Pas prezantimit të trajnerit Mlladen Milinkoviç, drejtuesit e Partizanit po përpiqen të sigurojnë shërbimet e lojtarëve që tekniku ka nevojë të përforcohet. Drejtori sportiv i ’’demave’’, Arbër Abilaliaj gjatë prezantimit të teknikut serb u shpreh se ishin shumë pranë firmës me dy lojtarë, ku një prej tyre ishte futbollist kombëtareje. Gazeta sportive, “Panorama Sport” ka bërë të ditur se lojtari që pritet të nënshkruajë me të kuqtë është Rowen Humen, mesfushor i Afrikës së Jugut.
Fantazisti pritet të jetë një zëvendësues i denjë i Arinaldo Rrapajt dhe javën tjetër mund të vihet nën urdhrat e trajnerit Milinkoviç.Në dy sezonet e fundit, Humen bëri mjaft mirë me AmaZulu në elitën e Afrikës së Jugut, duke kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Pasi kontrata përfundoi, 24-vjeçari nuk preferoi të rinovonte, pavarësisht ofertave që kishte atje, pasi dëshira e Humen, ishte rikthimi në Europë, ku në të kaluarën ka qenë pjesë e Makabi Tel Aviv dhe Beitar Tel Aviv.Vlera e mesfushorit sipas “Transfermarkt” konsiderohet mjaft e lartë, 850 mijë euro, ku do të bëhej më i vlerësuari në Superiore, pas largimit të Mandelës dhe Zabërgjës në vijim.
Tag: kuqtë
-

Merkato e Partizanit, të kuqtë në gjurmët e një mesfushori
-

Partizani zyrtarizon trajnerin për ekipin e dytë, ja se cilët do të drejtojnë të kuqtë
Partizani ka zyrtarizuar trajnerin sa i përket ekipit B. Të kuqtë kanë zgjedhur që këtë skuadër ta marrë Oltijon Kërnaja, një trajner me eksperiencë të madhe në Kategorinë e Parë. Pas disa vitesh atje, Kërnaja merr ekipin B të Partizanit, ndërsa pjesë e stafit teknik do të jenë Realf Zhivanaj dh Oriand Abazaj.
“Partizanit B ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2025–2026. Nën drejtimin e trajnerit Oltijon Kërnaja, të kuqtë kanë filluar punën me objektiva të qarta për këtë edicion.Pjesë e stafit teknik do të jenë gjithashtu edhe Realf Zhivanaj dhe Oriand Abazaj.
Partizani B do të garojë këtë sezon në Kategorinë e Dytë, me synimin kryesor ngjitjen në Kategorinë e Parë. Klubi beson se me mbështetjen e të gjithëve, skuadra do të arrijë edhe këtë vit objektivat”, shkruhet në njoftimin e Partizanit. /Sport Ekspres/
-
Partizani dominon Rabotniçkin, testi në Strugë pozitiv
𝐅𝐊 𝐑𝐚𝐛𝐨𝐭𝐧𝐢ç𝐤𝐢 – 𝐅𝐊 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐳𝐚𝐧𝐢 0-3 (Keko (pen) 20′, Skuka 25′ Garcia 87′)
Partizani fiton në sfidën miqësore të lujatur sot në Strugë me Rabotniçikin 3-0. Në 45 minutat e para të kuqtë fituan 2-0. Fillimisht shte sulmuesi lushnjar Keko teksa shënoi me penallti, ndërsa Skuka dyfishoi shifrat pak më vonë
Në pjesën e dytë shënoi edhe afrimi i verës Martinez pak para fundit të takimit. Kjo miqësore vjen para sfidave të Europës ku të kuqtë sfidojnë estonezët e Nome Kalju më 10 korrik në “Air Albania”.
Njoftimi i Partizanit:
Vazhdo leximin
-
Liverpul siguron ‘asin’ e Bournemuth, në plane dhe Isak
Liverpul kampioni i fundit në Premier League bën një tjetër lëvizje në merkato. Të Kuqtë kanë arritur një marrëveshje përfundimtare me Bournemouth për transferimin e Milos Kerzek te skuadra e Arne Slot.
Tarifa e transferimit është 40 milionë sterlina, me mbrojtësin që nënshkruan një kontratë afatgjatë me të Kuqtë. Testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës janë planifikuar për ditët në vijim.
-

KUPA E SHQIPËRISË | Partizani befason Egnatian në fund, Gega e ka nisur me këmbën e mbarë te “demat” (VIDEO)
Partizani fiton ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë në fushën e Egnatias, një sfidë e vendosur me penallti nga të kuqtë (gol Keko) teksa është fitorja e dytë brenda pak ditësh për trajnerin e ri, Skënder Gega, i rikthyer pas shumë kohësh te Partizani ku u shpall kampion në stol.
Kura” Gega vazhdon të japë efekt te Partizani. Pas fitores në kampionat, të kuqtë kanë gjetur një fitore shumë të rëndësishme edhe në Kupën e Shqipërisë.
Edhe pse ishte ekipi vendas që dominoi ndeshjen, sa i përket mbajtjes së topit dhe rasteve të krijuara, te kuqtë u dukën shpesh të kënaqur edhe me një barazim për mënyrën se si po shkonte loja.
Por një kundërsulm në minutat e fundit solli penalltinë e fituar dhe transformuar nga Keko, që i mjaftoi për një sukses minimal 1-0 që i jep një avantazh të vogël për kalimin në finale.
Ndeshja tjetër, e cila u luajt ditën e mërkurë, ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos, përfundoi në 0-0. Finalistët megjithatë do të vendosen në sfidat e dyta, duke ditur se janë ndeshje ende të hapura.
GOLI I PARTIZANIT – VIDEO -

Përfundon edhe “eksperimenti” i dytë tek Partizani, “të kuqtë” rikthejnë në stol trajnerin që i shpalli kampion
Klubi i Partizanit ka konfirmuar sot zyrtarisht kthimin e Skënder Gegës në pankinën e të kuqve, duke i dhënë fund eksperimentit të dytë me Arbër Abilaliajn si trajner i ekipit.
Të kuqtë kanë bërë të qartë se emërimi i Gegës është fillimisht deri në fund të këtij sezoni, me opsion zgjatjen e marrëveshjes nëse arrihen objektiva të caktuara dhe palët kanë dakordësinë për vijimin.
“𝐒𝐊Ë𝐍𝐃𝐄𝐑 𝐆𝐄𝐆𝐀 𝐑𝐈𝐊𝐓𝐇𝐄𝐇𝐄𝐓 𝐍Ë 𝐒𝐇𝐓Ë𝐏𝐈
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega. Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega.
Gega do të jetë pjesë e të kuqve për pjesën e mbetur te sezonit me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018 – 2019.
Mirë se rikthehesh në familjen e kuqe Skënder Gega”, shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas.Continue Reading