 15-20 vite burgim.
    Kryengritja e Postribës e shtatorit të vitit 1946 nuk ja arriti qëllimit dhe u shtyp me dhunë nga diktarura e sapovendosur në Shqipëri. Megjithatë, ajo mbetet një simbol i qëndresës kundër komunizmit.
    Më herët, edhe kryebashkiaku Benet Beci, në rrjetet e tij sociale, ka kujtuar këtë ngjarje shumë të rëndësishme për Shkodrën dhe Shqipërinë.

    “79-vjetori i Kryengritjes së Postribës! Nderim dhe respekt për popullin e kësaj zone, gjithmonë liridashës dhe mbrojtës i parimeve të demokracisë dhe zhvillimit!”, ka shkruak qytetari i parë i Shkodrës në publikimin e tij.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • 105 vjetori i luftës së Vlorës, vendosen kurora me lule në lapidarin kushtuar të rënëve

    105 vjetori i luftës së Vlorës, vendosen kurora me lule në lapidarin kushtuar të rënëve

    105-vjetori i Luftës së Vlorës ka bërë bashkë këtë të mërkurë veteranë, familjarë të dëshmorëve, drejtues vendorë si dhe politikanë, të cilët kanë përkujtuar këtë ngjarje historike.

    Pranë lapidarit kushtuar të rënëve janë mbajtur homazhe dhe janë vendosur kurora me lule.
    Nuk munguan edhe propozimet për ngritjen e një muzeu.

    Aktiviteti u shoqërua me tingujt e bandës frymore të qytetit, ndërsa pranë lapidarit është çelur dhe ekspozita fotografike për këtë ngjarje të rëndësishme për historinë e popullit tonë.
    /vizionplus.tv

  • Kurora e artë e nuses së Aleksandrit të Madh, a kishte element ilirik ?

    Kurora e artë e nuses së Aleksandrit të Madh, a kishte element ilirik ?

    Kur Aleksandri i Madh u martua me princeshën Afgane Roxana, ajo vuri një kurorë nusërie që e kishte dërguar Olimpia nga Epiri.

    Për disa studiues, nuk ka dyshim se aty gjenden elementë autentik ilirik.

    Siç duket, te ky medalion Romak, shfaqen Aleksandri dhe Roxana.Veshja e Roxanës është tipike e grave aristokrate shqiptare dhe përdoret ende sot në Shqipëri, pohojnë disa etnologë.

    Kujtojmë se simbas historianëve, Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanën dhe më vonë me Stateiren 

  • Një çift kurorëzohet në Kishën e Thethit, Rama poston videon: Kurora e artë e Shqipërisë

    Një çift kurorëzohet në Kishën e Thethit, Rama poston videon: Kurora e artë e Shqipërisë

    Pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, vijoi me përparësi pastrimi i territorit nga inertet, në këtë zonë u pa edhe një dasëm. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga zona, aty ku një çift është kurorëzuar në kishën. ”Kurora e artë e Shqipërisë”, shkruan Rama. Kisha e Thethit është një kishë katolike në Theth të rrethit të Shkodrës, e ndërtuar në vitin 1892. Kisha ka qenë një nga ndërtimet e para në këtë vendbanim, ku banonte edhe famullitari i kishës.

  • Rama ndan videon: Kalaja e Beratit, kurora që ruan shpirtin dhe historinë e qytetit

    Rama ndan videon: Kalaja e Beratit, kurora që ruan shpirtin dhe historinë e qytetit

    Berati, qytet unik i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, vijon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Shqipëri. I ngritur buzë lumit Osum rreth 2400 vjet më parë, ai tërheq mijëra vizitorë çdo vit.
    Kryeministri Edi Rama ndau ditën e sotme, 15 qershor, pamje nga Kalaja, duke e cilësuar atë si “shpirtin dhe krenarinë e qytetit”.
    “Kalaja e Beratit, kurora mbi qytetin e një mbi një dritareve, që ruan kujtesën, shpirtin dhe krenarinë e një qyteti ku historia dhe kultura gërshetohen në çdo hap”, shkruan Rama.
    Mbi qytetin antik të “Një mbi një dritareve”, qëndron si kurorë e shndritshme Kalaja e Beratit, një prej kalave më epike shqiptare, e njohur ndryshe edhe si “Fortesa e Arbërve”.
    E ruajtur me fanatizëm, ajo është ndër të vetmet kala në Ballkan ku jeta gëlon ende sot. Ky fortifikim i lashtë ka përjetuar luftra të shumta, por edhe periudha të begata zhvillimi dhe kulture.
    Që prej ilirëve e deri në ditët e sotme, bizantinë, sllavë, muzakaj, osmanë, pashallëku i Beratit, muret e saj dëshmojnë qendresën dhe përpjekjet për ruajtjen e atdheut dhe identitetit.

