Tag: kuqezinjtë

  • Heshtje në Serbi, Shqipëria në festë! “Shqiponja” Manaj fluturon mbi Leskovac

    Heshtje në Serbi, Shqipëria në festë! “Shqiponja” Manaj fluturon mbi Leskovac

    Historike, madhështore, e bukur! Kuqezinjtë fitojnë dhe dalin me 3 pikë nga Leskovaci përballë Serbisë, dhe kjo nuk është më një ëndërr.
    Rei Manaj bëri të harrohej ajo penallti e humbur pak muaj më parë në “Air Albania”, duke gjunjëzuar mbrëmjen e sotme portierin serb me një goditje “alla Zinedine Zidane”.
    Në shtesën e pjesës së parë, lushnjari kuqezi shtangu tifozërinë serbe dhe bëri të “gufonin” nga gëzimi zemrat shqiptare, duke shënuar me një të djathtë potente pas një topi të kthyer nga mbrojtja serbe.

    Me rezultatin 1-0 dhe me moralin lart, kuqezinjtë u futën në dhomat e zhveshjes.
    Një pjesë e parë e cila, përveç golit të Manajt, nuk pati raste të tjera të pastra.
    Ndërkohë, në pjesën e dytë, serbët rritën ritmin e lojës, duke tentuar portën kuqezi, por me Mitajn, Hysajn, Ajetin, kapitenin Gjimshiti dhe një Super Strakosha, porta kuqezi mbeti e paprekur.
    Gjithashtu, në fraksionin e dytë të lojës, aktivizimi i Arbër Hoxhës vuri jo pak në siklet mbrojtjen serbe. Ndërsa në minutën e fudnit të ndeshjes Bajrami pati mundësinë të dyfishonte, por gaboi përballë portierit.
    Pas kësaj ndeshjeje, shanset që Shqipëria të prekë “tokën e premtuar” nuk mbeten më një ëndërr.
    Kuqezinjtë renditen të dytët në grupin K me 11 pikë, pas Anglisë, dhe katër pikë më shumë se serbët e vendit të tretë, të cilët kanë një ndeshje më pak.
    Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë dy finale të tjera për kuqezinjtë, të cilët nëse mbajnë vendin e dytë  tashmë jo më një utopi, do të presin kundërshtarin e radhës në fazën playoff.

  • Shqipëria shkruan historinë, fiton ndaj Serbisë dhe mban gjallë ëndrrën për Botërorin

    Shqipëria shkruan historinë, fiton ndaj Serbisë dhe mban gjallë ëndrrën për Botërorin

    Shqipëria ka marrë një fitore historike, të jashtëzakonshme, 0-1 në Leskovac në transfertë ndaj Serbisë. Një fitore shumë e rëndësishme në rrugën drejt Botërorit, por edhe një fitore shpirtërore për kuqezinjtë, për vetë historinë mes dy vendeve.
    Minutat e para ishin të qeta për të dy ekipet dhe pa ndonjë rast konkret. Rasti i parë për kuqezinjtë do të vinte në minutën e 22-të nga një goditje dënimi e fituar nga Uzuni, Asllani kroson bukur nga e majta, Mitrovic e devijon, por u ndal nga portieri serb.
    Në minutën e 26-të, Serbia rrezikon me Vlahovic, por Strakosha tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 36-të, Serbia i afrohet sërish golit, por Mitaj largon topin në vijën fatale.
    Në minutën shtesë, Asllani kroson në zonë nga goditja e dënimit, Ajeti tentont ë gjuajë, por nuk ia del, aty ishte Manaj, që me një goditje të fortë, dërgoi topin në rrjetë. Sigurisht që nuk mund të mungonte festimi me shqiponjë, që i kushtoi karton të verdhë, por rëndësi ka rezultati.
    SHIKOGOLIN
    Një gol “çlirimi” për sulmuesin lushnjar, pas penalltisë të humbur në “Air Albania”. Kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë.
    Shqipëria e nis shumë mirë pjesën e dytë, por Broja gabon në momentin final. Në minutën e 62-t, fati është në anën e Shqipërisë, pasi Vlahovic kaloi dy lojtarët e Shqipërisë dhe në fund goditi në mënyrën më të keqe të mundshme për fatin tonë tonë të mirë. Në minutën e 63-të, del Broja dhe futet Arbër Hoxha, i cili pas pesë minutash në fushë bëhet protagonist, pasi doli bukur nga e majta, mund të bënte më mirë, por u ndal në momentet e fundit.
    Në minutën e 77-të, del LaQazim Laçi dhe Manaj, në vendin e tyre Bajrami dhe Daku. Në minutën e 87-të,goditja ballore e Jovic nuk përbën problem për Strakoshën. Në minutën e 89-të, Mario Mitaj ndëshkohet me karton të verdhë, pas një përplasjeje me Jovic, edhe ky i fundit u ndëshkua.
    Tre minuta shtesë. Strakosha bën dy pritje të sigurta brenda një minute. Në minutën e dytë shtesë, del Uzuni dhe në vendin e tij futet Enea Mihaj. Nedim Bajrami pasi vrapon më shumë se gjysmën e fushës dhe del i vetëm me portierin serb, bën më të vështirën e mundshme. Gjithsesi, nuk ka më kohë, Shqipëria fiton 0-1.

