Tag: kuqezinjtë

  • Klubi londinez kërkon të rikthejë në PL futbollistin më të mirë të Milanit, oferta është qesharake

    Klubi londinez kërkon të rikthejë në PL futbollistin më të mirë të Milanit, oferta është qesharake

    29 Shtator 2025

    18:09

    Telesport

    Christian Pulisic po përjeton sezonin më të mirë në karrierë. Amerikani ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 7 ndeshjet e para të këtij sezoni me kuqezinjtë.
    Forma e mirë e 27-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klube të njohura. “Football Insider” raporton se West Ham po mendon të rikhejë amerikanin në Londër dhe është gati të shpenzojë 50 milionë euro për të.
    Ndërkohë, te Milan as qe e mendojnë largimin e Pulisic, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2027, por drejtuesit kuqezi po punojnë për një rinovim dhe marrëveshja është afër mes palëve.
    Përveç West Ham, me siguri që edhe ekipe të tjera do kërkojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit apo verës së ardhshme. Megjithatë, vetë lojtari është shprehur disa herë publikisht se dëshiron të qëndrojë gjatë te kuqezinjtë.

  • Milani mund Napolin edhe me 10 lojtarë, Alegri çon kuqezinjtë në krye të Serisë A

    Milani mund Napolin edhe me 10 lojtarë, Alegri çon kuqezinjtë në krye të Serisë A

    Projekti i Milanit po shkon në rrugën e duhur. Masimiliano Alegri e ka dërguar Milanin në krye të Serisë A pas 5 javëve të para të kampionatit. Kuqezinjtë kanë mposhtur sot kampionët në fuqi të Italisë me rezultatin 2-1.
    Saelemakersi ka tundur rrjetë që në minutën e 3-të të takimit, ndërsa në të 31-tën Pulisiçi ka dyfishuar shifrat. Në pjesën e dytë të lojës detyrohet të luajë me 10 lojtarë. Estupinani la fushën e lojës në minutën e 57 pas ndëshkimit me karton të kuq. Kevin De Brujni ngushtoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit./Sport Ekspres/

  • Milan ia del të fitojë me 10 lojtarë kundër Napolit dhe ngjitet në krye (video)

    Milan ia del të fitojë me 10 lojtarë kundër Napolit dhe ngjitet në krye (video)

    Milan ka fituar 2-1 ndaj Napolit në supersfidën e javës së pestë në Serie A, e luajtur në “San Siro”. Kuqezinjtë gjetën golin që në minutën e tretë, ku Christian Pulisic tregohet fenomenal, pas një pasimi të marrë nga Estupinan, amerikani niset më shumë se nga gjysma e fushës dhe kalon secilin që i del përpara dhe në fund asiston për Alexis Saelemaekers, i cili e kishte shumë të lehtë për ta dërguar në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 30-të, kuqezinjtë do të dyfishonin shifrat, pas një kombinimi të përkryer Pavlovic-Fofana-Pulisic, ky i fundit “shkund” portën e mbrojtur nga Meret. SHIKOGOLIN
    Pjesa e parë mbyllet 2-0 nga kuqezinjtë, një dominim absolut në çdo drejtim nga të besuarit e Max Allegri-t. Pjesa e dytë nisi më mirë për napolitanët. Në minutën e 55-të, Estupinan shkakton penallti, pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Di Lorenzo. SHIKORASTIN
    Arbitri kryesor i takimit shkon të shohë vetë pamjet në ekran, penallti për Napolin, karton i kuq për Estupinan. Kevin De Bruyne dërgon topin në rrjetë nga 11-metrat.
    Allegri menjëherë kryen një zëvendësim të detyruar, largohet Pulisic, për të forcuar mbrojtjen me Davide Bartesaghi. I gjithë “San Siro” në këmbë dhe me duartrokitje të shumta për amerikanin, lojtarin më të mirë të ndeshjes.
    Në 20 minutat e fundit u aktivizua edhe Rafael Leao, i rikthyer nga dëmtimi. Në minutat e mbetura nuk pati ndryshim të rezultatit. Milan fiton 2-1 dhe kryeson renditjen me 12 pikë, aq sa Napoli dhe Roma, por kuqezinjtë kanë golavarazhin më të mirë.