  • Ku shkoi kurora e liderit global?

    Ku shkoi kurora e liderit global?

    Ku shkoi kurora e liderit global?

    Nga Ndriçim KULLA

    Kemi sot një duartrokitje të hidhur për të gjithë lobuesit e zjarrtë sorosianë të Edi Ramës dhe një shpërfillje të pashembullt për të gjithë analistët, mediat dhe demagogët që jashtë çdo ndërgjegjeje profesionale dhe deontologjike e kanë mbështetur padrejtësisht për shumë vite, në kundërshtim të hapur dhe flagrant me faktet dhe intuitën që askujt nuk i mungon, kryeministrin tonë tashmë mjeran dhe të dënuar historikisht për t’u mbajtur mend si ai që korruptoi kryespiunin e USA.

    Ku shkoi kurora e liderit global që “e bëri zap Rusinë” (u pika kujtdo që e nxori nga goja!), dhe që u mor në seancë dëgjimore nga FBI-ja në aeroport kur mbërriti në New York? Ku shkoi kurora e liderit global që kishte marrë përsipër të zgjidhte konfliktin e luftës në Ukrainë? Ku shkoi miti i rremë i liderit global që Zoti, gjoja, e kishte dërguar për të shuajtur zjarret nacionaliste të popujve të Ballkanit me krijesa të shpifura politike dhe levantine, si “Ballkani i hapur”, çka rezultoi në zbatim një disfatë tragjike për barkun e fermerëve shqiptarë, të konkuruar pa mbrojtje nga shteti prej të tjerëve.

    Ku shkuan retorikat për shqiptarët e Kosovës, se do t’i pajtonte me serbët e Serbisë dhe serbët e të gjitha anëve? Në çfarë rezultati përfunduan? Në një tradhëti historike, me qëllim për të shkëputur veriun e Kosovës, duke bërë role protagonistësh politikë dhe në aktin tjetër më të turpshëm të vendosjes së embargos së Shqipërisë ndaj Kosovës, duke lënë mbrapa edhe popujt dhe shtetet që nuk renditen në dashamirësit e shqiptarëve. Ku shkuan fantazmat e liderit global të Sekretarit të Përgjithshëm të Natos, që përhapte poshtë e lart industrinë e intrigave të rrjetit mediatik sorosian?

    Nga një lider global që do vendoste fatet e Ukrahinës, Kinës, problemet e Ballkanit Perëndimor dhe problemet e moszgjidhjes së Europës, sot ka rënë “zgjutë”, i fshehur dhe i vetmuar në emisionin “Sy m’sy”, me telefonin besnik dhe Facebook-un, që i është kthyer si gojë e çjerrë, duke i rënë tryezës së punës me grushta nga frika e së vërtetës që po e tmerron. A ka akoma gurë e rrugë shqiptare që nuk e mori vesh sot njëherë e përgjithmonë, që ky nuk është lider, por turpi historik i atdheut, që përveç opozitës paska shitur edhe naftën shqiptare tek ata që nuk ka guxuar askush në histori, pikërisht te rusët e Gazprom-it? A ka akoma njeri me mend në kokë, që mund ta mbrojë, përveç kur u ka mbyllur gojën me para, biznese apo pengje e kërcënime, që mund ta mbrojë gënjeshtrën e madhe me të cilën ai është fryrë si gjel ekraneve, se më të mirë se socialistët s’ka, se ne jemi të pathyeshëm në zgjedhje, se opozita është mjerane, s’ka program, s’ka ekip e ku di unë ç’tjetër gatuan propaganda e tij e fëlliqur?