  • Serbi-Shqipëri/ Dalin formacionet zyrtare, ja si rreshtohen kuqezinjtë

    Serbi-Shqipëri/ Dalin formacionet zyrtare, ja si rreshtohen kuqezinjtë

    Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Serbi-Shqipëri, ndeshje e cila cdo të luhet në Leskovac.
    Kuqezinjtë do të zbresin në fushë me formacionin 4-3-3. Në portë do të luajë Strakosha, ndërsa katërshja e mbrojtjes do të jetë me Ajetin, Hysjan, Mitajn dhe kapitenin Gjimshiti, në mesfushë do të luajë Asllani, laçi dhe Shehu, ndërsa në sulm Broja, Uzuni, Manaj.

  • Serbi-Shqipëri, sa janë shanset e kuqezinjve sipas kompanive të basteve

    Serbi-Shqipëri, sa janë shanset e kuqezinjve sipas kompanive të basteve

    Kuqezinjtë do të luajnë mbrëmjen e sotme në Leskovac përballë Serbisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
    Edhe për këtë takim kompanitë e basteve kanë thënë fjalën e tyre. Ekipi serb është favorit për 3 pikët. Një sukses i mundshëm i të besuarve të Stojkovic kuotohet me 1.66.

    Një barazim vlerësohet me 3.4, ndërsa triumfi i kuqezinjve ka koefiçentin 6.00. Sfida fillon në orën 20.45.
    Shqipëria dhe Serbia e barazuan pa gola takimin e tyre të parë në “Air Albania”. Kuqezinjtë patën si peng edhe një penallti të humbur nga Rei Manaj.
     

  • Sulmi i jep dilema Silvinjos, ja formacioni me të cilin kuqezinjtë do të sfidojnë Serbinë

    Sulmi i jep dilema Silvinjos, ja formacioni me të cilin kuqezinjtë do të sfidojnë Serbinë

    Kombëtarja shqiptare është rikthyer në Serbi 11 vite pas asaj mbrëmjeje famëkeqe, kur futbolli kaloi në plan të dytë dhe fusha e gjelbër u kthyer në një arenë përleshjeje. Tashmë situata duket ndryshe, teksa pala serbe po përpiqet që kjo pëtballje të kalojë pa incidente. Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot stërvitjen e parë në Leskovc, ku mbrëmjen e nesërme do të zërë vend ndeshja mes dy ekipeve kombëtare.
    Silvinjo ka krijuar sot një ide më të qartë për 11-shen që do të hedhë në fushë. Trajneri brazilian pritet t’i besoj të njëjtëve lojtarë me të cilët mori tre pikët ndaj Letonisë. Në portë do të jetë Tomas Strakosha, ndërsa përpara tij në mbrojtje do të rreshtohen Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Më tej në mesfushë do të luajnë nga minuta e parë Asllani, Shehu dhe Laçi, teksa dilemat mbeten vetëm në sulm. Në krahun e djathtë të sulmit do të pozicionohet Broja, ndërsa në majën e sulmit ka një balotazh mes Dakut dhe Manajt, me këtë të fundit më të favorizuar për një fanellë titullari. Pikëpyetje ka gjithashtu edhe në krahun e majtë, ku Hoxha dhe Bajrami garojnë për ta nisur sfidën nga minuta e parë. Megjithatë, lojtari i Rejnxhërsit është më i avantazhuar për të qenë në fushë kundër Serbisë./Sport Ekspres/
    Strakosha,
    Hysaj-Gjimshiti-Ajeti-Mitaj,
    Asllani-Shehu-Laçi,
    Broja-Manaj-Bajrami

  • Serbia vendimtare për Sylvinhon, dueli i të shtunës përcakton edhe të ardhmen e tij te Shqipëria

    Serbia vendimtare për Sylvinhon, dueli i të shtunës përcakton edhe të ardhmen e tij te Shqipëria

    Shqipëria vijon sot përgatitjet për sfidën vendimtare të kualifikuesve të Botërorit ndaj Serbisë më 11 tetor.
    Përballja në Leskovac është vendimtare për të provuar kapjen e vendit të dytë që të çon në play-off-et e kualifikimit të mundshëm në Kupën e Botës së vitit 2026.
    Kuqezinjtë, vetëm fitorja i afron ndjeshëm me vendin e dytë, pasi do të krijonin një distancë sigurie +4 pikë në raport me Serbinë. Barazimi do ta linte gjithçka të hapur deri në fund, por me rrezik të madh për kuqezinjtë, pasi Serbia ka një ndeshje më pak në grup.