  • Milan “spektakolar” ndaj Napolit në pjesën e parë, Pulisic fenomenal (video)

    Milan “spektakolar” ndaj Napolit në pjesën e parë, Pulisic fenomenal (video)

    28 Shtator 2025

    21:33

    Telesport

    Milan është duke fituar 2-0 ndaj Napolit në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Serie A. Kuqezinjtë gjetën golin që në minutën e tretë, ku Pulisic tregohet fenomenal, pas një pasimi të marrë nga Estupinan, amerikani niset më shumë se nga gjysma e fushës dhe kalon secilin që i del përpara dhe në fund asiston për Alexis Saelemaekers, i cili e kishte shumë të lehtë për ta dërguar në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 30-të, kuqezinjtë do të dyfishonin shifrat, pas një kombinimi të përkryer Pavlovic-Fofana-Pulisic, ky i fundit “shkund” portën e mbrojtur nga Meret. SHIKOGOLIN
    Pjesa e parë mbyllet 2-0 nga kuqezinjtë, një dominim absolut në çdo drejtim nga të besuarit e Max Allegri-t.

  • 2 muaj “ferri”, 6 sfida direkte, Milan kërkon të demonstrojë forcën e të synojë kreun

    2 muaj “ferri”, 6 sfida direkte, Milan kërkon të demonstrojë forcën e të synojë kreun

    Luajnë vetëm 1 ndeshje në javë për shkak se nuk mundën dot të siguronin pjesëmarrjen në asnjë prej kompeticioneve evropiane, por sërish kalendari pritet të jetë një “ferr” i vërtetë.Po flasim për skuadrën e Milanit. Forma e mirë e treguar në 4 ndeshjet e fundit, mes kampionatit dhe kupës, aty ku të besuarit e Allegrit kanë mund të marrin maksimumin, duke e mbajtur madje portën e paprekur, do duhet të konfirmohen në 6 nga 9 ndeshjet e radhës, ku Milan do të luajë përballë rivalëve direkt, që synojnë kreun në Serinë A.
    Sfida ndaj kampionëve të Napolit është vetëm antipasta, pasi menjëherë më pas kuqezinjtë sfidojnë Juventusin 1 javë më pas. Por edhe pas rikthimit të kampionatit pas pauzës për shkak të kombëtareve, kalendari nuk do të tregohet aspak bujar me “Djallin”. Inter, Atalanta, Roma dhe Lacio e në mes të tyre Fiorentina e Parma, do të jenë rivalët e Milanit, që ka shansin të demonstrojë se mund të synojë edhe më lart, e jo vetëm pjesëmarrjen në 4 vendet e para, objektivi i shprehur në prezantim edhe nga trajneri Allegri.

    6 ndeshje nga 9 kuqezinjtë do t’i luajnë në San Siro, një mundësi shumë e mirë, jo vetëm për t’u përballur me më të mirët e treguar forcën e ekipit, por mbi të gjitha për të qëndruar pranë kreut edhe pas një vargu ndeshjes tepër të vështira e të ndërlikuara për kuqezinjtë.
    © BalkanWeb

  • Kombëtarja U-15 nuk fiton dot as ndaj Maltës, kuqezinjtë mposhten 1-2

    Kombëtarja U-15 nuk fiton dot as ndaj Maltës, kuqezinjtë mposhten 1-2

    Kombëtarja shqiptare U-15 luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Maltës U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin 2-1.
    Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Besardo Ndoj (GK), Elez Elqeni (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Kevin Plepi, Enea Taci, Deni Duka, Gean Ramadani, Satjago Perkola, Samuel Prendi, Noel Lleshi.
    Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi tre gola. Malta gjeti avantazhin në minutën e 15-të me Zven Cutajar. Shqipëria barazoi rezultatin me Kevin Muharremin në minutën e 30-të, ndërsa Malta mori sërish avantazhin në minutën e 33-të me Andreas Mangion. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Maltën.
    Kuqezinjtë u përpoqën gjatë gjithë ndeshjes, prodhuan raste dhe u aktivizuan me lojtarë të rinj, por nuk arritën të gjenin golin e barazimit. Në fund ndeshja u mbyll 2-1 për Maltën U-15.
    Shqipëria U-15 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maltës U-15 më 18 shtator, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.

