Milani e ka paguar shumë shtrenjtë këtë dritare të ndeshjeve ndërkombëtare, pasi ka humbur shërbimet e futbollistëve të rëndësishëm për planet e Masimiliano Alegrit. Disa emra që ishin kthyer në lojtarë kyç për kuqezinjtë, janë kthyer me probleme fizike nga përfaqësueset përkatëse dhe do të mungojnë për disa javë.
Testet mjekësore të Kristian Pulishiç janë programuar për ditën e premte dhe padyshim nuk pritet për një kohë të shpejtë në fushën e lojës. Por ndërkohë, klubi konfirmoi më të keqen edhe për një tjetër element me rëndësi të ekipit, Adrien Rabio.
Kuqezinjtë bënë të ditur se rezonanca magnetike kishte konstatuar një dëmtim muskulor në pulpën e majtë dhe se Rabio duhej të fillonte terapi rikuperimi, me testet e radhës që do të zhvilloheshin pas 10 ditësh, ndërsa nuk jepet një afat i qartë për kthimin e tij në fushë.
Tag: kuqezinjtë
-

Milani konfirmon lajmin e keq për Adrien Rabio
-

Miqësorja me Jordaninë, Shqipëria me “4 Yje”! Broja, Bajrami dhe Hoxha gjejnë golin
Kuqezinjtë e Silvinjos kanë bërë një ndeshje me “4 Yje” në miqësoren e luksit përballë Jordanisë, e cila vjen 3 ditë pas suksesit historik me Serbinë në Leskovac.
Në këtë sfidë trajneri Silvinjo la pushim disa prej titullarëve duke nisur nga porta ku në vend të Strakoshës u aktivizua Dajsinani, ndërsa ndryshime pati edhe në mbrojtje ku nga minuta e parë zbritën në fushë Mihaj dhe Balliu në vend të Hysjat dhe Ajetit, ndërsa në mesfushë u rikthye titullar Bajrami.
Ndërsa në sulm e nisi nga miniyta e parë Hoxha, Daku dhe Asani. Një ndeshje e cila u nis keq nga kuqezinjtë të cilët pësuan gol në minutën e 27-të nga Rashdan, por 5 minuta para mbylljes së pjesës së parë kuqezinjtë barazuan shifrat pas një autogoli të Abualnadi.Në pjesën e dytë Silvinjo hodhi në fushë Brojën, Ramadanin, Gripshin, Caken Hysjan dhe Alijin, çka solli dhe ndryshimin e lojë.
Ishte Broja i cili në minutën e 65 kaloi Shqipërinë në avantazh pasi kaloi topin mbi portierin kundërshtar dhe më pas e shtyu në portën e boashatisur.
Ndërkohë pak minuta më pas Arbër Hoxha do të shënonte një supergol nga jashtëzone duke trefishuar rezultatin. Në të 79-t Broja merr para gjithë mbrojtjen jordaneze dhe jep asistin perfekt për Bajramin i cili rikthehet tek goli.
Pak minuta para fundit Oluan shënon golin e dytë për Jordaninë.
Një miqësore që shërbeu më shumë ëpr të aprë gjendjen e futbollistëve që nuk patën mundësinë të aktivizohen me Serbinë, por edhe ëpr të provuar lojtarët e rinj. -

