Tag: kurban

  • Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, KMSH publikon agjendën

    Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, KMSH publikon agjendën

    Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk do të bëhet në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vendi u bë publik nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, që gjithashtu publikoi agjendën e ditës së premte. Edhe herë të tjera, Bajramet janë falur në bulevard, në rastet kur ka qenë e pamundur organizimi në Sheshin “Skënderbej”.

    Programi i plotë i faljes së Kurban Bajramit:

    05:45 – Hapja e programit, z. Ejup Lila

    05:50 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka

    05:55 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

    06:05 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

    06:15 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

    06:20 – Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

    Festa e Kurban Bajramit është një nga festat më të rëndësishme për myslimanët. Ajo simbolizon sakrificën dhe bindjen ndaj Zotit, duke u bazuar në historinë e profetit Ibrahim i cili ishte gati tw flijonte djalin e tij për hir të zotit. Gjatë kësaj dite besimtarët falin namazin e Bajramit në mëngjes dhe bëjnë kurban, zakonisht një dele, lopë apo dash. Mishi i kurbanit shpërndahet një pjesë për familjen, një për të afërmit dhe një për të varfrit. Festa është gjithashtu kohë për falje, vizita familjare dhe ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

  • KMSH publikon agjendën: Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    KMSH publikon agjendën: Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk do të bëhet në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vendi u bë publik nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, që gjithashtu publikoi agjendën e ditës së premte.
    Edhe herë të tjera, Bajramet janë falur në bulevard, në rastet kur ka qenë e pamundur organizimi në Sheshin “Skënderbej”.
    Programi i plotë i faljes së Kurban Bajramit:
    05:45 – Hapja e programit, z. Ejup Lila
    05:50 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka
    05:55 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
    05:05 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
    06:15 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
    06:20 – Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
    Festa e Kurban Bajramit është një nga festat më të rëndësishme për myslimanët. Ajo simbolizon sakrificën dhe bindjen ndaj Zotit, duke u bazuar në historinë e profetit Ibrahim i cili ishte gati tw flijonte djalin e tij për hir të zotit.
    Gjatë kësaj dite besimtarët falin namazin e Bajramit në mëngjes dhe bëjnë kurban, zakonisht një dele, lopë apo dash. Mishi i kurbanit shpërndahet një pjesë për familjen, një për të afërmit dhe një për të varfrit. Festa është gjithashtu kohë për falje, vizita familjare dhe ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

  • Festa e Kurban Bajramit, Myftinia Shkodër publikon programin, ceremonia e faljes do të kryhet në shesh

    Festa e Kurban Bajramit, Myftinia Shkodër publikon programin, ceremonia e faljes do të kryhet në shesh

    Myfinia Shkodër njofton se dita e Arafatit është të enjten, më 5 qershor 2025. (Syfyri: 03.00 | Iftari: 20.19)– Dita e parë e Kurban Bajramit është të xhuma, më 6 qershor 2025.– Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit zhvillohet në shesh, pranë xhamisë “Ebu Bekër”, Fushë Çelë.– Falja e sabahut me xhemat bëhet në orën: 04.45.– Ligjërata dhe këshilla fetare.– Falja e Namazit të Kurban Bajramit është në orën: 06.00.– Hytbeja e Kurban Bajramit.– Pritja e vizitave për Bajram zhvillohet në xhaminë “Ebu Bekër”, Fushë Çelë, nga ora: 09.00 – 10.30.– (Për shkak se pritja e vizitave bëhet në xhami, vendadhurimi dhe lutjeje, kërkohet të respektohet etika e veshjes së xhamisë).– Me zemër të mirë dhe për shumë vjet Kurban Bajramin!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “SPAK do të prishë festën e PS-së?”, Nikoll Lesi bën deklaratën e fortë: Një emër shumë i njohur do të bëhet “kurban”

    “SPAK do të prishë festën e PS-së?”, Nikoll Lesi bën deklaratën e fortë: Një emër shumë i njohur do të bëhet “kurban”