  • Kombëtarja U-15 luan ndeshjen e parë miqësore me Maltën U-15, kuqezinjtë pësojnë disfatë

    Kombëtarja U-15 luan ndeshjen e parë miqësore me Maltën U-15, kuqezinjtë pësojnë disfatë

    Kombëtarja shqiptare U-15 luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Maltës U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin 2-1.
    Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Besardo Ndoj (GK), Elez Elqeni (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Kevin Plepi, Enea Taci, Deni Duka, Gean Ramadani, Satjago Perkola, Samuel Prendi, Noel Lleshi.

    Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi tre gola. Malta gjeti avantazhin në minutën e 15-të me Zven Cutajar. Shqipëria barazoi rezultatin me Kevin Muharremin në minutën e 30-të, ndërsa Malta mori sërish avantazhin në minutën e 33-të me Andreas Mangion. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Maltën.
    Kuqezinjtë u përpoqën gjatë gjithë ndeshjes, prodhuan raste dhe u aktivizuan me lojtarë të rinj, por nuk arritën të gjenin golin e barazimit. Në fund ndeshja u mbyll 2-1 për Maltën U-15.
    Shqipëria U-15 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maltës U-15 më 18 shtator, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Asllani mban gjallë “ëndrrën amerikane” të Shqipërisë, kuqezinjtë marrin vendin e dytë në grup! Anglia “turpëron” Serbinë

    Asllani mban gjallë “ëndrrën amerikane” të Shqipërisë, kuqezinjtë marrin vendin e dytë në grup! Anglia “turpëron” Serbinë

    Shqipëria ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Letoninë në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
    Kuqezinjtë krijuan volum të lartë loje, por shumë pak raste për shënim. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo u mjaftua me vetëm një gol, të shënuar nga Kristjan Asllani në minutën e 25-të të pjesës së parë me anë të një 11-metërshi.
    Një Shqipëri e cila qarkulloi vazhdimisht topin në mesfushë, por krijoi shumë pak raste pranë portës. Rasti më i mirë i kombëtares tonë për të dyfishusr rezultatin ishte ai i minutën së 58-të kur kapiteni Berat Gjimshiti me portën thuajse të boshatisur gjuajti jashtë kuadratit.

    Ndërkohë letonezët u treguan më cinikë, por edhe ata krijuan rastet e tyre në pjesën e dytë, duke “drithëruar” jo pak zemart e tifozëve në shkallët e stadiumit.
    Pas kësaj sfide kuqezinjtë e renditen në vendin e dytë, falë edhe një “asisti” të dhënë nga Anglia, e cila mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Serbinë në Beograd.

    Serbët renditen në vendin e tretë me 7 pikë një më pak se kuqezinjtë, megjithatë do të jetë përballja direkte ajo që do të vendosë se cila nga skuadrat ballkanike do të vijojë “ëndrrën” për të shkuar në Amerikë vitin e ardhshëm. /Vizionplus.tv/
     

  • Shqipëri-Letoni, kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë

    Shqipëri-Letoni, kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë

    Shqipëria e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë përballë Letonisë në “Air Albania”. Ishte Kristjan Asllani i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 25-të.
    Në 45 minutat e para kuqezinjtë kanë dominuar totalisht lojën, ku portieri kuqezi Tomas Strakosha thuajse nuk u preokupua në asnjë moment.

    Me këtë rezultat Shqipëria renditet momentalisht në vendin e dytë në grupin K, me 8 pikë, 1 më shumë se Serbia e vendit të dytë, e cila i mbylli 45 minutat e para në disavantazh të dy golave përballë Anglisë në Beograd.