E FUNDIT/ Kuqezinjtë argëtohen me gola! Më në fund Broja çlirohet me gol dhe asist, çfarë kryevepre nga Arbër Hoxha
Shqipëria ka fituar bindshëm mbrëmjen e sotme kundër Jordanisë. Kuqezinjtë janë argëtuar në “Air Albania”, ku kanë marrë një fitore me shifrat 4-2. Skuadra nga Lindja e Mesme befasoi ekipin tonë kombëtar në minutën e 27, kur Al Rashdani e dërgoi topin në rrjetë. Por Shqipëria ktheu sërish baraspeshën gjatë pjesës së parë të lojës. Në minutën e 41-të Nedim Bajrami dribloi mjaft bukur në zonën kundërshtare dhe provoi pasimin për Dakun në zonë. Topi nuk mbërriti në këmbët e sulmuesit të Rubin Kazanit, por në këmbët e Abualnadit, i cili e dërgoi në portën e tij.
Ndërkohë kuqezinjtë përmbysën bindshëm rezultatin në pjesën e dytë të lojës. Armando Broja më në fund u çlirua nga ngërçi i gjatë i mosshënimit. Asllani dha një vertikalizim fantastik për Brojën në minutën e 65 dhe ky i fundit ia doli ta mposhtte lehtësisht portierin kundërshtar. Më pas 10 minuta më vonë prozhektorët u kthyen nga Arbër Hoxha. Lojtari i Dinamos së Zagrebit lëshoi të djathtën e tij nga distanca, duke realizuar një kryevepër. Në listën e golashënuesëve do të shtohej edhe Nedim Bajrami. Armando Broja bëri gjithçka mirë në krahun e djathtë dhe i dha një asisit të përsosur Bajramit, i cili në minutën e 79 shënoi golin e 4-t për Kombëtaren shqiptare. Ali Olvani ngushtoi shifrat në minutën e fundit të kohës së rregullt, por pa mundur të shmangte dot humbjen e Jordanisë./Sport Ekspres/? -

Nuk mbahen kuqezinjtë, menjëherë pas Arbër Hoxhës, Nedim Bajrami shënon golin e katërt
Shqipëria vijon avantazhin 4-1, në miqësoren ndaj Jordanisë.
Kuqezinjtë realizuan të tretin me Arbër Hoxhën, i cili shënoi një supergol nga jashtë zone në minutën e 75-të.
Vetëm 3 minuta më vonë, një lëvizje e bukur e Brojës nga e djathta, solli asistin për Bajramin që shënoi të katërtin. -

Shqipëria testi me Jordaninë, kuqezinjtë i pret…manifestimi në “Air Albania”
Fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë të shtunën pritet të afrojë shumë tifozë në stadium. Kombëtarja në…paradë feste.
Miqësorja Shqipëri- Jordani e parashikuar të zhvillohet këtë mbrëmje në “Air Albania Stadium” (19:00) pritet të kthehet në një sfidë feste. Të dyja kombëtaret vijnë pas entuziasmit të afërt teksa kuqezinjtë fituan në Leskovac me Serbinë 0-1 ndërsa vendi nga Gjiri Persik ka siguruar fazën finale të kupës së botës 2026.
Në fakt kjo është miqësorja e dytë në tokën shqiptare mes dy skuadrave. Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar asokohe nga Kristian Panuçi, ka barazuar 0-0 në miqësoren e zhvilluar në 2018 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Sigurisht që nga ajo kohë ka patur ndryshime kolosale te të dyja kombëtaret ndërsa sot në kryeqytet për të përcjellë këtë test pritet një numër i lartë tifozësh. Ndërkohë formacioni i Silvinjos mund të jetë disi më ndryshe nga dueli i së shtunën ndaj serbëve. Ky takim do të arbitërohet nga një treshe zviceriane teksa Juxhin Xhaja do të jetë i katërt./ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Kuqezinjtë zbresin sërish në fushë, ja zviceriani që do të gjykojë sfidën miqësore me Jordaninë
Shqipëria luan sot një miqësore ndaj Jordanisë në stadiumin “Air Albania”, duke përfituar nga fakti se renditet në një grup me 5 skuadra dhe nuk do të ketë ndeshje zyrtare. Për këtë takim, kuqezinjtë do të gjykohen nga një treshe zvicerane, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.
Kryesori i takimit, është përcaktuar Lukas Fandrish, i ndihmuar nga Jonas Erni dhe Nikolas Myler. Gjyqtari kryesor, është një emër i njohur për Kombëtaren tonë, pasi ka gjykuar në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e 2022, kundër San Marinos në “Elbasan Arena”, ndeshje kjo e fituar nga kuqezinjtë me rezultatin e thellë 5-0.
Gjyqtari zviceran, nuk kishte shumë punë për të bërë në atë takim, duke akorduar vetëm një karton të verdhë për miqtë. -