    Silvinjo ka edhe pak ditë në dispozicion për të përgatitur atë që mund të konsiderohet pa diskutim udhëkryqi i karrierës për trajnerin brazilian.
    Kontrata me Shqipërinë i përfundon në fund të eliminatoreve, pra në muajin nëntor, ndaj gjithçka do të varet nga klasifikimi i grupit.
    Në rast se Shqipëria renditet e dyta, detyrimisht Silvinjo do të vazhdojë të udhëheqë përfaqësuesen të paktën deri në pranverën e vitit të ardhshëm, kur do të zhvillohen edhe sfidat e fazës play-off që të çojnë në Botëror.
    Në rast dështimi, divorci është i paevitueshëm.
    Vetë trajneri largoi presionin dhe nuk kërkoi të shfokusojë vëmendjen nga përgatitja e ndeshjes duke anashkaluar në konferencën e fundit pyetjen mbi të ardhmen e tij.
    Sa i takon gjendjes së skuadrës, ndryshe nga e hëna që ishte dita e parë e grumbullimit, sot kuqezinjtë do të jenë të plotë, pasi në seancë bashkohen edhe emra si Hoxha, Balliu, Asani e Mihaj, që mbërritën me pak vonesë në grumbullim.
    Tanimë me organikë të plotë, Silvinjo dhe ndihmësit e tij do të fokusohen te formacioni dhe aspekti tekniko-taktik. Serbia është një kundërshtar që tashmë e njohim pas barazimit pak muaj më parë në Tiranë.
    Me interes është të shihet se çfarë do të ndryshojë Silvinjo në raport me duelin e parë.
    Fillimisht, numri një i stolit do të shohë nga afër gjendjen sportive të secilit futbollist për të përcaktuar më pas të besuarit e formacionit kryesor.
    Megjithatë, duke pasur tashmë eksperiencë të konsiderueshme me Shqipërinë, ajo që i njihet si detaj punës së trajnerit është se Silvinjo është fanatik i skemave dhe i emrave, ndaj edhe shpesh trajneri është i lexueshëm kur vjen puna te 11-tëshja e parë.
    Përballja ndaj Serbisë do të luhet të shtunën në orën 20:45 në Leskovac, stadium i vogël ku 20% e tribunave do të jenë të mbyllura, pasi federata serbe u dënua për incidentet e përsëritura me Andorrën dhe pastaj me Anglinë në shtator.

  • Sfida me Serbinë/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, kuqezinjtë humbasin dy lojtarë

    Sfida me Serbinë/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, kuqezinjtë humbasin dy lojtarë

    Kombëtarja ka nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që luhet më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, si edhe për miqësoren me Jordaninë, që luhet më datë 14 tetor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
    Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo ka qenë pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj do bashkohen me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.

    Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar te ushtrimet fizike dhe pak me topin.
    Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak dëmtimesh.
    Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida.
    Në seancën e radhës stërvitore, që zhvillohet të martën në ora 16:00 në Shtëpinë e Futbollit, grupi do të jetë i plotë.
    © BalkanWeb

  • Krisje totale mes Maignan dhe Milanit, kuqezinjtë gati të nxjerrin në treg francezin dhe gjejnë zëvendësuesin e tij

    Krisje totale mes Maignan dhe Milanit, kuqezinjtë gati të nxjerrin në treg francezin dhe gjejnë zëvendësuesin e tij

    3 Tetor 2025

    18:39

    Telesport

    Situata mes Mike Maignan dhe Milanit është në pikën e saj më kritike. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e rinovimit mes palëve, ndodhi ajo që nuk pritej. Rinovimi ngeci në mes për arsye të sakta që ende nuk dihen dhe portieri francez është drejt largimit.
    Për të shmangur largimin e tij falas në qershor kur i mbaron kontrata, Milan po mendon nxjerrjen në treg të portierit francez gjatë merkatos së janarit. Kuqezinjtë presin oferta 15-20 milionë euro për të lënë të lirë Mike Maignan, sipas raportimeve të ndryshme të medieve italiane.
    Po ashtu, kuqezinjtë janë duke ndjekur disa emra për të gjetur zëvendësuesin ideal të Maignan. Një nga emrat që përflitet më shumë është ai i portierit japonez të Parmës, Zion Suzuki, 23 vjeç.