    Gazetari Nikoll Lesi, i ftuar në podcastin “Të Pashoq”  foli edhe sa i takon ndërhyrjes së SPAK për të goditur fenomenin e blerjes së votës.
    Lesi deklaroi se SPAK ka mbajtur shënim disa emra dhe theksoi se së shpejti një emër shumë i njohur do të bëhet “kurban”.
    Sipas tij, kjo do të bëhet nga SPAK për të dhen një mesazh se krimet zgjedhore nuk do të lejohen zgjedhjet e ardhshme.
    Pjesë nga intervista:
    -Në zgjedhje hyri në lojë SPAK-u si u duk?
    Lesi:Unë mendoj që SPAK ka mbledhur fakte, ka nxjerrë disa indice, disa arrestim në Kukës, në Fier në Shkodër kontrolle, por do të vazhdojë përsëri.
    Unë e di me informacionet e mia të pranueshme të kufizuar, që do të ketë pak spektakël në ditët në vazhdim. Sepse kanë mbledh dosje incizime. Nga të gjitha kampet besoj që do të ketë ngjarje
    -Flitet për emra?
    Lesi: Mos më kërko më tepore se ky është informacion konfidencial. Di që SPAK do të bëjë shembull një X që të mos guxojë njeri më në zgjedhjet e tjera që të shpërndajë para.
    Di që behët që nëse pasnesër të kthehet frika dhe të bëhet ligj.

  • ‘Veliaj u bë kurban sapo doli në skenë LaCivita’, gazetari: Rama e di që konsulenti amerikan ka informacion për…

    ‘Veliaj u bë kurban sapo doli në skenë LaCivita’, gazetari: Rama e di që konsulenti amerikan ka informacion për…

    Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet e fundit politike dhe marrëdhëniet e ndërlikuara të kryeministrit Edi Rama, konsulentit amerikan të PD-së Chris LaCivita dhe implikimet ndërkombëtare që vijnë me praninë e tij në Shqipëri.
    Bushkolaj tha se momentin që LaCivita u shfaq në konferencë për shtyp përkrah Sali Berishës, kryebashkiaku Erion Veliaj “u bë kurban i Ramës”, duke nënkuptuar se Rama po përdor Veliajn si mburojë politike.
    Sipas gazetarit, LaCivita ka një panoramë të plotë të qëndrimeve dhe veprimeve të kryeministrit Rama në SHBA, përfshirë marrëdhëniet e tij me Presidentin Donald Trump dhe me rrjetin e George Sorosit.
    Bushkolaj theksoi gjithashtu se kryeministri është i shqetësuar për informacionet që mund të ketë LaCivita, sidomos për grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe pastrimin e parave përmes sektorit të ndërtimit në Shqipëri.
    “Ditën që erdhi ChrisLaCivita në Tiranë dhe mbajti konferencën e parë për shtyp krah z.Berisha, Erion Veliaj u bë kurban i Edi Ramës. Në intervistën që dha për z.Fevziu ChrisLaCivita ishte një moment që tha Edi Rama bëri thirrje në SHBA që mos të dilnin e të votonin. Do të thotë që e ka komplet panoramën e deklaratave dhe të qëndrimeve e të veprimeve të Ramës në SHBA, qoftë në raport me z.Trump apo edhe zhvillimet me Sorosin.
    Problemi është se Edi Rama e di shumë mirë që LaCivita ka informacion të plotë për mënyrë sesi ka funksionuar shteti shqiptar duke nisur nga veprimtaria e grupeve kriminale në Ekuador për të cilat vetë kandidati për president i Ekuadorit është shprehur qartazi, që një misionet e mia do të jetë lufta kundër grupeve kriminale shqiptare. Duke parë se çfarë ndodh me pastrimin e parave në ndërtim unë besoj se kjo e shqetëson z.Rama.
    Kjo pjesa e luftës së videove është diçka krejt dytësore në raport me atë që pritet të ndodh deri në 11 maj dhe pas 11 majit, që lidhet me zhvillimet konkrete. Do të kemi edhe një zyrë të DEA-së në Shqipëri që lidhet me dy gjëra kryesore trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. “ – tha Bushkolaj.