Shqipëria mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Jordanisë, asnjë mungesë te kuqezinjtë
13 Tetor 2025
20:40
Telesport
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Jordanisë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të plotë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Jordanisë.
Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe pozitive.
Biletat për ndeshjen e nesërme, Shqipëri – Jordani, janë në shitje online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”. -

Pas disfatës me kuqezinjtë, dorëhiqet trajneri i Serbisë, zbulohet pasuesi surprizë
Përfaqësuesja e Serbisë është tronditur pas humbjes me Shqipërinë. Kjo u vu re nga dorëheqja që Dragan Stojkoviç paraqiti në konferencë për shtyp, fill pas ndeshjes me kuqezinjtë.
Në Serbi u raportua fillimisht se Veljko Paunoviç do të jetë pasuesi i Stojkoviç. Tashmë duket se kanë ndryshuar mendje, pasi emri i ri shfaqet Vladan Milojeviç.
Ky i fundit drejton Crvena Zvezdën ng aviti 2023. Gjithçka do të zyrtarizohet këtë të premte, siç federata serbe ka njoftuar.
55-vjeçari si futbollist luante vetëm në Greqi dhe Serbi. Në anën tjetër karrierën si trajner e ka pasuruar me eksperiencat në Arabi dhe Qipro. -

Miqësorja e dytë, Kombëtarja U-19 barazon 2-2 me Irlandën
Kombëtarja U-19 barazoi 2-2 në miqësoren e dytë ndaj Irlandës, e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Luzit.
Për kuqezinjtë golat i shënuan në pjesën e dytë Nuredini dhe Kulla.
Trajneri Juljan Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Culi, Avdullari, Çekrezi, Sina, Huqi, Krasniqi, Nuredini, Kulla, Yoni El Malem, Llana dhe Sheji.
Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, ndërsa në fraksionin e dytë miqtë e nisën më mirë dhe morën avantazhin me Daniel Mare në minutën e 53-të.
Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm, pasi kuqezinjtë përmbysën rezultatin. Fillimisht Joi Xheto Nuredini barazoi në minutën e 62-të, ndërsa Gabriel Kulla realizoi golin e dytë në minutën e 70-të, duke i çuar shifrat në 2-1.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Irlanda gjeti barazimin me Pijus Otegbayo dhe ndeshja u mbyll 2-2.
Dy miqësoret ndaj Irlandës u mbyllën me një fitore dhe një barazim për Shqipërinë U-19.
Këto miqësore ishin testi i fundit për kuqezinjtë para nisjes së kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19, që do të luhen muajin e ardhshëm. -

Shqipëria U19 e pëson në fund, barazon 2-2 ndaj Irlandës
Kombëtarja U-19 barazoi 2-2 në miqësoren e dytë ndaj Irlandës, e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Luzit. Për kuqezinjtë golat i shënuan në pjesën e dytë Nuredini dhe Kulla.
Trajneri Juljan Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Culi, Avdullari, Çekrezi, Sina, Huqi, Krasniqi, Nuredini, Kulla, Yoni El Malem, Llana dhe Sheji.
Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, ndërsa në fraksionin e dytë miqtë e nisën më mirë dhe morën avantazhin me Daniel Mare në minutën e 53-të.
Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm, pasi kuqezinjtë përmbysën rezultatin. Fillimisht Joi Xheto Nuredini barazoi në minutën e 62-të, ndërsa Gabriel Kulla realizoi golin e dytë në minutën e 70-të, duke i çuar shifrat në 2-1.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Irlanda gjeti barazimin me Pijus Otegbayo dhe ndeshja u mbyll 2-2. Dy miqësoret ndaj Irlandës u mbyllën me një fitore dhe një barazim për Shqipërinë U-19.
Këto miqësore ishin testi i fundit për kuqezinjtë para nisjes së kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19, që do të luhen muajin e ardhshëm.