    Përse vallë, kur i kishte të gjitha këto, pse iu desh të korruptonte paturpësisht kryespiunin amerikan që në vjeshtën e 2017? Pse u desh që të burgosej kryetari i opozitës afërsisht një vit në prag të zgjedhjeve parlamentare? Pse u rrëmbye ish-presidenti Ilir Meta në mes të rrugës siç bënë dikur Brigadat e Kuqe ku rrëmbyen dhe pushkatuan kryeministrin italian Aldo Moro? Edi Ramës i është prishur tashmë ajo gënjeshtra e madhe me të cilën ka mbushur rrjetet sociale ndërkombëtare.

    Paskërkemi rrojtur në një flluskë sapuni demokracie, që na paskërkan nxjerrë në pazar për të na grabitur me pengje e shantazhe çdo zgjedhje, çdo votë, që edhe fytyrën, nderin e dinjitetin na e kishin nxirë njëlloj si jetën? Nuk paskan të mbaruar bëmat e tij si një makiavelist i neveritshëm i pushtetit, derisa është bërë dy vjet më parë trendi nr.1 i kërkimit mbarë-botëror në Google, kur gjithë gazetat e Amerikës dhe botës krahas emrit McGonigal shihnin edhe emrin e tij të padëgjuar! Ia doli të bëhej një “lider” i korruptimit të shekullit, ndaj unë në librin tim “Narkodiktatura shqiptare në oborrin e Europës” nuk dija fillimisht se në cilin rreth të ferrit t’i vendosja mëkatet e tij zemëdha.

    Janë pak për mua 9 rrathët e ferrit ku e ke zhytur Shqipërinë, por do rishkruar “Komedia Hyjnore” veç për të, se ai na doli i tëri një ferrë i vërtetë. Po në gjithë këtë ferr korruptimi kundër opozitës dhe pasurive të vendit, ku është drejtësia, ku është SPAK-u, a ka më fytyrë të ekzistojë ky si një organ drejtësie, kur ende nuk merr të pandehur kryeministrin, tanimë të pandehur në tokën e lirisë dhe drejtësisë? Ku janë tani, si mund të fshihen e të bëhen të shurdhër të gjithë ata ambasadorë e diplomatë që na kanë dërdëllitur për vite të tëra ekraneve gjëra të padrejta, të pandershme dhe korruptive? A mund të fshihet kush si struci?

    Që sot e tutje kurrë më, që sot e tutje miti i ndershmërisë intelektuale dhe institucionale ka rënë, që sot e tutje vetë populli duhet të kërkojë drejtësi në derë të SPAK-ut, sepse drejtësia amerikane ka folur, kryespiuni i FBI-së ka pranuar dhe gjykata i ka kryer aktin e dënimit.

    Të gjithë tellallët dhe lëpirësit e monarkut të heshtin e të pushojnë, për hir të Zotit, veç një herë, se mëkati ndërkombëtar i padronit të tyre ka marrë dheun dhe era e tij po qelb gjithë globin. Nuk ia dilni dot, që sot e tutje, pasi ju jeni bërë mjeshtra të lavazhit brenda Shqipërisë, kurse në kongresin amerikan dhe drejtësinë amerikane nuk ka Soros që ju mbron më, sado ta quani si zot të gjithëpushtetshëm. Zoti i vetëm, Zoti i universit, e do Shqipërinë dhe po vë dorën në plagët tona më të mëdha që mbajnë emrin: Edi Rama!

  • VIDEO – Koalicioni Euroatlantik homazhe dhe kurora me lule në memorialin e “2 Prill 1991″…

    VIDEO – Koalicioni Euroatlantik homazhe dhe kurora me lule në memorialin e “2 Prill 1991″…

    Koalicioni Euroatlantik në Shkodër nderoi katër viktimat e 2 prillit 1991 që u flijuan 34 vite më parë përballë sistemit komunist. Përfaqësues të Koalicionit Euroatlamtik vendosën kurora me lule në memorialin e 2 prillit aty ku humbën jetën martirët e demokracisë Arben Broci, Besnik Ceka, Nazmi Kryeziu dhe Bujar Bishanaku. Xhevdet Amuli tha se në 2 prillin e 1991 të rinjtë dhe qytetarët e Shkodrës pa frikë u çuan për të mposhtur bishën e egër komuniste.
    Figura e katër martirëve të demokracisë u shprehën përfaqësues të Koalicionit Euroatlantik është një shembull për të rikthyer demokracinë në Shqipëri edhe në ditët e sotme.